Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka hyrë në “radhën” e “kokave islame shqiptare”.
Albin Kurti në mesin e “kokave islame shqiptare”
Nga Express | 20 Qershor 2013 15:19
Në rrjetet sociale është shpërndarë një fotografi/instalacion ku ai, bashkë me Hysamedin Ferrajn, Nexhmedin Spahiun, Milazim Krasniqin, Shefqet Krasniqin, Fuad Ramiqin dhe Kim Mehmetin qëndrojnë pranë një simboli islam nën siglën “Albanian Islamic Leadership”.
Ky “epitet” Albin Kurtit iu ka dhënë pas deklaratave të mbrëmshme në emisioni Rubikon të KTV'së, ku ai doli në përkrahje të futjes së lendes mbi fetë në shkollat publike dhe lejimin e shamive për vajzat mbi 16 vjeçe.
Deklaratat e Albin Kurtit janë mbështetur nga vija e ashpër e hoxhallarëve të Kosovës, në krye me Shefqet Krasniqin. Ai sot i ka bërë thirrje atij që të shkojë të falet në xhami, derisa deklaratat e Liderit të Vetëvendosjes i ka parë si akti i parë i një “vetëdijesimi” të klasës politike kosovare.
Krijoni Kontakt