LDK: FINSIK ISMAJLI E VETËVENDOSJE E MONTUAN VIDEON KUNDËR DJALIT TË ISA MUSTAFËS
Për një video që ishte lëshuar në kohë fushate në zgjedhjet e fundit lokale e ku dukej që djali i Isa Mustafës po jepte mito për vota për babanë e tij, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mendon që e di se kush e ka bërë. Ata po thonë se është montazh.
Arben Gashi, deputet i LDK’së ka thënë në RrokumTV se kjo video është bërë në zyrën e Fisnik Ismajlit. Ismajli në këtë debat e ka mohuar këtë gjë.
Arben Gashi në një prononcim për Express thotë se me sa di në hetimet që Prokuroria e Shtetit po i bënë në këtë rast, askush ende nuk e ka përmendur këtë gjë që ai e ka thënë në debat.
Krijoni Kontakt