Close
Faqja 15 prej 107 FillimFillim ... 513141516172565 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 1065
  1. #141
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    BE-ja të mos e shfrytëzojë Qeverinë e korruptuar
    (Albin Kurti per Radio Evropa e Lire)


    RADIO EVROPA E LIRË
    Zoti Kurti, kemi dëgjuar disa herë qëndrimin tuaj në lidhje me bisedimet Prishtinë - Beograd dhe trajtimin e çështjes së veriut. Megjithatë, të mërkurën dëgjuam edhe një thirrje nga Brukseli që të fillojnë bisedimet pikërisht për këtë çështje. Si i komentoni dhe si i keni pritur këto thirrje nga ana e zyrtarëve të Bashkimit Evropian?


    ALBIN KURTI
    Në vitin 2005 bëheshin bisedimet për çështje teknike në kuadër të standardeve para statusit dhe ato ishin vetëm hyrja para bisedimeve politike që në vitin 2006 dhe 2007 u zhvilluan në Vjenë. Modeli i njëjtë po përsëritet edhe tash. Në vitin 2011 dhe 2012 kishim bisedime për çështje teknike në Bruksel dhe është e qartë që ato kanë paraqitur vetëm hyrjen për bisedimet politike për veriun.

    Këto bisedime janë të padrejta, joparimore dhe të dëmshme, sepse janë bisedime për çështje të brendshme të Kosovës dhe pa kurrfarë kushtesh për Serbinë.

    Bashkimi Evropian ka luajtur tepër gjatë, tepër shumë, në dallimin midis Nikolliqit dhe Tadiqit dhe besoj që e ka zvogëluar dallimin nuk u demokratizua Nikoliqi, por u radikalizua Tadiqi dhe në fund të kësaj ecjeje natyrisht që fitoi radikali Nikoliq.

    Për mua ka qenë shumë e çuditshme se si zëdhënësja Maja Kocijançiq më 21 maj të këtij viti, kur u zgjodh Nikoliqi president në Serbi, tha që ne presim vazhdimin e dialogut. Për mendimin tim kjo është një deklaratë shumë e padrejtë për shkak se gatishmëria e Serbisë për të dialoguar po shfaqet si një lloj amnistie për krimet, të cilat i ka bërë Serbia në të kaluarën, por edhe për krimet që vazhdon t’i bëjë në Kosovë nëpërmjet strukturave ilegale shtetërore. Bisedimet e Kosovës me Serbinë nuk po e ndryshojnë Serbinë, por po e ndryshojnë Kosovën dhe atë për të keq.


    RADIO EVROPA E LIRË
    Ku qëndron rreziku i këtij dialogu sa i përket pjesës veriore pasi që kryesisht thirrjet ndërkombëtare fokusohen në atë pjesë të trazuar?


    ALBIN KURTI
    Kosovës, nëpërmjet këtyre bisedimeve me Serbinë, nuk i kërcënohet lufta e Bosnjës, por i kërcënohet paqja e Bosnjës, e cila është jo më pak famëkeqe. Synimi i Beogradit është sajimi i një entiteti territorial autonom në veri të Kosovës, nëpërmjet të cilit do të mund ta bënte Kosovën një shtet jofunksional dhe së shpejti edhe shtet të dështuar. Kjo nuk duhet të lejohet kurrsesi dhe mendoj që është koha e fundit që Brukseli të bëjë një tërheqje strategjike, të mendojë dhe të rimendojë për qasjen që e ka pasur në Ballkanin Perëndimor, e posaçërisht për Kosovën e Serbinë, ta ndryshojë paradigmën e stabilitetit afatshkurtër politik drejt demokracisë, zhvillimit dhe drejtësisë.

    Ne kemi nevojë për forcimin e shtetit të Kosovës, për sovranitet të shtetit, për zhvillim ekonomik, e jo për bisedime me Serbinë, gjë që i konvenon vetëm Serbisë dhe bëhet në kurriz të Kosovës. Mendoj që Kosova dhe Serbia para se t’i normalizojnë marrëdhëniet, duhet të normalizohen si shtete. Kjo do të thotë që Kosova të bëhet një shtet i zhvilluar me integritet territorial, ndërkaq Serbia t’i nënshtrohet një procesi të denazifikimit, i ngjashëm çfarë kishim në Gjermaninë pas vitit 1945.


    RADIO EVROPA E LIRË
    Mirëpo, jo vetëm zyrtarët e Brukselit, por edhe Qeveria e Kosovës dhe presidentja kanë shprehur gatishmërinë për këtë dialog. A do të thotë kjo që vetëm zëra nga opozita i kundërshtojnë këto bisedime?


    ALBIN KURTI
    Ne i bëjmë thirrje Brukselit që të mos e shfrytëzojë rastin dhe ta keqpërdorë Qeverinë e korruptuar dhe të papërgjegjshme të Kosovës, e cila duke qenë e korruptuar dhe e kriminalizuar, është e gatshme të hyjë në çfarëdo pazaresh për shtetin e Kosovës, nëse një gjë e tillë i premton edhe ca kohë më shumë në pushtet.

    Brukseli do të duhej të mos udhëhiqej nga logjika gjeopolitike afatshkurtër, por nga nevoja e popujve, kombeve, shteteve që të anëtarësohen në Bashkimin Evropian mbi parimet e lirisë, barazisë dhe drejtësisë.


    RADIO EVROPA E LIRË
    Të kthehemi sërish te çështja e veriut... Flisni për një dialog të padrejtë, por cilat janë pasojat konkrete për Kosovën - sovranitetin dhe integritetin e saj?


    ALBIN KURTI
    Pas fusnotës që iu vendos emrit të Kosovës, me ç’rast u hoq fjala Republikë dhe u kontestua shtetësia, tash po fillon të kontestohet tërësia territoriale e Kosovës dhe vetë karakteri i shtetit të Kosovës si shtet demokratik dhe sovran.

    Për Kosovën po bëhet palë Serbia, pas dimensionit simbolik, formal, e nominal siç është emri, edhe në dimensionin shumë substancial e përmbajtjesor, siç është çështja e territorit dhe karakterit të shtetit. Për Kosovën tashmë nuk ekziston vetëm Kosova, por ekziston edhe Kosova edhe Serbia dhe dialogu i këtillë po e kthen Serbinë në Kosovë në aspektin politik dhe ndërkombëtar.

    Edhe ashtu Serbia na luftonte gjithandej në arenën ndërkombëtare, por ajo tash po bëhet një zë që duhet të pyetet për ecjen e mëtutjeshme të shtetit të Kosovës. Ky është dëmi i parë dhe më i madh.

    Dëmi i dytë është që Kosova nuk po shihet më si një shtet, i cili do të mund të forcohet, por si shtet që duhet të mos dështojë. Kjo po synohet në rrugën e gabuar në bisedime me Serbinë, që mendoj se është pikërisht rruga ku shteti i Kosovës do të bëhej shtet i dështuar.

    Qytetarët e Kosovës nuk e duan një gjë të tillë. Ata, në fushatën zgjedhore të vitit 2010, nuk kanë dëgjuar fjalë nga partia që është sot në pushtet se do të bisedohet me Serbinë, se do të flitet për emrin e Kosovës, për çështjet e saj të brendshme, për territorin, për veriun e Kosovës. Përkundrazi ata kanë dëgjuar vetëm fjalë se si Kosova do të bëhet shtet i zhvilluar, i qëndrueshëm, sepse është e vetëmjaftueshme, dhe këtë do ta bëjë me partnerët ndërkombëtarë, e jo me Serbinë. Pra, një qasje e tillë, një rrugë e tillë nuk ka kurrfarë miratimi te qytetarët e Kosovës dhe është plotësisht jolegjitime.


    RADIO EVROPA E LIRË
    Jeni dhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Marrëdhënie me Jashtë. Si e keni pritur gatishmërinë e presidentes Atifete Jahjaga për t’u takuar me presidentin e sapozgjedhur Nikolliq?


    ALBIN KURTI
    Është qëndrim shumë i gabuar i presidentes Jahjaga që të jetë e gatshme të takohet me kryetarin e porsazgjedhur të Serbisë, Tomislav Nikoliq, i cili ka qenë bashkë në qeveri me Milosheviqin dhe që preferon ta ketë për partner zëdhënësin e Milosheviqit. Në fakt, ne po kthehemi te konjuktura e viteve ’90 që sundonte në Serbi dhe e cila para se të bënte luftë që rezultoi me gjenocid në Kosovë, e instaloi aparteidin për më se një dekadë.

    Për mua ka qenë shumë e çuditshme një deklaratë e tillë e presidentes Jahjaga, aq më tepër kur e di që ajo vjen nga një komunë e Kosovës, si Gjakova, e cila ka pësuar aq shumë nga lufta e fundit - si për nga numri i personave të pagjetur, po ashtu edhe për nga vrasjet masive e dhunimet mizore që i ka përjetuar ajo popullsi atje. Besoj që presidentja Jahjaga me një qëndrim të këtillë nuk i ndihmon as Kosovës dhe as vetes.


    RADIO EVROPA E LIRË
    Është aktuale çështja e reformave të brendshme zgjedhore ditëve të fundit dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e plotë të presidentes. Cili është qëndrimi i Lëvizjes Vetëvendosje në këtë aspekt? A mund të përfundojë ky proces i filluar i reformave apo do të nevojitet një marrëveshje e re?


    ALBIN KURTI
    Marrëveshja e vitit të kaluar ndërmjet Thaçit, Pacollit dhe Mustafës ishte marrëveshje mbikushtetuese dhe jashtë-institucionale. Por, në të njëjtën kohë ishte edhe shprehje e shkurtpamësisë së LDK-së, e cila duket që u përqendrua tepër në tekstin e marrëveshjes, por jo edhe në letrën ku ishte shkruar ajo marrëveshje. Kjo ishte letër për një përdorim. Prandaj sot ndodhemi në një situatë ku praktikisht shihet qartë, ashtu siç e ka parashikuar VETËVENDOSJE!, se reforma zgjedhore, marrëveshja për presidenten për 2 vjet e gjysmë, reforma sa i përket kompetencave të presidentit kanë qenë vetëm një maskë për vjedhjen masive të votave në dhjetor dhe janar të viteve 2010 dhe 2011.

    Ajo marrëveshje ka pasur për synim që t’ia përçojë legjitimitetin absolutisht të munguar të Qeverisë Thaçi dhe e kemi ditur se nuk është synimi për kurrfarë reformash për të mirë të Kosovës, por veçse që kjo qeveri të forcohet, pavarësisht vjedhjes përmes së cilës kishte ardhur në pushtet.

    Para se të diskutohen kompetencat e presidentit, duhet të diskutohet karakteri i republikës sonë dhe para se të diskutohet për reformën zgjedhore, duhet të kemi me qindra e mbase edhe mijëra njerëz prapa grilave, që e organizuan dhe ekzekutuan atë vjedhje të votave që ishte e pashembullt në Kosovën e pasluftës dhe mbase edhe më gjerë.

    Organizata për monitorimin e zgjedhjeve ENEMO atëbotë pati thënë se deformimi i rezultatit të vullnetit të votuesve shkon deri në 38 për qind, pra nuk është 3,8 për qind! Kjo gjë e mbyt edhe konceptin e statistikës se lëre më demokracinë, votën dhe zgjedhjen e lirë.

    Në anën tjetër, duhet të adresohet organizimi i vjedhjes së votave në zgjedhjet e vitit 2010, edhe nga aspekti i faktit që kjo vjedhje ishte e centralizuar - nuk kishin faj vetëm hallkat e fundit në zinxhirë që ushtronin vjedhjen, por kjo ishte vjedhje me paramendim, e planifikuar dhe e centralizuar dhe shkonte deri te maja e partisë në pushtet.


    RADIO EVROPA E LIRË
    Shihet se keni pakënaqësi të shumta me qeverisjen, politikat aktuale. Por a keni gjetur ju si opozitë mbështetës, partnerë, nga pjesa tjetër e partive opozitare, që t’i adresoni këto shqetësime - qoftë përmes Kuvendit apo organeve tjera?


    ALBIN KURTI
    Subjektet që janë opozitë në Kuvendin e Kosovës, nuk mund të jenë bashkë përveç faktit që nuk janë në pozitë. Ne kemi aktivitete të ndryshme, mënyra të ndryshme, qëllime të ndryshme, sidomos koncepte e programe të ndryshme. Por, natyrisht që jo rrallë edhe kemi bashkëpunuar në Kuvendin e Kosovës për çështje që qartazi kanë shkuar kundër logjikës dhe mendjes së shëndoshë, e që kanë qenë orvatje të kësaj qeverie të përfitojë shpejt e shpejt në dëm të Kosovës.

    Pra, për çështje të caktuara kemi bashkëpunuar, por kjo nuk i eliminon dallimet koceptuale ndërmjet nesh.

    Në anën tjetër, ne jemi subjekt që asnjëherë s’kemi qenë në qeverisje dhe në VETËVENDOSJE! kemi aktivistë e deputetë, të cilët i karakterizon ndershmëria, patriotizmi, e në të njëjtën kohë puna. Kemi bashkëpunuar me individë të veçantë gjithashtu në Kuvend, dhe kemi vlerësim të lartë për ata. Por, është interesante si edhe deputetët, të cilët janë në Kuvendin e Kosovës, me mendje të pavarur nga subjektet e tyre opozitare, janë më të mirët, më të drejtit.(REL)
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  2. #142

    Thumbs up Lëvizja VETËVENDOSJE! Aksioni "UNfair" 24.07.2012

    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #143
    VV: UNMIKU KA INVESTUAR NË NDARJEN E KOSOVËS

    Në selinë e UNMIKU-t, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë shkruar parullën UN FAIR! (i padrejtë) Gjatë këtij aksioni ka intervenuar policia e Kosovës, e cila ka përdorur sprej ndaj aktivistë. Duke mos dashur të komentojnë dhunë e ushtruar nga ana e policëve, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje theksuan se me UN FAIR, kanë dashur të tregojnë për padrejtësitë që po i bëhen qytetarëve dhe shtetit të Kosovës nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).

    Njëri nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Nol Nushi, ka thënë se Vetëvendosje e kundërshton ardhjen e Ban Ki Moonit në Kosovë, për shkak se të gjashtë pikat e tij e kthejnë Kosovën prapa. Sipas tij, me aksionin e sotëm Vetëvendosje ka dashtë të tregoj se OKB-ja edhe pse është një organizatë e themeluar mbi parimet e barazisë së kombeve, me Kosovën nuk po tregon e drejtë.

    “OKB-ja nuk ka qenë e drejtë ndaj Kosovës asnjëherë, për këtë arsyeje ne në murin e UNMIK-ut e shkruajmë UNFAIR për t’i treguar edhe kryetarit të OKB-së se nuk mund të pranojmë trajtimin diskriminues që kjo organizatë e cila madje është e themeluar mbi parimin e barazisë së Kombeve por neve nuk po na trajton si të tillë. Po na trajton si të pabarabartë”, ka thënë aktivisti Nushi.

    Vetëvendosje, konsideron se OKB-në Kosova po e njeh përmes UNMIK-ut, ndërsa UNMIKU, në popullin e Kosovës ka bërë shumë padrejtësi dhe krime, duke aluduar edhe në vrasjen e dy protestuesve të Vetëvendosjes në protestën e 10 shkurtit të vitit 2007. Sipas Vetëvendosjes, edhe për kundër këtyre vepra kriminale që ka bërë UNMIKU në Kosovë, ai nuk ndiqet ligjërisht sepse nuk i njeh ligjet e shtetit të Kosovës.

    “UNMIKU nuk dëshiron të na njohë, por dëshiron vetëm të na qeverisë. UNMIKU nuk e njeh Republikën e Kosovës, ai njeh veç Beogradin. UNMIKU ka investuar në ndarjen e Kosovës, UNMIKU nuk e ka ndihmuar zhvillimin ekonomik në Kosovë. Ai pranohet vetëm prej strukturave paralele të Serbisë dhe Qeverisë Thaçi. UNMIKU ka filluar procesin kriminal të privatizimit, i cili tashmë na ka lënë pa pasuri publike, UNMIKU i kanë rrogat 5 deri në 20 mijë euro, ndërsa pensionet në Kosovë janë 45 deri në 80 euro”, ka thënë ai.

    Sipas tij, 6 pikat famëkeqe të Moonit Kosovën e kthejnë prapa. Ndërkaq, sa i përket dhunës së përdoruar nga ana e policisë ndaj aktivistëve, Nushi mendon se ajo ka qenë e shfrenuar dhe forma e vetme e komunikimit të cilën policia e përdorë çdo herë, ndaj aktivistëve të Vetëvendosjes. Megjithatë, edhe pas ndërhyrjes së policisë, aktivistët e kësaj lëvizjeje kanë arritur qëllimin duke shënuar mbishkrimin UN FAIR tek selia e UNMIKU-t. /kosovapress/


    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1%2C13%2C87344
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    Miliona për kompaninë ku punoi Rexhep Selimi

    Nga Express 27 Korrik 2012 12:17


    Është njëri ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), por tash kritikon vazhdimisht partinë e Kryeministrit Hashim Thaçi, ish-Drejtorit Politik të kësaj force.

    Në Kuvendin e Kosovës, merret shumë me Shërbimin Informativ të Kosovës (SHIK) e Kadri Veselit, ku kohë më parë edhe “shkepën” e “hëngrën” grushte në një përleshje në katërshe me Bekim haxhiun, Latif Gashin e Florin Krasniqin.

    Por, Rexhep Selimi, tash deputet i Vetëvendosjes së Albin Kurtit nuk ishte gjithë opozitë dhe larg tenderëve milionësh të Qeverisë Thaçi.

    Duke shfletuar në kontratat publike, Indeksonline ka gjetur se kompania “Road Signs & Marking” (RSM), pronë e Agim Kolajt nga Ministria e Transportit, që atëkohë udhëhiqej nga deputeti i PDK-së, Fatmir Limaj, ka marrë mbi 10 milionë euro.

    Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka deklaruar se në vitin 2011 ka punuar në këtë kompani dhe ka deklaruar po ashtu se nga kompania në fjalë ka marrë një pagë vjetore mbi 12 mijë euro.

    Indeksonline ka gjetur se edhe kompania “Dreal”, e regjistruar në pronësi të gruas së Rexhep Selimit, Shqipe Mehmeti Selimi nga Malisheva e Gjilanit, ishte disa herë si pjesë e konzorciumeve të kompanive që po ashtu nga Ministria e Limajt murrën miliona euro.

    Kompania “Dreal” është gjetur në konzorciume me kompaninë “RSM”, pastaj “RSM” e “Dreal” ishin bashkë edhe në konsorcium me “Drini Company” nga Prizreni , “Alb Building” e “Mirusha” etj.

    Megjithëse ishin bashkëluftëtarë me Fatmir Limajn dhe në Ministrinë e Transportit që drejtonte ai, kompania e gruas së Selimit dhe kompania “RSM” ku punoi ai murrën mbi 10 milionë euro tenderë publik, Deputeti i Vetëvendosjes mohon ta ketë përdorur ndikimin e tij në biznes.

    “Nuk kam tentuar të përdor ndikim te cilido ministër i Qeverise Thaçi për faktin e të qenit bashkëluftëtar apo bashkëpunëtor ne ndonjë periudhe të luftës apo më vonë. Përkundrazi!”, thotë Selimi për Indeksonline.

    Deputeti Selimi nuk i mohon asnjë prej fakteve të paraqitura nga Indeksonline.

    “Jam angazhuar (punësuar) në kompaninë Road Signs & Marking RSM gjatë kohës që isha i papunë, para se të kandidoja për deputet në zgjedhjet e kaluara. Aty kam kryer punë të ndryshme menaxheriale. Në ndërkohë familja ime ka zhvilluar edhe një biznes tjetër familjar me firmën “DREAL”, me pronare bashkëshorten time, me të cilin biznes kemi bashkëpunuar kryesisht me kompaninë RSM dhe me partnere të tjerë të kësaj kompanie, por jo si lider në projekte, për shkak të kapaciteteve të limituara te “Dreal-it”.

    Kapacitetet e Dreal kanë qenë të limituara, rrjedhimisht edhe punët e kryera dhe përfitimet në bashkëpunim kanë qenë të limituara po ashtu. (Për dijeninë tuaj, pronari i Kompanisë RSM është mik i familjes sime prej shumë vitesh.)”, ka qenë përgjigje e Selimit për Indeksonline, dërguar me postë elektronike nëpërmjet Zyrës për Informim të Vetëvendosjes.

    Selimi thotë se me rastin e kandidimit për deputet dhe marrjes së mandatit në Kuvendin e Kosovës, në marrëveshje edhe me familjen e tij, ai ka hequr dore nga çdo aktivitet biznesor, po ashtu edhe nga puna në RSM.

    “Si rrjedhojë sot të vetmet të ardhura që ka familja ime, (përfshirë këtu edhe gruan time) është paga që marr si deputet i Kuvendit të Kosovës. Paga ime e fundit në RSM ka qenë paga para se të marr pagën e parë si deputet”, thotë Selimi për Indeksonline.

    Ai thotë se të gjitha konstatimet e dala nga hulumtimi i Indeksonline janë në përputhje edhe me deklarimet e pasurisë që ka bërë si deputet i Kuvendit të Kosovës.

    “Mund t’i bëni edhe krahasimet me formularin e deklarimit të pasurisë, si dhe po ashtu edhe t’i kontaktoni bankat përkatëse ku kanë qarkulluar pagat dhe atëherë dhe tani”, tregohet transparent Selimi.

    Deputeti Selimi thotë se tash ai dhe familja e tij e ngushtë nuk kanë ndonjë aktivitet biznesor e as përfitime financiare përveç pagës së tij.

    “Unë jam vetëm deputet kurse bashkëshortja ime po vazhdon studimet”, thotë Selimi.

  5. #145
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Mos iu bëni patericë PDK-së!.

    Fjala e Glauk Konjufcës

    Tash po bëhet një vit prej ndërhyrjes së forcave speciale të policisë në veriun e Kosovës për vënien nën kontroll të pikave 1 dhe 31. Tash një vit ra në krye të detyrës Enver Zymberi. Kurse Kryeministri dhe kjo Qeveri e cila atë kohë betohej mbi rënien e heroit, sot po përgatitet që për veriun të negociohet me Beogradin. Lëvizja VETËVENDOSJE! qysh të nesërmen e ndërhyrjes së Qeverisë në veri, pra më 26 korrik 2011, kur me urdhër politik u tërhoqën forcat nga atje, dhe u lanë kufijtë nën mëshirën e bandave të organizuara kriminale të Serbisë, pat paralajmëruar se e tërë kjo po bëhet që veriu të përfundojë në negociata. Sot, një vit pas, jemi në prag të këtij procesi të dëmshëm. Enver Zymberi nuk ka rënë që të bëhet pazar për veriun, por që edhe në këtë pjesë të Republikës së Kosovës të shtrihet sovraniteti i shtetit tonë.

    Sa më shumë po afrohen negociatat e Qeverisë sonë me Beogradin për veriun e Kosovës, aq më shumë po ka probleme koalicioni qeverisës aktual. Kur është puna te korrupsioni, te keqpërdorimi i parasë së qytetarëve taksapagues, apo te manipulimi i tenderëve, Qeveria dhe PDK-ja nuk kanë nevojë për partneritet të fortë. Këtë gjë e bëjnë më së miri vetë. Por, kur është puna te negociatat me Beogradin, Qeveria e lyp ndarjen e përgjegjësisë. Dhe tash ka ardhur koha. PDK-ja po e kërkon partnerin e ardhshëm për kompromisin që do ta bëjë mbi veriun e Kosovës.

    Kohëve të fundit, nëpër pothuajse të gjitha mediat e Kosovës është spekuluar për një koalicion të ardhshëm PDK-AAK. U tha po ashtu se një koalicion të tillë po e kërkojnë ndërkombëtarët, ashtu që kjo strukturë politike t’ia jep veriut të Kosovës autonominë.

    Lëvizja VETËVENDOSJE! iu bën thirrje të gjitha subjekteve opozitare të mos i bashkohen PDK-së në një koalicion të korruptuar qeverisës i cili do të krijohet për t’ia dhënë veriut autonominë e kontrolluar nga Beogradi. Kosova nuk ka nevojë për një Qeveri që bën kompromise për territorin e vet. Republika e Kosovës ka nevojë për një bashkim të fuqishëm opozitar dhe mbarëshoqëror deri në shfuqizimin e mandatit të kësaj Qeverie aktuale, dhe jo t’i ndihmojmë asaj në qëllimet dhe projektin e saj të dëmshëm.

    Kushdo që i bashkohet një Qeverie të tillë duhet ta dijë se po i bashkohet për ta shitur veriun e Kosovës, Trepçën dhe PTK-në. Opozita nuk ka nevojë ta shpëtojë një Qeveri të korruptuar e cila nuk po e shpëton dot Kosovën nga papunësia varfëria dhe problemet sociale. Kushdo që i bëhet patericë kësaj Qeverie dhe Kryeministrit Thaçi nuk mund ta justifikojë një gjest të tillë me interesin e Kosovës, por vetëm me interesin e vet personal, apo shantazhin ndërkombëtar.

    Në ditën e gjashtë-vjetorit të fillimit të bisedimeve për statusin e Kosovës, erdhi edhe Ban Ki-Mun-i në Kosovë, kurse Kryeministri Thaçi udhëtoi për në Bruksel për t’u takuar me baroneshën Ashton. Kryeministri ynë asnjëherë nuk ka shkuar për ndonjë temë tjetër përveç asaj të dialogut me Serbinë. Ai kurrë nuk ka shkuar atje për zhvillimin ekonomik të Kosovës apo për çështje që do ta ndihmonin sovranitetin e Kosovës. Në këtë kuptim, dera e Thaçit për në Bruksel është vetëm Beogradi.

    Më 24 korrik 2006 Ekipi i Unitetit pat udhëtuar bashkarisht në Vjenë në negociatat që për herë të parë asokohe u quajtën negociata për status. Në ato negociata Serbia ofronte autonomi substanciale dhe Kosova që kundërshtonte u mjaftua me pavarësi josubstanciale. Letrat asimetrike që Ban Ki-Mun ua dërgoi para katër vjetëve ish Presidentit të Kosovës, Sejdiu, dhe ish Presidentit të Serbisë, Tadiç, u pasuan këto ditë nga vizitat e tij asimetrike. Ban Ki-Mun erdhi për gjashtëpikëshin e tij, për katërpikëshin e Tadiçit, për UNMIK-un dhe për nisjen e dialogut për veriun. Më keq s’ka ku shkon, e megjithatë kryeministri e shpalli edhe këtë vizitë si "jashtëzakonisht të rëndësishme dhe historike për Kosovën!".

    Ban Ki-Mun-i nuk pranoi t’i njihte institucionet e Republikës së Kosovës. Ai takimet i bëri në Aeroport. Ban Ki-Mun-i nuk na i njeh institucionet tona politike. Ai e njeh vetëm Manastirin e Deçanit që ia kanë falë Serbisë. Ban Ki-Mun-i nuk erdhi në Qeveri dhe Presidencë, por Qeveria dhe Presidenca shkuan në Aeroport.





    Fjala e Albin Kurtit

    Dialogu në Bruksel, pa kurrfarë kushtesh për Serbinë, po e amniston dhe rehabiliton Serbinë për krimet e tmerrshme të luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin e saj. Për më keq, ky rehabilitim e amnistim po bëhet për segmentin më ekstrem të politikës serbe: Nikoliçin dhe Daçiçin, që të dy këta bashkëpunëtorë e vartës të Milosheviçit. Në anën tjetër, për shkak të këtij dialogu, po tolerohen edhe qeveritarët e korruptuar të Kosovës të prirë nga kryeministri Thaçi.

    Tryeza e bisedimeve me Serbinë është tryezë e ngrënies. Aty po e hanë Kosovën. Kryeministri Thaçi po e han Kosovën si buxhet dhe pasuri publike e natyrore. Serbia po e han Kosovën si territor dhe si shtet. Në këtë tryezë Kosova kurrsesi s’mund të jetë subjekt por veçse objekt. Dialogu me Serbinë për veriun e Kosovës është dialog për krimin dhe dialog me krimin.

    Të gjithë e dimë se marrëveshja Pacolli-Thaçi-Mustafa tashmë është zhvlerësuar. Besoj të jetë bërë e qartë edhe për LDK-në që ajo nuk ia ka shkurtuar mandatin kësaj qeverie në dy vjet e gjysmë. Në fakt, u vërtetua qëndrimi i drejtë i Lëvizjes VETËVENDOSJE! se ajo marrëveshje nuk ishte as institucionale dhe as kushtetuese, dhe se nga ajo përfiton Thaçi e jo Kosova. Pa atë marrëveshje dje, nuk do të kishte qeveri Thaçi 2 sot, pa një koalicion të ri të PDK-së nuk mund të ketë shitje të PTK-së e Trepçës dhe as autonomi për veriun. Prandaj, Lëvizja VETËVENDOSJE! iu bën thirrje të gjitha subjekteve dhe secilit prej tyre që të mos bëjnë negociata me Thaçin dhe PDK-në për koalicion qeverisës me të.

    “Çdo ditë që kjo qeveri qëndron në pushtet, qytetarët e Kosovës humbin pjesë nga pavarësia e shtetit, humbin pjesë të pasurisë publike të Kosovës, humbin pjesë të buxhetit të Kosovës dhe humbin pjesë të territorit të shtetit tonë. Çdo orë që kjo qeveri qëndron në pushtet, qytetarët humbin gjasat që një ditë Kosova të bëhet shtet normal, sovran dhe i zhvilluar ekonomikisht.” Kështu patëm thënë kur e kërkuam dorëheqjen e Qeverisë më 12 shtator të vitit 2011 dhe zgjedhjet e reja. Ne jemi subjekti i vetëm që e ka kërkuar dhe gjithmonë e kërkon dorëheqjen e kësaj Qeverie. Më 2 dhjetor 2011, patëm nisur mbledhjen e nënshkrimeve për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës. Është koha e fundit që edhe subjektet e tjera opozitare ta nënshkruajnë këtë mocion. Pra, mocioni i mosbesimit ndaj kësaj Qeverie është rruga e drejtë dhe e duhur përpara, e jo negociatat për koalicione të reja qeverisëse që e shpëtojnë kryeministrin duke e copëtuar e shitur Kosovën.

    25 korrik 2012
    Lëvizja VETËVENDOSJE!
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  6. #146
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Shtimi i temave të brendshme dhe i faktorëve të jashtëm

    Albin Kurti

    Kosova dhe Serbia. Kosova dhe Serbia dhe Bashkimi Evropian. Kosova dhe Serbia dhe Bashkimi Evropian dhe ‘përfaqësuesit’ e serbëve të veriut. Kosova dhe Serbia dhe Bashkimi Evropian dhe ‘përfaqësuesit’ e serbëve të veriut dhe Kombet e Bashkuara. Po grumbullohen faktorët rreth Kosovës e për Kosovën. Fillimisht u etablua dialogu për çështjet e pazgjidhura të Kosovës. Tash, po shtohen këto çështjet e pazgjidhura, por po shtohen edhe palët që do të bisedojnë për këto çështje.

    Palët shtesë nuk janë aso që e njohin pavarësinë e Kosovës: gama e tyre shtrihet prej faktorëve që nuk e pranojnë pavarësinë (sidomos) legalisht e deri tek ata që e luftojnë pavarësinë (edhe) praktikisht. Mirëpo, përfshirja e numrit gjithnjë e më të madh të faktorëve të tjerë në dialog mund të lexohet edhe ndryshe. Dialogu nuk e bën, thjesht, përfshirjen e faktorëve sa vetë faktorizimin e tyre.

    Pra, forca të ndryshme nëpërmjet dialogut po bëhen faktorë. Ky kontekst përherë i ndryshueshëm ka një gjë konstante në vete: defaktorizimin e vazhdueshëm të Qeverisë së Kosovës që sa vjen e rrethohet me forca të reja që përgjithësisht janë kundër shtetit të Kosovës. Gjithnjë e më shumë të tjerë po pyeten për Kosovën duke e zbehur kështu gjithnjë e më shumë zërin e Kosovës.

    Paralelisht me këtë, po shtohen temat e dialogut sepse po shtohen çështjet e pazgjidhura të Kosovës. Edhe një pikë më shumë, edhe një temë më shumë, edhe gjashtë pika më shumë të këtij, edhe katër pika më shumë të atij, edhe shumë tema më shumë. Regjistrat civilë si kopje, librat kadastralë po ashtu si kopje, targat e automjeteve nga koha e UNMIK-ut, vulat doganore pa Republikë, pikat kaluese pa kufi të njohur, fusnota për shtetësi të kontestuar, energjia dhe telekomunikimi të ndara në veri dhe tash vetë veriu por sërish me gjykatat, policinë, administratën, Trepçën e kushedi se çka jo tjetër si temë e nëntemë e mbitemë. Progresion gjeometrik i temave të reja të dialogut përmes trajtimit të çështjeve të reja të pazgjidhura të Kosovës. Mirëpo, edhe përfshirja e numrit gjithnjë e më të madh të temave të reja do të mund të lexohet edhe ndryshe.

    Bisedimet në Bruksel me Serbinë, përmes tematizimit të çështjeve të ndryshme të Kosovës, bëjnë problematizimin e tyre. Më pastaj i hedhin ato në arenën e dialogut ku po shtohet numri i faktorëve qysh në fazën përgatitore. Secila çështje që bëhet temë, bëhet çështje e kontestueshme. Rritja e çështjeve të kontestueshme të Kosovës, po e shndërron vetë Kosovën në një çështje të kontestueshme. Nga moria e çështjeve të pazgjidhura të Kosovës, ngadalë por sigurt, po kalohet te Kosova si çështje e pazgjidhur.



    Mirëpo, aspak ngadalë e po aq sigurt, nga dialogu teknik po kalohet te dialogu politik. Jo pse u zbatuan marrëveshjet e arritura, por pse ato marrëveshje, thjesht, u arritën. Qeveria e Kosovës shkonte rregullisht në bisedime në Bruksel sa herë që e ftonin. Dhe, sërish rregullisht bënte marrëveshje me Serbinë atje. Edhe pse nuk kishte kurrfarë interesi aty për Kosovën, edhe pse nuk realizoheshin marrëveshjet paraprake. Ky fakt i gatishmërisë së pakushtëzuar të Qeverisë së Kosovës paraqet kushtin e mjaftueshëm për të vazhduar dialogu me Serbinë e për t’u intensifikuar ai.

    Serbia do vazhdimisht dialog për Kosovën, sepse asisoj ajo vazhdimisht fiton diçka. Dialogu e përforcon Serbinë si palë për Kosovën, si palë për çështjet e Kosovës që po e bëjnë Kosovën çështje. Aty Serbia menjëherë kërkon kompromis, insiston në kompromis dhe në fundin që nuk është me të vërtetë fund, mbetet përsëri e pakënaqur për t’ia zgjatur jetën dialogut dhe përfitimeve të saj. Serbisë gjithsesi i levërdis zbatimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel, porse ajo e pengon zbatimin e tyre sepse mund ta bëjë këtë gjë dhe kësisoj tregon se kush është përnjëmend sovran ndërkohë që mbase edhe nxjerr ndonjë favor më shumë.

    Për të pasur dialog dhe për të bërë marrëveshje, BE-ja bën trysni mbi palët. Mirëpo, BE-ja preferon të bëjë trysni mbi Qeverinë e Kosovës dhe jo mbi Serbinë. Trysnia e BE-së mbi Qeverinë e Kosovës është storie e suksesit prandaj kjo trysni nuk ndalet e madje as nuk zvogëlohet. Qeveria e Kosovës, me qasjen dhe mënyrën e saj, me qëndrimet dhe mosqëndrimin e saj, po i kontribuon kësaj trysnie që po e përjeton.

    Qeveria e Kosovës është bashkëpunëtore në trysninë që Bashkimi Evropian e ushtron mbi të. Qeveritarët kosovarë dhe Presidentja Jahjaga me ta, përditë flasin se çka nuk do të jetë veriu (status special, autonomi etj.) por jo edhe se çka do të jetë ai e çka do të bëjnë këta. Në anën tjetër, ata nuk do të duhej të deklaroheshin për fundin e presupozuar të këtyre bisedimeve të reja, për rezultatin e dialogut të paralajmëruar për veriun, por për vetë këtë proces dhe për fillimin e tij. Duket që këta po flasin për fundin e mundshëm të procesit pikërisht që ta lehtësojnë fillimin e tij dhe hyrjen e tyre në të.

    Ata që e duan koalicionin PDK-AAK janë po ata që e duan marrëveshjen Beograd-Prishtinë për veriun e Kosovës. Këta burokratë ndërkombëtarë konsiderojnë që një marrëveshje të tillë ‘historike’ mund ta bëjnë radikalët në Serbi me radikalët në Kosovë, pra forcat e kohës së Milosheviqit me njerëzit e dalë nga UÇK-ja.

    Fundja, dihet që kjo pikëpamje barazmitare tashmë është mishëruar në disa raste në Tribunalin e Hagës. Duke toleruar pasurimin përmes korrupsionit të disa komandantëve e drejtuesve të luftës në Kosovë, e kanë krijuar përshtypjen se kështu është edhe në përgjithësi: krimet në fakt s’ishin fort politike, se nuk ka palë të moralshme a të pastër këtu dhe se dëmet e shkaktuara prej palëve varen kryesisht prej mundësive dhe kapaciteteve që i kishin palët.

    Dialogu njëvjeçar me Serbinë në Bruksel ka bërë që Serbia të duket mirë para bashkësisë ndërkombëtare dhe njëkohësisht të faktorizohet brenda Kosovës e për Kosovën (duke u pyetur për çështje të brendshme të Kosovës dhe duke e bërë emrin e saj pa Republikë e me fusnotë). Këto dy goditje ishin shumë të rënda për shtetin e Kosovës. Vazhdimi i dialogut është vazhdim i goditjeve.(zëri.info)
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  7. #147
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Shesim ndërmarrje për të blerë asfalt! -Nga Shpend Ahmeti.

    Distribucionin e ndërrojmë për 2,6 km asfalt e PTK-në për 30 km asfalt

    Kosova nuk është në krizë, thotë Ministri i Financave, Bedri Hamza. Sipas qeverisë, Kosova nuk është në krizë, e as që do të hyjë në krizë. Sipas tyre, Kosova qëndron shumë mire ekonomikisht, e qytetarët e Republikës së Kosovës jetojnë mirë. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale deklaron se papunësia në Kosovë është diku rreth 30 për qind, gati 20 për qind më pak se ç'deklarojnë Anketa e Tregut të Punës (LMS), anketat e zhvilluara nga UNDP, Index Kosova e plot organizata e kompani të tjera, të cilat me vite thonë se papunësia në Kosovë është afër 50 për qind. Edhe po të jetë 30 për qind, siç e zvogëlon papunësinë qeveria (me fjalë) brenda natës, prapë është niveli pothuajse më i lartë i papunësisë në Evropë.

    Njeriu gjatë tërë jetës mëson. Ekonomia është një shkencë e cila ka qenë dhe vazhdon të jetë temë e debatuar nga ekonomistë anembanë botës. Në makroekonomi, debatohet me shekuj se cilat janë politikat dhe mënyrat më të mira që çojnë drejt zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies për qytetarët. Edhe sot kemi debat në mes të Stiglitzit, Krugmanit, monetaristëve, të djathtëve, të majtëve, ekonomistëve të qendrës, institucionalistëve e shumë e shumë të tjerëve mbi atë se si duhet të vepruar në momente të ndryshme. Mirëpo, asnjëherë nuk kam lexuar në asnjë libër ekonomik e politik, që një shtet me papunësi 50 për qind (apo edhe 30), me deficit tregtar afro 90 përqind (pra të mbulojë importet me eksporte rreth 10 për qind), me çmime në rritje, me pensione nën-minimale, pa sigurime shëndetësore, e shumë e shumë fakte tjera, të thuhet se është në gjendje të mirë ekonomike. Siç thashë njeriu tërë jetën mëson dhe ka shumë libra ekonomike të cilat nuk i kam lexuar, por e ftoj qeverinë të ma gjejë një libër të tillë.

