BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!
Urime e Gezuar Vitin e Ri 2013 te gjithe Shqiptareve kudo qe jane ne trojet e tyre Shtetin Ame Shqiperi, Kosove, Iliride, Lugine te Presheves, Malesi te Madhe, e Cameri, si dhe Shqiptareve ne SHBA, Kanada, Europe, Australi, e kudo qe jane, me shperse qe vitin 2013 te jet nje vit I mbar per Kombin Shqiptar.
Gjithashtu uroj qe ne vitin 2013 Shqiptaret ne pergjithesi, e ne vecanti Shqiptaret e Kosoves, te zgjohen nga ky gjum I thelle qe po e kaplon, te kuptojne se ne (populli) jemi punedhenesit, ndersa politikanet/pushtetaret jane punonjesit tane. Per te ndryshuar proceset ne drejtim te duhur dhe ne favor e ne interes tonin, duhet qe ti punesojme dhe t’ja japim timonin atyre te cilet CV/Resumene e tyre e kane te paster. Vetem ne kete menyre mund te shpresojme per nje jete me te mire, si per ne ashtu edhe per femijet dhe pasardhesit tane!
Urime e Gezuar 2013 Kombit Shqiptar!
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Ska cka hyn ne 2013 hic kjo levizje Marksiste-leniniste.
“Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”
[QUOTE=Gogi;3569614]Ska cka hyn ne 2013 hic kjo levizje Marksiste-leniniste.[/QUOTE
a dole me prit shokun e fatmirit i cili u lirua nga haga e more te pa bes pse nuk dul hashim tugjari ne airoport edhe ky ishte ushtar kjo tregon se jeni kunder vlerave kombtare i keni nda ushtaret ne mahalla he zoti ju vraft
Të shpresojm se VV dhe të tjrea organizata shqiptare të vazhdojnë suksesin e tyre deri në përmbysjen e qeveris kriminale të ho-shi-minit!
Kili
SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
gorillo , Vv ka me ju nxirr sytë juve , ka me ju ras në burg , ju enverista koreano verioar!
Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!
Kurti: Nuk ka kuptim harta e bashkuar pa zhvillim
Bashkimi kombëtar është një detyrë që duhet realizuar dhe jo një çështje për t’u monopolizuar, thotë lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Për të, ky ideal vlen më shumë sesa propaganda e politikës ditore. Kurti nënvizon se politikanët, këndej e andej kufirit kanë politika kontradiktore me deklarimet pompoze që kanë bërë ditëve të fundit.
Lideri i Vetëvendosjes pohon se me flamur duhet prirë në betejat emancipuese për të siguruar për kombin shqiptar barazinë, në mesin e kombeve të barabarta, por edhe mirëqenien brenda pjesëtarëve të tij dhe flamuri kombëtar nuk mund të shërbejë si mbulesë për t’i fshehur të pabërat, politikat korruptive e antikombëtare
Në një intervistë për gazetën “Koha” në Maqedoni, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, shprehet se janë Tirana e Prishtina ato që duhet të jenë vazhdimisht kujdestare në mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar në Maqedoni.
Ju në një rast keni thënë se Shqipëria dhe Kosova u kanë borxh shqiptarëve të Maqedonisë. Për çfarë borxhi e keni fjalën dhe si mund të kthehet ai?
Kryengritjet shqiptare historikisht e kanë pasur strumbullar kryeqendrën e shqiptarëve Shkupin. Shqiptarët e Maqedonisë janë përfshirë fuqishëm në kryengritjet e ndryshme çlirimtare, por tragjedinë e kompromiseve e të “real-politikës” e kanë vuajtur ata më shumë se kushdo. Andaj, janë Tirana e Prishtina ato që duhet të jenë vazhdimisht kujdestare në mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar në Maqedoni.
T’i kthehemi gjendjes në Kosovë. Vetëvendosje u fut suksesshëm në Parlamentin e Kosovës dhe tani bën opozitën e fortë. Na thoni sa është i vështirë depërtimi politik, duke patur parasysh ndasinë e proveniencës politike kosovare në PDK dhe LDK?
Partitë politike në Kosovë e kanë kthyer politikën në biznes, së këndejmi edhe marrëdhënia që ata kanë me zgjedhësit është brenda logjikës së raportit kompani-klient, dhe jashtë koncepteve e programeve politike. Në këtë drejtim, marrëdhënia jonë me qytetarët e Kosovës është thyerje e kësaj logjike.
Ne kërkojmë prej tyre votë, por edhe përfshirje në betejat emancipuese që kanë për qëllim hapjen e një perspektive të re për Kosovën, e cila pastaj është edhe mundësia e secilit veç e veç. Pra, ne nuk nisemi nga personalja për ta përgjithësuar atë në dëm të publikes, por nga publikja për të hapur mundësitë e secilit. Ne lidhemi me ta përmes një kolektiviteti.
Vetëvendosje po kritikohet për metodat e të bërit opozitë, protestat, bllokimi i institucioneve, tërheqja e aktivistëve tuaj nga policia. Sipas jush, është Vetëvendosje ajo që gabon me mënyrat apo shoqëria kosovare nuk është e gatshme për të pranuar një formë të këtillë të opozitës?
Me aksionet tona politike ne kemi për synim ndalimin e proceseve të dëmshme që po i imponohen Kosovës. Në funksion të këtij qëllimi ne organizojmë forma të ndryshme aktivitetesh që kanë për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve lidhur me padrejtësitë e shkaktuara nga pushteti, por edhe angazhimin e organizimin e tyre kundër këtij pushteti.
Duke filluar nga takimet direkte me qytetarët, aksionet e ndryshme simbolike që demaskojnë marrëdhëniet shtypëse të pushtetit, protestat, nismat e ndryshme në Kuvend, etj. Sa i përket kritikës, ne nuk besojmë se kjo kritikë vjen nga shoqëria. Ajo është më parë propaganda e mediave të regjimit që ka për qëllim paraqitjen e Lëvizjes tonë si të dhunshme e irracionale, etj.
Z. Kurti, ju jeni kritik ndaj dialogut Kosovë-Serbi. Pse keni qëndrim se Kosova nuk duhet të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë?
Fqinjësia e mirë do të jetë e mundur vetëm kur do të ndërtohet mbi themele të shëndosha. Këto themele të shëndosha janë themelet e barazisë. Shikuar historikisht, ne nuk kemi qenë asnjëherë të përfshirë në ndërmarrje agresioni ndaj territorit apo popullit serb. Përkundrazi, luftërat tona kanë qenë çlirimtare nga shovinizmi serb.
Andaj, është Serbia ajo që duhet të ndryshojë për ta bërë të mundur një gjë të tillë. Të thuash, siç thuhet sot në qarqe të ndryshme ndërkombëtare se për arritjen e fqinjësisë së mirë duhet të ndryshojnë edhe Kosova edhe Serbia, kjo i bie se ne duhet të pranojmë se kemi faj edhe për të kaluarën e përgjakshme që e ka shkaktuar Serbia.
Si i vlerësoni tezat e fundit nga kryeministrat e Kosovës dhe Shqipërisë për bashkimin kombëtar, duke qenë se Vetëvendosje ishte e para që përfaqësonte një tezë të tillë?
Bashkimi kombëtar është një detyrë që duhet realizuar dhe jo një çështje për t’u monopolizuar. Por, ky ideal vlen më shumë sesa propaganda e politikës ditore. Politikanët aktualë, këndej dhe andej kufirit i kanë në kontradiktë politikat qeveritare me deklarimet pompoze që kanë bërë ditëve të fundit.
Me flamur duhet prirë në betejat emancipuese për ta siguruar për kombin shqiptar barazinë, në mesin e kombeve të barabarta, por edhe mirëqenien brenda pjesëtarëve të tij. Flamuri kombëtar nuk mund të shërbejë si mbulesë për t’i fshehur të pabërat, politikat korruptive e antikombëtare.
Vetëvendosje ka koncept të përafërt me Aleancën Kuq e Zi të Kreshnik Spahiut sa i përket bashkimit kombëtar. A keni kontakte me z. Spahiu në këtë drejtim?
Ne nuk krijojmë lidhje speciale me një subjekt të caktuar në Shqipëri dhe gjetiu nëpër trojet shqiptare, por bashkëpunojmë me të gjitha ato për çështje të interesit kombëtar në aktivitete të caktuara. Pra, ne nuk mbështesim parti, por qëllime dhe veprimtari përkatëse. Ne jemi të gatshëm për bashkëpunim me subjektet që kanë për qëllim afirmimin e çështjes kombëtare.
Por, për ne është gjithashtu i rëndësishëm angazhimi serioz e koherenca karshi këtij problemi. Ne nuk e shohim bashkimin kombëtar si spektakël e mistifikim përmes të cilit elektrizohen masat.
Për ne “res publica” e shqiptarëve përfshin edhe pasuritë e tyre natyrore, kompanitë publike që po privatizohen në mënyrën më të egër, buxheti publik që po u vidhet etj. Nuk ka kuptim harta e bashkuar, kur na i kanë hequr të gjitha mundësitë e zhvillimit.
A po e ndryshon skenën politike kosovare kthimi i Ramush Haradinajt nga Haga, a e shihni atë si kryeministër të ardhshëm të Kosovës?
Nëse do të jetë apo jo kryeministër Ramush Haradinaj, kjo nuk është gjëja më e rëndësishme. Më parë sesa kjo, e rëndësishme është projekti politik që ai do të zbatojë. Ne nuk jemi të prirur të besojmë në mënyrë të verbër tek mitet që krijohen mbi persona të caktuar për të ushqyer kultin e personalitetit.
Si “deux ex machina” thonë grekët e lashtë, kur përshkruajnë zbritjen e perëndisë nga qielli në tokë për t’i zgjidhur problemet e vdekatarëve me një të rënë shpate. Është patjetër e rëndësishme puna e efikasiteti, por projekti politik ku je i përfshirë e bëjnë këtë punë të shtuar shumë të dëmshme ose shumë të dobishme.
Ne mendojmë se përshpejtimi i avazit që ka filluar kryeministri Thaçi me negociatat e pakushtëzuara ndaj Serbisë, e me privatizimet e ndërmarrjeve të rëndësisë strategjike, nuk do t’i ndihmonte Kosovës. /koha/
http://www.zeri.info/artikulli/1/1/6...r-pa-zhvillim/
Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 02-01-2013 më 17:55
“Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”
Krijoni Kontakt