Analizë: Albini si Pacolli, po e fundos vetveten
GazetaExpress E diel, 06 Korrik 2014 17:41
Albin Kurti e ka fundit sikur të Behgjet Pacollit, i cili e fundosi vetveten. Ky është konkluzioni i analistit Bleron Baraliu që i bën situatës brenda Partisë së Albin Kurtit.
“Nese VV nuk ia ve frenat ketij "nixitimi" drejt humneres, besoj ne zgjedhjet e ardhshme, hiq me vone, fare pavaresisht kur mbahen ato, VV do te mbetet perhere e me e vetmuar rreth Albinit, dhe do te perpelitet ne prag, sikur AKR e Pacollit sot”, shkruan Baraliu, në Facebook.
Lexojeni të plotë analizën e tij.
Sa shpejte po degradon VV-ja, a e ka fundin Albini sikur Pacolli, apo po fundos vehten me shpejte se ai?!
Obsesionizmi ad-hominum i Albinit me Hashimin dhe SHIK-un prej se ka fut ne "gji te VV-se" te derguarin special, Florin Krasniqi, ka qene aleati me i fuqishem dhe esencial per vet Thacin - sidomos ne solidifikim e bazes se PDK-se, dhe, bashke me sulmet elektorale te rrepta kunder LDK-se, njera nder aresyet kryesore te fitores se fundit PDK-se. Por ne kete trajtese, nuk po merrem me kete te vertete apo se paku postulat timin, por me nje pyetje tjeter esenciale: sa shpejte po degradon Albini (dhe VV si viktime e injorances utopist-komuniste te Albinit), dhe si do te krahasohej kjo me degradimin gradual te Thacit et al?!
Per shembull, nese Thaci prej Rambuje (ku mendoj ka filluar renia e tij) e kendej do te degradonte me ritem te ngjajshme me ate te Albinit, gjithmone ne justifikim dhe per hir te Kosoves, a do te ishte edhe me poshte se sot si politikan. Ne Fizike, evolucioni politik i Albinit karakterizohet si nje "proces me nxitim", dmth degradim me shpejtesi ne rritje - qe doemos, sipas ligjeve te natyres, dergon ne shkaterrim te vet ekosistemit ne fjale, vetshkaterrim - pra shkaterrim te plote te VV-se ne kete rast. Nese VV nuk ia ve frenat ketij "nixitimi" drejt humneres, besoj ne zgjedhjet e ardhshme, hiq me vone, fare pavaresisht kur mbahen ato, VV do te mbetet perhere e me e vetmuar rreth Albinit, dhe do te perpelitet ne prag, sikur AKR e Pacollit sot!
Me poshte po parashtroj disa suaza te evolucionit te VV-se nga kendveshtrimi im, prej kohes se "politizimit" te saj anti-profilizues (Albini para 2010 me pat thene personalisht: sjemi as parti e majte as e djathte, kur te hyjme ne politike mund ti dyndim idete dhe ndoshta behemi 2 a 3 parti, si dihet...") e deri ne ditet e fundit, kur VV po rreshqet me shpejtesi kozmike:
Pas hyrjes ne zgjedhje:
1. Ne do te hyjme ne qeveri vetem kur ti fitojme 51% te votave, dhe populli shpejte do ta kuptoje qe ne jeme Mesaja shpetimtar dhe ne do ti fitojme 51% menjehere: Koha e idealizmit, enderrave, dhe pastertise parimore - koha e injorances se plote politike (2007-2010)
Pas humbjes se turpshme ne zgjedhjet lokale x-Prishitna:
2. Ne do te hyjme ne qeveri vetem kur dalim partia e pare, dhe do te dalim partia e pare ne keto zgjedhje sepse populli e ka kuptu se ne jemi Mesaja shpetimtar : Koha e optimizmit vet-mashtrues, e "menaxhimit" te parimeve dhe optimizimit te taktikave pushtet kerkuese - koha e mesimeve te para ne politike dhe sakrifikimit gradual te "parimeve" (2013 - 8 Qershor 2014).
Pas humbjes se thelle ne Zgjedhjet 2014:
3. Ne assesi nuk do te lejojme Thaci 3, dhe populli eshte i marre ta votoje Thacin te parin. Ne duhet t'ia imponojme popullit imazhin tone si Mesaja duke e shpetuar ate nga kthetrat e Thaci 3 ne favor te thonjeve te LDAANISMA-K, " per hir ty Kosoves!!!" : Koha e mposhtjes se plote te idealeve, transformimit radikal ne kuazi-FER, eliminimit selektiv te parimeve, dhe degradimit per nje shkalle edhe me te larte te te gjithe konceptit themeltar te Levizjes si ambicie (10 Qershor - Korrik 2014)
Pas lakmise se rinxitur per pushtet dhe dallavere:
4. Ne do te hyjme ne qeveri LDAANISMA-VVK, do te bisedojme me serbi (POR ME KUSHTE, VETEM ME KUSHTE!), do te (bashke)punojme me haracxhinje, titista, komunista, internacionalista, vasalista e bagerista (besoj dhe me pacollista po te kishin hyre ne pushtet), vetem e vetem per te ndal Thacin dhe per "te mire ty Kosoves", sepse vetem keshtu mund te deshmojme se jemi Mesaja i vertete dhe i vetem i Kosoves : Koha e deziluzionizmit te plote politik dhe deshtimit te thelle ideologjik e filozofik kunder Levizje si koncept, dhe shperfytyrimit te plote te "idealeve" te se kaluares genjeshtare. Koha e lakmise pushtetare dhe realizimit se ky eshte momenti i fundit dhe kjo metoda e fundit per te ardh ne pushtet - veprim deshprues ne kohera deshpruese (Korrik 2014)
ex-ante:
Pas krijimit te qeverise nga PDK:
5. Ne jemi shpetimtaret e vetem, dhe nese populli s'ka arritur ta kutpoje kete, atehere duhet synuar metodat ekstreme per t'ia hapur syte atij - koha e mohimit te plote dhe vdekjes perfundimtare te mitit me te fundit te politikes kosovare (post-zgjedhjeve te ardhshme ne Kosove).
Kompromiset e VV-se jane krejtesisht te ngjajshme me ato te ish-bosave te UCK-se pas luftes, dhe nuk japin asnje shprese per VV-ne reformuese dhe konstruktive qe filloi te dukej gjate fushates elektorale te fundit. Ketu, madje, as qe po flas per votat e vjedhura dhe gjahet targetuese brenda subjektit, dhe anti-aderimet e shpejta nga njerez te mire qe e kane kuptuar te keqen e dhimbshme pak muaj pas hyrjes brenda..
Krijoni Kontakt