Close
Faqja 64 prej 107 FillimFillim ... 1454626364656674 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 631 deri 640 prej 1065
  1. #631
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    ...secili individ,grup njerezish,parti politike etjetj,per te bere imazh pozitiv kundrejt te tjereve,duhen ti shihen veperimet...
    Ne rastin e vv se.kemi te bejme me nje grup politikanesh te cileve tanime u ka rreshqitur truri drejt falimentimit.Keta te Vv se,ne fillim kishin mjaft ide(ide keto qe arriten ti mbledhin rreth vetes mjaft njerez,per te mos thene qe edhe popullin e kishin mbrapa),kishin mjaft energji per te vene idete e tyre ne funksion te politikave te tyre.Ne fillim me nismat qe merrnin korrnin fitore te njepasnjeshme,duke bere popullin te mendoj qe jane VV ja,ajo parti qe qon ne rruge te mbare popullin Shqiptar.Keta lidere te Vv se,ne vend qe te formonin edhe dege tjera ame ne Shqiperi,Maqedoni,Mal Te Zi,ne lugune e gjetke,kaluan ne politiken e rruges....Nga rruga me veprimet e tyre(ne fillim pozitive)erdhen ne palament,e ne anen tjeter nga parlamenti dolen perseri ne"rruge"gje qe tani siq thote populli ja nxjerren b.... krejt...Veprimet e fundit te Vv se,nuk jane gje tjeter vetemse largim nga masa e Popullit.dhe partija qe e largon veten e vete me veprimet e saj amatoreske,nga masat,atehere masat e ndeshkojne,dhe kete here Vv ja,per mendimin tim tanime ka degraduar si parti..............
    Ndryshuar për herë të fundit nga dielli1 : 29-06-2013 më 14:31

  2. #632
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    VV DO TË BASHKOJ SHQIPËRINË PËR DËSHIREN E SHQIPTARËVE DHE INAT TË ANTISHQIPTARËVE!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!

    Cka po boni ju hashahista qe hasha i juj po laget qe mbi 20 her kur po takohet me vllaun e vet dacicin ?!
    Bile po laget mbrapa , se po më doket pi hyp dacici..hahahhahah
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  3. #633
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2009
    Postime
    1,464

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Citim Postuar më parë nga KILI MERTURI Lexo Postimin
    VV DO TË BASHKOJ SHQIPËRINË PËR DËSHIREN E SHQIPTARËVE DHE INAT TË ANTISHQIPTARËVE!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!

    Cka po boni ju hashahista qe hasha i juj po laget qe mbi 20 her kur po takohet me vllaun e vet dacicin ?!
    Bile po laget mbrapa , se po më doket pi hyp dacici..hahahhahah
    ....Shiqo ti Kili(i Merturve),kemb e mend thote populli.Mandej,ishin Amerikane_Europianet qe na rikthyen ne Vatrat tona.Dhe kete fjaline e fundit nuk mund ta mohoj njeriu me mend ne koke... sa i perket Thaqit,une nuk fola per te asgje,kemi faqen tjeter ku mund te"ballafaqohemi"..
    ..Kur jemi te Vv ja,une thash dhe e perseris,se veprimet e Vv se,jane te pamatura mire,qe i bije:duke humbur miq't,humbim rrugen e shenjt bashkimin kombetar qe thua ti,dhe se perqindja pothuajse dermuaese eshte per bashkimin..Mirepo he per he,pa fryre ndonje fryme e re nder popujt Europian nuk mund te ndodh nje gje e tille(keshtu mendoj une,duke llogaritur ne historine ballkanike e me gjere)...Tani per tani,edhe per nje kohe te gjate nuk do kemi bashkim,e per te ardhmen e bashkur te Shqiptareve nuk diskutohet drejt bashkimit do shkojme,porse duhet pune e menquri njekohesisht.....

  4. #634
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Tung dielli1,

    Flm për komentin.
    Unë nuk të jam drejtuar ty me shkrimin tim, por të gjith hashashave të hijenes hashim!

    Veprimet e fundit të Vv-së ishin të pashmangshme.
    A ta merr mendja se po që se Vv-ja po e zëmë se nuk do të paraqiteshin ne kuvend, ta bojkotonin, që në atë rast hashim hashhashui me hijenat e tijë kriminele do të bënte edhe pranim solemn te juridikcionit te shkaut mbi Kosoven duke e pranuar marrëveshjen.
    Nësë asgjë nuk ka bër VV-ja , së paku ka penguar solemnitetin e tradhtarëve të kombit që të pranojn kësi marrveshje antishqiptare .

    Kosova nuk ka nevoj për "miq" si këta që po na përkrahin në rrugen e kthimit të shkaut në Kosovë.

    VV do të pranohet nga populli , do të vie koha , por sa më vonë aq më keq për vet popullin !

    Një duhet të dimë të gjithë: Albini në njëren anë e hashim hashhashi me banden e vet dhe klyshët mustafa e haradinaj në anën tjetër , të gjithë së bashku , Albini i peshon më shumë me mendje.
    Nëse populli ynë ndjek kriminelët, do të shëndrohet në popull kriminel. Nese ndjek dijen, do të shëndrohet në popull me dinjitet , dituri , përparim...

    Kalo mirë.

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  5. #635
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Vv DO TË BASHKOJ SHQIPËRINË PËR DËSHIREN E SHQIPTARËVE DHE INAT TË ANTISHQIPTARËVE!

    (made in albanien)

    - ti komplet me ata tut ne shtepi merri edhe me grupin e Tadicit qe e ka emrin Vetfundsoje bashkohu me qeta , ndersa ne skemi nevoj .
    Vv - Palaço+LISBA :D

  6. #636
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-03-2013
    Postime
    147

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Pa qellim te keq juve te VV jani ber shum te pamend a mereni me vetveten .Ju bera apel mos deklaronigjera palidhje se spo i ebni pershtypje me askujt me ,Me vjen keq qe degradohi me akuza palidhje jeni ber objekt .ne vend se te emremi me ata qka u ratifikue ne Kuvend ku servilet e Kthyen dominimin e serbis ne Kosoves .Ju meren me akuza palidhje .sa i perket lendiomit te Ambasadres ne dor un e kam par videon ne KTV dhe kam par se zonja Amasadore duhet te tregoi te verteten se ajo siq shihet ne video se duke kaluar i ka mshuar parmakeve ne der tek kuvendi.Pra ajo u lenduar por jo nga protestuesit u lendu duke hyr ne der .

  7. #637
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    A po çiftëzohet Vetëvendosje me ekstremizmin islamik

    30 Qershor 2013 13:24, Nga Arben Idrizi
    Vetëvendosje është në armiqësinë më të thellë politike dhe ideologjike pikërisht me fuqinë intelektuale dhe njerëzore, fuqinë nacionaliste pra, të djeshme. Ajo fuqi nacionaliste e djeshme nuk kishte asfarë dallimi nga kjo fuqi nacionaliste e sotme, në esencë. Vetëm se, siç po pretendojmë të hamendësojmë, Vetëvendosje sot është duke e çuar këtë nacionalizëm në shtratin çiftëzues të ekstremizmit islamik.

    Është hera e parë që ndaj një të bëme të zakonshme të dhunshme të Vetëvendosje reagojnë njëzëri të gjitha subjektet politike, institucionet e ndryshme në vend, opinionistët, etj.

    Me gjasë Vetëvendosjes i mbeti të ngushëllohet vetëm nga përkrahja e ekstremizmit islamik.

    Vërej se shumica janë të habitur pse Vetëvendosje nuk kërkon falje për këtë gjest dhune, duke harruar se po të kërkonte falje për këtë gjest, do të thoshte të kërkonte falje për çdo gjest të tillë të deritanishëm; e deri tani nuk ka bërë asgjë tjetër veçse gjeste të tilla dhune. Pra, do të thoshte të kërkonte falje për praninë e saj politike dhe ideologjike dhe me këtë të ulej dhe ta rishikonte të ardhmen e vet politike. Mbase për kundërshtarët e tyre do të ishte ideale, e ndoshta edhe për ata vetë, ama zor se mund të ndodhë një gjë e tillë.

    Për Vetëvendosjen dhuna është mjet. Vetëvendosje s’do të heqë kurrë dorë nga dhuna. Aq më tepër kur (nëse do) të vijë në pushtet. Sepse atëherë do t’i duhet edhe më tepër.

    Porse, tmerri dhe dyshimet e mia shkojnë më tej se kaq.

    Çka ndodh kur dhuna si mjet i nacionalizmit bashkohet me dhunën si mjet i religjionit?

    Pra, Vetëvendosje është duke i dhënë një kthesë të çuditshme nacionalizmit shqiptar në Kosovë (për aq sa ajo e përfaqëson dhe ngërthen në vete atë).

    Logjikisht do të pritej që një lëvizje e tillë nacionaliste e pasluftës të ringjitej te lëvizjet e tjera të tilla të para dhe gjatë luftës, tek eksponentët, institucionet dhe burimet e tjera të tilla. Mirëpo, ata që dikur kishin një ideal të tillë si ‘Bashkimi kombëtar’ dhe edhe kishin marrë pjesë në luftë pothuajse më atë qëllim, sot mjaftohen me Kosovën shtet të pavarur dhe idealin tjetër: BE-në. Mund të jenë hedhur verbërisht në të, të mos e kenë idenë se çfarë është Europa e Bashkuar, ama janë aty, në anën e shumicës.

    Do të thotë, Vetëvendosje është në armiqësinë më të thellë politike dhe ideologjike pikërisht me fuqinë intelektuale dhe njerëzore, fuqinë nacionaliste pra,të djeshme.

    Ajo fuqi nacionaliste e djeshme nuk kishte asfarë dallimi nga kjo fuqi nacionaliste e sotme, në esencë. Vetëm se, siç po pretendojmë të hamendësojmë, Vetëvendosje sot është duke e çuar këtë nacionalizëm në shtratin çiftëzues të ekstremizmit islamik. Edhe pse, çudia e zotit (me ‘z’ të vogël), janë më ateistë se unë që e kam thënë hapur.

    Nuk mund ta di se ku do të çonte saktësisht tërë kjo po qe se ndodh vërtet. Ama, mendja nuk ma thotë se do të çonte në anën e duhur.

  8. #638
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anëtarësuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Nuk munde ti mbuloi hashim thaqi ndytesirat dhe tradhetit e veta, duke kritiku sjelljet kryeneqe dhe papjekurite e VV-se. Hashimi dhe PDK- ja jane fatkeqsia e kombit, sepse jo qe na shiten lire, por ata na falen vetem per te qene ne pushtet dhe per te zgjatur mundesin per te vjedhur dhe pasuruar vete dhe klani PDK-se. Nuk ka teori, shtet, as ligj qe thote se serbet ne kosove munde ti ken te gjitha te drejtat, ndersa shqiptaret ne serbi te mos ken kurfar te drejte, te ju rrezohen edhe lapidaret e heronjeve. Kjo e tregon me se miri sa lire na shiti hashim thaqi dhe PDK-ja, pa hyre ne detaje tjera dhe pa u marre me AMIN- et e hashes kundrejt bashkesise nderkombetare dhe serbise. Do te vije dita qe kete gjorgjen tone do ta denoi vet partia e tije.

  9. #639
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-03-2013
    Postime
    147

