Close
Faqja 25 prej 107 FillimFillim ... 1523242526273575 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 250 prej 1065
  1. #241
    Rugova, Thaçi e Haradinaj ishin paralajmëruar më 2001 !!!!


    Nga: Dardan Hoti
    Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Fatmir Limaj, me 17 shtator të këtij viti, për privatizimin në Kosovë kishte sugjeruar që të konsultohet me ekspertin Ismet Hamiti.
    Por pse bash këtë ekspert?
    Indeksonline ka siguruar një dokument konfidencail që ky ekspertë me 13 nëntor 2001, tre liderëve politik në atë kohë, kryetarit të LDK-së, Ibrahim Rugovës, Kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçit, Kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt si dhe Komandantit të TMK-së, Gjeneral Lejtnant Agim Çekut e që i paralajmëronte që punët do të shkonin keq me privatizimin me kompetencat që ’u lanë AKM-së së atëhershme.
    Formimi i AKM-së së atëhershme, e cila do të kishte në dorë tërë ekonominë e Kosovës, për ekspertin e telekomunikacionit Ismet Hamiti, ishte gjëja më katastrofale që do ti ndodhte “pronave publike” në Kosovë.
    “Organet Kosovare që do të formohen, përveç që nuk do të kenë asnjë ingjerencë në fushën e mbrojtjes, punëve të jashtme, të sigurisë publike dhe të drejtësisë, ato nuk do të pyetën as për ekonominë kosovare. AKM e drejtuar nga shtylla e IV do të vë nën kontroll ekonominë tonë. Parlamenti, Qeveria, Presidenti do të merren me çështje të jetës së përditshme të qytetarëve të Kosovës, siq merret një organizatë sindikale”, është njëra ndër shtyllat që eksperti Hamiti i kishte shkruar në letrën konfidenciale dërguar tre liderëve politik.
    Ai më tutje kishe shkruar për planet që kjo agjenci i kishte për tu kujdesur për pronën publike.
    “Nën firmën e privatizimit e të rikonstrukturimit të ekonomisë, AKM planifikon që në muajt e parë të vitit të ardhshëm të ndajë Ndërmarrjen e Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës (PTK-në) në një pjesë të postës, në pjesën e rrjetit fiks dhe në rrjetin mobil. Menjëherë më pastaj AKM do ti qesë në Pazar pjesët më profitabile të saj. Rrjeti mobil do të jetë e para që do të shitet”, thuhet në letrën e ekspertit Ismet Hamiti.
    Po ashtu Hamiti në letër, të cilën ekskluzivisht e sjell Indeksonline, kishte theksuar se ‘Plane të ngjashme AKM ka edhe për pasuritë tjera të çmueshme të Kosovës. Populli i Kosovës, i shpronësuar, do të vihet në varësi të plotë, pa asnjë perspektivë për t’u bërë zot i vetvetes dhe për të vendosur për fatin e vetë’.
    Në letrën konfidenciale që ka siguruar Indeksonline, dërguar atëherë tre liderëve politik, shkruhet se si eksperti i Telekomunikacionit Ismet Hamiti, ju kishte rekomanduar se privatizimi nuk duhet të ndodhte dhe çdo pronë publike në është vetëm e Kosovës dhe në Kosovë nuk ka pronë të huaj.
    “Prona Publike është pronë e qytetarëve të Kosovës të cilët tani i kanë organet e zgjedhura dhe presin që ato të kujdesen për këtë pronë, e jo ndonjë agjenci si AKM-ja. Ekonomia e Kosovës e sidomos pjesa më profitabile e saj, siç është telekomunikacioni, aeroporti etj. Nuk duhet lënë në asnjë mënyrë nën kontrollin e tjetërkujt, pos organeve legjitime të Kosovës, edhe me çmim të prishjes përfundimtare me Administratorin si person. Kjo duhet të jetë vijë e kuqe me të cilën nuk duhet bërë asnjë lëshim”, u kishte shkruar Hamiti liderëve Kosovarë.
    Krijimi i Agjensionit Kosovarë të Privatizimit veprim i dëmshëm
    Qysh në vitin 2001, krerët e institucioneve dhe partive politike ishin në dijeni për dëmet që po i shkaktonin ekonomisë dhe shtetit të Kosovës me themelimin e Agjencionit Kosovar të Mirëbesimit.
    Sipas Ismet Sahitit, themelimi i Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit (Anglisht, Kosova trust Agency-KTA), është bazuar vetëm në kaptinën 11 të Kornizës Kushtetuese, e cila flet për “trupat dhe zyrat e pavarura që punojnë në mënyrë të pavarur nga Institucionet e përkohshme” të Kosovës, siç janë: Komisioni qendrorë i zgjedhjeve, Autoriteti Bankar dhe Autoriteti i Pagesave”.
    Hamiti kishte theksuar se “Kjo agjenci, më saktësisht e gjen mbështetjen në një pjesë të një fjalie të vetme të Kornizës kushtetuese ku flitet për detyrat dhe obligimet e “trupave dhe zyrave” të pavarura, që thotë: ‘trupat dhe zyrat e specifikuar më lartë, dhe trupat e zyrat e ngjashme që mund të krijohen me ligj, do ti kenë fuqitë,...etj”
    Kjo agjenci, sipas letrës së Hamitit do të kishte fuqi që çdo ndërmarrje në pronësi publike ose shoqërore mund ta: ‘ndajë në pjesë përbërëse, ta shes në tërësi apo ndonjë pjesë të saj, ta likuidojë atë dhe të disponojë me paratë dhe pasuritë tjera të saj”
    Agjencia Kosovare e Mirëbesimit, e cila bënte pjesë ndër “trupat dhe zyrat” që sipas kornizës kushtetuese janë të pavarura nga institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes së Kosovës, do ti përgjigjej Përfaqësuesit Special të Sekretarit Gjeneral vetëm sa i përket respektimit të Rezolutës 1244, rregulloreve dhe ligjeve të aplikueshme në Kosovë, dhe Agjencia punon sipas rregullave që i nxjerrte vet.
    Pasuria e Kosovës në dorën e gjashtë personave
    Sipas letrës ‘Hartuesit e kësaj rregulloreje supozojnë se Kosova nuk ka asnjë njeri që din shkrim-lexim dhe me këtë rregullore krijohej një SUPER-AGJENCI, e cila me këtë rregullore e tërë pasuria e Kosovës i besohej (i bëhet “tapi”) gjashtë personave, ku këta gjashtë persona mund të bënin absolutisht çka të duan me pasurinë e Kosovës.
    Hamiti kishte theksuar në letër se një grup prej gjashtë individëve vështirë se do të ishte në gjendje të mbikëqyrnin me sukses një ndërmarrje të vetme e lënë më të bëhet zot i të gjitha ndërmarrjeve të Kosovës.
    Në këtë mënyrë, gjithmonë sipas rekomandimeve të ekspertit Ismet Hamitit, institucionet e Kosovës nuk kishin asnjë autoritet mbi Agjencinë, dhe se me këtë rregullore atyre u merreshin edhe ato përgjegjësi të gjymtuara që ua njihte kaptina 5 e kornizës kushtetuese, e popullit shqiptarë të Kosovës i merrej e drejta për tu pyetur për pasurinë e Kosovës.
    Kjo rregullore sipas ekspertit Hamiti, nuk kishte të bënte asgjë me rezolutën 1244 e as me të Drejtat e rezervuara të Administratorit.
    Kjo rregullore sipas Hamitit ishte thjesht një produkt i grupeve të ndryshme të interesit, të cilat ia kishin vëjnë syrin pasurisë së Kosovës për Përfitime Personale.
    Eksperti Ismet Hamiti, që është nga Mitrovica, që karrierën e vet profesionale e ka zhvilluar në Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU), autoritetin më të lartë botërorë në fushën e telekomunikacionit.
    Gjatë luftës, me nismën e tij personale, siguroi pajisjet për komunikim dhe organizoi trajnimin e 20 instruktorëve për përdorimin e këtyre pajisjeve si dhe 20 të tjerëve për kundërzbulim, përfshirë këtu edhe financimin. Pas luftës këto pajisje ishin dhurata që mori TMK në fushën e telekomunikacionit.
    I ngarkuar nga autoritetet e atëhershme te Kosovës, menjëherë pas luftës, ai udhëhoqi grupin koordinues për kthimin e punëtorëve të PTK–së në vendet e tyre të punës. /Indeksonline/

    http://www.indeksonline.net/?FaqeID=2&LajmID=32357
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #242
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Gogi;

    [QUOTE=Gogi;3506249]Kush po hyn deputet ne vend te Rexhep Selimit?






    .TREGO TI NJHER KUSH HYRI KRYETAR NE VEND TE. ZHARKUT A POT KUJTOHET ....

  3. #243
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    Ju Te Pdk-s Po Harroni Se Nga Rradhet Si Kryetar Komunash Dhe Jan Denuar Me Burg Disa Pritet Te Dalin Para Gjykatees Pra Ju Duhet Te Heshteni Mu Duket Interesant As Nje Pjestar I Ldk-s Nuk Reagon Aq Shum Apo Fare Kurse Ju Sikur Jeni Ata Qe Keni Pergaditur Kso Flliqesira Te Qellimshme

  4. #244
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Mungesa e legjitimitetit në votimet e koalicionit qeverisës

    Të enjten në votimin për dhe kundër në lidhje me mocionin për ndërprerjen e privatizimit, në Kuvendin e Kosovës, edhe pse ky mocion ra për shkak të votave nominale të pjesës më të
    madhe të koalicionit qeverisës, dhe abstenimit një pjese të deputetëve, (45 deputetë votuan për dhe 53 votuan kundër) vota reale, pra votave e qytetarëve përfaqësuar në deputetë është: 589.911 për ndërprerjen e privatizimit dhe kundër ndërprerjes 363.693.

    Më poshtë mund të gjeni votën e deputetëve në lidhje me mocionin të llogaritur sipas votave që secili deputetë ka marrë nga qytetarët e Republikës së Kosovës.


    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  5. #245
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #246
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Nuk i diskutojnë shpërblimet me tenderë

    13-10-2012

    Grupi parlamentar i Vetëvendosjes ka reaguar për mosdiskutim në seancën e Kuvendit të Kosovës, për shpërblimet që u ka bërë me tenderë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi kompanive që i kanë financuar fushatën parazgjedhore.

    Këtë kërkesë Vetëvendosja e ka bërë qysh në korrik pas hulumtimit të publikuar nga gazeta hulumtuese “Prepotr” lidhur me shpërdorimin e parasë publike nga ana e Qeverisë së Kosovës. Këtë kërkesë Kuvendit të Kosovës ia ka bërë më 13 korrik 2012, Vetëvendosja, ndërkohë që të premten nuk është diskutuar fare për të.

    “Qeveria e Kosovës e injoroi tërësisht Kuvendin dhe debatin duke mos u përfaqësuar në Kuvend. Duke qenë se prezenca e saj në lidhje me temën ishte e domosdoshme, Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkoi shtyrjen e debatit për të hënën, ku duhet të marrë pjesë edhe kabineti qeveritar, me kërkesën që të jenë prezent veçanërisht kryeministri, ministri i Financave dhe ai i Zhvillimit Ekonomik”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

    Sipas tyre, në mungesë të tyre debati nuk do të përmbushte qëllimin e mbikëqyrjes parlamentare që është detyrë e Kuvendit, të transparencës dhe të llogaridhënies. Kjo kërkesë u përkrah edhe nga grupet e tjera parlamentare LDK dhe AAK, mirëpo u kundërshtua nga partitë e koalicionit.

    Në një situatë të tillë me daljen e grupeve parlamentare të opozitës u ndërpre seanca. Një hulumtim i kryer nga gazeta investigative “Preportr”, i dëshmuar me fakte të nxjerra nga raportet e Auditorit të Përgjithshëm ka zbuluar se partia në pushtet PDK ka shpërblyer kompanitë që e kanë ndihmuar për fushatë më 100 milionë euro.

    Medie të tjera publikojnë përditë artikuj të faktuar me tema të ngjashme. Kjo është një situatë alarmante. “Preportr” ka bërë hulumtimin mbi prokurimet publike që ka nxjerrë se 43 nga bizneset dhe personat fizikë që janë pronarë biznesesh e që në dy fushatat e fundit elektorale financuan Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) të drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, kanë përfituar mbi 100 milionë euro tenderë publikë.

    Sipas raportit të auditimit të financave të partive për fushatën e vitit 2009 dhe atij për fushatën e vitit 2010, shuma e donacioneve që këto biznese dhanë për PDK-në është veç pak më shumë se 280 mijë euro, por nga fondet publike përfituan, të gjitha së bashku, mbi 350 herë më shumë. Për 11 nga këto kompani u shkel edhe ligji dhe u dëmtua buxheti për t’i shpërblyer (konstatime të Organit Shqyrtues të Prokurimit-OSHP dhe Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm-ZAP).

    Faktet e publikuara në gazetë do të duhej të kishin shërbyer si bazë për nisjen e hetimeve Ex-oficio nga ana e prokurorisë, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe madje as pas dërgimit të lëndës nga ana e gazetarëve, nuk ka filluar ndonjë hetim. Faktet të cilat janë bashkangjitur me këtë kërkesë, duhet të shërbejnë si një kambanë alarmi për të nisur hetimet nga ana e organeve kompetente. Buxheti i Kosovës shfrytëzohet në kundërshtim me ligjin, me logjikë klienteliste, ndërkohë që qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jetojnë në varfëri të thellë.

    Ja disa fakte të shpejta të nxjerra nga UNDP, që përshkruajnë gjendjen aktuale të varfërisë në Kosovë. Rreth 16.7% e popullatës së Kosovës vlerësohet se jeton në varfëri ekstreme, me më pak se 1 euro në ditë, për nevojat bazike të ushqyerjes. Rreth 45% , pra 2 nga 5 veta, konsiderohet i varfër. Këto janë individë të cilët jetojnë me më pak se 43 euro në muaj. Varfëria është më e shprehur në zonat rurale. Rreth 15.5 % e fëmijëve dhe 23% e grave shtatzëna vuajnë nga anemia për shkak të kequshqyerjes. Këto shifra të varfërisë janë alarmante, por kjo gjendje e rëndë nuk trajtohet me seriozitet nga ana e qeverisë, për më tepër abuzohet me paranë publike.(zeri.info)
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  7. #247









    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #248
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #249
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #250
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    plehi i kosoves bajram regjepi heret a von dote pendohet per dhunen ndaj shqiptarve

Faqja 25 prej 107 FillimFillim ... 1523242526273575 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •