Close
Faqja 13 prej 107 FillimFillim ... 311121314152363 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 1065
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Lepuri i But

    Citim Postuar më parë nga Lepuri i But Lexo Postimin
    Une kam qen ni perkrahes i madh i vetvendosjes,por me te vertet me kan zhgenjye ,e sidomos vet albini dhe rexhep selimi.sepse ai far krasniqi ,glauku ,visari e liburni jo aspak sepse nuk kam prit diqka prej tyre.
    ju pra qenkeni zhgenjyer nga vw. po pse athua pse ata protestuan kunder mallrave serbe dhe bllokuan kufirin me serbi pse jan kunder pakos se agtisarit pse jan kunder decentralizimit pse apo pse kundershtojn qeverin e hashim polarit

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    ju pra qenkeni zhgenjyer nga vw. po pse athua pse ata protestuan kunder mallrave serbe dhe bllokuan kufirin me serbi pse jan kunder pakos se agtisarit pse jan kunder decentralizimit pse apo pse kundershtojn qeverin e hashim polarit
    jo beni diqka per krejt tjeter sen eshte puna
    po besoi se edhe ti do te vjen dita qe do te kuptosh
    dhe do te zhgenjehesh ma keq se une

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Lepuri i But

    Citim Postuar më parë nga Lepuri i But Lexo Postimin
    jo beni diqka per krejt tjeter sen eshte puna
    po besoi se edhe ti do te vjen dita qe do te kuptosh
    dhe do te zhgenjehesh ma keq se une
    po mir i nderuar qte bejm ti rokkum armet dhe ta largojm ket qeveri kuislingesh me forc dhe te bejm revulucion edhe per ket dote akuzohemi per terrorrizem un mendoj qe populli duhet te vedisohet sa me shum dhe te kerkoj te drejta dhe te kerkoj punsim dhe kwerkohet nga levizja vetvendosje protesta se pse protestat jan shum legjitime pse po frigoheni nga protestat protesta mbahen gjdodit ne shtetet europiane ne berlin e bruksel gjdo tit ka protesta

  4. #124
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Plaçkitja e qytetarëve në funksion të privatizimit

    Pas emërimit të anëtarëve të ri të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, vendimi i parë që ky Bord e mori ishte rritja e çmimit të energjisë elektrike për 8.9% madje prapaveprues që nga 1 qershori. Pra vendimi i parë ishte në dëm të qytetarëve. Dhe kjo ndodh natyrshëm – këta anëtarë të Bordit janë aty për shkak të afërsisë dhe afilimit politik që kanë me Partinë Demokratike të Kosovës në pushtet. Politika e kësaj Qeverie vetëm dëme i shkakton Kosovës.

    Kështu vlerësojnë zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, në reagimin e tyre dërguar medieve rreth rritjes së çmimit të energjisë elektrike, vendim ky i ndërmarr nga ZRrE. Ata akuzojnë direkt Qeverinë e Kosovës për këtë vendim për rritje të çmimit të rrymës.

    “Çmimi na u tha se është rritur me kërkesë të KEK-ut. Madje na thanë edhe se Bordi na kurseu disi duke qenë se KEK-u paska kërkuar deri në 23% rritje. Këtë e përdori Qeveria për ta paraqitur veten sikur të pafajshme në këtë rast. Po KEK-u nga kush po na udhëhiqet? Nga e njëjta Qeveri, dhe madje me të njëjtën mënyrë të uzurpimit dhe kolonizimit me militantë partiakë e familjarë qeveritarësh të ndërmarrjeve publike dhe bordeve drejtuese të tyre”, thuhet mes tjerash në reagimin e Vetëvendosjes.

    Më tej, në komunikatë përmendet edhe privatizimi i Shpërndarjes dhe Distribucionit, i cili u privatizua 26,3 milionë euro. “Tash Rregullatori po e ngritë ndjeshëm çmimin e energjisë elektrike e cila, nëse procesi ecën sipas planit të Qeverisë për privatizim, më së shumti do t’i konvenojë privatizuesve turk Limak dhe Çalik. Në cilindo proces të privatizimit të rrjetit të shpërndarjes çmimi i energjisë elektrike është rritur jashtëzakonisht shumë. Kur kësaj t’ia shtojmë edhe faktin e monopolizimit të furnizimit me energji elektrike, atëherë e keqja përshkallëzohet përkeqësohet”, theksohet në reagimin e Vetëvendosjes.

    Vetëvendosje kujton rastin e Shqipërisë e Maqedonisë ku, sipas tyre, në Shqipëri, çmimi pas privatizimit është rritur më shumë se 40% ndërsa në Maqedoni po ashtu ka pasur ngritje të çmimit.

    “Privatizimi dhe rritja e çmimit shkojnë bashkë – kapitali privat punon për profit dhe për sa më shumë profit. Madje është raportuar në media se një rritje të tillë e kishte kërkuar edhe kompania që po do ta blejë Shpërndarjen dhe Furnizimin. Në mënyrë që në rritjen tjetër të cilën ata do ta kërkojnë me ta transferuar pronën të na duket më e lehtë. Pra, kjo rritje nuk po bëhet për të mirën e KEK-ut si kompani publike, edhe nëse formalisht një ngritje e tillë është kërkuar nga KEK-u”, thonë në Vetëvendosje.

    Subjekti politik Vetëvendosje kujton thotë se herë që Ministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik ka folur për garancat që do t’i kemi karshi çmimit të energjisë kur të privatizohet shpërndarja, ai, sipas Vetëvendosjes, “e ka përmendur Rregullatorin”.

    “Pra, sipas tij dhe qeverisë, Rregullatori do të jetë ai që do ta rregullojë këtë gjë duke mos e lënë qytetarin e Kosovës të pambrojtur karshi ndërmarrjes private për furnizim me energji elektrike. Cili Rregullator? Ky që tashmë na e shtrenjtoi rrymën? Ky rregullator është i politikës së Qeverisë dhe do t’i shërbejë asaj. E, politika e Qeverisë është që të shpronësohet qytetari dhe t’i plaçkitet atij buxheti. Por edhe sikur ta kishte vullnetin politik për një gjë të tillë, Rregullatori nuk e ka mundësinë objektive e reale ta kundërshtojë kompaninë private në këtë rast. Ne kemi vetëm një shpërndarës dhe furnizues me energji elektrike në Kosovë”, thonë drejtues të kësaj lëvizjeje, duke shtuar se “i tërë vendi sot varet nga KEK-u në pronësi publike”.

    “I tërë vendi nesër do të varet nga Limaku dhe Çaliku në pronësi private të huaj. Në këto kushte ata do të na rregullojnë ne”, thuhet në reagimin e subjektit politik, Vetëvendosje.(zeri.info)
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  5. #125
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  6. #126
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466

    Fjalimi i Albin Kurtit në seancën e Kuvendit të Kosovës me 28 qershor 2012



    Deputetë të Kuvendit të Kosovës,



    Si Kryetar i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, gjatë muajve të fundit, ia kam dërguar tri letra Ministrit të Punëve të Jashtme, z. Enver Hoxhaj, e për të cilat nuk kam marrë përgjigje.



    Komisioni për Punë të Jashtme (KPJ), në mandatin e vet, e ka mbikëqyrjen e të gjitha proceseve që udhëheq Ministria e Punëve të Jashtme. Më 20 shkurt të këtij viti, atëherë kur i kishim 88 njohje të pavarësisë, ministrit ia kam dërguar një kërkesë për të dorëzuar nga një kopje të të gjitha notave verbale që Ministria e Punëve të Jashtme i ka pranuar deri në atë kohë. Në bazë të nenit 7.9 të Ligjit Nr. 03/L-215, Ligji për Qasjen në Dokumente Publike, Ministria ka pasur 7 ditë afat për t’iu përgjigjur kësaj kërkese. Kanë kaluar më shumë se katër muaj prej se kjo kërkesë është dorëzuar dhe KPJ përveç se nuk ka pranuar asnjë kopje të notave verbale, nuk ka marrë ndonjë përgjigje lidhur me këtë kërkesë.



    Më 27 prill 2012 në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme ka qenë prezent edhe ministri Hoxhaj. Gjatë kësaj mbledhjeje jemi dakorduar lidhur me disa çështje të cilat ministri ka premtuar që do t’i dorëzojë te Komisioni deri në fund të muajit maj. Në vijim i keni kërkesat për të cilat jemi dakorduar: 1) Kopjet e notave verbale; 2) Strategjia e plotë për njohjet; 3) Raporti financiar për fushatën e lobimit jashtë dhe brenda vendit për njohjen e pavarësisë së Kosovës; 4) Letrat që ministri ua ka dërguar homologëve të tij në bashkësinë ndërkombëtare për arrestimin e Hasan Abazit, Arben Murselit, dy policëve kosovarë në Dumnicë, Burim Telakut, ekstradimin e Shemsi Nuhiut dhe vrasjen e Selver Haradinajt; 5) Plani strategjik për Akademinë Diplomatike. Edhe për këtë letër KPJ nuk i ka marrur as dokumentet e kërkuara e as përgjigje lidhur me pesë çështjet e cekura.



    Një arrogancë të tillë, të mospërgjigjes në letrat që ua kam dërguar, ka edhe zëvendëskryeministrja Edita Tahiri. Herën e parë dhe të fundit kur ajo erdhi në Komisionin tonë ishte me 8 prill të vitit të kaluar. Po, pra, me 8 prill të vitit të kaluar, jo me 8 prill të këtij viti, pasi që edhe kjo do të ishte bukur moti. Më 8 prill 2011 ajo kishte deklaruar që do paraqitet para Komisionit edhe në baza vullnetare sa herë që do të konsiderohet se ka lëvizje rrënjësore për t’u raportuar. Zëvendëskryeministrja ishte ftuar edhe më 24 qershor 2011 të raportonte para Komisionit. Ajo kishte konfirmuar pjesëmarrjen e saj në këtë mbledhje, mirëpo më pak se 24 orë para fillimit ajo e kishte njoftuar administratën se ka pasur një udhëtim urgjent jashtë vendit. Letra tjetër, për të cilën KPJ nuk ka marrë asnjëherë përgjigje nga znj. Tahiri ka qenë lidhur me kërkesën për një kopje të marrëveshjes mbi menaxhimin e integruar të kufijve dhe të marrëveshjes mbi bashkëpunimin e përfaqësimin rajonal, të dyja këto të arritura me Serbinë në Bruksel. Herën e fundit kur i dërgova ftesë zëvendëskryeministres Tahiri për dëgjim publik në KPJ ishte më 20 shkurt 2012. Sërish, as nuk erdhi dhe as nuk u përgjigj pse nuk po vjen.



    Ndërkohë, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri dhe ministri i jashtëm Enver Hoxhaj japin jo vetëm prononcime të shumta por edhe intervista të gjata për medie të shkruara dhe elektronike. Njëkohësisht, ata nuk mungojnë në drekat e darkat e koktejet me ambasadorët e huaj në Prishtinë. Pra, nuk është se këta nuk i kanë qejf intervistat dhe diskutimet publike, por nuk i duan ato institucionale, ashtu siç e parasheh edhe Rregullorja e këtij Kuvendi. Dhe, nuk është se këta kanë pak kohë e janë shumë të zënë, por, thjesht, nuk duan të bashkëpunojnë dhe as të mbahen përgjegjës te organi më i lartë legjislativ, përfaqësues dhe politik.



    Mospërgjigja e ministrit Hoxhaj dhe zëvendëskryeministres Tahiri në letrat që ua kam dërguar si Kryetar i KPJ, është anashkalim i tyre ndaj Kuvendit dhe komisionit përkatës të tij. Në demokraci, pushteti është me kusht, pra me kusht që do të jetë llogaridhënës. Në njërën anë, e kemi pavarësinë tonë të kushtëzuar. Në anën tjetër, e kemi pushtetin e tyre të pakushtëzuar. Prandaj, ky Kuvend s’po mund të jetë vend i Republikës.



    Ju falemnderit!(Levizja Vetevendosje)
    Ndryshuar për herë të fundit nga halla mine : 28-06-2012 më 18:03
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  7. #127
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Pasojat e SHIK-ut në Kuvend.

    Qe një kohë, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka kërkuar në mënyra të ndryshme hetimin mbi veprimtarinë e Shërbimit Informativ të Kosovës, që ka qenë dhe mbetet shërbim sekret partiak, që nuk i është përgjigjur asnjë institucioni të Republikës së Kosovës, nuk i ka dhënë llogari askujt, si dhe nuk ka shpalosur asnjë nga aktivitetet që ka bërë dhe bënë ndër vite. Populli i Kosovës ka të drejtën ta dijë se kush po i përgjon, kush po i shantazhon dhe kush po i frikëson qytetarët me agjentë.

    Në funksion të tentimit për të legalizuar një organizatë të tillë ilegale, qeveria dhe SHIK-u kanë orkestruar vjedhjen dhe manipulimin e zgjedhjeve dhe po tentojnë që nëpërmjet funksioneve publike të legjitimojnë agjentë të SHIK-u me të kaluar kriminale. Sot këta agjentë janë në qeveri, e fatkeqesisht janë edhe në Kuvendin e Kosovës, të ardhur aty me vota të vjedhura.

    Thirrjeve tona për hetime parlamentare për këtë organizatë, ata u janë përgjigjur me më shumë panikë, shantazhe e kërcënime të ndryshme për deputetë, për të mos nënshkruar iniciativën për inicimin e komisionit parlamentar për SHIK-un.

    Kohëve të fundit kanë filluar të kërcënojnë edhe gazetarë e fytyra publike, për të mos folur për SHIK-un. Sa më shumë ata mundohen ta mbajnë të mbyllur dosjen e SHIK-ut, aq më shumë shtohet nevoja për të ditur të kaluarën e saj.

    Sot, pa provokimin më të vogël, deputeti Latif Gashi është munduar ta kërcënojë deputetin Rexhep Selimi që të mos flasë për SHIK-un gjatë një prononcimi për media. Ndoshta përvoja e z. Gashi nga SHIK-u e bën të mendojë se ai mund t’i ndalë të tjerët të mos flasin, e bën të mendojë se mund t’i kërcënojë të tjerët. Z. Gashi duhet ta dijë se Lëvizja VETËVENDOSJE! është e vendosur në qëllimin e vet për të zbuluar të vërtetën, për të zbardhur krimet ndaj popullit të Kosovës, sepse populli i Kosovës meriton të dijë.

    Fatkeqësisht, provokimi i z. Gashi dhe tentativa e tij për të ngulfatur fjalën e lirë të deputetëve, dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës, ka eskaluar në një përleshje fizike, për të cilën Lëvizja VETËVENDOSJE! shpreh keqardhje. Në atë moment, në përleshjen fizike është përfshirë edhe agjenti tjetër i SHIK-ut në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili e ka përsëritur provokimin e Gashit.

    Lëvizja VETËVENDOSJE! do të vazhdojë e palëkundur në rrugën e saj për të krijuar një shoqëri të zhvilluar demorkatike e mbi të gjitha transparente.

    28 qershor 2012
    Lëvizja VETËVENDOSJE!
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979



    Aktivisti i VV ia 'lexoi dënimin' Kryetarit, largohet dhunshëm nga salla


    Nga Express 30 Qershor 2012 18:33


    Në një takimin me qytetarë të kryetarit të komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, aktivisti i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Aliu është larguar dhunshëm nga skena e teatrit të qytetit, pasi bëri një performancë politike-artistike, njofton lëvizja Vetëvendosje.

    Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje dënon ashpër sulmin e rojeve të kryetarit ndaj aktivistit Aliu, ku në njërën anë të buzëve është lënduar mjaft shumë nga goditja fizike.

    Ky reagim i komunës dëmton rëndë demokracinë shprehëse qytetare, duke dashur që të prezantojë të arriturat e komunës, duke dashur që të kanalizohet opinioni publik në drejtim të dëshiruar të pushtetit komunal dhe për të mos shprehur keqqeverisjen, thuhet në kumtesën e Vetëvendosjes.

    “Aktivisti Aliu lexoi pranë kryetarit lajmin se: ‘Kryetari i komunës është dënuar nga gjykata me 700 euro gjobë dhe po ndiqet nga Njësiti për Krime të Rënda Ekonomike’ dhe menjëherë më pas duke vrapuar rojet e sigurimit, e kanë bartur zvarrë nga salla e teatrit dhe pas daljes jashtë e kanë goditur përsëri”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Lepuri i But

    Citim Postuar më parë nga Lepuri i But Lexo Postimin



    Aktivisti i VV ia 'lexoi dënimin' Kryetarit, largohet dhunshëm nga salla


    Nga Express 30 Qershor 2012 18:33


    Në një takimin me qytetarë të kryetarit të komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa, aktivisti i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Aliu është larguar dhunshëm nga skena e teatrit të qytetit, pasi bëri një performancë politike-artistike, njofton lëvizja Vetëvendosje.

    Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje dënon ashpër sulmin e rojeve të kryetarit ndaj aktivistit Aliu, ku në njërën anë të buzëve është lënduar mjaft shumë nga goditja fizike.

    Ky reagim i komunës dëmton rëndë demokracinë shprehëse qytetare, duke dashur që të prezantojë të arriturat e komunës, duke dashur që të kanalizohet opinioni publik në drejtim të dëshiruar të pushtetit komunal dhe për të mos shprehur keqqeverisjen, thuhet në kumtesën e Vetëvendosjes.

    “Aktivisti Aliu lexoi pranë kryetarit lajmin se: ‘Kryetari i komunës është dënuar nga gjykata me 700 euro gjobë dhe po ndiqet nga Njësiti për Krime të Rënda Ekonomike’ dhe menjëherë më pas duke vrapuar rojet e sigurimit, e kanë bartur zvarrë nga salla e teatrit dhe pas daljes jashtë e kanë goditur përsëri”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje.
    hahahhahaahh

  10. #130
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Kjo levizje eshte falso, kemb e krye.

    Prandaj cdo gje fallco nuk ka jet te gjate. Ne kete levizje ka marksist (Albin Kurti dhe Glauk Konjufca), ka kapitalist (Florin Krasniqi qe merr pjese ne privatizime) ka kriminel (Rexhep Selimi). Prandaj eshte pa te ardhme.



    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Gogi : 02-07-2012 më 12:28
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

Faqja 13 prej 107 FillimFillim ... 311121314152363 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •