Mbi deklaratat e kryetarit te Mitrovices, shpalljen e gjendjes se jashtezakonshme...
Mbi deklaratat e kryetarit te Mitrovices, shpalljen e gjendjes se jashtezakonshme...
Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!
13 Prill 2012 - 13 vjetori i rënies së dëshmorëve të kombit
Dalip Behra dhe Bekim Gashi.
Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!
Thaçi në Kuvend akuzon VV për takime me ministra të Tadiqit
Publikuar: 18.04.2012 - 18:43 koha net
Prishtinë, 18 prill – ( E plotësuar) Në fjalimin e vet të gjatë para deputetëve të Kosovës kryeministri Hashim Thaçi ka akuzuar opozitën se me reagimet e veta për situatën në veri po e fajëson komunitetin serb dhe se qeveria e ai në krye të saj nuk janë të interesuar që në këtë pjesë të vendit të përdorë dhunën. Dhuna është një kapitull i shkuar dhe Kosova nuk do përdorë më. Por tha ai, Kosova nuk do të lejojë të shkelet asnjë centimetër e tokës së saj. Duke folur për zgjedhjet serbe, kryeministri theksoi se nuk do të lejohet votimi i asnjë palë zgjedhjeve serbe në veri por do të lejohet vetëm votimi me postë i atyre që, siç tha ai, kanë dyshtetësi.
Hashim Thaçi duke akuzuar opozitën për destruksion, sidomos qasjen e saj ndaj veriut. Ai duke folur për këtë, ai akuzoi Vetëvendosjen, përkatësisht nënkryetarin saj, duke pyetur për të treguar pse, kur është takuar dhe çfarë ka biseduar me ministrat e Tadiqit.
Duke folur për vizitën vet në SHBA Thaçi tha se këtë viztë nuk ta kuptojnë ata që e kanë të ndaluar ta vizitojnë SHBA, duke aluduar qartë te lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti. Opozita e braktisi sallën e Kuvendit në momentin kur Hashim Thaçi e mori fjalën.
Kuvendi dominohet nga akuza pozitë-opozitë, asgjë konkrete për veriun
Prishtinë, 18 prill - Kuvendi i Kosovës është mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme për situatën në veri. Deputetët e opozitës kritikuan qeverinë se nuk ka ndërmarrë veprime për të integruar atë pjesë të vendit. Ndërkaq ministri i brendshëm Bajram Rexhepi deklaroi se në rast se KFOR-i dhe EULEX-i nuk ndërmerr masa për sigurinë e qytetarëve atëherë këtë do ta bëjë Policia e Kosovës.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, varësisht nga përkatësia partiake edhe sot i panë zhvillimet në veri. Opozitarët thanë se situata atje është ekstremisht e keqe, më e keqe se disa vite më parë, duke vlerësuar se gjendja në veri po përkeqësohet dhe kërkuan ndërmarrjen e hapave të menjëhershëm për të ofruar siguri dhe për të integruar atë pjesë të vendit. Opozita për tërë këtë gjendje fajësoi Qeverinë, e cila, sipas tyre nuk ka bërë asgjë, dhe shpëtimi i vetëm i vendit, sipas tyre, është dorëheqja e kësaj qeverie që sipas tyre ka përkeqësuar çdo çështje.
Në anën tjetër, deputetët e koalicionit në pushtet, thuaja të gjithë, tentuan që këtë gjendje në veri ta paraqesin si të trashëguar nga qeveritë e mëhershme.
Në fillim seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për situatën në veri ministri i brendshëm Bajram Rexhepi duke njoftuar deputetët për ngjarjet në veri tha se policia e Kosovës do të veprojë në atë pjesë edhe në rast se mungon reagimi i duhur nga KFOR-i dhje EULEX-i.
Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri theksoi se gjendja në veri të Mitrovicës është e rëndë. Ai deklaroi se atje vazhdon të mos funksionojnë institucionet e shtetit, ndërsa qytetarët po terrorizohen dhe kjo sipas tij ka një adresë, Beogradin që është financues.
Ai kërkoi disa veprime urgjente, si funksionimin e gjykatave, mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe qarkullimin e lirë në veri, presion për lirimin e shqiptarëve të arrestuar në Serbi, të nxirren para ligjit bashkëpunëtorët ekomomik me kriminelët e veriut, EULEX-i e KFOR-i t’i ushtrojnë detyrat sipas mandatit, etj.
Edhe Visar Ymeri, shef i Grupit parlamentar të Vetëvendosjes tha se po të kishin qenë këta deputetë të sinqertë dhe po ta kishin menduar vërtetë se situata në veri është e jashtëzakonshme atëherë do ta nënshkruanin kërkesën e tyre për seancë të jashtëzakonshme javën e kaluar.
“Po na thuhet se veriu në njëfarë forme funksionon kështu siç është që prej vitit 1999. Por kur kthehemi pak në histori do ta shohim se tërheqja e institucioneve të Kosovës nga atje është bërë gradualisht dhe me hapa. Sikur të ketë qenë e planifikuar...”, u shpreh Ymeri.
“Një pjesë e konsiderueshme e tyre ka ndodhur në Kosovën me të njëjtin kryeministër, Hashim Thaçin. Tash e katër vite e gjysmë të drejtimit të qeverisë nga ai strukturat ilegale të Serbisë janë toleruar vazhdimisht të veprojnë, terrorizojnë, vrasin, dhunojnë e plaçkitin çdo gjë shtetërore, publike e private në atë pjesë të vendit. Njëlloj sikur në kohën e qeverive të mëparshme. Tash e katër vite e gjysmë kjo qeveri e ka përkeqësuar çdo gjë në të cilën ka prekur, por edhe ato aspekte ku ajo nuk ka vepruar. E tash deputetët e saj na thërrasin në seancë, për ta zëvendësuar mungesën e veprimit qeveritar e institucional atje”, tha ai, duke shtuar se kjo qeveri e ka vetëm një mënyrë për ta shpëtuar Kosovën, e kjo sipas tij, është dorëheqja e saj.
Ndërkaq, shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini se veriu i Kosovës është reflektim i qeverisë. Ai tha se qeveria çdo gjë që e ka bërë ka qenë false, duke u zhveshur kështu Kosovën prej mundësisë për t’u marrë me veten.
Duke iu referuar raportit të ministrit Rexhepi, shefi i GP-së së AAK-së tha se Qeveria e Kosovës tërë kohën e shfrytëzon për të kamufluar, për t’i hedhur hi syve qytetarëve të vendit dhe për Qeverinë tha Gjini për çdo gjë të gjithë kanë faj përveç atyre.
Sipas tij, akuzimi i Serbisë për çështjet në veri është paaftësi e institucioneve për t’u marrë me problemet.
Duke shprehur qëndrimin se siguria në veri është më e keqe, veriu më pak i integruar, strukturat ilegale më të sigurta, më pak shqiptarë në veri se në vitin 2008, Gjini tha se me këtë qeveri në pushtet Kosova po shkon drejt zhbërjes, për atë që është munduar me shekuj.
Në seancën e Kuvendit të Kosovës për gjendjen në veri, zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini kanë pasur një debat të ashpër, raporton Telegrafi.
Pas deklaratave të Kuçit se Qeveria është kujdesshme për të mos i frikësuar qytetarët në veri, Gjini iu drejtua Kuçit, duke thënë se mos “ke probleme me amnezi”, pas sipas tij ditë më parë ka folur edhe për mundësinë e intervenimit në veri, ndërsa tash për kujdes që të mos i frikësojnë qytetarët atje.
Pas kësaj, ishte reagimi i Kuçit i cili theksoi “di edhe unë të flas si në rrugë po nuk ma lejon kultura”.
Kuçi u shpreh se memorien e ka të zhvilluar shumë mirë, por tha se nuk do ta përdorin logjikën e frikësimit të qytetarëve, por të shkelësve të ligjit.
Duke folur për veriun, Kuçi iu drejtuar Gjinit “Pse se kryjshi çështjen e veriut sa ishit në pushtet...”.
Kuçi në këtë seancë duke folur për veprimet atje, tha se nuk janë institucionet e Kosovës që i dhënë urdhër EULEX-it e KFOR-it, por kanë bashkëpunim me këto institucione.
Ai deklaroi se çelësi i problemit është në Beograd.
Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri
Vizioni i Levizjes VETEVENDOSJE per Ferizajin!
NJË KOMUNË MODEL PËR KOSOVËN
Në vizionin tonë qeverisës, Ferizaj do të jetë hapi i parë drejt një ndryshimi shpresëdhënës për të gjithë Kosovën. Ky vizion do të kthehet në realitet duke u përballur një nga një me të gjitha problemet që rëndojnë mbi qytetarët e komunës tonë. Ferizaj sot është në një gjendje të padëshirueshme. Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe kandidati i saj Faton Topalli synon që Komunëne Ferizajt ta kthejë në shembull të zhvillimit e të ndershmërisë për të gjithë Kosovën. Problemet kryesore të Ferizajit, sipas sondazheve që kanë bërë ekspertët tanë, janë katër:
a) Papunësia
b) Korrupsioni
c) Infrastruktura
ç) Shërbimet publike
Qeverisjet e mëparshme, për shkak të mendësisë së tyre të gabuar kanë shkaktuar një situatë të varfërisë e të papunësisë. Kjo ka ardhur sipasojë e procesit të de-industrializimit, po edhe si pasojë e privatizimit të egër të njësive prodhuese, që ka rezultuar në zvogëlim drastik të kapaciteteve prodhuese e punësuese. Në fshat papunësia ka ardhur si rezultat i shkatërrimit të tokës bujqësore, edhe si shkak i mungesës së politikave orientuese për ekonominë bujqësore. Në qytet mungesa e rendit dhe e drejtësisë i ka larguar shumë investitorë të mundshëm qëvijnë prej mërgatës.
Korrupsioni është një fenomen që ka shoqëruar të gjitha pushtetet e mëparshme në Ferizaj. Shpenzimi i parave publike për luks të pushtetarëve ka vënë në dukje pabarazitë e mëdha midis varfërisë së qytetarëve të komunës së Ferizajit, dhe pasurisë të pamerituar të pushtetarëve. Përveç shpenzimeve marramendëse për të blerë makina luksoze e objekte të tjera të shtrenjta, korrupsioni më i madh ndodhe gjatë tenderimeve, me ç’rast shumicën e projekteve e marrin familjarë të administratës së komunës. Nën drejtimin e Faton Topallit do të synohet rritja e prodhimit, dhe zhvillimi ekonomik në qytet e në fshat, që mundëson hapjen e vendeve të reja të punës. Synimi ynë është që secila familje të ketë së paku një anëtar të punësuar. Historiku i Lëvizjes VETËVENDOSJE! është ndërtuar nëpërmjet ballafaqimit me padrejtësinë dhe me pushtetarët e korruptuar. Synimi ynë për komunën e Ferizajt është që brenda një viti të gjitha marrëdhëniet ekonomike e financiare të komunës të jenë transparente, dhe të eliminohen praktikat korruptive. Asnjë tender nuk do të jepet për familjarë të administratës komunale, dhe asnjë investim nuk do të shpenzohet pa e marrë edhe mendimin e qytetarëve. Në bashkëpunim me institucionet qendrore, ne angazhohemi ta luftojmë krimin e t’i ndalojmë kërcënimet për investitorët. Ferizaj, brenda një viti do të shndërrohet në një komunë që i mirëpret e i mbrontë gjithë faktorët ekonomikë që duan të zhvillohen bashkë me ne.
Levizja VETEVENDOSJE! (per me shume rreth programit qeverises klikoni ketu)
Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!
per kush din gjermanisht..
Arena SF1, 22.02.2008
Emision embematik i televizionit publik zvicveran mbi "dilemën zvicerane" me rastin e njohjës së pavarësisë së Kosovës pas shpalljes Republikë të pavarur dhe sovrane më 17 shkurt 2008, me çrast Faton Topalli bashkë me kryetarin e atehershëm të socialdemokratëve zviceran Hans Jürg Fehr u konfrontuan me panelistë proserb dhe antishqiptar.
http://www.videoportal.sf.tv/video?i...7-aa086c3e0b98
Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!
Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!
VV do ta fitojë Ferizajn, pastaj edhe Kosovën
Lëvizja Vetëvendosje e ka përmbyllur fushatën parazgjedhore në komunën e Ferizajt, ku zyrtarë të saj u kanë premtuar qytetarëve se do të përkushtohen që problemet, të cilat e kanë ngulfatur këtë qytet t’i zgjidhin, duke qenë sa më afër qytetarëve, duke e zhdukur krimin, korrupsionin e prostitucionin dhe duke ua kthyer mirëqenien qytetarëve të Ferizajt.
Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke folur para elektoratit ai e ka mbështetur kandidatin e kësaj lëvizjeje, me të cilin ai ka thënë se nuk do të fitojë vetëm Ferizaj, por do të fitojë edhe Kosova. Ai ka kërkuar nga elektorati që të tregohet kësaj radhe dhe votën ta vendosin tek numri 23, për kandidatin Faton Topalli.
“Gjatë kësaj fushate, Faton Topalli është treguar për Ferizajn, ditën e zgjedhjeve Ferizaj duhet të tregohet te Faton Topalli. Fatoni është politikani më aktiv, më i mençur dhe më i hapur në komunën e Ferizajt. Kur fiton Fatoni, fiton Ferizaj... kur fiton Ferizaj, fiton Kosova... kur fiton Kosova fiton Shqiptaria, e kur fiton shqiptaria nuk përfiton asnjë matrapaz që ka hyrë në politikë dhe asnjë politikan që është bërë matrapaz”, tha Kurti.
Ai shtoi se me Vetëvendosjen dhe Faton Topallin do ta ndalin korrupsionin, dhe kurrë më nuk do të ketë politikanë që do të jenë njerëzit më të pasur në vendin tonë. Ai ka thënë se Vetëvendosje ka qenë opozita më e mirë dhe më aktive, e cila vazhdimisht ka kërkuar ndryshime.
Ndërsa, kandidati i Vetëvendosjes, Faton Topalli, i ka premtuar elektoratit se nëse ai vjen në pushtet, do ta ndalë korrupsioni, hajninë, prostitucionin dhe do t’ia kthejë qytetit dhe qytetarëve nderin dhe krenarinë që ata e meritojnë.
“Mjaft më me këtë politikë të turpit përballë pushtetit serb, mjaft më me këtë politikë të përkuljes, mjaft më me këtë politikë të korrupsionit, mjaft më me këtë politikë që krijon mirëqenie për pushtetarë dhe varfëri për qytetarë. Ne do t’ia kthejmë Ferizajt emrin, peshën dhe nderin që i takon. Do t’i shesim xhipat, do ta heqim luksin për pushtetarë, do ta shtrojmë mirëqenien për qytetarë. Ferizaj nuk do të jetë qytet i haraçit dhe mbytjes së biznesit, Ferizaj nuk do të jetë qytet i asfaltit dhe betonit, Ferizaj nuk do të jetë qytet i drogës dhe prostitucionit, do të punojmë që Ferizaj të ketë punë, së pari për ato familje që nuk kanë asnjë të punësuar”, ka thënë ndër të tjera Topalli.
Ai ka thënë se me 29 prill po fiton shpresa për Ferizajn dhe shpresa për Kosovën. Ai ka shtuar se drita në të gjithë këtë errësirë që është krijuar në Ferizaj, vjen bashkë me lëvizjen Vetëvendosje.
Faton Topalli është kandidat për kryetar të Komunës së Ferizajt, i cili vjen nga Lëvizja Vetëvendosje dhe mban numrin 23.
Ndryshe, komuna e Ferizajt pritet t’i mbajë zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës, pasi që, tashmë ish-kryetari i saj, Bajrush Xhemajli kishte dhënë dorëheqje pasi ishte dënuar me dy vjet e gjysmë burgim nga Gjykata Supreme me arsyetimin se ai ishte fajtor për shkaktim të rrezikut në komunikacion, i cili pas një ndeshje me automjet në hyrje të Prishtinës, kishte lënë të vdekur një të ri.Bota sot
Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike
Koco Danaj: Pse humbi Vetvendosja?
E Hene, 30 Prill 2012
Ndodhi ajo që nuk pritej nga shumëkush në Kosovë, por që pritej nga disa në Kosovë, në Shqipëri apo Shqipërinë Lindore. Lëvizja Vetvendosje është humbësja e madhe ne zgjedhjet e zhvilluara në Ferizaj. Po përsëri doli forca e tretë mund të më thotë dikush apo disa. Nuk është argumentim, është ngushëllim. E, kur vjen puna për analizë, ngushëllimi nuk vlen, analiza është parësore. Forca politike e cila ne dhjetor 2010, pa qënë e organizuar, pa financa, arriti që në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të fitojë sipas Financial Timesit, 22 përqind të votave (Nga të cilat, 8 përqind ja vodhën), tashmë që është e organizuar, më me shumë përvojë, më me shumë financa, përsëri në një palë zgjedhje test, përsëri të jashtëzakonshme, arriti të fitojë vetëm 16 përqind. Kur shumica e përkrahësve të saj, prisnin, minimum, balotazhin.
Por le të kthehemi tek pyetja e sipërbërë: Pse humbi Vetvendosja? Anaiza e ftohtë dhe qëllimmirë, të con në konkluzionin se Vetevendosja humbi pasi u largua nga program saj fillestar, i para dy vjetëve. Në fillim, ajo u konsiderua si flamurtare e bashkimit kombëtar. (Të mos harrojmë se në Kosovë janë 82 përqind e shqiptarëve që e duan bashkimin me Shqipërinë). Pas hyrjes në parlament jo thjesht si forcë e tretë politike, por si shpresë reale e bashkimit të shqiptarëve, në një shtet të quajtur Shqipëri Natyrale, përditë e më tepër, deputetët e saj, filluan të largohen nga thelbi I Lëvizjes së tyre. Për ditë e më tepër, ata bashkimin e shndrruan në parrullë propagandistike, kur duhet ta kishin shndërruar në platformë legjislative, institucionale. (Në parlamentin e Kosovës, ka edhe deputetë të tjerë, që bëjnë pjesë në parti të tjera që e duan Shqipërinë Natyrale). Ata prisnin të gjenin tek Vetvendosja, mbështetjen e tyre, por nuk e gjetën. Deri më tani që po shkruajmë, në asnjë seancë parlamentare, asnjë deputet I Vetvendosjes, nuk ka artikuluar bashkimin e trojeve shqiptare. As si parti, por as si individ. Pse? Sepse drejtuesit e saj, bashkimin e konsideruan në program si pjesë e Vetvendosjes së Jashtme?? Lexoni programin e saj dhe do ta shikoni. Kur duhet të ishte e kundërta. Nuk mund asnjëherë, Kosova të arrijë të vetvendosë për fatin e saj, pa u bashkuar në fillim me Shqipërinë. Pjesa merr kuptim kur bashkohet me të tërën. Sovraniteti real fillon nga Bashkimi Kombëtar. Shfaqjet televizive me 4 apo 5 autobuzë nga Tirana në raste protestash, rezultuan të jenë thjesht një manipulim propagandistik. Ajo që hyri në Parlament si shpresë për të realizuar një ëndërr, u largua vetë nga ëndërra, e coi realizimin e saj diku në periferi të programit të saj dhe të veprimtarisë së saj.Dhe asnjëherë nuk u deklarua hapur se e pranon apo jo, Aktin Juridik të shpalljes së pavarsisë së Shqipërisë në kufijtë e saj Natyrorë në 28 Nëntor 1912. Ajo që hyri në parlament si shpresë, për bashkimin kombëtar, u soll herë si majtiste e here si djathtiste. Pra më shumë u ideologjizua, kur më shumë se cdo gjë tjetër duhet të kombëtarizohej. (Po, Flamuri kombëtar, mund të më thotë dikush apo disa, ne e mbajmë atë në zyrat tona etj etj.) Miqtë e mij, nuk jemi në këtë fazë, nuk kemi nevojë të mbështillemi me Flamur, jemi duke folur për bashkimin kombëtar sin je proces I shtruar për zgjidhje. Dhe të gjithë u mrekulluam kur më në fund një forcë politike që kërkonte bashkimin kombëtar hyri si forcë e tretë në Parlament) Po pastaj? Asgjë. Pastaj filluam të merremi me ideologjira, pastaj filluam të merremi me megallomanira, pastaj filluam të afrojmë ata që kishin fyer Sëknderbeun dhe kishin madhëruar Ballaban Pashë Baderën. Dhe pastaj, filluam të merremi me diskutime teorike, se e duam Shqipërinë me mbiemër apo pa mbiemër?? Dhe në fund erdhi edhe fjalimi I kryetarit të Vetëvendosjes në Ferizaj. Asnjë fjalë për bashkimin kombëtar, kur njerëzit kishin ardhur vetëm për fjalën ‘bashkim”. (Në Ferizaj, 87 përqind e shqiptarëve janë pro bashkimit kombëtar.Gabim fatal. Zgjedhjet janë lokale apo parlamentare për politikanin, ndërsa për popullin e thjeshtë që të ndjek, janë gjithmonë politike)
Dhe në fund të analizës, Vetëvendosja u bojkotua në Ferizaj, prandaj nuk mori aq vota sa I takonin. Po kush e bojkotoi? E bojkotuan ata që duan Shqipërinë Natyrale. Ata nuk pranuan të votonin për të. Dhe këtu fillon dhe mbaron analiza. Vetëvendosja ka elektoratin më të madh në Kosovë, shumë herë më të madh se PDK, LDK etj. Por duhet ti kthejë besimin këtij elektorati, atë besim që kishte në muajin e ftohtë dhjetor 2010. Po jap një spiegim figurativ të gjëndjes aktuale në Kosovë për Vetvendosjen, është një 4 vargësh I Xhevair Spahiut: “Mjegulla u var; Mali nuk duket më; Fusha ka mbetur; Pa Zot dhe pa Zë” .
Albin Kurti tashmë duhet të zgjedhë, nuk ka më ….edhe …edhe.. .Por ose …ose. Ose me ata, që duan realisht bashkimin kombëtar, ose me të tjerët që Flamurin Kombëtar e duan për të fshehur, internacionalizmin apo liberalizmin e tyre. Ose me Zhizhekun, ose me Projektin Politik Adem Jashari. E, për këtë duhet shumë pak!!! Duhet ndryshuar Programi. Duhet që bashkimi kombëtar të konsiderohet thelbi I Vetëvendosjes dhe jo Pjesa e Jashtme e tij. Dhe pas kësaj, të jeni të sigurtë që në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare, ajo do të jetë Forca e Parë Politike e Kosovës dhe Shqipërisë Natyrale.(lajme.net)
Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!
Krijoni Kontakt