Albin Kurti e kërkon Republikën e tretë të Kosovës
__________________________________________________ _______________________
Kush bën pazare me Republikën e Kosovës?
Paqja është kur djemtë i varrosin etërit, kurse lufta kur etërit i varrosin djemtë
E dua lirinë e maleve, lirinë e Prekazit, lirinë që e solli UÇK-ja! E dua vetëm lirinë e dëshmorëve!
E dua vetëm Republikën që e fitoi me luftë e gjak, e shpalli populli im!
( S’e dua lirinë në të cilën ka hise pjella e dreqit!)
Kush bën pazare me Republikën e Kosovës?
Sikurse nuk do i jepnit një libër dikujt që nuk di të lexojë, mos ia jepni bukën (lirinë) atyre që hanë e pinë dhe pastaj, me nder me thënë, pëshu... e dh... në sofrën e magjen e saj. Mos ua jepni lirinë atyre që e duan vetëm si mall (pasuri) për të tregtuar nëpër tregjet e diplomacive t’Evropës deri n’Beograd, n’emër të sundimit “demokratik” të ligjit. Mos ua jepni lirinë e fituar me gjak, për ta përtypur hileqarët, bllacalitë, mohuesit, përgojuesit, sadistët, shkelësit e deridjeshëm të luftës çlirimtare, të cilët sot, si majmuni një sheqerkë të falur, e lëpijnë ëmbëlsinë e lirisë, e pastaj prapë e shajnë e tallin e mohojnë pavarësinë dhe kërkojnë Republikë të tretë: “Treqa Srpska Kosovska Republika!”
Liria nuk është e skllevërve të lumtur që kënaqen me cilësinë e robit për një copë rahmet, për një thes lypësie mbushur me mëshirë, për një bythë (posti) pushteti. Vallë, ata që sot po kërkojnë Republikë të tretë, okej, le t’i tregojnë popullit, cila na qenka Republika e parë në Kosovë? Cila na qenka Republika e dytë? E cila do jetë Republika e tretë?
Me siguri: “Treqa Srpska Kosovska Republika!”. Ja ëndrra e skenarit të Qosiqit, Milosheviqit, Vuk Drashkoviqit, Koshtunicës, Daçiqit: Për ta ndarë, për ta copëtuar Kosovën e lirë dhe të pavarur.
S‘e dua lirinë...
Liri, s’dua të jesh hise e skllevërve hamshorë n’emër të demokracisë dhe të drejtave të popujve pa liri, pa atdhe, pa fe e pa komb. Liri, s’dua të jesh hise e hileqarëve evropianë, gijotinë e trojeve të ndara e të gllabëruara me dhunë e suprimaci politike të Shqipërisë etnike, ata të djeshmit janë po këta të sotshmit, vetëm gëzofin e kanë ndërruar dhe, sot, ja, shihi si kafshojnë lëkurën e sundimit të ligjit të popujve të varfër, kafshojnë identitetin, lirinë e fituar me gjak dhe me luftë çlirimtare. Jo, s’e dua lirinë hise e spurdhjakëve nëpër dyer të kancelarive t’Evropës me lak në fyt të species Arbër, për një copë shpresërreme – për një copë mëshirë të helmatisur me demokraci biçim gjarpri! Dhe, e them ashiqare: S’e dua lirinë e blerë! S’e dua Republikën e tretë, ose, siç thonë mohuesit fatalë të gjithçkajes demokratike shqiptare, jo vetëm në Beograd, Moskë: “Treqa Srpska Kosovska Republika”! Kurrë e kurrë e kurrë! Sepse, UÇK-ja, gjaku i dëshmorëve, sakrifica e popullit me gjak kanë fituar një tjetër liri, një tjetër pavarësi, një tjetër shtet, një tjetër Republikë, dhe: Bac u kry! E dua përjetësisht lirinë farë e gjakut të dëshmorëve, e dua lirinë e sakrificës e bukës e djepit të popullit tim! E dua lirinë e maleve, lirinë e Prekazit, lirinë e lindur nga krisma të çlirimtarëve. E dua vetëm Republikën e popullit tim! Republikën e Kosovës! E, në e pastë sot lirinë e fituar me gjakun e heroizmin e UÇK-së, edhe pjella dreqit, të lus, o Zot: E paçin haram lirinë, lirinë e luftës çlirimtare, me të cilën po bëjnë tregti për poste e pushtet e fushatë parazgjedhore, me një fantom bastard e dal nga kuzhina e Beogradit: “Treqa Srpska Kosovska Republika”.
Një Republikë e tretë - një luftë e re?!
Ti, o totolesh, kohëve të fundit po tallesh edhe me
Skënderbeun, me Vlorën, ti po tallesh edhe me Prekazin, me fenë dhe me Zotin. Ti po tallesh dhe po mohon edhe komandantin legjendar, Adem Jashari, dhe familjen e tij emblematike historike. Ti po tallesh edhe me Idriz Seferin, me shenjtërueshmen Nëna Terezë, me bukën në sofër të popullit po tallesh, të cilit haptas ia mohove rritjen e pagës, deshe t’ia marrësh kafshoren nga goja popullit, që të dha votën e lirë, të solli lirinë, të rriti e ta fali gjuhën dhe këngën shqip. Ti tallesh dhe mohon Autostradën e kombit, pranoje, ti po tallesh me paqen, me dritën e syve, me dritën të mendjes dhe, nder me thanë: po e shkërdhen votën e lirë që njëherë ta dha një grup qytetarësh, e s’dihet, a ta falë më? Ti po tallesh edhe me prindërit tu, me Evropën, edhe me Amerikën, me Kuvendin, me Qeverinë. Ti, thua se po kërkon, haj medet: Një liri të re! Një pavarësi të re! Një Qeveri të re! Një shtet të ri! Një Republikë të re! Një luftë të re dhe sikur ke harruar kur ke injoruar, ia ke kthyer shpinën UÇK-së. Kush je ti, dil në shesh, para popullit dil, trego për synimet tua, tregoi popullit dhe jepi armë, dil në ballë të popullit, të luftës së re, për të fituar atë dreqin e zi: “Treqa Srpska Kosovska Republika”. Kush je ti që në sy bote po përpiqesh me mbështjell Kosovën e lirë dhe të pavarur, me një liri tjetër të rreme, me një shtet tjetër të rrem, një luftë tjetër dhe me një Republikë tjetër, bash sikur po përpiqet të bëj Serbia:
Të shpall në Kosovën e lirë një: “Treqa Srpska Kosovska Republika”. Dëgjoje mallkimin e popullit: “E paçi haram lirinë e fituar me gjakun e UÇK-së, me sakrificën dhe me bukën time!”.
Krijoni Kontakt