Close
Faqja 66 prej 107 FillimFillim ... 1656646566676876 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 651 deri 660 prej 1065
  1. #651
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!



    Lama sot pritet të largohet nga Vetëvendosje

    Nga Express | 05 Korrik 2013 08:13


    Deputetja Alma Lama ka vendosur që përfundimisht të largohet nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Burime të sigurta të Tribunës kanë konfirmuar se deputetja Lama të premten (sot) do të bëjë publike largimin zyrtar nga Vetëvendosje.

    Qe një kohë të gjatë, Lama dhe kreu i Vetëvendosjes nuk pajtoheshin për koncepte dhe politika të kësaj lëvizjeje pas hyrjes në institucione.

    Burimi i gazetës ka treguar se Alma Lama do të vazhdojë të qëndrojë në Kuvend si deputete e pavarur.

    Ajo nuk ka vendosur ende nëse do t’i bashkohet ndonjë grupi Parlamentar në Kuvend dhe nuk ka diskutuar me asnjë parti për ndonjë transfero të mundur siç ka ndodhur deri tani brenda Kuvendit.

  2. #652
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Citim Postuar më parë nga selman-kadria Lexo Postimin


    Lama sot pritet të largohet nga Vetëvendosje

    ...
    Vendim i drejte...
    Flirtimi i Kurtit dhe i disa tjereve ne VV me islamistet eshte i pajustifikueshem dhe i papranueshem.

  3. #653
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!



    Lama: Vetëvendosje po flirton me ekstremistët fetarë

    Nga Express | 05 Korrik 2013 08:13


    (E plotësuar) Deputetja Alma Lama, përmes një letre publike, ka treguar shkaqet që e shtynë të largohet nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Ajo përmend në letrën e saj flirtimin e kësaj partie me rrymat ekstremiste islamike dhe dhunën si mjet të arritjes së qëllimeve politike.

    Në vazhdim lexojeni të plot letrën e deputetes, tashmë të pavarur, Alma Lama.

    Letër e hapur votuesve të mi

    Të dashur votues,

    Kam vendosur t’ju drejtohem të gjithëve ju, që kur u afruat pranë kutive të votimit, në zgjedhjet e vitit 2010, në mendje kishit emrin tim, dhe dora juaj rrumbullakësoi pikërisht numrin që përkonte me këtë emër.

    Ju drejtotem sepse në një shoqëri demokratike, të vetmit që japin legjitimitet demokratik, janë pikërisht votuesit, pjesë e sovranit që quhet popull. Vetëm ju mund t’i jepni mundësinë dikujt t’ju përfaqësojë, të bëhet zëri juaj.

    Ndihem e privilegjuar që ma dhatë mundësinë të bëhem pjesë e Kuvendit të Kosovës, institucionit më të lartë në vend dhe jam e vetëdijshme çdo çast për përgjegjësinë e madhe që kam marrë mbi supe.

    Me një vetëdije të tillë, jam përpjekur të jem zëri juaj, zëri i mijëra njerëzve që e dëshironi një Kosovë të ndryshme nga ajo që është sot, që dëshironi një shtet më të fortë, më demokratik, një shtet që kujdeset për ju, që respekton e garanton liritë tuaja, që i respekton miqtë që na dolën në krah, atëherë kur gjysma e kombit- Kosova rrezikohej nga zhbërja.

    Po ju drejtohem ju sepse jeni të vetmit që ndjej obligim t’ju shpjegoj situatatën e krijuar përreth meje dhe subjektit politik ku bëj pjesë.

    Në tetor të vitit 2010 iu bashkova Lëvizjes Vetëvendosje! me dëshirën dhe vullnetin më të mirë për të dhënë kontributin tim për ndërtimin dhe konsolidimin e demokracisë në shtetin e Kosovës.

    Iu bashkova Lëvizjes Vetëvendosje! me besimin e plotë se vetëm në këtë subjekt mund të punoja për çuar përpara ëndrrën tonë të përbashkët për bashkim kombëtar.

    Iubashkova Lëvizjes Vetëvendosje! pa pasur as dyshimin më të vogël se kjo organizatë do bënte çmos për të ruajtur identitetin tonë kombëtar, atëherë kur ndonjë gjarpër i pabesë do të tentontetë na futej në gjirin tonë për të na e helmuar shpirtin dhe mendjen, siç na ka ndodhur shpesh përgjatë historisë.

    Iu bashkova Lëvizjes Vetëvendosje! me bindjen e plotë se kjo do të ishte gjeneratori i moderimit të shoqërisë, i instalimit të kulturës demokratike përendimore, që do ta dërrmonte politikën klienteliste, klanore e të errët që sot po e mban peng politikën dhe vetë jetën.

    Iu bashkova Lëvizjes Vetëvendosje! sepse i besova programit të saj.

    Iu bashkova Lëvizjes Vetëvendosje! sepse kam besuar se vërtet kjo lëvizje do t’i kthejë politikës moralin e munguar.

    Sot, pas më shumë se dy vitesh e gjysmë që jam pjesë e këtij subjekti politik, mund t’ju them se shumica ekoncepteve dhe parimeve që permenda më lart, janë ngulfatur dhe zvetënuar nga radikalizmi, nga mjetet të cilat shpesh përfundojnë në promovim të dhunës, e që kompromentojnë çfarëdolloj qëllimi të mirë.

    Radikalizmi po i ngulfat edhe vlerat më të mira që i kanë shumica e vajzave dhe djemve të Vetevendosjes!

    Qytetarët e Kosovës kanë kaluar nëpër periudha shumë të dhimbshme të dhunës së imponuar, plagët janë ende të hapura, dhe unë mendoj se riciklimi i saj, në çfarëdolloj niveli apo intensiteti, qoftë edhe simbolik, nuk i ndihmon askujt, as qytetarëve, as demokracisë, as imazhit të Kosovës, as interesit kombëtar.

    Përdorimi i dhunës si mjet për arritjen e synimeve politike, nuk ka qenë pjesë të programit të Lëvizjes, por kjo po ndodh në praktikë gjithnjë e më shpesh. Asnjë forcë serioze nuk mund të ecë përpra duke u bazuar në këtë mjet. Mjeti i gabuar degradon vetë qëllimin.

    I kam shprehur në mënyrë të vazhdueshme këto brenga dhe qëndrime të mia brenda Lëvizjes, kam kërkuar me ngulm që të respektojmë rregullat e lojës demokratike, të respektojmë institucionet dhe ligjin, por për fat të keq zëri im nuk është dëgjuar, ka qenë vazhdimisht i izoluar brenda strukturave, ku debatet janë vetëm nuance e së njejtës ngjyrë.

    Kam shpresuar gjatë gjithë kësaj kohe se gjërat do të ndryshojnë me jetën institucionale, që kjo do të sillte edhe pjekurinë politike. Mirëpo kjo nuk po ndodh, përkundrazi, radikalizmi po thellohet nga dita në ditë. Jemi dëshmitarë të gjithë të asaj që ndodhi në Kuvendin e Kosovës; në tentativën për të ndaluar deputetët të hyjnë në Kuvend, në trajtimin jodiplomatik që iu bë ambasadores së vendit që është mbështetësi më i madh, i lirisë dhepavaresisë së shtetit të Kosovës; në përleshjet e vazhdueshme me policinë me qëllimin për të prodhuar konflikt; në polarizimineskajshëm të shoqërisë.

    Unë nuk mund të pajtohem me këto sjellje, nuk mund t’i mbështes. Janë plotësisht në kundërshtim me bindjet e mia.

    Nuk pajtohem me politikat e qeverisë aktuale, kam qenë dhe jam kritikuese e ashpër e praktikave korruptive të qeverisjes, e dështimit në bisedime me Serbinë, e dhënies së autonomisë për serbët në veri.Vota ime ka shkuar kundër të gjitha këtyre vendimeve, por nuk mund të pajtohem kurrsesi që sjellja irracionale të zëvendësojë racionalen, që dhuna të zëvendësojë argumentet, që polarizimi i shoqërisë të zëvendësojë tolerancën, dhe të gjitha këto sjellje të dëmshme, aspak të mos e ndryshojnë realitetin e kritikuar. Përkundrazi, thjesht po e legjitimojnë qeverisjen e korruptuar, e cila për ironi, shpesh bëjnë të duket më e moderuar.

    Përgjatë gjithë kësaj kohe, kam kuptuar se nuk janë vetëm metodat me të cilat unë nuk pajtohem, por janë edhe vetë konceptet ideologjike të Lëvizjes Vetëvendosje!. Unë jam për demokraci liberale, për respektimin e lirisë së individit, të sferës private, për lirinë e tregut, jam për korigjimin dhe përmirësimin e përditshëm të sistemit demokratik, jo për ideologji të tjera dhe ndryshime radikale të cilat do të mund të kishin pasoja fatale.

    Të dashur votues,

    Nuk mund ta fsheh para jush se ndihem thellësisht e zhgënjyer nga qëndrimi më i fundit i Lëvizjes Vetëvendosje! në lidhje me fenë dhe raportin me identitetin tonë kombëtar. Flirtimi politik me rrymat radikale fetare, qoftë edhe për arsye pragmatike siç është vota, për mua është joparimor dhe për pasojë i papranueshëm. Janë disa arsye të fuqishme që më shtyjnë drejt këtij qëndrimi por më kryesorja sepse jam e bindur se këto rryma, të cilat nëpërmjet indoktrinimit fetar të popullatës, synojnë identifikimin me fenë dhe jo me kombin, na e rrezikojnë identitetin kombëtar, na çojnë në regres, në epokën e diskriminimit të grave, larg kulturës përendimore. Këto rryma në fund të ditës, mund të na e rrezikojnë lirinë, për të cilën u derdh shumë gjak.

    Çfarëdo tendence për të keqinterpretuar fjalën time dhe qendrimet e mia publike në lidhje me fenë islame në përgjithësi, ka qenë një luftë speciale e grupacioneve të caktuara politike, të cilët i shoqëruan me kërcënime, linçim publik dhe me fyerjet më të ulëta që iu është bërë ndonjëherë grave shqiptare. Jam ndjerë e shokuar nga niveli i këtij diskursi.

    Prandaj të heshtesh apo me vetëdije të mbash qëndrime relativizuese ndaj synimeve te grupacioneve të tilla, që kërcënojnë, prodhojnë gjuhën e urrejtjes, linçimit publik, fanatizmit, fondamentalizmit, antishqiptarizmit, që bëjnë diversion kombëtar, për mendimin tim është e pajustifikueshme.

    Për mua pra kjo është një çështje që ndan dy botë, është një zgjedhje mes errësirës dhe dritës, prandaj dhe pozicionimi im është i pakompromis me këdo dhe kurdo.

    Për mua tashmë kjo është edhe një çështje e dinjitetit personal.

    E kam të qartë se politika ndërtohet mbi kompromise por një devijim kaq i madh nga parimet dhe programi, nga ana e Lëvizjes për mua ka qenë i papërfytyrueshëm.

    Të dashur votues,

    Për shkak të këtyre qëndrimeve të shpjeguara më lart, por dhe shumë çështjeve të tjera shumë të rëndësishme , të cilat nuk do t’i rendis në këto radhë, mua më është bërë i pamundur qëndrimii mëtejshëm në Lëvizjen Vetëvendosje! Ndryshimet konceptuale mes meje dhe drejtuesve të LVV janë fondamentale; qëndrimetpër çështjet më të rëndësishme nacionale nuk përputhen dhe metodat për të arritur synimet politike, janë të papajtueshme mes nesh.

    Shpreh keqardhjen e thellë që gjërat nuk shkuan në drejtimin e duhur, në drejtimin në të cilin unë besoja kur iu bashkova Lëvizjes Vetëvendosje!, me vullnetin më të mirë që nëpërmjet saj të jepja kontributin për vendin dhe shoqërinë.

    Mandatin tim si deputete në Kuvendin e Kosovës tani e tutje do ta përmbush jashtë grupit parlamentar. Do të vazhdoj të jem zëri juaj në Kuvend, deri në fund të mandatit, duke punuar më përkushtim dhe aktivizëm në interes të vendit dhe aspiratave tona të përbashkëta për demokraci dhe bashkimin të kombit.

    Me respekt

    Alma Lama

    Rrudhet Vetëvendosje, Lama konfirmon largimin

    Alma Lama është larguar nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Këtë e ka konfirmuar ajo për Express.

    Duke mos dhënë më shumë detaje, deputetja Lama thotë se gjatë ditës do ta sqarojë përmes një letre arsyet e largimit.

    “Tash do e dërgoj një letër ku do të sqaroj të gjitha rreth largimit tim”, ka thënë Lama.

    Lama sot pritet të largohet nga Vetëvendosje

    Deputetja Alma Lama ka vendosur që përfundimisht të largohet nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Burime të sigurta të Tribunës kanë konfirmuar se deputetja Lama të premten (sot) do të bëjë publike largimin zyrtar nga Vetëvendosje.

    Qe një kohë të gjatë, Lama dhe kreu i Vetëvendosjes nuk pajtoheshin për koncepte dhe politika të kësaj lëvizjeje pas hyrjes në institucione.

    Burimi i gazetës ka treguar se Alma Lama do të vazhdojë të qëndrojë në Kuvend si deputete e pavarur.

    Ajo nuk ka vendosur ende nëse do t’i bashkohet ndonjë grupi Parlamentar në Kuvend dhe nuk ka diskutuar me asnjë parti për ndonjë transfero të mundur siç ka ndodhur deri tani brenda Kuvendit.

  4. #654
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!



    Reeker e quan Vetëvendosjen palaço


    Nga Express | 05 Korrik 2013 08:03


    (E plotësuar)

    Zëvendës-Ndihmësin Sekretarin Amerikan të Shtetit, Philip T. Reeker sjelljet e Lëvizjes Vetëvendosje javën e kaluar, në ditën e ratifikimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi, i ka quajtur palaço dhe me sjellje nihiliste, që sipas tij janë të papranueshme në shekullin e XXI në Evropë. Ai këto komente i bëri pas një takimi me kryeministrin e vendit, Hashim Thaçi, ku këtë të fundit ka përgëzuar për punën e bërë.

    Zëvendës-Ndihmës Sekretari Amerikan, Reeker ka thënë se SHBA-të dënojnë veprat e dhunshme që janë parë nga ato parti të cilët thjeshtë duan të shtrembërojnë procesin.

    Sipas tij ato parti dëshirojnë të tregojnë vetëm mungesë të respektit për institucionet, përfshi edhe Kuvendit dhe diplomatët e bashkësisë ndërkombëtare.

    Por i pyetur përse nuk takohen zyrtarët amerikane dhe ambasadorja e SHBA-së në Kosovë me drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, Reeker ka qenë mjaft i ashpër duke i quajtur palaço drejtuesit e këtij subjekti politik.

    “Palaçot që dojnë të luajnë dhe të jenë të dhunshëm duhet të mendojnë dy herë se çka po bëjnë pjesës tjetër të vendit dhe mendoj se gjithë qytetarët mendojnë rreth kësaj. Sepse kjo sjellje nihiliste është e papranueshme në shekullin e 21 në Evropë dhe në rajon. Kjo porosi është shumë e qartë ne jemi për tu takuar me përfaqësuesit e Vetëvendosjes kur ata sillen mirë si njerëz normal, në një botë bashkëkohore me demokraci bashkëkohore. Ne do të angazhohemi në mënyrë të përshtatshme me ta. Kjo është e vërtet kudo nëpër rajon dhe kudo nëpër botë”, ka theksuar Reeker.

    Tutje diplomati amerikan ka përgëzuar kryeministër dhe tërë popullin e Kosovës për përparimin e arritur në Marrëveshjen për Stabilizim Asocim me Bashkimin Evropian, që sipas tij, ky është një hap shumë i jashtëzakonshëm dhe Shtetet e Bashkuara janë krenare për përparimin e arritur dhe mbështetjen që i ka dhënë lehtësuesve të dialogut nga BE-ja.

    Ai ka shtuar se përparimi që është parë përmes dialogut dhe zbatimi i marrëveshjes është një hap i madh për Kosovën, për rajonin, për tërë Evropën dhe shumë i rëndësishëm edhe për Shtetet e Bashkuara.

    Reeker ka përgëzuar edhe punën e Kuvendit të Kosovës për ratifikimin e kësaj marrëveshje, por ka kërkuar që tash kjo marrëveshje të zbatohet në teren.

    “Dua të përgëzoj edhe Kuvendin që përfaqëson popullin e Kosovës mbi ratifikimin e marrëveshjes javën e kaluar. Ky është një hap i rëndësishëm tjetër për zbatimin e marrëveshjes, sepse fundja zbatimi është çelësi kryesor dhe për këtë shpresojmë që edhe kryeministri dhe ekipi i tij do të punoj dhe për këtë po punojnë ekipet çdo ditë në Bruksel. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin këtë proces”, ka theksuar Reeker.


    Ndërkohë, duke folur për Ligjin për amnisti, ai ka thënë se është shumë mirë që Kuvendi dhe Qeveria po vazhdojnë për të përmbushur përgjegjësitë e tyre, pasi që është një hap thelbësor në zbatimin e marrëveshjes.

    Ai ka thënë se Ligji i amnistisëka dal përmes dialogut në Bruksel, duke shtuar se ka qenë i mbështetur edhe nga ekspertiza e SHBA-së dhe BE-ja.

    Ndërkohë, në lidhje me atë se a do të integrohen serbët e veriut në institucionet e vendit, zyrtari i lartë amerikan ka thënë se zgjedhjet në nëntor janë shumë të rëndësishme, sepse ofrojnë një mundësi për të gjithë kosovarët, për të gjithë njerëzit në Kosovë që ti përfaqësojnë interesat e tyre, që është baza e funksionimit të qeverisjes.

    Ai ka kërkuar nga kryeministri i vendit, Thaçi që të komunikoj me të gjithë qytetarët edhe me ata në veri që të kuptojnë se çka do të thotë marrëveshja.

    Ndërkohë shefi i ekzekutivit të vendit, Hashim Thaçi ka siguruar Reekerin që do të punohet në implementimin e kësaj marrëveshje.

    “Qeveria e Kosovës, do të vazhdojnë të punojnë këmbëngulësisht duke respektuar në plotëni agjendën në periudha kohore të implementimit. Ne sa po kemi ratifikuar marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, në të njëjtën kohë kemi diskutuar edhe një debat interesant për Ligjin e amnistisë. Pas sqarimit që ka ndodhur edhe sot në mes të spektrit politik kemi vendosur si Qeveri të riprocedojmë dhe si skenë politike të kalojmë këtë çështje bashkërisht që ndërlidhet drejtpërdrejt me marrëveshjen e arritur”, ka thënë kryeministri Thaçi.

    Ndërkohë kryeministri nuk beson që do të ketë shtyrje të takimit mes tij dhe kryeministrit Ivica Daçiq për arsye të mos miratimit të Ligjit për amnisti.

    Një takim i tillë është paraparë të mbahet me 8 korrik në Bruksel.

    Zëvendës-Ndihmësin Sekretarin Amerikan të Shtetit, Philip T. Reeker, pas takimit me kryeministrin Thaçi, ka zhvilluar një takim edhe liderët e opozitës./Kosovapress/

    Jahjaga e Reeker vlerësojnë domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes

    Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim zëvendës-ndihmës sekretarin e shtetit të SHBA-së, Philip Reeker, me të cilin bisedoi për proceset në Kosovë, për marrëveshjen e arritur për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për praninë e Kosovës në nismat rajonale dhe ndërkombëtare.

    Duke folur për marrëveshjen e arritur në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë, Presidentja Jahjaga tha se zbatimi i saj është i një rëndësie të veçantë dhe e siguroi Reekerin se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për të zbatuar atë dhe për të marrë përgjegjësitë që u takojnë.

    Ajo tha se me shpalljen e datës së zgjedhjeve për 3 nëntor të këtij viti, në gjithë territorin e Kosovës, njëkohësisht, është dhënë një mesazh i mirë për të gjithë qytetarët dhe vlerësoi se tani duhen përgatitje të mira për të pasur zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike.

    Jahjaga theksoi se Kosova është shndërruar në një faktor të rëndësishëm paqeje dhe stabiliteti dhe përfshirja e saj në të gjitha nismat rajonale, në mënyrë të barabartë me pjesëmarrësit e tjerë, do të mundësojë dhënien e kontributit për çështjet e përbashkëta dhe hap një kapitull të ri në marrëdhëniet ndërmjet shteteve të rajonit.

    Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker, theksoi rëndësinë e arritjes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe gjithashtu rëndësinë e zbatimit të saj, meqë kjo mundëson relaksimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.

    Ai tha se Kosova dhe rajoni i Ballkanit kanë shënuar përparime në rrugën e integrimeve dhe vlerësoi se është me rëndësi pjesëmarrja e Kosovës në nismat rajonale dhe kontributi i saj në këto nisma.

    Presidentja Jahjaga me këtë rast uroi zëvendës-ndihmës sekretarin Reeker për 237 vjetorin e pavarësisë së SHBA-së duke theksuar se SHBA-të janë promotor i paqes dhe stabilitetit dhe garantues i të drejtave dhe lirive të popujve kudo në botë.

    Reeker në Kosovë

    Zëvendës-ndihmës Sekretari i Shtetit Philip T. Reeker po qëndron në Kosovë, ku sot pritet të takohet me përfaqësues të lartë të institucioneve.

    Gjatë vizitës në Kosovë, Zëvendës-ndihmës Sekretari Reeker pritet të takohet me përfaqësuesit e institucioneve kosovare, si me kryeministrin Hashim Thaçi, presidenten Atifete Jahjaga, ministrin e Jashtëm Enver Hoxhaj si dhe krerët e partive opozitare të LDK-së dhe AAK-së.

    Vizita e Reeker e cila fillojë të enjten, do të zgjasë deri me 6 korrik.

  5. #655
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

  6. #656
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Vendim i drejte...
    Flirtimi i Kurtit dhe i disa tjereve ne VV me islamistet eshte i pajustifikueshem dhe i papranueshem.
    Cili filtrim, çfare rasti.. konkretizo me diqka ate qe the..
    VV deri dje eshte quajtur ateiste dhe neser prap do quhet..
    Nuk ka mundesi VV ti pergjigjet çdo hajvani qe hap gojen e thot diqka.. e kam fjalen per keta hoxhllaret si shefqeti, e mjekrrat tjera fuadi, irfani etj.. Kete edhe po presin e shpresojne ushtart besnik te dacicit, thaqi ramushi isa bexheti.. Kjo s'do ndodhe.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  7. #657
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    Cili filtrim, çfare rasti.. konkretizo me diqka ate qe the..
    VV deri dje eshte quajtur ateiste dhe neser prap do quhet..
    Nuk ka mundesi VV ti pergjigjet çdo hajvani qe hap gojen e thot diqka.. e kam fjalen per keta hoxhllaret si shefqeti, e mjekrrat tjera fuadi, irfani etj.. Kete edhe po presin e shpresojne ushtart besnik te dacicit, thaqi ramushi isa bexheti.. Kjo s'do ndodhe.
    VV duhet te distancohet hapur dhe qarte nga islamistet e Kosoves...

    A. Kurti ne paraqitjen e fundit ne RTK nuk u distancua nga kerkesat qe pjeserisht jane edhe te islamisteve, por, me ose pa vetedije, ne njefar mase i mbrojti ato. Madje edhe duke permendur argumente inekzistente ose paushalle, sic ishte p.sh. pohimi i Kurtit, i cili njekohesisht eshte edhe pohim i shume islamisteve ne Kosove, se Gjykata e Strasburgut ne shume raste gjoja kishte vendosur ne favor te mbajtjes se shamise dhe kunder vendimeve te shteteve te ndryshme per ndalimin e saj. Nje pohim i tille i padiferencur nga nje njeri si Kurti nuk eshte i rastesishem dhe i tolerueshem.

    Problemi nuk eshte te njerezit e VV dhe te Kurti, sepse nuk ka asnje dyshim se jane fetar te flakte, lere me islamista.
    Nuk jetojme ne nje bote ideale, ku cdo gje funksionon perfekt dhe sipas parimeve teorike.
    Barazia ne pergjithesi, por edhe p.sh. barazia gjinore ne vecanti, ne realitet nuk jane te zbatueshme ne cdo kohe, vend dhe rrethane ne mase te njejte, te mjaftueshme dhe pa konflikte -sipas parimeve teorike. Prandaj, duhet hequr dore nga prezentimi i parimeve te pergjithshme si zgjidhje e konflikteve te tilla shoqerore gjate prononcimeve te rendomta politike. Sepse shume njerez pastaj nuk jane ne gjendje ose nuk deshirojne te bejne dallimin ne mes te parimeve te pergjithshme dhe zbatueshmerise ne rrethanat konkrete te gjerave qe ju interesojne apo pelqejne.

  8. #658

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  9. #659
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    A. Kurti ne paraqitjen e fundit ne RTK nuk u distancua nga kerkesat qe pjeserisht jane edhe te islamisteve, por, me ose pa vetedije, ne njefar mase i mbrojti ato.
    Pjeserisht..!!! Keto qendrime rreth shamise VV i ka qe dy vjet, nuk jane te pardje, dhe nuk mund te distancohet nga qendrimet pjeserisht te veta. Pyetja eshte pse Lama duke i ditur keto qendrime nuk u distancua me heret nga VV-ja.. Kjo eshte pakuptueshme.. perveq ne rastin e ndikimit nga forca tjera, dmth nuk eshte autonome ne veprimin e saj. Perveq kesaj kjo i ka quajtur "dhune" te papranueshme protestat e VV-se.. Deri dje i shkonin mire nuk i pengonin keto protesta.. Tani eshte "modernizuar" dhe natyrisht se nuk i shkon asgje prej VV-se. Flirtimi eshte krejt diku tjeter.
    Madje edhe duke permendur argumente inekzistente ose paushalle, sic ishte p.sh. pohimi i Kurtit, i cili njekohesisht eshte edhe pohim i shume islamisteve ne Kosove, se Gjykata e Strasburgut ne shume raste gjoja kishte vendosur ne favor te mbajtjes se shamise dhe kunder vendimeve te shteteve te ndryshme per ndalimin e saj. Nje pohim i tille i padiferencur nga nje njeri si Kurti nuk eshte i rastesishem dhe i tolerueshem.
    Une nuk besoj qe te jene edhe aq paushalle, nuk i di rastet konkrete(ti duhet t'i dish me mire)..mirepo nuk besoj qe Kurti aventurohet nese ka mundesi te demantohet menjehere.. Kete padyshim edhe do ta benin tani me mediat e dacicit e thaqit sikur te egzistonte mundesia.

    S'ka asgje korrekte e te sinqerte ne distancimin e Lames e as ne insistimin e mediave qe VV te deklarohet rreth argumentit. Qellimi i krejt aferes eshte armiqesimi i VV-se me te gjithe ata qe eshte e mundur. Kete kenaqesi nuk po ju jep Albini dhe nuk duhet te jua jap. Pse nuk po e pyesin asnjehere thaqin per shkollen turke te te birit, kolegjin turk Mehmet Hakif..? Per aleancen e tij me islamistet e PartiDrejtesi-se dhe me Pacollin? Dmth hashimi ka fut islamist ne qeveri e kuvend e nuk paska asnje rendesi kjo, as te flitet as te diskutohet?
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  10. #660
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Lëvizja VETËVENDOSJE!

    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    Pjeserisht..!!! Keto qendrime rreth shamise VV i ka qe dy vjet, nuk jane te pardje, dhe nuk mund te distancohet nga qendrimet pjeserisht te veta. Pyetja eshte pse Lama duke i ditur keto qendrime nuk u distancua me heret nga VV-ja.. Kjo eshte pakuptueshme.. perveq ne rastin e ndikimit nga forca tjera, dmth nuk eshte autonome ne veprimin e saj. Perveq kesaj kjo i ka quajtur "dhune" te papranueshme protestat e VV-se.. Deri dje i shkonin mire nuk i pengonin keto protesta.. Tani eshte "modernizuar" dhe natyrisht se nuk i shkon asgje prej VV-se. Flirtimi eshte krejt diku tjeter.

    Une nuk besoj qe te jene edhe aq paushalle, nuk i di rastet konkrete(ti duhet t'i dish me mire)..mirepo nuk besoj qe Kurti aventurohet nese ka mundesi te demantohet menjehere.. Kete padyshim edhe do ta benin tani me mediat e dacicit e thaqit sikur te egzistonte mundesia.

    S'ka asgje korrekte e te sinqerte ne distancimin e Lames e as ne insistimin e mediave qe VV te deklarohet rreth argumentit. Qellimi i krejt aferes eshte armiqesimi i VV-se me te gjithe ata qe eshte e mundur. Kete kenaqesi nuk po ju jep Albini dhe nuk duhet te jua jap. Pse nuk po e pyesin asnjehere thaqin per shkollen turke te te birit, kolegjin turk Mehmet Hakif..? Per aleancen e tij me islamistet e PartiDrejtesi-se dhe me Pacollin? Dmth hashimi ka fut islamist ne qeveri e kuvend e nuk paska asnje rendesi kjo, as te flitet as te diskutohet?
    Kjo eshte ceshtje tjeter...
    Pothuajse cdo njeri qe e ka perkrahjen e perkoheshme te Amerikes dhe te Europes, natyrisht per interesa te ketyre te fundit, nga shumica ose se paku nga nje pjese e madhe e popullit eshte parimisht "Zot". Veprimet dhe vendimet e tij jane te mira ose te tolerueshme, pavaresisht nese jane absolutisht te demshme dhe antikombetare. E njejta gje vlene edhe per cfardo lidhje qe mund te keta ai apo cdo kush qe eshte afer ti me kedo ne kete bote.
    Prandaj, nuk krahasohen persona te tille me opoziten ose opoziten radikale.

    Perndryshe, une e kam potencuar disa here ne ditet e fundit se e gjitha eshte bashing i organizuar kunder VV dhe ne sherbim te agjendes antishqipetare te Serbise, Bashkesise Nderkombetare dhe tradhetareve me primitiv te kombit, te cilet me ndihmen e dy te pareve kane uzurpuar institucionet me te larta te vendit dhe te shoqerise dhe po i masakrojne.

    Distancimi dhe diferencimi i duhur i VV ndaj neo-islamisteve dhe neo-otomaneve ka mungur dhe mungon ende. Sipas pershtypjes sime, VV qellimisht, ndoshta vetem per disa vota, patjeter po flirton me ide te grupeve te permendura. Kosova nuk eshte vend, ku muslimanet jane pakice e shtypur dhe duhet te mbrohen, por nje nder vendet e paketa ne Evrope, madje marre ne menyre rigoroze, vendi i vetem ne Europe, ku muslimanet perbejne shumicen absolute te popullsise dhe jane ne krye te pushtetit dhe te cdo institucioni te vendit dhe te shoqerise. Prandaj, trajtimi i problematikes se shamise muslimane, edukates fetare dhe kerkesa tjera te ngjashme, qe vijne kryesisht nga qoshet konzervatore dhe radikale te grupeve te lartepermendura, nga kendveshtrimi i vendeve dhe shoqerive, ku muslimanet le qe nuk jane autokton, por nuk perbejne me shume se 1-10% te popullsise se pergjithshme dhe kane prejardhje nga dhjetra shtete dhe grupe etnike te ndryshme te botes, eshte absolutisht i gabuar.

    Sa per vendimet e Gjykates se Strasburgit, ka vendime te ndryshme. Ato nuk mund te keq-perdoren ne menyre te padiferencuar si argument ne prononcime publike lidhur me ceshtjen ne fjale. Nje gje te tille zakonisht e bejne islamistet dhe mbeshtetesit e tyre.

Faqja 66 prej 107 FillimFillim ... 1656646566676876 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •