Close
Faqja 62 prej 107 FillimFillim ... 1252606162636472 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 611 deri 620 prej 1065
  1. #611
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Vetëvendosje bën thirrje për lirimin e aktivistëve





    Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar lirimin e gjashtë aktivistëve të saj që janë arrestuar gjatë një aksioni për vendosjen e flamurit kombëtar në Prizren, e zhvilluar për nder të 135 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

    "Sot, më 10 qershor, në Prizren gjatë aktivitetit të Lëvizjes Vetëvendosje Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë aktivistët tanë, Arianit Manxhuka, Durim Jasharaj, Kushtrim Dakaj, Arlind Manxhuka, Valdrin Kabashi dhe Zeqir Sylejmani”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

    Lëvizja Vetëvendosje kërkon lirimin e tyre, ndërsa vlerëson se këto arrestime janë plotësisht të papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me frymën e datës së sotshme. /Telegrafi/

  2. #612
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    ministria e arsimit te kosoves esht instituti i par qe njeh strukturat paralele e cila njeh diplomat e serbis

  3. #613
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Bac t’ kanë rrejt, me hajna nuk ka shtet!




    Sot, më 16 qershor, në ditën e çlirimit dhe dëshmorëve, Malisheva nuk ka shumë arsye për të festuar. Malisheva, njëra ndër komunat më të varfra në Kosovë, ka njërin ndër kryetarët e komunave më të pasur në Kosovë! Malisheva ka dhënë shumë për lirinë e popullit shqiptar e jo për lirinë e vetëm disave. Kësaj date të shënuar, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Malishevë, në shenjë pakënaqësie për rrugët që ka marrë vendi ynë i ka bashkangjitur një aksion simbolik. Para shtatores së komandantit Legjendar Adem Jashari aktivistët kanë shpalosur pankartën “Bac t’kanë rrejt’, me hajna nuk ka shtet”, në momentin kur përfaqësues të institucioneve po vinin për të vënë kurora aty. Aksioni kishte për qëllim ndërgjegjësimin dhe informimin e qytetarëve se ky pushtet tash e sa kohë e ka devijuar rrugën dhe idealet e dëshmorëve për liri e dinjitet.

    Sot 14 vite pas, Malisheva është katandisur nga keqqeverisja, duke filluar nga mungesa e transparencës, degradimi i edukimit, shëndetësia, shitja dhe vjedhja e pronave publike, kapja e publikes nga parapolitika, pasiguria e papunësia, e shumë e shumë dukuri tjera që nuk janë në frymën e idealeve kombëtare, por në frymën e kusarisë që s’di asgjë tjetër përveç grabitjes dhe uzurpimit të shtetit.
    Ky aksion simbolik, por edhe shumë e shumë aksione tjera, janë lufta për çlirimin e mirëfilltë ku qytetarët do të respektoheshin, ku llogaridhënja do të ishte e në nivel e duhur, ku respekti për shtet dhe njëri tjetrin do të ishte një e vlerë për shoqërinë, ku dëshmorët dhe familjet e tyre nuk do të ndaheshin vetëm që i përkasin një subjekti tjetër politik, ku respekti për dëshmorët do të ishte i sinqertë, ku njerëzit do të jetonin në mirëqenie, ku njerëzit do të kishin një punë dhe ku jeta do të ishte me e sigurtë e jo sikur sot, që 14 vite pas luftës ende vdesin qytetarët nga rriqrat dhe askush në Malishevë nuk është i sigurtë.
    Ky aksion ishte ndaj këtij pushteti të korruptuar i cili po e varfëron e shkatërron vendin tonë, duke shkelur mbi gjakun e derdhur dëshmorëve të kombit dhe sakrificën e qytetarëve të shumë vuajtur të Malishevës. Nga ky aksion nuk duhet të ndihet keq askush që nuk është hajn.
    Duke kërkuar përgjegjësi për gjithë këto, ne edhe një herë shprehim keqardhje për rrugët që ka marrë vendi ynë dhe zotohemi se do të bëjmë gjithçka të mundshme që edhe ky pushtet i kapur nga krimi dhe korrupsioni të largohet dhe qytetarëve e Malishevës sonë ti kthehet dinjiteti. / Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Malishevë
    http://www.botasot.info/kosova/22776...-nuk-ka-shtet/

  4. #614
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Prej librit te fundit qe Hashimi e ka lexu ne karrieren e vet "Jozha i vogël Tito i madh" tash po i shtohet edhe nje liber ne biblioteken e vet te "begatshme" ... "Luli i vocerr Pecin e Madh"

  5. #615
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!








    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka hyrë në “radhën” e “kokave islame shqiptare”.



    Albin Kurti në mesin e “kokave islame shqiptare”
    Nga Express | 20 Qershor 2013 15:19
    Në rrjetet sociale është shpërndarë një fotografi/instalacion ku ai, bashkë me Hysamedin Ferrajn, Nexhmedin Spahiun, Milazim Krasniqin, Shefqet Krasniqin, Fuad Ramiqin dhe Kim Mehmetin qëndrojnë pranë një simboli islam nën siglën “Albanian Islamic Leadership”.

    Ky “epitet” Albin Kurtit iu ka dhënë pas deklaratave të mbrëmshme në emisioni Rubikon të KTV'së, ku ai doli në përkrahje të futjes së lendes mbi fetë në shkollat publike dhe lejimin e shamive për vajzat mbi 16 vjeçe.

    Deklaratat e Albin Kurtit janë mbështetur nga vija e ashpër e hoxhallarëve të Kosovës, në krye me Shefqet Krasniqin. Ai sot i ka bërë thirrje atij që të shkojë të falet në xhami, derisa deklaratat e Liderit të Vetëvendosjes i ka parë si akti i parë i një “vetëdijesimi” të klasës politike kosovare.

  6. #616
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Citim Postuar më parë nga selman-kadria Lexo Postimin







    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka hyrë në “radhën” e “kokave islame shqiptare”.



    Albin Kurti në mesin e “kokave islame shqiptare”
    Nga Express | 20 Qershor 2013 15:19
    Në rrjetet sociale është shpërndarë një fotografi/instalacion ku ai, bashkë me Hysamedin Ferrajn, Nexhmedin Spahiun, Milazim Krasniqin, Shefqet Krasniqin, Fuad Ramiqin dhe Kim Mehmetin qëndrojnë pranë një simboli islam nën siglën “Albanian Islamic Leadership”.

    Ky “epitet” Albin Kurtit iu ka dhënë pas deklaratave të mbrëmshme në emisioni Rubikon të KTV'së, ku ai doli në përkrahje të futjes së lendes mbi fetë në shkollat publike dhe lejimin e shamive për vajzat mbi 16 vjeçe.

    Deklaratat e Albin Kurtit janë mbështetur nga vija e ashpër e hoxhallarëve të Kosovës, në krye me Shefqet Krasniqin. Ai sot i ka bërë thirrje atij që të shkojë të falet në xhami, derisa deklaratat e Liderit të Vetëvendosjes i ka parë si akti i parë i një “vetëdijesimi” të klasës politike kosovare.
    - Puna e Psikopatit , - Pjell e Dacicit.!
    Vv - Palaço+LISBA :D

  7. #617
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-03-2013
    Postime
    147

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Se mediat kan prirje me ba tituj bombastik dhe te nxerin ne Kontest nje fjali qe ska lidhje me ate se qka perflitet.Ne portalin e Expresit nje portal totalisht i reshtuar i propagandave te cilat qoin ne mullirin e gjerave inegzistente .Ne emisionin rubikon moderatori Adriatik Kelmendi ia beri ket pytje per shamiat dhe mesimin fetar neper shkolla .Albini ne ket pytje iu pergjegje qe eshte pro bartjes se shamijave te vajzave qe deshiroin ate ta bertin dhe ate kur te jen te moshes 16 vjeqare dhe te mbulohet vetem koka e jo fetyra .Ndersa per mesim besimet dhe lendet fetare e dha mendimin e vet personal ku tha se eshte te futet nje lend e veqant per religjionet si lend e veqant dhe qe ne ate lend te mesohet per historikun e feve dhe qe ligjerimiet e ksaj lende duhet te jet nga teologet e jo nga prifterinjet apo Hoxhallaret ose shehet .Keshtu qe kjo eshte e verteta .Kjo ska te bej me islamin dhe predikimin islam .Albini nder tjera tha qe ka nje inciativ ku te futet neper shkolla fakultete nje lend mbi filozofin dhe qe ajo te jet ne te gjitha fakulltetet .Kjo eshte e verteta qka ka then Albini .
    Pra un i them ktyre bajllozave te kuzhinave propagandistike te mos shpifin gjerat qe skan lidhje me ate se qka ka then ne realitet Albini ne ate emison .

  8. #618
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-03-2013
    Postime
    147

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    E kam nje porosi Levizjes VV nese eshte naj antar i tyre le tja percjell deputeteve nga radhte e VV .Nese vjen ne parlament te ratifikohet marveshja per siq thuhet "normalizim mardhenjesh me Serbin "(riregullimin kushtetutra te Kosoves sipas qefeve Serbe vrejtje e imja ) te dalin e ne bin e te bejn nje ftes deputetve ne ket menyr .
    Zonja dhe zotri te nderuar deputet sot eshte koha te themi stop ndikimit te qefeve Serfbe ne parlamentin ton nese ju votoni pro ktyre deshirave te serbis te cilat vin ktu me imponimnin e Be mos u beni argat e te votoni pro ksaj .Ne si levizje do e leshoim seancen e sotme sepse nuk deshiroim qe te behemi servis i Serbis ne pralamentin e Kosove dhe kundershtojm menyren e imponimit qe ben BE qe te shtyj qefet Serbe ne parlamentgin ton.Nuk deshiroim te behmi pjes e direktivave Serbe qe i imponon Be qeveris son e cila po e trason rugen e Serbis drejt Be pa ia mundesuar asnje konsesion per Kosoven .Nuik deshiroim te behmi mashineri e votave te cilat ia trasoin rugen Serbis ne Be e Kosoves i imponoin ligjet dhe qefet e serbis .

  9. #619
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-03-2013
    Postime
    147

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    VV mobilizim për demonstratën kundër ratifikimit të marrëveshjes

    Ne vend te demostratave ruga e vetme eshte qe ne palament te thuhet qartazi se parlamenti eshte shendruar ne serviz te Serbis dhe se VV nuk do jet pjes e kti servisi e te leshoi sencen ne meny demostrative si shej popullit se deputetet qe kan hyr ne ket parlament me vota te manipuluara e kan pas detyre te kthjen serbin dhe ndikimin e saj ne parlament .Definitivisht me ket Vv do tregoi se nuk do jet pjes e ktyre mehinicioneve te cilat Serbia po marin te imponi gjerat me vetedeshir nga prej zorit .Kjo duhet te ndodh ndain te ndalin ket proces tejet te demshem per Kosoven .definitivisht BE po e kthen dominimin e Serbis ne poarlament dhe ket po ja mundesoin deputetet e parlamentit te kosoves duke ratifikuar nje marveshje e cila behetr sipas qefreve Serbe e dirigjuar e orkestruar nga Be e cila deshiron te ket ne gjirin e vet serbin pewr iterese globaliste .ksaj duhet then stop .perparimi i Serbis nga parlaenti i kosoves ne Be duhet then ndal dhe duhet te thuhet kjart nga bina e parlamentit .nese kan kurajo dhe guxi te bejn ket Vv ateher do shihen reagimet nderkombetare te cilat ose do e pershpejtoin hyrjen e Serbis ne Be ose do e kthejn vemendjen qe edhe kosoves te i mundesohet levizja e lir ne Be dhe definitivisht te lejoin popullin e Kosoves te qarkulloi lirshem e jo te na mbaj ne karantin e te bej experiimente te cilat po i ben me Kosoven .

  10. #620
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!



    Lama “divorcohet” me Vetëvendosjen

    Publikuar: 25.06.2013 - 08:52

    Prishtinë, 25 qershor - Alma Lama, ka treguar se ka mospajtime me këtë parti, me ç’rast kritikon ashpër kreun e saj, Albin Kurtin. Ajo thotë se nuk e ka ndërmend të ndryshojë konceptet për të siguruar një bashkëjetesë politike.

    Lama ka shfaqur haptazi mospajtime rreth koncepteve të “Vetëvendosjes” duke e lënë hapur mundësinë e largimit. Ajo kritikon ashpër partinë e saj duke thënë se ka devijuar rrugën sidomos me daljen haptazi pro shamive dhe mësimit mbi fe nëpër shkolla.

    “Z.Kurti, i cili promovon idenë e bashkimit kombëtar hezitoi të thoshte një fjalë të vetme kundër atyre që përmes meje, si një shqiptare e lindur në Krujë, atakuan një pjesë të kombit tonë, e që është ajo që jeton në Shqipëri”, ka thënë Lama për Zërin.

Faqja 62 prej 107 FillimFillim ... 1252606162636472 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •