
Postuar më parë nga
ARIANI_TB
Ne Kosove po ndodhin tre procese. Procesi i pare jane bisedimet apo negociatat ndermjet Qeverise (ve) te Kosoves se pasluftes dhe Shtetit Serb, te cilat bisedime (negociata) jane te vazhdueshme, pa afat te caktuar si dhe me pa asnje kushtezim ndaj Serbise. E ku qellim kryesor I ketyre bisedimeve (nogociatave) eshte hyrja sa ma e shpejte dhe me e lehte e Serbise ne organizaten e quajtur BE (Bashkim Europian), si dhe dhenia e nje statusi special Veriut te Kosoves (Repubike Serbe e Kosoves mu sikurse Republika Serbe ne Bosnje dhe Hercegovine). Procesi i dyte eshte privatizimi apo shitja sa ma e lire e ndermarjeve publike (popullit) PTKse, KEKut, Trepces, etj te cilat jane fitimpruese per buxhetin dhe popullin e Republikes se Kosoves. Si dhe procesi i trete, e qe per mendimin tim eshte nje proces goxha i vrazhde, eshte pikerisht kjo qe me ane te propagandave, me ane te njyllosjes, me ane te nje lufte speciale e specifike ne cdo aspket mundohet qe te luftohet LVV, e ku per qellim eshte largimi i saj nga skena politike jo vetem ne Kosove, por edhe ne mbar trojet Shqiptare. Sepse, i pelqen ndokujt apo jo, LVV me ane te protestave, me ane te demonstratave, me ane te tryezave te rrumbullakta, me ane te akcioneve te ndryshme simbolike, mundohet qe ta vetedisoj popullin, mundohet qe ta aktivizoj popullin. Dhe kjo pune qe LVV e ben, ndokujt si nga jashta por edhe brenda ne Kosove e pengon, dhe tani me ane te propagandave, me ane te dezinformatave mundohen, qe nese nuk mund ta largojne LVV nga skena politike, te pakten ta dobesojne ate, duke e ven LVV ne te njejtin thes me partite tjera (PDKne, LDKne, AAKne etj). Mendoj qe perkrahesit e denje te LVV jane dhe duhen te jen ata te cilen perhrahin konceptin dhe plan programin e drejte qe LVV ka per popullin dhe Kosoven si Shtet te Pavarur e Sovran, mu ashti siq jane edhe Shtetet tjera te rajonit dhe BE-se, dhe per kete arsye jam me se I bindur qe keto tre procese qe po behen tani ne Kosove, se shpejti do i vije fundi i tyre. Sepse ne te kunderten jo vetem qe koncepti dhe plan programi I LVV do jet humbes, por humbes me te medhenj do jen vet Populli (Shqiptaret) dhe Kosova si Shtet I Pavarur dhe Sovran.
Krijoni Kontakt