
Postuar më parë nga
Antiproanti
Kurre s'kam qene komunist...
As une dhe as nje nga anetaret e ngushte te familjes dhe farefistit tim me te gjere.
Prandaj, akuzat tua te pabazuara jane vetem nje reagim i pritshem ne mungeses se argumenteve te vlefshme.
Eshte realiteti i thjeshte dhe i kuptueshem per te gjithe ai qe e ben absolutusht te pamundur, qe gjendja ne Drenice te arsyetohet me ato brockulla tuat dhe te "Partise Komuniste te Drenices (PDK).
Ne cdo pjese tjeter te Kosoves, te gjitha partite ose se paku dy parti popullore kane shansa reale per te konkuruar dhe fituar, vetem ne Drence jo resp. ne zemren e Drenices, Skenderaj dhe Gllogovc. Dhe kete qe 14 vjet.
Do te ishte plotesisht normale dhe e pranueshme qe nje parti te jete shume e forte atje, te fitoje edhe 50% apo ndonjerhere edhe mbi 60%, por jo gati pa perjashtim mbi 80%.
Ne asnje vend dhe rajon te Europes demokratike nuk ndodhe qe partite popullore te mos fitojne as 5%, shpesht vetem 2 apo 3%. Me perjashtim te rajoneve multientike, ku komunat e dominuara nga ndonje pakice shpesh ose zakonisht e zgjedhin me shumice absolute nje parti te tyre, te perbere dhe udhehequr nga anetare te kesaj pakice etnike ose fetare. Por drenicaket nuk jane pakice etnike dhe Drencia resp. Skenderaj dhe Gllogovci nuk jane enklave e nje pakice te tille, ngjashem me enklavat e serbeve ne Kosove apo ne veri te Kosoves, ne menyre qe te mund te arsyetohen disi ato brockulat tua me urrejtje nderetnike, historike,, padrejtesi historike, konflikt historik etj.
Fakti qe "Partia e Drenicakeve" zgjedhet me te madhe edhe ne pjese tjera te Kosoves, pavaresisht dallimeve te njohura rajonale, flet qartazi kundert arsyetimeve tua lidhur me votimin e drencakeve. Jane drenicaket resp. kryesisht Skenderaj dhe Gllogovci qe kane probleme me veten e tyre, me rajonet tjera, me partite tjera, me demokracine, me pluralizmin..., jo e kunderta.
Ne kete aspekt eshte e qarte se Drenica eshte ajo qe duhet te behet me teper Kosove, se sa Kosova Drenice.
Krijoni Kontakt