Kuçi, Aliut: Hajde nisemi për Leposaviq
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka thënë se për Preshevën të gjithë shqiptarët mendojnë njëjtë dhe duhet bashkuar për të zgjedhur çështjen.
Kuçi ka thënë se për Luginën e Preshevës nuk duhet të interesohen vetëm shqiptarët e Kosovës por edhe të tjerët.
Ai ka thënë se pas debatit të sotëm beson se edhe Shqipëria do të marrë një inicialit të tillë e ndjekur pastaj edhe nga bashkësia ndërkombëtare.
Duke iu përgjigjur kritikave të deputetit, Liburn Aliu për negociatat me Serbinë, Kuçi ka thënë se negociatat nuk janë bërë për dëshirë.
Aliu ka thënë se qeveria ka filluar të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë pa asnjë kusht, derisa Kuçi është përgjigjur se janë dy mënyra për zgjedhje të çështjeve forca dhe marrëveshjet paqësore politike.
“Nisemi tani për Leposaviq nuk debatojmë këtu fare”, ka thënë Kuçi./Kosovapress/
Krijoni Kontakt