    Hapi i parë i zgjidhjes së një problemi është kuptimi apo pranimi se një problem ekziston. Pra qeveria jonë, përveç që politikat i ka tërësisht të gabuara, na konsideron për të marrë dhe vazhdon të na gënjejë dhe të na mashtrojë se Kosova i ka punët mirë dhe se nuk është në krizë. Por nuk kemi nevojë ne të shtyhemi e të debatojmë mbi gjendjen faktike në Kosovë. Këtë më së miri e dinë qytetarët. Duhet t'i pyesim të papunët se sa vështirë e kanë të punësohen në Kosovë. Duhet t'i pyesim bizneset si i kanë punët vitin e fundit dhe se a kanë blerësit e tyre para për të blerë prodhimet e tyre. Duhet t'i pyesim pensionistët se a po u dalin pensionet për të jetuar.

    Duhet ta pyesim të gjithë vetën se sa borxhe (kredi) i kemi dhe sa shtrenjtë po na kushtojnë. Përgjigjet në këto pyetje janë përgjigjet më të mira për qeverinë e Kosovës.

    Se problemi ekziston nuk është veç pohim i imi. Janë edhe numrat që e vërtetojnë këtë. Ja një shembull. Kosova e ka popullatën më të re në Evropë, që do të thotë se gjysma e popullatës janë më të rinj se 25 vjeç. Afro 25.000 deri në 30.000 të rinj hyjnë në treg të punës për çdo vit. Pra 30.000 të rinj kërkojnë vende pune për herë të parë çdo vit. Vetëm për ta mbajtur nivelin e tanishëm të papunësisë Kosova duhet t'i krijojë 30.000 vende të punës apo t'i largojë 30.000 të rinj nga Kosova për të gjetur vende punë tjetërkund. Për t'i krijuar 30.000 vende të punës, një shtet si Kosova duhet të ketë rritje ekonomike (të bazuar në prodhim) diku në nivel prej 6 – 8 për qind. E për ta zvogëluar papunësinë ekzistuese, rritja ekonomike duhet të jetë pothuajse dyshifrore, për vite me radhë.

    Unë jam optimist për nga natyra. Mendoj se Kosova mund ta arrijë këtë, posaçërisht në vitet e para sepse baza është e ulët. Vetëm në zëvendësimin e importeve dhe politika të kthyera drejt prodhimit dhe punësimit, Kosova mund ta arrijë këtë dhe ta fillojë luftën afatgjate kundër papunësisë, e cila është e vetmja rrugë për ta përmirësuar gjendjen ekonomike të qytetarëve dhe popullit të Kosovës.

    Mirëpo, pesimizmi më vjen nga kjo qeveri. Prapë, jo nga paragjykimi se ne jemi opozitë e ata janë pozitë, por nga politikat e tyre të deritanishme. Në këtë situatë të papunësisë, mos-prodhimit, deficitit e kredive, ja se cilat kanë qenë politikat e qeverisë (korrupsionin as që po e përmendi edhe pse këto janë ngushtë ndërlidhura):


    1. Qeveria ka vendosur ta privatizojë (falë) çdo gjë, sa më shpejtë e sa më lirë. Pra privatizimi për ta nuk është më një mjet (politikë) e cila përdoret kur ka arsye, por është qëllim në vetvete. Duhet të privatizojmë thonë ata pa shpjeguar se pse duhet privatizuar.

    2. Në kuadër të këtij procesi, qeveria është në proces të përfundimit të faljes së distribucionit të KEK-ut për 26 milion euro (vetëm orët e rrymës të 400.000 konsumatorëve bëjnë më shumë).

    3. Qeveria dëshiron që sa më shpejtë ta privatizojë PTK-në, të vetmen kompani publike që sjell profit. Pra këtu po e privatizojnë profitin e popullit të Kosovës.

    4. Qeveria dëshiron që sa më shpejtë ta ndërtojë termocentralin Kosova e re, plotësisht në pronësi të huaj, dukë dhënë kështu fushën më strategjike në pronësi të huaj dhe jashtë kontrollit të shtetit e qytetarëve. Kur ne themi se ky termocentral mund të ndërtohet nga vetë Kosova, thonë se Kosova nuk ka para për një gjë të tillë (një termocentral 600 MW kushton afërsisht 600 milion Euro). Autostradat, që po paguajmë prej buxhetit, na kushtojnë më shumë se 600 milion secila.

    5. Kjo qeveri po mundohet që me procedurë të përshpejtuar ta likuidojë dhe ta shesë Trepçën dhe pasurinë e saj.

    6. Kjo qeveri ka nënshkruar kontratë për autostradë me trefishin e çmimeve të tregut me kompaninë Bechtel-Enka. Gjatë këtij projekti, shumë pak kompani vendore janë nënkontraktuar dhe vendet e punës që janë krijuar kanë qenë minimale, si nga numri ashtu edhe nga niveli i pagës. Shumica e parave nga kjo autostradë kanë dalë jashtë vendit. Politika e ardhshme makroekonomike sipas Hamzës është ndërtimi i autostradës Prishtinë-Shkup, prapë me çmim të njëjtë, si duket, dhe prapë me kompaninë e njëjtë.

    7. Qeveria ka mbrojtur kompaninë greke Titan nga importi i çimentos së Shqipërisë nën pretekstin se kjo fabrikë punësuaka 500 njerëz, por kanë lënë anash qindra prodhues të tjerë që kanë nevojë për mbrojtje nga importet joshqiptare.

    8. Qeveria ka rritur pagat, në fushatën parazgjedhore, duke ia mundësuar pjesës së vogël të popullatës që punon në sektorin publik të blejë më shumë importe dhe të mendojë se ka më shumë para, edhe pse çmimet janë rritur. Këta punëtorë veçse janë futur në më shumë kredi në banka sepse pagat tani i kanë për pak më të mëdha.

    9. Qeveria u ka premtuar pensionistëve rritje të pensioneve për 26 për qind. Flasin me përqindje për shkak se po të flasin me Euro kjo i bie nga 45 në 57 euro, pra 12 euro rritje në kohën kur e kanë rritur vetëm çmimin e rrymës më shumë se kaq.



    Përmbledhja e kësaj qeverie: Shesim ndërmarrje, blejmë asfalt! Distribucionin po e shesim për 2,6 km asfalt. PTK-në për 30 km asfalt. Në ndërkohë, po i mbrojmë grekët në dëm të shqiptarëve dhe e po i favorizojmë produktet serbe para atyre kosovare, pa e krijuar asnjë vend pune. Po premtojmë rritje pensionesh për 10 euro, në kohën kur po i rrisim të gjitha çmimet në shumëfishin e asaj rritjeje. Po i gjobisim bizneset kosovare çdo ditë e më shumë. Të hyrat e mbledhura nga bizneset vendore tregojnë për një rënie në qarkullim e profit. Në ndërkohë një mëditje për një qeveritar për një ditë në Tiranë është më shumë se 220 euro.

    Prapë, ma gjeni një teori ekonomike që e mbron këtë që po e bën kjo qeveri? Nga kjo qeveri kanë përfituar Bechtel-Enka, Limak, Çalik dhe vetë qeveritarët. Bechtel-Enka po i mpreh dhëmbët për autostradën e radhës (rreth 130 milion euro në vit), Çaliku dhe Limaku po i mprehin dhëmbët për Kosovën e re, e disa kompani të tjera po i mprehin dhëmbët për PTK-në e për Trepçën. E popullit po u mpihen dhëmbët nga papunësia e varfëria.

    Nga kjo qeveri, që po ngutet të përfitojë nga këto shitje para se t'i vijë fundi, po pësojnë qytetarët e bizneset. Kosova është në krizë dhe po futet në krizë edhe më të thellë. Debati duhet të jetë si të dalim nga kjo krizë e jo se a jemi në krizë apo jo.

    (Lëvizja VETËVENDOSJE!)
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  8. #148
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Ajka e mafias politiko-ekonomike është Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Elmi Reçica, Hashim Thaçi, Ali Ahmeti, Musa Xhaferi e Menduh Thaçi dhe mësuesi i të gjithëve këtyre është Fatos Nano.

    Interviste e Murat Jasharit(vellaut te Komandant Kumanoves) ne Presheva Jone.



    Presheva Jone: I nderur Jashari, fillimisht, meqë sivjet në tokat etnike shqiptare po kremtohet 100 vjetori i pavarësisë, si i ka gjetur shqiptarët ky përvjetor…apo kush është më i cliruar e kush më i okupuar…?

    Murat JASHARI: Në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë londineze, shqiptarët në njëfarë forme mund të mendojnë, shprehen, të shahen ndërvete, të flasin e të pjellin shqip, por të pavarur e të lirë në të gjithë hapësirën shqiptare nuk janë. Shqipëra është e okupuar nga biznesmenët e ish-UDB jugosllave, BIA-s serbe, DBK-së maqedonase dhe Asfaltia-s greke, falë kryeministrit dhe sojit të tij që janë në pushtet. Pra, paraja e bën apo e dirigjon politikën!

    Kosova ka problemet e saj. As pavarësi as republikë, e edhe po që se është kjo e fundit, është në kuadër të Serbisë, dhe po lëngon nga decentralizimi (kantonizimi) e deri te shkëputja, e e zbulimit të emrit gjeografik të pasluftës, Veriu i Mitrovicës. Opozita e Kosovës është në ankth se po ndahet ajo pjesë e 22 % të territorit të Kosovës, kurse pushtetarët po mundohen ta bindin opozitën e popullin se ky fakt tashmë është i kryer, vetëm se nuk po krijohen rrethanat për t’u ulur e për ta nënshkruar ndarjen, siç u ul Hashim Thaçi, gjenerali Mike Jackson e Agim Çeku për çarmatosjen e UÇK-së.

    Trojet e Kosovës kanë pehlivanë -politikanë. Po, kanë edhe edhe në bashkëqeverisje. Por, populli është dyfish i pushtuar. Nga pushtuesit sllavë si dhe nga partitë në bashkëqeverisje.

    Kanë të drejtë pushtetarët e të gjitha niveleve që ta festojnë „pavarësinë“. Madje i kanë edhe kamerat e televizioneve shtetërore e atyre private ngado që shkojnë e lëvizin, sikur tupanxhiu në dasëm që i shkon te këmbët e horaxhisë për t’i bërë lajka për t’i dhënë ndonjë lekë.

    E populli e ka hallin e mbijetesës. E këta pehlivanët-politikanë e kanë katandisur popullin duke ua ulë moralin, nëpërkëmbur dinjitetin e krenarinë.



    Presheva Jone: Mbi një decenie nga clirimi i Kosovës dhe katër vjet nga shpallja e pamvarësisë, mendoni se Kosova sot është në rrugë të mbarë të shtetësisë së saj…?

    Murat JASHARI: Më e pushtuar sesa pas luftës „çlirimtare“. Kosova kurrë më e pushtuar që nga koha e kryeministrit serb Pashiq, nuk ka qenë. Pushtetarët nuk janë të pushtuar se nuk kanë as dinjitet e krenari, e mos të flasim për emër e ftyrë. Këto dy të fundit kaherë i kanë humbur, apo fare nuk i kanë pasur. Kosova me këta pushtetarë dita ditës po zhytet nën thundrën e Serbisë. Për pavarësi, as që bëhet fjalë.

    Edhe për ta vjedhur buxhetin e shtetit që bëhet nga taksat e qytetarëve duhet t’i pyesin ndërkombëtarët. Pra edhe për të vjedhur nuk janë të lirë. Me decentralizim kanë krijuar rrethana e kushte për kantonizimin e vendit ndërsa serbët të krijojnë një shtet brenda „shtetit“. Targat e veturave RKS e kanë kuptimin Republika e Kosovës nën Serbi.



    Presheva Jone: Deshëm s’deshëm ta pranojme, aktualisht Veriu i Mitrovicës është i okupuar, dmth nen Serbi. meqë atje nuk valon flamuri as i Kosoves e as ai shqiptar. Sa herë ofrohen zgjedhjet në Kosovë, cdo lider apo parti rrahë gjoks e premton se ne do ta bashkojmë veriun, por atje vazhdon të këndohet e njëjta këngë si në kohen e Kralevinës (“ko to kaze, ko to laze da Serbija mala..” ) nga cetnikët e Pasicit e Drazhes e Milosevicit…? Për këtë cenim integriteti, sipas jush, kush është fajtor përvec Serbisë? Mendoni se faj kanë edhe ndërkombëtarët dhe Qeveria e Kosovës…?

    Murat JASHARI: Veriu i Mitrovicës, apo 22% e tokës shqiptare shkoi! S’ka forcë që ta ndalë! Këto deklarata të kryeministrit Thaçi janë vetëm blofe. Atë pjesë të Kosovës e kanë shitur kaherë Xhavit Haliti, Kadri Veseli e Hashim Thaçi me ndërmjetësuesin, mësuesin Fatos Nano. Si dola prej burgut, në javën e parë të vitit 2000 më erdhën për vizitë Kadri Veseli, Adem Grabovci e Bilall Sherifi. I erdhi rendi muhabetit për Veriun e Kosovës. Unë ua propozova një plan të sigurtë se si mirret ai vend. Në atë kohë në atë pjesë kanë qenë 12 lokale kafeterie. U thashë: «Siguroni 240 kg dinamit, në katër dhe i sigurojmë edhe 20 trima nga 10 kg dinamit e pështellim trupit. Ramushit i themi që t’i bëje gati 2000 ushtarë lirie dhe atë pjesë le ta rrethojë në tri anë, vetëm një shteg t’ua lëmë narkomanëve, çetnikëve e mercenarëve sa për të ikur. Ne, 24, dy nga dy nëpër ato lokale po flijohemi për atë pjesë që ia vlen.»

    Vizitorët e mi u bindën se unë isha serioz dhe si rrjedhojë menjëherë u zverdhën e më vonë edhe u skuqën. Më vonë, kur shkova në Kosovë, më 14 janar 2000, e kuptova pse vizitorëve të mi u kishte ndërruar surrati. Ata kishin pasur plane të tjera. Mendjen, shpirtin e zemrën i kishin pasur te pushteti e bizneset!



    Presheva Jone: Letrat tuaja serike, me të kaluarën e të tashmen, me luftën e lavdishme të UCK-së në Kosovë, Maqedoni e gjetiu, kishin jehonë të madhe dhe u lexuan me mjaft interesim të madh..ku më së shpeshti në to keni përmendur emrat si : Hashim Thaci, Xhavit Haliti, Ali Ahmeti, Menduh Thaci, Azem Syla, etj…Këta persona sa mund ta çojnë Kosovën përpara ?

    Murat JASHARI: Letrat e mija të shenjta janë për ta sqaruar rininë e popullin shqiptar se kujt ia ka dhënë votën. Me këta ish-shokët as në xhenetin Ferdez nuk do të kisha shkuar, se edhe aty ta bëjnë ndonjë dredhi për interes të vetin. Ajka e mafias politiko-ekonomike është Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Elmi Reçica, Hashim Thaçi, Ali Ahmeti, Musa Xhaferi e Menduh Thaçi dhe mësuesi i të gjithëve këtyre është Fatos Nano. Këta që i përmenda nuk kanë lënë të zezë pa ia bërë popullit. E kanë lënë popullin në varfëri të skajshme duke u thirrur në luftën çlirimtare, duke vrarë veprimtarë e intelektualë që kanë punuar tërë jetën për atdheun si dhe e kanë katandisur vendin deri në këtë pikë sa jemi bërë për gjynah! Sa i perket Bardhyl Mahmutit, i vetmi magjister ne LPK..synim kryesor i mafias se Drejtorise politike ka qene ta djegin e shkrumojne si personalitet ate i cili kombtarisht ishte i formuar, si shume te tjere qe i kane kompremtua.



    Presheva Jone: Po cili është mendimi juaj për Ramush Haradinajn? A mendoni se një ditë do të jetë President i Kosovës ?

    Murat JASHARI: R amush Haradinaj ishte për luftë. Për këtë ka dhënë shumë argumente se ka potencial për ta mobilizuar dhe organizuar rininë e popullin. Edhe për 100 ditë qeverie, ka dalë i suksesshëm! Për kryetar të Republikës së Kosovës duhet provuar! Më mirë Ramushin e kisha lënë si Kryeministër, por jo me keqpërdorë me buxhetin e shtetit siç po bën kryeministri aktual, Hashim Thaçi! Ramushit I bie më mirë që të shkojë tek Albini në Vetëvendosje bashkë me ish ushtarët e lirisë dhe të qëndrojë sa më larg personave që kanë pasur lidhje miqësie e biznesi me Arkana e serbë të Millosheviçit, Sheshelit, Nikoliçit e Daçiçit. Ta ruajë emrin e fytyrën, se pasuria shkon e vjen po nuk të futë në histori. E populli për Ramushin dhe shumë të tjerë, që kanë mbetur akoma me pak emër e fytyrë ka hapur një fletë të historisë dhe me zor do t’i fusim në histori, se shkoi lufta çlirimtare. Po denigrohet! Nga pushtetarët po cilësohet si konflikt! Me sjelljet tona e denigrojmë apo i mbrojmë të shenjtat Emblema e luftërat e lavdishme të UÇK-së, UÇPMB-së dhe UÇKombëtare!



    Presheva Jone: Përqarje ka edhe për kreun e shtetit të Kosovës.Presidentja aktuale Jahjaga, sikur Tita nuk e lëshon postin e presidentes. A mendoni se Jahjaga ka lënë mbrapa integrimet dhe njohjet e Kosovës?!

    Murat JASHARI: Se ka përçarje në udhëheqje të shtetit, në presidencë e Qeveri shihet qartë. Këto dy kategori si dhe pushteti lokal lidhen e përafrohen në një fenomen, në tenderomani. Po që se nuk është kjo sëmundje patologjike te pehlivanët-politikanë, ma merr mendja se nuk do të kishim as zgjedhje lokale e qendrore. Të gjithë, pa përjashtim, koha ka qenë dëshmitare, se të gjithë vrapojnë për pushtet për tu pasuruar brenda natës. Le të më tregojë ndonjë pushtetar që ka plaçkitur buxhetin e shtetit dhe një familjes së dëshmorëve ia ka rregulluar shtëpinë e banimit???!!! Pra të gjithë vërshojnë me çdo çmim për të ardhur në pushtet pa shtet! Presidentja Jahjaga njëherit duhet të integrohet në vetveten dhe ta njohë veten si presidente e të gjithë banorëve të Kosovës. Mos të anojë për asnjë subjekt, por të jetë unifikuese e spektrit politik, aq sa mundet. Presidentja nuk ka kredibilitet presidencial të formimit psiqik, intelektual dhe fizik. Veç me topat e Hitlerit mund të largohet Jahjaga nga ai post. Se ashtu edhe është bërë Presidente! Me zarfë më!!! Deri aty e kanë sjellë punën «dhëheqësit» e popullit apo pushtetarët pa pushtet! Jahajaga, Kosovën nuk mund ta integrojë në vetë Kosovën. Kufijtë e Kosovës janë bërë «hyn e dil Isuf Qamil»!



    Presheva Jone: Po Albin Kurti që po ia turbullon ujin shpeshherë Qeverisë,dhe aty këtu rrotullon kamionët e shqiptarëve e dhjetëra kamionë të rusëve përplot me “mallra” futen për serbët e Kosovës dhe nuk i rrotullon askush ata?

    Murat JASHARI: Albin Kurti dhe Lëvizja legale –LPK, kjo e fundit shumë dinake dhe shumë frikacake, duhet pushtetarëve pa pushtet me ua gërditë jetën dhe mos me u dhënë ajër të Kosovës me thithë! Lëvizja VV duhet t’i përdorë të gjitha format për t’i larguar nga pushteti këta horra, kodosha e dilinxhinjë, frymorë me dy këmbë, me surrat njeriu. Mundësisht edhe nga toka e shenjtë shqiptare duhet larguar!



    Presheva Jone: Mendoni se është koha e vetëdijësimit të shqiptarëve në Gadishullin Ilirik? Mendoni se shqiptarët në Ballkan do t’i shpëtojë vetëm bashkimi kombëtar? A pritën lëvizje, strategji të reja në Kosovë qofshin ato edhe protesta gjithë popullore brenda e jashtë saj .?!

    Murat JASHARI: Shpëtimi i rinisë së artë dhe popullit shqiptar liridashës është nga vetëvetja! Në muajin e shenjtë të shqiptarëve, pra në Nëntor t’i marrin llosat dhe horrat, kodoshat e dilinxhinjtë, pehlivanë-politikanë e t’i përzënë nga Kosova, pra nga toka e shenjtë shqiptare. Vetëm organizimi i mirëfilltë i tri kategorive të dala nga luftërat “çlirimtare”, nga rinia e artë dhe populli shqiptar liridashës hiqet nënshtrimi. Rikthehet dinjiteti dhe krenaria, të cilat gjatë këtyre 12 vjetëve na kanë katandisur nëntokë! Të bëjmë organizim të mirëfilltë kundër horrave, kodoshave dhe dilinxhinjve, e faktorin e jashtëm, apo ndërkombëtarët t’i vëmë para aktit të kryer. Parulla, apo kërkesa e parë në ballë me Flamurin Kombëtar për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë londineze duhet të jetë:

    - DUAM BASHKIMIN KOMBËTAR!

    - LARG NGA TOKA E SHENJTË SHQIPTARE, PUSHTETARË TË SHITUR PËR TË HUAJT!

    - BIJTË E BIJAT TANË KANË LUFTUAR PËR T’U ÇLIRUAR!

    - LIRIA NA TAKON EDHE NEVE POPULLIT E JO VETËM JUVE!

    - JU PUSHTETARË SHKONI TE PADRONËT TUAJ, KËTU NUK KENI VEND!

    - E SHENJTA TOKË NUK PRANON TË SHKILET NGA ZULLUMQARËT!

    - VETERANËT E TRI LUFTËRAVE JANË NJË!

    - FAMILJET E DËSHMORËVE DHE INVALIDËT E KËTYRE TRI LUFTËRAVE T’I BASHKOHEN ORGANIZATËS SË VETERANËVE!

    - DËSHMORËT DHE INVALIDËT ISHIN BASHKËLUFTETARË TË VETERANËVE, KËTA MORALISHT E SHPIRTËRISHT JANË TË OBLIGUAR TË INTERESOHEN PËR KËTO DY KATEGORI!

    - Ktheni tokat e grabitura!

    - Ktheni në arkë të shtetit paratë e grabitura!

    - Villat e blloqet familjeve të dëshmorëve!

    - Posta, Trepça, KEK-u e uzinat janë të popullit!

    - Duam arsim cilësor për fëmijët tanë në të gjitha nivelet!

    - Duam shëndetësi të shëndoshë!

    - Prevalla është e popullit dhe jo e horrave!

    - Brezovica është e popullit e jo e Kodoshave!

    - Poshtë dilinxhijtë!

    - Poshtë frymorët me dy këmbë, me surrat njeriu!

    - Rroftë rinia jonë e artë!

    - Rroftë populli shqiptar liridashës!
    (preshevajone.com)
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  9. #149
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Intervista e Albin Kurtit në Gazetën SHEKULLI, 13 gusht 2012.


    Shekulli: Ju jeni arrestuar dhe keni vuajtur në burgjet serbe. Si e shihnit të ardhmen e Kosovës gjatë vuajtjes së dënimit? A kishit shpresa në atë kohë për një Kosovë të pavarur, d.m.th. a e dinit fatin e luftës?

    ALBINI: Gjatë bombardimeve të NATO-s, pra në pranverën e vitit 1999, shumëçka ishte e paqartë. E për mua që isha i izoluar në burg, ishte dyfish e paqartë. Kur gardianët e burgut dëgjonin lajmet me zë më të lartë mundohesha të marr vesh ndonjë gjë, ndonëse asisoj e kisha veçse negativin e fotografisë: lajmet që i transmetonte Beogradi në funksion të politikës së Milosheviqit. Në anën tjetër, sa herë që na e sillnin në qeli ndonjë të burgosur të ri shqiptar, teksa i ndihmonim të shtrihej pas lëndimeve që i kishte pësuar prej rrahjeve, çdo herë e pyesnim për të rejat nga lufta e politika. Atëbotë, fuqitë e mëdha perëndimore negocionin ndërmjet veti e karshi Rusisë për një zgjidhje për Kosovën e cila do t’i jepte fund luftës. Një gjë e dija: nëse NATO-ja e përmbyll luftën nuk do të kemi pavarësi, e nëse luftën e përmbyll UÇK-ja atëherë do të mund të kemi edhe më shumë se pavarësi. Më vonë, gjatë vuajtjes së dënimit, kam qenë më shumë i informuar për shkak të qarkullimit shumë më të madh të të burgosurve dhe një radioje që e mbanim tinëz në qeli. Pra, e kam ditur që jemi nën administrimin e UNMIK-ut, që KFOR-i është forca ndërkombëtare paqëruajtëse, që janë tërhequr policia dhe ushtria e Serbisë, që janë kthyer refugjatët shqiptarë, që Mitrovica ka mbetur e ndarë, që UÇK-ja u demilitarizua, që nisi privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore etj.



    Shekulli: Nga kush e prisnit lirinë, nga UÇK apo NATO?

    ALBINI: Nga UÇK-ja, natyrisht. Liria s’vjen prej jashtë, ashtu qysh demokracia s’vjen prej lart. Misioni i NATO-s ishte paqja në Kosovë, jo liria e pavarësia e Kosovës. NATO bënte luftë kundër luftës së Milosheviqit. Intervenimi i NATO-s nuk kishte mandat politik por humanitar: të shpëtojë popullsinë e Kosovës nga gjenocidi i Serbisë. Në anën tjetër, ishte intervenim i kufizuar me sulme nga ajri pa trupa tokësore. Në këtë kuptim, intervenimi ishte i mangët ndonëse gjithsesi i drejtë, i rëndësishëm dhe i dobishëm. Për mua, liria është liri politike që konsiston tek e drejta e vetëvendosjes. Para lirisë së zgjedhjes duhet ta kemi zgjedhjen e lirisë. Përndryshe përfundon te liberalizmi pa liri.



    Shekulli: Z. Kurti, u bënë 8 vite që prej themelimit të Vetëvendosjes dhe ju jeni në opozitë. Pse e shihni këtë nismë si një histori suksesi?

    ALBINI: Ne jemi opozitë që përbën rezistencën. Përderisa Kosova është në këso gjendje të rëndë, ne s’mund të ishim diku tjetër përveçse në opozitë. E kur ne do të jemi në pozitë, atëherë dhe tashmë gjendja nuk do të jetë kështu e rëndë por krejtësisht ndryshe. Në përgjithësi, nuk mendoj që suksesi paraqet legjitimitet. Por, para se të vijmë këtu, nuk mendoj që ardhja në pushtet është suksesi. E, para se të vijmë edhe këtu, një lëvizje politike që synon transformim socio-politik të shtetit dhe shoqërisë si puna jonë, nuk shprehet me terme biznesi çfarë janë suksesi-dështimi, oferta-kërkesa etj.



    Shekulli: Si e shihni rolin e faktorëve shqiptarë në rajon? Roli i politikanëve shqiptarë në Maqedoni dhe Mal të Zi? Çfarë mund të bëjnë më shumë?

    ALBINI: Tepër shumë faktorë për të qenë faktorë. Partitë e shumta shqiptare fillimisht përvetësojnë identitete ideo-politike të posaçme por mandej i karikaturojnë diferencat që i kanë me njëra-tjetrën për t’i shndërruar më pas ato diferenca në elemente konstituive të atyre identiteteve që kësisoj depolitizohen duke u kulturalizuar e personalizuar. Vullneti i shqiptarëve gjithandej kufijve është për bashkim, e ne të gjithë duhet të udhëhiqemi në radhë të parë nga ky vullnet. Së pari, shqiptarët jashtë Shqipërisë e Kosovës dhe subjektet e tyre politike duhet të jenë radikal brenda institucioneve të sistemit por edhe të bëjnë aktivitete jashtinstitucionale të padhunshme. Së dyti, ata duhet ta kultivojnë dhe forcojnë idenë e kombit dhe kombin si formacion socio-historik të modernitetit: kombi është, përveçse vlerë, edhe armë e fuqishme që dikur na ka emancipuar në raport me feudalizmin e religjionin, e sot na mbron edhe karshi neoliberalizmit. Dhe, së treti, shqiptarët jashtë Kosovës edhe Shqipërisë duhet ta studiojnë diskriminimin që u bëhet, ta dokumentojnë dhunën që ushtrohet mbi ta, të kritikojnë dhe të ankohen për çdo ditë te Tirana dhe Prishtina zyrtare, duke kërkuar përkrahjen dhe ndihmën e tyre.



    Shekulli: Me cilat parti politike shqiptare në rajon, Vetëvendosje ndan të njëjtat parime?

    ALBINI: Më shumë se të lidhemi me parti politike ne preferojmë të bashkëpunojmë për çështje të caktuara: të drejtat e shqiptarëve kudo që ata janë, manifestimet për datat, ngjarjet e figurat kombëtare, çështja çame etj. Këto jo patjetër prezentohen nga parti politike, por edhe nga organizata shoqërore e grupe qytetarësh. Pra, nuk orientohemi duke ndërtuar qëndrime ndaj subjekteve por ka nisma të tyre që i mbështesim dhe nisma që nuk i mbështesim.



    Shekulli: Si e shihni rolin e Tiranës zyrtare për çështjet e shqiptarëve?

    ALBINI: Tirana zyrtare si në politikën e jashtme në arenën ndërkombëtare po ashtu edhe në politikën e brendshme kombëtare mund të bëjë shumë më tepër seç po bën dhe ka obligime më të mëdha seç po përmbush sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Neni 8, Pika 1, e kësaj Kushtetute thotë që “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj”. Kjo pikë do të duhej të realizohej nëpërmjet një morie aktivitetesh e reagimesh qeveritare që përgjithësisht mungojnë. Shqiptarët e Shqipërisë e duan shumë më tepër Kosovën sesa serbët e Serbisë. Kjo duhet të përkthehet edhe në angazhimet dhe punën shtetërore të shtetit shqiptar. Nuk duhet lejuar që te ndërkombëtarët të krijohet përshtypja që Qeveria e Serbisë e do Kosovën më shumë se Qeveria e Shqipërisë.



    Shekulli: A po e kryen opozita e Shqipërisë rolin e saj?

    ALBINI: Nëse flasim për rolin në lidhje me çështjen kombëtare, sigurisht që ende mbeten shumë veprimtari të cilat opozita mund t'i kryente. Opozita në Shqipëri ka një grup parlamentar të madh në numër dhe nismat që do të mund t’i ndërmerrte në Kuvend në lidhje me të drejtat e shqiptarëve si dhe me bashkëpunimin me Kosovën janë të shumta. Deri më tani kjo nuk ka ndodhur. Kombi është shumë i rëndësishëm meqë kontribuon shumë për idenë e komunitetit e shoqërisë, për ndjenjën e përkatësisë dhe përgjegjësisë. Socialja dhe solidariteti nuk ka të bëjë vetëm me institucionet e sistemit dhe ridistribuimin e tyre por edhe me marrëdhëniet ndërnjerëzore që janë marrëdhënie në gjuhë e në kulturë kombëtare. Ne shqiptarët duhet të bëhemi politikisht kombëtarë pa u bërë kulturalisht provincialë. Edhe Kosova edhe Shqipëria janë provinca të kombit. Kauza e bashkimit kombëtar e politizon kombin. Duke i dhënë theks ekonomisë kombëtare e jo vetëm kulturës kombëtare, opozita në Shqipëri do të mund të kontribuonte aq shumë këtu. Bashkimi kombëtar ka efekt social – ai do ta ndihmonte çlirimin social të shqiptarëve. Bashkimi kombëtar do të rriste resurset natyrore e lëndët e para, fuqinë punëtore, madhësinë e tregut, kapacitetet zhvillimore, administrative, menaxhuese e intelektuale të shqiptarëve. Te ne bashkimin kombëtar shumë më tepër e duan të varfërit sesa të pasurit, sepse këta të fundit nuk i kemi prodhues por tregtarë që mirëmbajnë importin e lartë në Shqipëri e Kosovë. Jo vetëm që prodhimi shqiptar vazhdon të mbetet i varfër, por edhe vetë prodhuesit shqiptar janë më parë të varfër sesa të pasur.



    Shekulli: Si i përjetuat trazirat e 21 Janarit, duke qenë se Vetëvendosja ka lënë martirët e saj në protesta?

    ALBINI: Protestat tona janë më ndryshe, si për nga objektivi po ashtu edhe për nga konteksti e mënyra. Me 21 janar 2011 të gjithë ne ndjenim dhembje e pikëllim të thellë për qytetarët që u vranë. Ato vrasje nuk ishin të domosdoshme dhe ishin të panevojshme. Besoj që ato vrasje ishin edhe të shmangshme. Qytetarët shqiptarë kanë të drejtë dhe arsye të protestojnë e demonstrojnë kudo që janë në Ballkan, përfshirë këtu edhe Republikën e Shqipërisë, për shkak të mungesës së perspektivës, shtypjes politike dhe shfrytëzimit ekonomik. Në mbrëmjen e 21 janarit, VETËVENDOSJE! pat deklaruar: “Politikanët shqiptarë janë më të pasur se gjithë kolegët e tyre në Evropë krahasuar me buxhetin e shteteve përkatëse. Në institucionet e shtetit shqiptar zakonisht i shohim partitë pa popull kurse sot e pamë popullin pa parti, të zemëruar me pozitën dhe të braktisur nga opozita. Kjo demonstratë tregoi hendekun midis qytetarëve të pakënaqur dhe qeveritarëve të vetëkënaqur, por edhe konfirmoi hendekun tjetër midis popullit dhe opozitës.”



    Shekulli: Si do ta komentonit Paktin me Ujërat Territoriale me Greqinë?

    ALBINI: Ashtu siç e ka komentuar dhe Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë – antikushtetues. Shpesh është thënë se bashkimi kombëtar do të rrezikonte humbjen e territoreve te reja, duke nënkuptuar veriun e Kosovës, kështu që bashkimin e kemi vetëm në BE. Atëherë pse po e rrezikojmë atë që na takon dhe e kemi?! Kufijtë dhe territori i Shqipërisë duhen parë nga perspektiva kombëtare edhe në veprimtarinë e përditshme të çdo qeverie, e sidomos të politikës së jashtme.



    Shekulli: A është në rrugën e duhur bashkimi kombëtar? Si mund të vijë ai dhe çfarë duhet bërë? Pritet nga politika apo nga qytetarët?

    ALBINI: Për çdo çështje të kombit të veprojmë si komb. Kriza e identitetit kombëtar dhe jo vetëm kombëtar, i bën njerëzit më kollaj të robërueshëm. Kriza e identitetit është një hap në drejtim të skllavërisë. Puna dhe veprimet tona duhet të jenë në shërbim të bashkimit kombëtar shqiptar. Ky bashkim do të ndodhë edhe nëse nuk bëhet. E unë them ta bëjmë para se të ndodhë. Sepse, edhe nëse ne shqiptarët nuk e duam bashkimin kombëtar dhe heqim dorë prej tij, janë hegjemonistët dhe shovinistët në fqinjësi ata që nuk do të ndalen e nuk do të heqin dorë deri në bashkimin kombëtar të shqiptarëve. Porse, asisoj ne tkurremi e zvogëlohemi edhe më tej se ç’jemi tkurrur e zvogëluar që prej fundit të shekullit XIX e këtej. Prandaj, le ta duam Shqipërinë prej vullnetit e interesit para se ta duam atë prej zorit. Në njërën anë, gjuha, kultura dhe historia, kurse në anën tjetër, ekonomia, siguria e demokracia, që të gjitha këto na duan të bashkuar. Bashkimi kombëtar duhet të shihet jetik edhe sa i përket demokratizimit të vendit. Në një shtet me shtatë a tetë milionë banorë potencialisht ka më pak mundësi që të lulëzojnë lidhjet nepotiste e klanore. Aty duhet të ketë garë për vlera e meritokraci. Po ashtu, Kosova bashkë me Shqipërinë mund t’i bëj ballë më lehtë hegjemonizmit që vjen nga Serbia. E njëjta gjë vlen edhe për pretendimet e qarqeve të caktuara greke për ‘vorioepirin’.



    Shekulli: Çfarë duhet të bëjnë Rama dhe Berisha?

    ALBINI: Me detyrat publike e politike që mbartin dhe me hapësirat vendimmarrëse apo legjislative që kanë forcat politike që ata drejtojnë do duhej të bënin kujdes në çdo vendim të tyrin, që prej shitjes së pasurive publike e deri te politika e jashtme e Republikës së Shqipërisë. Duam apo nuk duam roli i Shqipërisë është vendimtar për gjithë çka ndodh me Kosovën dhe shqiptarët në rajon. Por, mbi të gjitha, në raport me Kosovën është e udhës që qëndrimet e forcave politike në Republikën e Shqipërisë të definohen sipas vizionit të tyre politik e kombëtar e jo të jenë thjesht mbështetës të koniukturës aktuale qeveritare në Prishtinë. Kjo e fundit më shumë tregon për indiferencë sesa për maturi.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  10. #150
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678

    - nje Moler ma pak...!!!!

    U IKËN “MOLERI”

    Nga Nexhmije Ahmeti 15 Gusht 2012


    Kështu u korruptua Xhaviti Kosova me shumë mjekë specialistë të papunëMërgata, nga fuqi krahu në fuqi intelektualeMalisheva rrënon në fshatra, toleron në qendërSHBA do të vazhdojnë të përkrahin zhvillimin e FSK'së
    Rron Gjinovci ka dhënë dorëheqje nga Vetëvendosje!. Aktivisti i dalluar i kësaj lëvizje nuk jep arsyet e dorëheqjes së tij, e këtë nuk e bëjnë as zyrtarët e kësaj partie. Gjinovci është njëri nga aktivistët që e pati lyer me bojë të kuqe rektorin Mujë Rugova.

    Rektori i ri i Universitetit të Prishtinës nuk ka arsye të frikësohet se ndokush do ta lyejë me ngjyrë të kuqe.

    Djaloshi që e spërkati me bojë paraardhësin e Ibrahim Gashit, Mujë Rugovën nuk është më aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

    Rron Gjinovci ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat që ka pasur në këtë lëvizje.

    Ai ishte anëtar i organizatës Studim, Veprim, Kritikë, organizatë studentore kjo e afërt me këtë Lëvizje. Herën e fundit kjo lëvizje bllokoi për më shumë se 24 orë hyrjen e rektoratit si shenjë proteste se Gjinovcit dhe një studenti tjetër nuk iu kishte lejuar pjesëmarrja në zgjedhjet studentore. Aktivisti i dalluar, Rron Gjinovci dorëheqjen e tij e ka konfirmuar për Express duke mos sqaruar arsyet e këtij veprimi.

    “Kam dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat. Nuk kam çka të flas, sepse kjo është çështje mes meje dhe Vetëvendosjes”, tha Gjinovci për Express.

    As zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk sqarojnë arsyet e dorëheqjes së Gjinovcit. Nëpërmjet Zëdhënësit Erzen Vraniqi, Lëvizja Vetëvendosje konfirmon se Rron Gjinovci është tërhequr nga Lëvizja vullnetarisht.

    “Është e vërtetë që Rron Gjinovci është tërhequr me vetiniciativë, për arsye personale, të njohura për të”, është përgjigja e Vraniqit për Express.

    Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

    http://www.gazetaexpress.com/?cid=1%2C15%2C89080
    Vv - Palaço+LISBA :D

Faqja 15 prej 107 FillimFillim ... 513141516172565 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •