Close
Faqja 89 prej 107 FillimFillim ... 3979878889909199 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 881 deri 890 prej 1065
  1. #881
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!



    ​Rexhep Qosja: Vetëvendosje përdorë metoda si “Agimi i Artë” në Greqi
    Nga Express | 17 Shkurt 2014 22:39

    Rexhep Qosja ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje duke thënë se po përdorë metoda si “Agimi i Artë” në Greqi.

    Ai thotë se nëse Vetëvendosje vazhdon të veprojë kështu sic është duke vepruar, atëherë Kosova do të jetë e detyruar të marr masa ndaj VV-së.

    “Vetëvendosje i lejon vetes të kapet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës dhe kryetari në vend se të thërras sigurimin tenton të mbrojë mikrofonin. Kjo nuk ndodhë askund, duke i rrëmbyer mikrofonin po rrëmben sovranitetin e deputetit dhe Kuvendit. Vetëvendosje po vepron si Agimi i Artë. Shpend Ahmeti nuk ka folur me gjuhën e Vetëvendosjes”, thotë Rexhep Qosja në emisionin “Shqip”.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #882

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #883
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #884
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!




    Jacobson : Protestat e UP-së, politike


    Ndërsa pranon të takohet me Albin Kurtin nëse ai i garanton se nuk do shkaktojnë konfrontime fizike.

    “Qartazi mendoj se ka pasur prapavijë politike.

    Tracey Ann Jacobson, thotë se protestat para rektoratit kanë pasur prapavijë politike.

    Pas shënimit të gjashtë vjetorit të shtetësisë, Jakobson, tha se një nga pikat kryesore për Kosovën ka qenë marrëveshja Prishtinë-Beograd e arritur me 19 prill. Atë e përafroj me të premten e mirë në Irlandë.


    22:00 / E enjte, 27 Shkurt 2014


    Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, thotë se protestat para rektoratit kanë pasur prapavijë politike. Për reformën thotë se nuk është si e ka kërkuar bashkësia ndërkombëtare, kurse ua rikujton politikanëve se Presidentja ka mandatin deri në 2016 dhe me atë post nuk mund të bëhen marrëveshje. Ndërsa pranon të takohet me Albin Kurtin nëse ai i garanton se nuk do shkaktojnë konfrontime fizike.

    “Qartazi mendoj se ka pasur prapavijë politike. Çka do që ndodh në këtë vit zgjedhor mendoj se do të përdoret nga një forcë ose tjetër për të dhënë deklarata politike apo për të fituar poen politik”, tha ambasadorja Jakobson, në një intervistë për Klan Kosova, duke folur për protestat para rektoratit të UP-së.

    Duke folur për zgjedhjet, ambasadorja Jakobson tha se ato duhet të zhvillohen kur të merren vesh spektri politik vendor. Por ajo shfaqi keqardhje se ato do të mbahen pa reformë.

    “Nuk është reforma që bashkësia ndërkombëtare e ka kërkuar, por reforma që votuesit kosovarë e meritojnë. Por tashmë ka kaluar koha kur mund të bëhet ajo”, tha ajo.

    Zgjedhjet e fundit lokale, sipas Jakobson, japin shpresë se spektri politik ka arritur një pjekuri për të organizuar zgjedhje fer dhe korrekte.

    Por ajo tha se partitë politike nuk duhet të llogarisin në postin e Atifete Jahjagës kur të diskutojnë për koalicionet pas zgjedhore.

    “Shpesh në media shoh idenë se koalicioni do të jetë me një udhëheqës si kryeministër e tjetri president. Ata harrojnë faktin se presidentja e ka mandatin deri në 2016, diçka që e ka konfirmuar edhe gjykata kushtetuese. Nuk besoj se kushtetuesja lë hapësirë që presidentja të lë në gjysmë mandatin që të bëhet pjesë e marrëveshjes”, tha ajo.

    Pas shënimit të gjashtë vjetorit të shtetësisë, Jakobson, tha se një nga pikat kryesore për Kosovën ka qenë marrëveshja Prishtinë-Beograd e arritur me 19 prill. Atë e përafroj me të premten e mirë në Irlandë.

    “Më kujtohet kur kemi pasur të premten e mirë. Kam qenë e punësuar në shtëpinë e bardh atëherë, ka qenë pritje e madhe, atje ende kemi probleme por shikoni sa larg kanë shkuar. Kosova mendoj se mund të ketë të njëjtën ndjenjë të pozitivitetit”, u shpreh ajo.

    Duke komentuar për marrëdhëniet mes liderëve politik, ajo foli për Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen.

    “Nëse Albin Kurti thotë se VV nuk do të angazhohet me konfrontime fizike siç ishte vitin e kaluar, nëse ata publikisht do ta thoshin një gjë të tillë, atëherë nesër do të takohesha me të”, tha Jakobson.

    Gjatë kësaj interviste ajo tha se Kosova ka nevojë për EULEX-in dhe se shndërrimi i mandatit të FSK-së duhet të bëhet në harmoni me NATO-në. /KlanKosova/
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 27-02-2014 më 17:40
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #885
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    e more flamur shala ti ske kapacitet ti je msuar me hanger gaga

  6. #886
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    e more flamur shala ti ske kapacitet ti je msuar me hanger gaga

  7. #887
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    kjo tregon se e ambasadat jan te interesuara ta ndalojn zerin e qytetarit kjo sesht demokratike sa un di ne amerik gjdo dit ka protesta shpesh edhe dhun perdortet me gjith rrespektin per shtetet e bashkuara qe kemi si komb shqiptar ne dote protestojm sa her qe esht e nevojshme

  8. #888
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    athua ju te PDK-S KEN EKENI NENE

  9. #889
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!



    Militantët e Vetëvendosjes përzihen në punët e Komunës së Prishtinës, bëjnë edhe presion


    GazetaExpress E premte, 28 Shkurt 2014 07:39
    Aktivistët e Vetëvendosjes nuk janë aktiv vetëm në protesta. Ata tash e tutje kanë marrë përsipër që të vëzhgojnë edhe punë që bëhet në Komunën e Prishtinës.

    Një mobilizim i tillë i militantëve të Vetëvendosjes është parë edhe në seancën e fundit të Kuvendit Komunal të kësaj komune, shkruan gazeta “Tribuna”.

    Sipas gazetës, njëri nga edhe ka bërë presion mbi asamblistët e partive të tjera me thirrje për t'ia imponuar qëndrimin e partisë së tij për votim

    Lëvizja Vetëvendosje në seancën dukej se asgjë nuk dëshironte t’ia linte rastësisë për të futur nën administrim kompanitë publike, të cilat janë të politizuara skajshëm nga LDK-ja.

    VV-ja, pos që arriti të bëjë koalicion me shumicën e partitive opozitare për caktimin e aksionarëve të ndërmarrjeve publike, rreth 10 aktivistë të saj ishin prezentë në seancën e Kuvendit. Nga qëndrimet e tyre, ata dukeshin se ishin gati të përlesheshin me cilindo, nëse puna nuk do të shkon ashtu siç ishte menduar.

    Me të hyrë në sallë, ka qenë vendi i ‘rezervuar’ për ta së bashku me shoqërisë civile. Disa nga ta janë aktivistë që jo rrallëherë kanë rënë në pranga të policisë në protesta të ndryshme që i ka organizuar VV-ja.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #890
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!



    Ahmeti i rehaton dostat e ‘Filikaqës’
    08:36 | 01.03.2014


    Të jesh i pari i një komune dhe te mos mendosh edhe për njerëzit e t'u, është pamundur në Kosovë. Edhe Shpend Ahmeti posa është zgjedhur kryetar i Prishtinës, ka menduar për njerëzit e afërt të tij. Madje ai njërin nga ortakët e ka emëruar para pak ditësh drejtor. Visar Berisha, tash do ta drejtojë Drejtorinë e Financave dhe Pronës.
    Ai ka qenë ortak në biznesin, Kafe-bar ‘Filikaqa’ më kryetarin Ahmeti. Por përveç Visarit, kryetari Ahmeti ka menduar edhe për bashkëshorten e një bashkaksionari tjetër, që gjithashtu e ka pasur ortak në ‘Filikaqë’. Bashkëshorten e Kreshnik Berishës, Blerta Zeqiri, në fillim të mandatit e ka emëruar drejtoreshë të Kulturës.
    Kryetari Ahmeti thotë se drejtori i ri, Visar Berisha, është një prej njerëzve më të suksesshëm dhe profesionistë që ai e njeh. Berisha, ndryshe, ia ka zërë vendin ushtruesit të detyrës, Besnik Bilslimit, i cili ka kaluar si këshilltar i jashtëm i kryetarit Ahmeti. Edhe Bislimi është shok i vjetër i kryetarit. Të dy kanë ligjëruar në Universitetin Amerikan në Kosovë. Por, i pari i Prishtinës, ka mohuar se para pak ditësh Berishën e mori në kabinet, pse ishin ortakë. /Tribuna/
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 89 prej 107 FillimFillim ... 3979878889909199 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •