Rron Gjinovci: Qëndrimet e Vetëvendosjes të lodhta, mjerane, të frikshme
GazetaExpress E mërkurë, 28 Maj 2014 17:03
Rron Gjinovci, dikur aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shfaqur pakënaqësitë me këtë subjekt politik.
Ai i cilëson qëndrimet e fundit të kësaj partie si “kompleks mesianik”.
Lexoni reagimin e plot të Rron Gjinovcit, i cili u bë i famshëm kur e ngjyrosi Rektorin Mujë Rugova.
Ky reagim vjen tu e pas parasysh që PDK, LDK dhe AAK janë organizata kriminale të krimit të organizum, edhe që populli i Kosovës duke qenë i paaftë me u organizu (për arsye të ndryshme) i ka hap sytë e po shpreson mos po mundet najkujt me ja qitë përgjegjësinë që e kena vet për shtendërtim.
Ditë më parë deshta me reagu për nji emision televiziv ku i ftum ishte Albin Kurtit, i cili thoshte: “kur humb Lëvizja Vetëvendosje, humbjen ma të madhe do ta pësojnë qytetarët”. Sot, nënkryetari Shpend Ahmeti paska thanë në Malishevë: “Koha është tash, dhe jo për shkak të Lëvizjes por për shkak të popullit.” Po më duket që boll u ba.
Ky qëndrimi i Krishtit “unë jam shpëtimtari” është i lodhtë, mjeran e qe besa tu e fiqiru ma fellë edhe i frikshëm.
Kurgjë s’është deklarimi i tyre, çka janë frikësuese statuset e militantëve, të tipit “Albini ka me shpëtu Kosovën”, ose të tilla të ngjashme. Sa për informatë, në literaturën e psikologjisë ky lloj qëndrimi dhe mendimi për veten si shpëtimtar quhet Kompleksi Mesianik dhe është i njohun për ekspertët e shëndetit mental si nji simptomë e skizofrenisë dhe çregullimit bipolar. Kjo qasje “unë jam shpëtimtari” dhe “ky/kjo ka me shpëtu Kosovën” mi kujtojnë ndërmarrjet e mëdha fashiste në Evropë.
I baj thirrje VV-së me u tërhek menjiherë prej të tilla qëndrimeve dhe po jua rikujtoj që populli i Kosovës nuk ka përvoja t’mira me shpëtimtarë. Prej se e majm në mend shpëtimtart na kanë nimu e na kan kqyr e na kanë ...
Krijoni Kontakt