Close
Faqja 69 prej 107 FillimFillim ... 1959676869707179 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 681 deri 690 prej 1065
  1. #681

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Deri DJE VV eshte kritikuar nga te njejtit si ATESITE, ndersa po nga te njejtin kritikohet e akuzohet si ISLAMIST!

    Qeshtja eshte se lufta dhe beteja e vetme e Qeverise, partise ne pozite PDK-se, dhe aleateve te saj LDK e AAK eshte kundrejt VV dhe JO ndaj Strukturave Ilegale, Kriminele e Okupuese te Serbise ne Veri dhe ne pjese tjera te Vendit!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #682
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Deri DJE VV eshte kritikuar nga te njejtit si ATESITE, ndersa po nga te njejtin kritikohet e akuzohet si ISLAMIST!

    Qeshtja eshte se lufta dhe beteja e vetme e Qeverise, partise ne pozite PDK-se, dhe aleateve te saj LDK e AAK eshte kundrejt VV dhe JO ndaj Strukturave Ilegale, Kriminele e Okupuese te Serbise ne Veri dhe ne pjese tjera te Vendit!
    - Ju jeni ma t'kqi se ata te Veriut, per qato...
    Vv - Palaço+LISBA :D

  3. #683
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    kush i ka faj albinit qe e ndrron qendrimin e fet si lavierja brekt
    shifni se qfar ka than me pare e qfar thot sot per fen islame
    -----------------


    Doli fytyra e vërtetë e Albin Kurtit

    15/07/2012 |

    Në konferencen “Albanian Neighborhood” te mbajtur me 9 korrik 2012, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kuri, në fjalimin e tij duke folur për Bashkimin Kombëtar, shpalosi edhe bindjet e tija ateiste dhe komuniste.

    Ai ndër të tjera tha:

    “Shqiptaria si fe e shqipëtarëve”,
    “Shtetet shqiptare duhet të jenë kish dhe xhami për shqiptarinë”…

    Albin Kurti e perdorë nacionalizmin si armë kunder Islamit. Dhe siç tregon vet në fjalimin e tij, ky e nxit Ali Ahmetin që me nacionalizem të zhduki Islamin në Maqedoni. Ai thotë:

    “Mbrëmë, derisa bisedoja me z. Ali Ahmeti, i theksova tri gjëra të nevojshme për shqiptarët jashtë Shqipërisë e Kosovës dhe subjektet e tyre politike: 1) Të jenë radikalë brenda institucioneve, por edhe të bëjnë aktivitete jashtinstitucionale të padhunshme; 2) Kombi si formacion socio-historik modern duhet të forcohet sepse ai është, përveçse vlerë, edhe armë e fuqishme që na ka emancipuar edhe kundrejt feudalizmit, edhe kundrejt religjionit”.


    Ky me këtë bindje të tillë delë të jetë i pa fe, pa identitet fetar, ndërsa muslimanët ende e pasojnë këtë njeri ?
    Kjo është edhe një argument tjetër për ata të cilët e pasojnë dhe që votuan për të, ngase ky përveç që ka bindje ateiste-komuniste, ky dëshironë që mbi frymën e patriotizmit të marr pushtetin demokratikë,

    Mos të harrojmë se me datë 29 Gusht 2011, kur në Parlamentin e Republikës së Kosovës po mbahej senca e rregullt, dhe ku diskutohej për amandamentet të cilat përcaktojnë lejimin e bartjes së shamisë në shkollat publike dhe për futjen e edukates fetare në shkollat publike, Lëvizja VETËVENDOSJE leshon sallen, gjë që nënkupton se ata nuk deshen të bëhen pjesë e akuzave të muslimanve, ngase po të ishin në sallë ata detyrimisht do të votonin kunder. Pra, edhe nga kjo situat Lëvizja Vetëvendosje u mundua të përfitojë poena politik.



    Pra, ky është ai cili publikon haptas bindjen e tijë ateiste-komuniste, ndërsa ty si besimtarë, çfarë të lidhë me të ?!
    fjalimin e plotë mund ta gjeni këtu:

    Autor: Gen Kelmendi

    Autori është student në Fakultetin Juridik

    -------------------------------------------------------------------------


    Kurti: Jam për shamitë në shkolla e mësimin mbi fetë


    20 Qershor 2013 - 11:08 | LAJME


    Kurti: Jam për shamitë në shkolla e mësimin mbi fetë
    Kurti: Jam për shamitë në shkolla e mësimin mbi fetëPRISHTINE- Albin Kurti lideri i Vetëvendosjes i ftuar në emisionin “Rubikon” të KTV-së shprehet se është pro vendimit që shamia të mbartet në shkollë, nga vajzat që janë mbi moshën 16 vjeç.

    “Me rëndësi është çfarë ke në kokë e jo çfarë mban mbi kokë. Më shumë po merremi me paraqitjen sesa me përmbajtjen. Unë rrjedh nga një familje me besim islam, por vet nuk jam praktikues i devotshëm i ritualeve”, tha Albin Kurti.

    Kurti shpjegoi edhe arsyen përse VV nuk i është bashkuar protestave të organizuara javëve të fundit nga Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së.

    Kurti theksoi se kur Vetëvendosje suulmonte veturat e EULEX-it dhe ky mision arrestonte aktivistët e tyre, shumë persona fërkonin duart.
    “Tani kur EULE-si preku ata, çohen në protesta. Ne kemi kundërshtuar ardhjen e EULEX-it edhe para se ata të vinin”, tha Kurti.
    (e.m/BalkanWeb)
    --------------------------------------





    Krasniqi: Ne lutemi që Albini të na vjen në xhami


    Shamia edhe kohën e ka fetarisht të caktuar

    Deklarata dhe përmbajtja e liderit të Vetëvendosjes mbrëmë në KTV ishte për tu lavdëruar. Është hera e parë kur një lider me ndikim politik del dhe shaminë e sheh si të drejtë, sigurisht, edhe për shkak të asaj që tashmë kanë parë në botën perëndimore se të qenit laik nuk do të thotë t’ia mohosh të drejtat një komuniteti. Unë tash e një kohë të gjatë kërkoj nga organet tona qeveritare që të drejtat fetare që kërkojmë të mos jenë hiç më shumë se ato që i gëzojnë pakicat myslimane në Angli dhe Amerikë. Kam mbetur jashtëzakonisht i kënaqur edhe me guximin e Albinit që ta shpreh përkatësinë e tij muslimane, dhe,e dhe pse thotë se nuk është praktikues, ne lutemi që ai një ditë të na vjen në xhami. Le të merr shembull liderët botëror, të cilët nuk kanë turp të manifestojnë besimin e tyre fetar. Por, ajo që si vërejtje i jepet deklaratës së Albinit është përcaktimi i moshës. Shamia është obligim jo nga mosha 16 vjeçare por nga momenti kur një vajzë hyn në pubertet, pra nga momenti kur shfaqen shenjat e para të pjekurisë seksuale. Është çështje kjo që nuk do kompromis, për shkak të përcaktimit të saj drejtpërdrejtë nga Krijuesi Fuqiplotë.

    Le të shpresojmë se me Albinin po hapet një kapitull i ri në politikën kosovare. Le ta ndjekin këtë shembull edhe partitë tjera. Le tua plotësojnë kërkesat popullit, pavarësisht përkatësisë fetare.

    Ta lusim Allahun që elitën tonë politike ta udhëzojë!

    P.S. Nuk dua që reagimi im të interpretohet si mbështetje për Vetëvendosjen. Unë nuk i përkas ansjë partie ndërsa nuk mohoj se do t’i përkrah ata që ia duan të mirën këtij vendi, pavarësisht partisë që kanë.

  4. #684
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Krasniqi: Ne lutemi që Albini të na vjen në xhami
    Hmmm,Ky hoxhe Krasniqi ka pas deklarua njehere keshtu:
    ,,Kush voton Vetevendosjen nuk eshte musliman...'' E tash po e fton ne xhami a???
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  5. #685
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!



    Vetëvendosje shfrytëzon mungesën e Lushtakut në Drenicë

    Vetëvendosje shfrytëzon mungesën e Lushtakut në Drenicë
    Nga Express | 22 Korrik 2013 18:32


    Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje për gjithë këto vite të ekzistimit pothuajse nuk kanë realizuar asnjë aktivitet të rëndësishëm në Skenderaj, komunën që është bastion kryesor i Partisë Demokratike të Kosovës.

    Edhe në ato pak performaca që kanë zhvilluar atje, kanë hasur në rezistencë të mbështetësve të PDK’së.

    Por, duket se gjerat po ndryshojnë në Drenicë.

    Tash pasi që kreu i komunës dhe njeriu më influencë të madhe në zonë, Sami Lushtaku ndodhet prapa grilave, aktivistë dhe deputetë të Vetëvendosjes po zhvillojnë aktivitet në fshatrat e Drenicës.

    Burime të Gazetës Express thonë se drejtues i aktiviteteve të Lëvizjes Vetëvendosje për Drenicë është Rexhep Selimi, një prej komandantëve të njohur të luftës dhe aktualisht deputet i partisë së Albin Kurtit.

    Një zyrtar i Vetëvendosjes që ka folur në kushte anonimiteti për Express, ka thënë se rritja e Lëvizjes në këtë zonë të Kosovës në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit do të përçonte një mesazh të rëndësishëm për këtë subjekt politik.

    “Ne besojmë se rezultati i Vetëvendosjes në zgjedhjet e sivjetshme në zonën e Drenicës do të jetë dukshëm më pozitiv se në zgjedhjet e kaluara”, ka thënë ky zyrtar i Vetëvendosjes, që foli për gazetën në kushte anonimiteti.

    Rexhep Selimi, ndërkaq, ka thënë se aktivitetet e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenicë janë të zakonshme, derisa ka mohuar se po shfrytëzohet mungesa e Sami Lushtakut për ta rritur influencën politike në zonë.

    “Jo në kalendarin tonë nuk ka aktivitet më të madh, kjo nuk qëndron. Kemi tubime por shumë tubime dhe takime me qytetarët kemi pasur më herët sesa tani dhe kjo aspak nuk ndërlidhet me mungesën e Kryetarit të Komunës së Skenderajt”, deklaroi Selimi për Express, të hënën.

    “Pra aktivitetet tona janë të lidhura me politikën tonë që e kemi në të gjitha komunat. Pra nuk qëndron fakti që ne e kemi rritur apo zvogëluar dinamikën e aktiviteteve tona as në Skenderaj, apo rajonin e Drenicës e askund tjetër”.

    Ai shtoi se “normalisht që ne tani kemi aktivitete rreth përgatitjeve më të mëdha për zgjedhjet që vijnë në zgjedhjet lokale por nuk kemi tubime më shumë në Drenicë se sa më herët”.

    Sipas tij, aktualisht Vetëvendosje po synon të shtrijë ndikimin e saj në gjithë vendin dhe se nuk është e fokusuar në zona të veçanta.

    “Normalisht që Vetëvendosja ka synim të fuqizohet në të gjuha zonat dhe do të arrijë që të jetë më e fuqishme shumë në të gjitha zonat dhe gjitha komunat por nuk është e përqendruar në një zonë të veçantë apo më shumë në një se sa në tjerat dhe aktivitete tona nuk ndikohen as me prezencën e as mungesën e kryetarit eventual të ndonjë komunë aq më pak në Skenderaj. Unë personalisht kam një detyre, jam deputete i Kosovës dhe do të kryejë këtë detyre që kam marrë nga votuesit e mi”, ka thënë ai.

    Ndryshe, megjithëse ende nuk dihet se si do të shkojë procesi gjyqësor ndaj Kryetarit të Skenderajt Sami Lushtakut, mendohet se mungesa e tij fizike mund të ndikojë në rezultatin zgjedhor të PDK’së në Drenicë.

  6. #686
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!



    Kurva dhe Vetëvendosje!
    08:58 / E mërkurë, 17 Korrik 2013

    Ervin Qafmolla

    Flirtet e kreut të Vetëvendosjes me grupime ekstremiste, nga nacionalistët e skajshëm te fetarët radikalë, duke se po vulosin fatin e lëvizjes në përfaqësimin e injorantëve, histerikëve dhe psikopatëve, rrjedhimisht, duke sjellë izolimin nga pjesa e shëndetshme e shoqërisë. Mbi të gjitha, këto qasje flasin për sinqeritetin dhe moralin e tij të diskutueshëm

    Braktisja e Lëvizjes Vetëvendosje nga deputetja Alma Lama ka gjasa të kalojë pa shumë ceremoni. Lama, në fakt, përshkroi në mënyrë shumë elokuente arsyet e largimit të saj: polarizimi i dhunshëm i aksioneve të Vetëvendosjes, si dhe rasti i fundit, kur ajo u bë pre e ofendimeve të ndyra nga elementë ekstremistë fetarë në Kosovë. “Prandaj të heshtësh apo me vetëdije të mbash qëndrime relativizuese ndaj synimeve te grupacioneve të tilla, që kërcënojnë, prodhojnë gjuhën e urrejtjes, linçimit publik, fanatizmit, fondamentalizmit, antishqiptarizmit, që bëjnë diversion kombëtar, për mendimin tim është e pajustifikueshme”, shkruan Lama ndër të tjera.

    Por, Vetëvendosja është e ngadaltë në reagime për kësi rastesh. Në fund të fundit, kjo lëvizje ka një praktikë të heshtjes mbi ato zhvillime që nuk i bien për shtat. Më kujtohet rreth një vit më parë, kur një përkrahës i kësaj lëvizjeje qëlloi me shpullë (në Kosovë i thonë “flakaresh”) në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, një muzikant rom sepse ai nuk po këndonte në gjuhën shqipe në një koncert të organizuar nga Tirana Ekspres. Grigja e nacionalistëve, ku bënte pjesë edhe Albin Kurti, sapo ishin kthyer nga një festë e organizuar me rastin e një fushate të “Bli Shqip”, në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

    Me konsumimin e këtij sulmi të rëndë nga elementë fashistë, të atashuar pranë strukturave partnere të Vetëvendosjes, lëvizjes kosovare iu kërkua të “distancohej nga kjo vepër e rëndë dhe ta dënonte atë”, duke qenë se Kurti ishte superstari dhe strumbullari i asaj mbrëmjeje. Duhet të jemi të qartë: nuk u kërkua në asnjë çast pranimi i ndonjë përgjegjësie direkte nga Vetëvendosja, por u kërkua pikërisht e kundërta. Vetëvendosja nuk reagoi kurrë, por në vend të kësaj, Albini shkoi dhe takoi personalisht dhe jopublikisht, muzikantin e dhunuar duke i kërkuar falje, pra duke pranuar përgjegjësinë.

    Ka një arsye pas mosdënimit publik nga Albin Kurti të këtij akti turpërues dhe thellësisht racist. Një pjesë e mbështetësve të Vetëvendosjes – dhe pikërisht ata që hedhin gurë e tulla dhe që janë të gatshëm të marrin pishtarët e linçimeve publike për hir të “Shqipërisë së Madhe”, çfarëdo mund të nënkuptojë kjo e fundit – janë hiena të egërsuara që udhëhiqen nga dhuna e injoranca. Nacionalizmi është i tillë – nëse i hyn asaj rruge nuk ka kthim pas. Është si heroina, një herë që e ke filluar bëhesh drogaxhi. Albin Kurti që flet për drejtësi, përfshirje dhe përfaqësim qytetar, ka lejuar në radhët e mbështetësve të tij, idiotë radikalë dhe ekstremistë. Me vetëdije apo jo, ai e pranon këtë lloj “drejtësie”, duke përfshirë llumin bashkë me të ndershmit, dhe ka pranuar të përfaqësojë e të përfaqësohet nga fashistë të devotshëm.

    Muzikanti rom që u dhunua nga të tillë elementë pro-Vetëvendosjes dhe të amnistuar prej saj, nuk e pati shansin të vetëvendosë për racën, kulturën, mesazhin e popullit të tij. Nuk e pati rastin ta përçojë mesazhin universal të njerëzores së kudondodhur, i vënë përballë murit të harbimit nacionalist dhe dhunës që kurdoherë e pa asnjë përjashtim historik i bashkëngjitet atij. Ndjesa personale e Albinit vlen sa një bisedë e mirë mes dy burrash, por nuk jep asnjë shembull apo mesazh publik për çka Vetëvendosja përfaqëson. Duke zgjedhur të heshtë, ai indirekt promovoi kulturën destruktive të intolerancës dhe racizmit, apo çdo lloj tjetër superioriteti gjenetik që përligj dhunën dhe linçimin. Nga ku, kthehemi te Alma Lama, rasti i së cilës është shumë i ngjashëm.

    Ajo reagoi ndaj një ligjërate të ndyrë të hoxhës Irfan Saliu, i cili përveçse përdorte në mënyrë inflacionues termat “kurvë” dhe “rruspie” për çdo femër që kishte kryer seks para martese, i referohet femrave përgjithësisht si “sende”. Asnjë fjalë për mëshirën e Zotit, asnjë fjalë për pendimin, asnjë fjalë për mirësinë që më i Larti ka vendosur në secilin prej nesh. Asnjë keqardhje apo shpresë. Irfan Saliu nuk foli as si hoxhë e as si musliman, por si rrugaç ordiner. Alma Lama pati kurajën të reagonte ndaj kësaj ndyrësie që nuk mund të jetë kurrsesi përfaqësuese e një shoqërie normale dhe as e Islamit dhe mesazhit botëror të tolerancës që ai ka përcjellë, por që vazhdimisht është uzurpuar nga imamë të tillë që thonë për femrat e “përdorura”: “Nxirrini plehrat jashtë”. Lama, foli për të gjitha ato gra që nuk pranojnë të quhen kurva, sepse kanë kryer akt seksual para martese. Vërtet, ajo është edhe autorja e një artikulli naiv dhe stereotipik për shaminë (publikuar para përplasjes me Saliun), ku spikat histeria feministe dhe paragjykimi thelbësor dhe tërësisht i anshëm ndaj një të drejte të zbatimit të fesë, por kurrsesi një opinion, sado i gabuar, nuk mund të jetë arsye e përndjekjes dhe linçimeve publike barbare.

    Ajo u shndërrua në tabelë qitjeje të radikalëve fetarë, mbështetës edhe të Vetëvendosjes, apo më së paku, një pjese e votuesve injorantë të kësaj lëvizjeje. Forumi Rinor Musliman i Kosovës (FRM) tha se Lamën “e solli fati nga katundet e Shqipërisë në Kosovë, dhe nuk e çoi si shumë nga shoqet e saj në semaforët e Italisë si prostitutë... Sikur të ishte në Shqipëri ajo do të vuante për bukën e gojës por në Kosovë merr rrogë nga taksapaguesit kosovarë! Alma Lama nuk përfaqëson popullin e Kosovës dhe asaj duhet t’i hiqet leja e qëndrimin në vendin tonë e të kthehet në katundet e Krujës nga ka ardhur”.

    “Alma Lamaj me paturpësinë më të madhe jo vetëm që sulmon një qytetar të Kosovës por na jep mend ne kosovarëve edhe për «traditat tona». E pyesim Almën, babai i të cilës e ka emrin komunist – Bashkim – për çfarë tradite e ke fjalën? Për traditën e Enver Hoxhës dhe kurvave të tija partizane? Për traditën e kurvave të semaforave të Italisë? Për traditën e Big Brotherit që keni në Tiranë ku si-shoqet e tua bëjnë seks në publik? Për traditën e krimit, rebelizmit, drogës që ju keni zhvilluar në Shqipëri? Traditën e kurvërizimit të grave? Atë traditë mbaje vetë znj. Alma Lama. Ajo traditë është kafshëri e ne jemi njerëz me turp dhe me moral”, thuhet në reagim. Më tutje, ky Forum i rekomandon Lëvizjes Vetëvendosje, që siç thonë ata, “të pastrojnë Lëvizjen e tyre nga refugjatët e Shqipërisë”. Rastësisht edhe im atë quhet Bashkim, ndërsa im gjysh (dhe babai i tim eti), Tahsimi, u fut në burg nga komunistët.

    Çfarë mbrojtjeje mori Alma nga Albini? Vetëvendosja lëshoi një komunikatë standarde dhe tepër të butë nën mesataren e deklaratave të saj normale, duke kërkuar nga Lëvizja Islamike Bashkohu, që të distancohet nga shkruesi i njoftimit në emër të Forumit Rinor Musliman, meqë i takon edhe këtij subjekti politik. Vetëvendosje ka shkruar (ishte email) se kërcënimet drejtuar Alma Lamës “do të hasin në një kundërpërgjigje qytetare, transparente e të drejtë, dhe nuk do të kenë asnjë sukses”. Diçka që praktikisht ngjan me heshtjen dhe shpërfilljen. Të njëjtët që u vënë flakën shesheve, në këtë rast lëshuan një deklaratë që po të mos kishte emrin Vetëvendosje, do mendohej se e kishte lëshuar Eulex.

    Përveç psikopatëve nacionalistë, Vetëvendosja po lejon të shkojnë të patrazuar edhe tumoret ekstremiste fetare. Sipas logjikës së menjëhershme të votave dhe egërsirave që ushtrojnë dhunë rrugëve, Albini ka të drejtë. Një pjesë e konsiderueshme e mbështetësve të Vetëvendosjes, ndonëse jo shumica, janë të tillë: injorantë ekstremistë. Por këto dinamika janë shumë larg ndaj asaj që Albini me shokë promovojnë. Janë larg asaj çka Vetëvendosja supozohet të jetë, dhe nuk i shkojnë aspak për shtat, ikonës së steroidizuar të Albinit që kinse vuan e rropatet për Kosovën e lirë dhe normale. Albini tregoi dhe një herë se është burracak dhe oportunist. Tregoi se nuk gëzon shtatin e vërtetë e të një udhëheqësi që jo vetëm i mbron të “tijtë”, por që mbi të gjitha arrin të ndajë shapin nga sheqeri dhe që në fund të fundit, zgjedh të ruajë një farë dinjiteti dhe ndershmërie.

    Albin... shumë baste u vunë për ty, por dhe ti dole thjesht një tjetër lider i etur për pushtet dhe i varur kryekëput nga vota dhe nga miratimi i më të lodhurve dhe të zvetënuarve ndër ne. Çfarë dinjiteti tregove me romin e dhunuar dhe me Almën; çfarë drejtësie dhe përfaqësimi dëshmon duke heshtur ndaj poshtërsive që të përfshijnë me dashjen tënde indirekte? Ti që nuk mbron as deputeten tënde kur e quajnë kurvë! Ky është termi që i vunë Almës, por që në fakt të tjerë brenda partisë tënde e meritojnë. Nuk e di në Kosovë, por këtej në Shqipëri, termi “kurvë” nuk përdoret vetëm për femrat. Ne disponojmë dhe përdorim kur paraqitet i nevojshëm edhe “burrë kurvë”. Kjo, sa për të thënë se rrugës kemi mësuar të jemi disi më universalë.

  7. #687
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Citim Postuar më parë nga selman-kadria Lexo Postimin


    Vetëvendosje shfrytëzon mungesën e Lushtakut në Drenicë

    Vetëvendosje shfrytëzon mungesën e Lushtakut në Drenicë
    Nga Express | 22 Korrik 2013 18:32


    Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje për gjithë këto vite të ekzistimit pothuajse nuk kanë realizuar asnjë aktivitet të rëndësishëm në Skenderaj, komunën që është bastion kryesor i Partisë Demokratike të Kosovës.

    Edhe në ato pak performaca që kanë zhvilluar atje, kanë hasur në rezistencë të mbështetësve të PDK’së.

    Por, duket se gjerat po ndryshojnë në Drenicë.

    Tash pasi që kreu i komunës dhe njeriu më influencë të madhe në zonë, Sami Lushtaku ndodhet prapa grilave, aktivistë dhe deputetë të Vetëvendosjes po zhvillojnë aktivitet në fshatrat e Drenicës.

    Burime të Gazetës Express thonë se drejtues i aktiviteteve të Lëvizjes Vetëvendosje për Drenicë është Rexhep Selimi, një prej komandantëve të njohur të luftës dhe aktualisht deputet i partisë së Albin Kurtit.

    Një zyrtar i Vetëvendosjes që ka folur në kushte anonimiteti për Express, ka thënë se rritja e Lëvizjes në këtë zonë të Kosovës në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit do të përçonte një mesazh të rëndësishëm për këtë subjekt politik.

    “Ne besojmë se rezultati i Vetëvendosjes në zgjedhjet e sivjetshme në zonën e Drenicës do të jetë dukshëm më pozitiv se në zgjedhjet e kaluara”, ka thënë ky zyrtar i Vetëvendosjes, që foli për gazetën në kushte anonimiteti.

    Rexhep Selimi, ndërkaq, ka thënë se aktivitetet e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenicë janë të zakonshme, derisa ka mohuar se po shfrytëzohet mungesa e Sami Lushtakut për ta rritur influencën politike në zonë.

    “Jo në kalendarin tonë nuk ka aktivitet më të madh, kjo nuk qëndron. Kemi tubime por shumë tubime dhe takime me qytetarët kemi pasur më herët sesa tani dhe kjo aspak nuk ndërlidhet me mungesën e Kryetarit të Komunës së Skenderajt”, deklaroi Selimi për Express, të hënën.

    “Pra aktivitetet tona janë të lidhura me politikën tonë që e kemi në të gjitha komunat. Pra nuk qëndron fakti që ne e kemi rritur apo zvogëluar dinamikën e aktiviteteve tona as në Skenderaj, apo rajonin e Drenicës e askund tjetër”.

    Ai shtoi se “normalisht që ne tani kemi aktivitete rreth përgatitjeve më të mëdha për zgjedhjet që vijnë në zgjedhjet lokale por nuk kemi tubime më shumë në Drenicë se sa më herët”.

    Sipas tij, aktualisht Vetëvendosje po synon të shtrijë ndikimin e saj në gjithë vendin dhe se nuk është e fokusuar në zona të veçanta.

    “Normalisht që Vetëvendosja ka synim të fuqizohet në të gjuha zonat dhe do të arrijë që të jetë më e fuqishme shumë në të gjitha zonat dhe gjitha komunat por nuk është e përqendruar në një zonë të veçantë apo më shumë në një se sa në tjerat dhe aktivitete tona nuk ndikohen as me prezencën e as mungesën e kryetarit eventual të ndonjë komunë aq më pak në Skenderaj. Unë personalisht kam një detyre, jam deputete i Kosovës dhe do të kryejë këtë detyre që kam marrë nga votuesit e mi”, ka thënë ai.

    Ndryshe, megjithëse ende nuk dihet se si do të shkojë procesi gjyqësor ndaj Kryetarit të Skenderajt Sami Lushtakut, mendohet se mungesa e tij fizike mund të ndikojë në rezultatin zgjedhor të PDK’së në Drenicë.
    - Nuk eshte kot ajo fjala : kur Mbreti Luan nuk eshte aty , Majmunat bojn xhymysh....
    Vv - Palaço+LISBA :D

  8. #688
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    vetvendosjes iu bashkuan partit inekzistente
    Partia socialiste qe as numrin per kshillin iniciativ te partis nuk e pati
    dhe LPK qe me 1999 pas lufte prej gjithsejt 100 delegatve qe ishin tubue ne Prizeren
    99 votuan qe te jet partia qe sot eshte PDK ndersa vetem nji ishte per ta mbajt emrin LPK pra LPK me nji antar hahaha
    kjo eshte rritja e vetfundosjes
    vlen te ceket se ket parti veq eshte kah e perkrah partia e radikalve islamik te shpiunit te KOS-it fuad ramiqit

  9. #689
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Kurti, evropianëve: Emigrantët në Hungari, trajtim çnjerëzor




    Albin Kurti, në cilësinë e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me situatën e emigrantëve nga Kosova që po mbahen në kampe a burgje të Hungarisë, i ka dërguar letër homologut të tij hungarez, Mihaly Balla, komisioneres së Komisionit Evropian për Çështje të Brendshme, Cecilia Malmström, raportueses për Kosovë në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek dhe anëtares së Komitetit të Parlamentit Evropian për Liritë Politike, Drejtësinë dhe Çështje të Brendshme, Tanja Fajon.

    Në letër, Kurti ka thënë se shprehet i shqetësuar me gjendjen dhe me trajtimin e emigrantëve të Kosovës që po mbahen nëpër kampe dhe burgje në Hungari.

    Po ju shkruaj për t’ua komunikuar shqetësimin tim rreth trajtimit të emigrantëve nga Kosova, të cilët aktualisht janë duke u mbajtur në kampe dhe burgje Hungareze. Raportet e medieve kanë treguar se, në muajt e fundit, rreth 5,400 persona kanë ikur nga Kosova, shumica e të cilëve janë aktualisht të vendosur në Hungari. Siç kanë raportuar mediet, shumica e tyre po mbahen në kampe të refugjatëve, ndërsa një numër i tyre gjinden në burgje”, thuhet në letrën e Kurtit.

    Më tej Kurti shkruan se gjëja më shqetësuese për t’u theksuar është fakti që ata janë duke u trajtuar në mënyrë çnjerëzore, pasi sipas tij, janë marrë informacione nga autoritetet lokale rreth abuzimeve dhe keqtrajtimeve në kampe dhe burgje.

    Me këtë rast, ju bëj thirrje që me të gjitha mjetet në dispozicionin tuaj të bëni thirrje drejt autoriteteve Hungareze, si anëtare e Bashkimit Evropian, që të respektojnë detyrat e tyre ndërkombëtare ndaj emigrantëve nga Kosova, në lidhje me trajtimin e tyre dhe të drejtës së tyre për vlerësim të duhur të situatës. Në veçanti, unë do të insistoja fuqimisht që të tërheqim vëmendje eksplicite tek dispozitat e përfshira në Konventën e vitit 1984 kundër Dhunës, Trajtimit, dhe Ndëshkimeve Mizore, Çnjerëzore ose Poshtëruese”, thuhet në letrën e Kurtit. /Zëri/
    http://www.zeri.info/artikulli/10494...are-ne-hungari

  10. #690
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!


Faqja 69 prej 107 FillimFillim ... 1959676869707179 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •