Ani duje tanen thot. Ju mshel goja tashi ktij me ate thirrjen duje tanen.Njerzit i thon pse ti spe do tanen po t'hujen.
![]()
Ani duje tanen thot. Ju mshel goja tashi ktij me ate thirrjen duje tanen.Njerzit i thon pse ti spe do tanen po t'hujen.
![]()
dy kryetaret e partive
dy dhenuert e huaj
![]()
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Nese Albini ka bere mire qe eshte martuar me nje femen te 'huaj' a jo kjo doren ne zemer nuk me ben shume pershtypje.
Pak eshte korite dhe po duket hipokrit, se i jepke zor 'duaje tenden'.
Sido qe te jete, mu me shume se sa skandinavja, po me ben pershtypje shqiptari jone, e sidomos fotografia ne fjale, ku protagonistet puthen.
Shikojeni dhendrrin...
A po duket puthje solemne?
A mos po duket puthje e ngrohte?
A mos po duket martesore?
Keso puthje, madje me te nxehta, qiftet i japin njeri tjetrit kur ndahen tek qoshi i baneses - kur njeri shkon nalt, e tjetri kthehet poshte deri ne dugaje...
Shikojani dhendrrit nje tube letra ne dore, e nuses nje tufe lule...
Athu' cka ka ne ato letra Albini?
11 pikat e Karl Marxit per Feuerbach'in?
Urime Albin...
Berat Buzhala
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
O Llapashnik....sjelle lamin ku na informon qe plaku Agim Ceku eshte i martuar me Miss-in e Pejes...haha...thuaj qe ky Ceku shume fraer dhe tash duhet martuar me Miss-in e Pejes!!
Ceku, eshte milioner per ate e ka pranuar ajo, e ka prej babe pasurin, po, pak ka punuar edhe ne Gjermani!!
Burri 1 X flet !
Zhbogar takohet me Kurtin
Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar sot është takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Gjatë këtij takimi, sipas një komunikate të lëshuar nga “Vetëvendosje”, thuhet se është diskutuar për situatën dhe zhvillimet aktuale politike dhe socio-ekonomike në Kosovë dhe rajon.
Sipas kësaj kumtese gjatë këtij takimi po ashtu është biseduar edhe për rëndësinë e luftimit të korrupsionit dhe zhvillimin ekonomik, që është një ndër prioritetet e “Vetëvendosjes” të shprehura edhe në Alternativën e saj Qeverisëse.
“ Vëmendje e veçantë iu kushtua sundimit të ligjit dhe drejtësisë, me theks të posaçëm mbi vazhdimin e mandatit të EULEX-it dhe themelimin e gjykatës së veçantë, për të cilat do të vendos Kuvendi i Kosovës. Në takim u ritheksua qëndrimi tashmë i bërë publik i Lëvizjes VETËVENDOSJE! rreth këtyre çështjeve: EULEX-i nuk ka qenë as i drejtë e as parimor që të sjellë drejtësi e rend dhe në kohën kur do të duhej të jap llogari për 1,5 miliardë euro të taksapaguesve evropianë të shpenzuara në këto gjashtë vjet del imponimi i Gjykatës së Veçantë për Kosovën pa e pasur njëherë një të tillë për Serbinë”, thuhet në komunikatën e “Vetëvendosjes”.
http://www.zeri.info/artikulli/31516...ohet-me-kurtin
Mehmet Loci, ish pjesëtar i UDB’së i bashkohet Vetëvendosjes!?
2:50 // April 14, 2014
Mehmet Loci, ish pjesëtar i UDB’s duket se ka gjetur strehë dhe mbështetje nën ombrellën e Vetëvendosjes. Në një fotografi të realizuar gjatë një tubimi të Lëvizjes Vetëvendosje shihet edhe prezenca e Mehmet Locit, ish punëtor i Shërbimit të Sigurimit të Shtetit (UDB).
Pas daljes në publik të Mehmet Locit në emisionin Rubikon të KTV’së ku të ftuar ishin dy ish pjestarë të shërbimeve sekrete, njëri i kohës së ish Jugosllavisë, dhe tjetri i LDK-së së viteve 90-të, kanë vazhduar reagimet nga të gjitha anët, duke vlersuar se po tentohet të amnistohen figurat që i shkaktuan dëme Kosovës.
/Dita Press/
![]()
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Avni Zogiani e quan punë të mençur mos bashkimin e Kosovës me Shqipërinë
GazetaExpress E hënë, 14 Prill 2014 23:50
Avni Zogiani i cili së fundmi i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, mendon se fakti që nuk ka ndodhur bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është një gjë e mençur.
I pyetur në lidhje me “pikën e përbashkët” që ai duhet ta ketë me Vetëvendosjen, atë të bashkimit kombëtar, Zogiani tha se konsideron që është gjë e mençur që nuk ka ndodhur deri tani ky bashkim.
Komentet e tij, Zogiani i ka bërë në emisionin “Interaktiv” të KTV’së, ku ai ka folur për arsyet që i është bashkangjitur Vetëvendosjes, duke përmendur në veçanti qeverisjen në Prishtinë, si njëra ndër arsyet.
-----------------------------------------------------------------------------
Avni Zogiani në Vetëvendosje
Avni Zogiani zyrtarisht i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo u bë e ditur në mbledhjen e 14 –të e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.
Lajmin e ka konfirmuar edhe lideri i VV-së , Albin Kurti, ku kë të lajm e quajti të gëzueshëm, sepse sipas tij, Zogiani është person që vjen nga shoqëria civile, dhe është i pakorruptueshëm.
Avni Zogiani ka qenë gazetar dhe drejtor i Organizatës për Demokraci dhe Anti-Korrupsion “Çohu”.
Ndërkaq, Zogiani ka thënë se i është bashkuar VV-së me një qëllim të vetëm, luftimin e korrupsionit në institucione. infoGlobi/L.B
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Ilir Deda në Vetëvendosje?
GazetaExpress E martë, 15 Prill 2014 16:32
Rrugën e shkuarjeve të reja të disa anëtarëve të shoqërisë civile në Lëvizjen Vetëvendosje, do të ndjek edhe drejtori i KIPRED-it, Ilir Deda.
Burime të ORAinfo.com bëjnë të ditur se Ilir Deda tashmë ia konfirmuar shkuarjen në këtë subjekt politik liderit të VV-së, Albin Kurtit.
“Deda tashmë pothuajse është anëtarë i Vetëvendosjes dhe aderimi tij zyrtar në këtë subjekt polikë është çështje kohësh”, ka thënë burimi.
Në anën tjetër, zëdhnësi i Vetëvendosjes, Erzen Vraniqi nuk e ka pohuar dhe as mohuar kalimin e Dedës në këtë subjekt politikë. “Nuk mund të them asgjë në këtë drejtim”, ka thënë shkurt Vraniqi.
Ndërkaq, kontakti me Ilir Dedën ka qenë i pamundur gjatë gjithë ditës, i cili e ka pas telefonin e fikur.
Ndryshe, këtë javë VV-së iu kanë bashkuar dy aktivistë të shoqërisë civile, Avni Zogiani nga “Çohu” dhe Merita Mustafa nga KDI.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Edhe Surroi në Vetëvendosje?
17.04.2014 | 18:12
Kohët e fundit kanë ndodhur dy takime ndërmjet Albin Kurtit dhe Veton Surroit. Takimet kanë ndodhur pas kohës së protestave që e bënë të mundshme edhe rrëzimin e rektorit të Universitetit të Kosovës, ku rol kyç e dominues kishte VV dhe Grupi “Koha”.
Merret vesh se bisedimet kanë qenë të përzemërta dhe kanë kaluar pa mosmarrëveshje ndërmjet Kurtit e Surroit.
Mirëpo, siç ndodhë ende në VV, për një takim të tillë, janë njoftuar krerët kryesorë të këtij subjekti politik.
Kurti i ka njoftuar udhëheqësit tjerë se Veton Surroi do të duhej të ishte i dyti në listën e VV-sw. Por, nuk ka raportuar te “shokët” se është biseduar edhe për pozitën e Kryeministrit.
Natyrisht, sipas burimeve të Publiku.net, brenda krerëve të VV ka reaguar ashpër Glauk Konjufca, i cili ka kërcënuar me largim prej VV nëse kjo do të ndodhte.
Ai u ka kujtuar të pranishme se askush që ka negociuar me Serbinë nuk mund të jetë në kreun drejtues e vendimmarrës të VV, edhe sipas statutit të kësaj partie.
Ditë më parë, është bërë e njohur edhe nëpër media, ka filluar tashmë aderimi në VV i disa përfaqësuesve të shoqërisë civile, të cilët kanë qenë kryesisht ‘kallëzues’ të mbështetur nga faktori i jashtëm.
Këto ditë ka aderuar edhe njëri prej ‘organizatorëve’ për rrëzimin e rektorit Gashi, Avni Zogjani.
Në bisedime për të qenë pjesë e VV është edhe organizatori tjetër i protestave për rrëzimin e rektorit Gashi, Ilir Deda.
Ndonëse është publikuar në media se Deda tashmë është në VV, ky informacion, sipas burimeve që ka Publiku.net, nuk është ende i saktë ose i konfirmuar përfundimisht. Edhe në këtë drejtim ka telashe brenda VV.
Deda, së bashku me ‘pinjollin’ e Veton Surroit, Ylli Hoxha, tash këshilltar komunal në Prishtinë i VV, ishin në paraburgim për shkak të ‘sjelljeve të dhunshme’ në protestat e rrëzimit të rektorit Gashi për 24 orë./standardi.info/
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Krijoni Kontakt