Të papëlqyerit e Amerikës
“Vetëvendosje” ndonëse është forca e tretë politike në Kuvendin e Kosovës, po vazhdon të injorohet nga ndërkombëtarët, e veçanërisht nga zyrtarët amerikanë. Personalitete të politikës amerikane gjatë vizitave në Kosovë, në shumë raste kanë shmangur takimet me lidershipin e “Vetëvendosjes”
Postuar: 08:16; 08/10/12
Beadin SYLA
Prishtinë - Medelein Albright erdhi në Kosovë për të marr pjesë në samitin ndërkombëtar të grave, e në këtë rrugë ajo takoi edhe liderët politikë të vendit. Ajo arriti t’i bëjë bashkë Hashim Thaçin, Isa Mustafën e Blerim Shalën, por nuk u kujdes që aty të ftojë edhe Albin Kurtin, edhe pse subjekti politik i këtij të fundit është i treti më i votuari në zgjedhjet e fundit nacionale.
Nuk është hera e parë që një zyrtar i lartë i shtetit apo i politikës amerikane, shmang takimet me Lëvizjen “Vetëvendosje”. Këtë subjekt politik, përveç tjerash, akoma nuk e ka vizituar as ambasadorja e re amerikane në Kosovës, Treisi Xhakobson.
Zëdhënësi i “Vetëvendosjes”, Erzen Vraniqi, ka thënë se nuk kanë qenë të ftuar nga Albright në takimin që ka pasur me Thaçin, Mustafën e Shalën.
“Nuk kemi qenë të ftuar”, ka thënë Vraniqi për ‘Lajm’. Por, ai ka një arsye pse nuk janë ftuar në këtë takim, ndonëse nuk është vetëm Albright që nuk i fton në takime të tilla...(Me gjerësisht në gazetën Lajm)
Krijoni Kontakt