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Zotri selman-kadria po ja fut kot a .Ska lidhje me extremizmin islamik kjo pun .Perkundrazi elementet e Extremizmit i ke ne vet qeverin e Thaqit dihet tash me koalicionit te tyre me PD .Sa i peket kerkim faljes se Vv mendoi se esenca eshte se vepimet dilitanteske te tyre jan naive .Sa i perket kerkim faljeje mendoi un se nuk e di se qka mendoin Vv un mendoi se lendimin e Ambasadores se kan ber aktivistet e Vv nga gjirimi sa kam par un ajo i ka mshuar parmakeve te deres .shiqoje videon dhe bindesh se spo mu tash ta plasoi .Pra poenta eshte aty se lendimi ska ardhur nga individet qe kan mar pjes ne ate protest .Qaty eshte qeshtja .Por se e kan teprar me ate protest dhe se protesta ka qen krejtesisht e organizuar po menoi per veprimet e tyre krejtesisht ne dem te Vv .Pra dilitantizmi i tryre ska sqarim ska justifikim per menyren e vepimit tyre .Pra un kam qen kunde protestave ju kam then ket ne nje pornoncim nje dit para se me u majt proteta .a duhet te kekoin falje per veprimet dhe daljes se deklaratave qesdharake qe i ben Vv un mendoi se ata duhet te kekoin falje si dhe te distancohen nga vepimet e individeve qe kan gjyajtur gur dhe then shul shqip kan ushtru dhun ndaj deputeteve te Kosoves .Edhe pse ata jan kon ne detyr si servill dhe jan ber ate dit Servis i Serbis pra deputetet e Kosoves e kan kthy me ate ratifikim serbin ne Kuvend .Kjo ka ndodh e ne tash meremi me veprimet e VV e cila eshte ber objekt dhe degraimi i metejm i tyre i parashtroin me deklarata diskfalifikime etiketime te llojit te ndryshem siq edhe kan vepru ,Ju kam then se veprimet e VV ska me i la as lumi drin ata ate diot me ato veprime e kan vetefunos vetveten .

  10. #640
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Citim Postuar më parë nga prishtina75 Lexo Postimin
    Nuk munde ti mbuloi hashim thaqi ndytesirat dhe tradhetit e veta, duke kritiku sjelljet kryeneqe dhe papjekurite e VV-se. Hashimi dhe PDK- ja jane fatkeqsia e kombit, sepse jo qe na shiten lire, por ata na falen vetem per te qene ne pushtet dhe per te zgjatur mundesin per te vjedhur dhe pasuruar vete dhe klani PDK-se. Nuk ka teori, shtet, as ligj qe thote se serbet ne kosove munde ti ken te gjitha te drejtat, ndersa shqiptaret ne serbi te mos ken kurfar te drejte, te ju rrezohen edhe lapidaret e heronjeve. Kjo e tregon me se miri sa lire na shiti hashim thaqi dhe PDK-ja, pa hyre ne detaje tjera dhe pa u marre me AMIN- et e hashes kundrejt bashkesise nderkombetare dhe serbise. Do te vije dita qe kete gjorgjen tone do ta denoi vet partia e tije.


    Kosovë, debat për Luginën e Preshevës

    31/05/2013 20:50

    Kuvendi i Kosovës për herë të parë ka debatuar për Luginën e Preshevës dhe të drejtat e shqiptarëve në këtë pjesë.

    Pas më shumë se 5 orë debat, në mungesë kuorumi është shtyrë për një ditë tjetër votimi i një rezolute e propozuar nga thirrësi i këtij debati, deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri dhe e hartuar në bashkëpunim me grupet parlamentare.

    Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Kuvendi duhet të shkojë përtej nxjerrjes së një rezolute, e cila ka karakter të përkohshëm.

    Ai ka propozuar që pjesë e saj të bëhet edhe detyrimi për të ndryshuar Kushtetutën e Kosovës, ku çështja e mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve jashtë Kosovës të sanskionohet një herë e përgjithmonë me Kushtetutë.

    “Propozoj që nenit 1 të Kushtetutës t’i shtohet edhe pika 4 dhe të theksohet se, Republika e Kosovës ka të drejtë të interesohet dhe të mbrojë të drejtat legjitime të shqiptarëve jashtë Kosovës me mjetet e përcaktuara me këtë Kushtetutë, ligjet dhe aktet ndërkombëtare”, ka deklaruar kryeministri Thaçi.


    Por përfshirja e një propozimi të tillë në një rezolutë nuk është mbështetur nga grupi parlamentar i LDK-së dhe Vetëvendosjes, me arsyetimin se ajo nuk është e përshtatshme me këtë rezolutë. Përveç kësaj pike, draftrezoluta parasheh detyrime të tjera për qeverinë e Kosovës në raport me shqiptarët e Luginës së Preshevës.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 01-07-2013 më 05:52

Faqja 64 prej 107 FillimFillim ... 1454626364656674 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •