Close
Faqja 12 prej 107 FillimFillim ... 210111213142262 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 1065
  1. #111
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    Debati perfundon 10:0 per Luten. Kush s'beson ketu e ka videon. Trishtim e tmerr sa te dobet ishin kandidatet tjere, as me fol nuk dinin.. ju mirrej goja..

    http://www.youtube.com/watch?v=f9qUFWnalwg
    PDK-ja fiton pa balotazh në Kaçanik

    (I plotësuar) - Sipas rezultateve të para preliminare të publikuara nga D4D-INPO, në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Kaçanikut, kandidati i PDK-së, ka fituar 53 për qind të votave, ai AAK-së 20 për qind, i Vetëvendosjes 16.5 për qind, i LDK-së 5.3 për qind dhe i AKR-së 5 për qind.

    Sipas rezultateve të para preliminare, nuk do të ketë raund të dytë të votimit, pasi kandidati i PDK-së, Besim Ilazi, ka fituar 53 për qind të votave. Kurse anëtarët dhe simpatizantët e DPK-së kanë filluar festimin e fitores.

    Në zgjedhjet e mbajtura sot në Kaçanik kanë garuar pesë kandidatët: Besim Ilazi (32, PDK), Sahit Bela (33, LDK), Shukri Luta (31, "VV"), Kjani Berisha (34, AKR) dhe Tahir Çaka (35, AAK).

  2. #112
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    35.73 për qind.. pjesemarrja e qytatareve.
    Në vitin 2009 dalja ka qenë 50.45 për qind, në vitin 2010 ka qenë 49.8 për qind.. thote Daka e KQZ-se.
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Thaçi: Hedhja e domateve nga VV, veprim i ulët

    Thaçi: Hedhja e domateve nga VV, veprim i ulët
    Nga Express 21 Qershor 2012 12:20

    (E plotësuar) Kryeministri Hashim Thaçi e ka dënuar hedhjen e domateve ndaj Robert Cooperit nga aktivistet e Levizjes Vetevendosje.

    Ai këtë quajti veprim të ulët, që dëmton imazhin evropian të Kosovës.

    "Shpalosja e ambicieve politike duhet të bëhet në mënyrë institucionale dhe demokratike në Parlament, e jo përmes dhunës së shfaqur kundër zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian. Këto veprime janë të papranueshme dhe si të tilla të dënueshme nga Qeveria e Republikës së Kosovës", tha Thaçi.

  4. #114
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Zhbogar "tmerrohet" nga aksioni i VV-së



    Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka dënuar aksionin e Lëvizjes Vetëvendosje kundër vizitës së ndërmjetësit të BE-së në bisedimet Prishtinë-Beograd, Robert Kuper
    Postuar: 17:42; 21/06/12

    Prishtinë- "Unë vetëm mund të shpreh tmerrin dhe zhgënjimin tim për atë për që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm.

    Gjuajtja me domate dhe britmat kundër delegacionit zyrtar të BE-së, qëllimi i të cilit është vetëm të lehtësojë raportet midis Prishtinës dhe Beogradit, është gjest i papranueshëm", ka thënë Zhbogar.

    "VV mund të mos mbështesë dialogun, megjithatë kjo sjellje kurrë nuk mund të jetë alternativë e suksesshme. Pres që VV do të distancohet prej sjelljeve të tilla, të cilat dërgojnë mesazhe kontradiktore në Bruksel", ka shtuar diplomati evropian.

    Kuper ka qëndruar sot në Prishtinë, ku së bashku më udhëheqësit vendorë ka theksuar rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve Prishtinë-Beograd. Lajmonline

  5. #115
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466



    Protestë kundër rifillimit të bisedimeve me Serbinë.


    Sot, ne protestuam si qytetarë të një vendi të lirë, liria e të cilit po i vendoset në dyshim nga procesi i bisedimeve të imponuara Beograd – Prishtinë.

    Gjatë protestës, ne hodhëm domate të kalbura, së pari, mbi z. Robert Cooper, e pastaj mbi hyrjen e ndërtesës së Qeverisë. Ne besojmë që në aspektin fizik dhe hapësinor, Qeveria nuk duhet të ketë fare oborr: le të punojnë në atë ndërtesë të lartë me pafund zyra që i kanë kurse oborri aty duhet t’i përkasë qytetarëve të cilët edhe ashtu kanë aq pak hapësirë publike. Në anën tjetër, në aspektin politik, e gjithë Kosova duhet të jetë oborr i Qeverisë: në vend se të përgatiten për rifillimin e dialogut me Serbinë, tash për veriun e Kosovës, qeveritarët duhet t’i shërbejnë qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, interes jetik i të cilëve është sovraniteti dhe integriteti territorial. Kosova duhet t‘i ketë kufijtë e mbrojtur e jo ndërtesa e rrethuar me grila e Qeverisë.

    Sot, ne protestuam kundër qëndrimit paternalizues e shtrëngues të përfaqësuesit të BE-së, Robert Cooper, e në të njëjtën kohë kundër qëndrimit servil e të padenjë të qeveritarëve të Kosovës.

    Protestuam sepse bisedimet, në të cilat po na shtyjnë përdhunshëm nuk janë bisedime mes Serbisë dhe Kosovës, po janë bisedime me Serbinë për Kosovën. Protestuam sepse ndërkombëtarët, që supozohet të jenë ndërmjetës në këto bisedime janë duke qeverisur në Kosovë, ndërsa në Serbi jo. Por, mbi të gjitha, ne protestojmë kundër bisedimeve sepse ato janë thelbësisht të padrejta për dhjetë arsye madhore.

    -Së pari, Serbia nuk e pranon pavarësinë e Kosovës. Nuk mund të bisedojmë me një vend që haptazi e pranon pretendimin territorial dhe është agresiv ndaj atdheut tonë.

    -Së dyti, Serbia nuk po e ndryshon kushtetutën e saj, ku shkruhet se Kosova është pjesë e Serbisë.

    -Së treti, Serbia kurrë nuk ka kërkuar as më të voglën falje për vrasjet e krimet ndaj shqiptarëve përgjatë shekullit XX. E këto bisedime po e shkelin respektin e qytetarëve për ata të vrarë.

    -Së katërti, Serbia nuk na i ka dorëzuar kriminelët serbë të luftës.

    -Së pesti, Serbia nuk i ka kthyer trupat e 1781 të pagjeturve, dhe refuzon të japë informacion për ta.

    -Së gjashti, Serbia nuk ka paguar asnjë zhdëmtim për dëmet materiale që ka shkaktuar gjatë luftës dhe okupimit.

    -Së shtati, Serbia ende sot i trajton shqiptarët në Luginën e Preshevës si qytetarë të dorës së dytë, e nuk ua njeh as të drejtat themelore.

    -Së teti, Serbia haptazi financon strukturat ilegale shtetërore në Kosovë, duke minuar çdo përpjekje për shtetformim dhe institucionalizim.

    -Së nënti, Serbia nuk e ka kthyer fondin pensional, depozitat bankare të qytetarëve të Kosovës, librat kadastralë dhe as artefaktet kulturore që i ka plaçkitur.

    -Së dhjeti, në Serbi, sot e kësaj dite enden të lirë e të pacenuar me dhjetëra mijëra kriminelë të luftërave të viteve ’90, gjë që tregon se atje s’ka ndodhur kurrfarë ndryshimi i kursit se lëre më diçka që do t’i përngjante denazifikimit.

    Për këto arsye ne protestuam sot, e do të protestojmë kundër bisedimeve gjer në momentin kur këto arsye të mos jenë më.

    Bisedimet e pabarabarta e të padrejta sjellin edhe më shumë pabarazi, edhe më shumë padrejtësi.

    21 qershor 2012. Lëvizja VETËVENDOSJE!
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  6. #116
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Ndryshuar për herë të fundit nga halla mine : 21-06-2012 më 17:57
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  7. #117
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Lepuri i But

    Citim Postuar më parë nga Lepuri i But Lexo Postimin
    Zhbogar "tmerrohet" nga aksioni i VV-së



    Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, ka dënuar aksionin e Lëvizjes Vetëvendosje kundër vizitës së ndërmjetësit të BE-së në bisedimet Prishtinë-Beograd, Robert Kuper
    Postuar: 17:42; 21/06/12

    Prishtinë- "Unë vetëm mund të shpreh tmerrin dhe zhgënjimin tim për atë për që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm.

    Gjuajtja me domate dhe britmat kundër delegacionit zyrtar të BE-së, qëllimi i të cilit është vetëm të lehtësojë raportet midis Prishtinës dhe Beogradit, është gjest i papranueshëm", ka thënë Zhbogar.

    "VV mund të mos mbështesë dialogun, megjithatë kjo sjellje kurrë nuk mund të jetë alternativë e suksesshme. Pres që VV do të distancohet prej sjelljeve të tilla, të cilat dërgojnë mesazhe kontradiktore në Bruksel", ka shtuar diplomati evropian.

    Kuper ka qëndruar sot në Prishtinë, ku së bashku më udhëheqësit vendorë ka theksuar rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve Prishtinë-Beograd. Lajmonline
    ky zhbogari po harron se ne shum shtete qe sot jan antare te unionit europian qytetaret e tyre shpesh protestojn po ne ket mnyr po ky tipi qenkA TMERRU SA KEQ PER KET MATYF

  8. #118
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    Shqiptaret Kan Me Mijera Arsye Per Te Protestuar Jo Me Domate E Patate Por Kjo Qeveri Duhet Te Jet E Lumtur Se Ende Skan Fillu Te Perdoren Mjete Te Forta Kunder Tyre Personalisht E Jo Objekteve Se Pse Farferia E Pa Punsia Ka Arrit Ne Kulm Hashimi Njetit Dota Akuzoj Ter Popullin Per Sulm Ndaj Ti Personalisht

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    “Vetëvendosja” mashtroi KQZ-në


    Publikuar: 22.06.2012 - 09:22

    Prishtinë, 22 qershor – Procesi i fundit elektoral në Komunën e Kaçanikut ka mundur të ndiqej edhe nga një vëzhgues që ndodhet nën hetime, lidhur me shkeljet e pretenduara në zgjedhjet e 2010-s. Ishte vëzhgues i lëvizjes “Vetëvendosje”, subjektit më të zhurmshëm opozitar që denoncon parregullsitë.

    Janë nën hetime 122 komisionerë nga Kaçaniku, për parregullsitë që kishin shoqëruar procesin e fundit elektoral, para këtij për kryetar të Komunës. Ka gati nga të gjitha partitë parlamentare. Prej tyre, vetëm E. L. i “Vetëvendosjes” kishte mundur të akreditohej si vëzhgues, pasi subjekti politik që i përket kishte bërë një trik për t’ia fshehur identitetin.

    Ia kishte ndërruar një shifër të numrit personal, dhe kjo kishte bërë që në procesin e verifikimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ky vëzhgues të mos vërehej që ishte nën hetime. Ndërhyrja ishte bërë në shifrën e shtatë, dhe në vend të 0 ishte shkruar shifra 1.



    Më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”

  10. #120
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    “Në Malishevë askush nuk është i sigurt!”

    Lëvizja VETËVENDOSJE! me shumë shqetësim ka vërejtur se problemi i etheve hemorragjike në Komunën e Malishevës është neglizhuar nga institucionet lokale dhe qendrore edhe pse ky problem duhet trajtuar me urgjencë, sepse tashme kemi 13 qytetar qe janë vdekur si rezultat i pickimit nga rriqrat.

    Dy vitet e fundit kemi pasur ketë gjendje: Në vitin 2011 në QKMF janë të regjistruar mbi 1000 persona të pickuar nga rriqrat në Komunën e Malishevës. Ndërsa vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë regjistruar mbi 900 raste të thumbuar nga rriqrat, së paku katër prej tyre kanë rezultuar të infektuar nga ethet hemorragjike.

    Pra si pasoj e etheve hemorragjike Krime-Kongo në gjashtë muajt e pare të vitit 2012dy të rinjë kanë humbur jetën nga kjo sëmundje. Rasti i të riut nga Bratotini i Rahovecit dhe i vajzës nga Plloqica e Malishevës.

    Edhe aksioni i sotëm Malisheva Zonë e Rrezikshme “Kujdes nga Rriqrat” dhe plani që po e paraqesim sot është reagim ndaj neglizhencën Institucionale dhe ofrim i hapave konkret i VETËVENDOSJES! për institucionet përkatëse për të eliminuar këtë virus vdekjeprurëse i cili është prezent si pasojë e papërgjegjshmërisë së institucioneve lokale dhe qendrore të cilat përveç disa përformancave simbolike nuk i kanë dhenë zgjidhje problemit, e as qe kanë një vullnet e plan për të bere ketë.

    Plani që propozon Lëvizja VETËVENDOSJE! Është një plan orientues 5 pikësh që do ti jepte zgjidhje kësaj situate të rendë:

    -Qeveria e Kosovës të merr situatën në menaxhim duke krijuar një shtab urgjence dhe të ndaj një buxhet të mjaftueshëm për spërkatjen e të gjithë zonave endemike duke koordinuar një aktivitet në të gjitha komunat e prekura. Ky aktivitet duhet të fillojë menjëherë dhe të vazhdojë për tre vite radhazi pasi që zhdukja e këtyre insekteve vdekjeprurëse nuk është e mundshme për një vit.

    -Të kuadër të (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare ) të hapet qendra specialistike infektive ku pacientët që në fillim të trajtohen nga infektologun dhe të kryhen shërbime shëndetësore më afër afër pacientëve. Po ashtu të ketë sensibilizim dhe mobilizim të qytetarëve mbi rrezikshmërinë e kësaj sëmundje dhe kujdesin maksimal që duhet pasur nga çfadolloj dyshimi për sëmundjen. Ky vetëdijesim duhet të realizohet një program informimi gjithëpërfshirës informimit i thjesht dhe praktik trevjeçar.

    -Të ndahet një fond i veçantë për bujqësi për 5 vite me radhë për Komunën e Malishevës ku bujqit do të gëzonin të drejtën e aplikimit në këto fonde dhe do të punonin tokat bujqësore që janë djerrina sot. Ky program do të ndikonte dukshëm në zhdukjen e këtyre insekteve pasi qe punimi i tokave por edhe rritja e mirëqenies do të ishin në funksion të njëra tjetrës.

    -Të shfrytëzohet kapitali social. Në ketë pikë vlen të theksohet se shumë projekte me një qasje serioze mund të hasin në ndihmën e qytetarëve ne të gjitha format dhe ky kapital duhet shfrytëzuar.

    -Qeveria lokale dhe ajo qendrore, institucionet shëndetësore por edhe donatorët e mundshëm të jenë serioz në monitorimin dhe implementimin e këtij plani. Duke qenë të përgjegjshëm dhe transparent ndaj implementimit të këtij plani.

    Kostoja e implementimit të këtij plani nuk është kosto e lart sepse kemi të bëjmë me mbrojtjen e jetës të mbi 100 mije banorëve qe ka Malisheva dhe zonat endemike në komunat përreth. Është e vërtet e madhe se sot pas 13 rasteve tragjike vetëm në Komunën e Malishevës më askush nuk ndihet i sigurt në ketë zonë!

    Në kohen kur nga institucionet publike bëhen shpenzime të panevojshme milionëshe për vetura te shtrenjta, udhëtime,telefona, hanorare, naftë, dreka e darka çfarëdo shume për ketë projekt mbrojtës do të ishte e arsyeshme.

    Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon me urgjencë një mobilizim seriozë përballë kësaj situate që qytetarëve të Malishevës por edhe qytetarëve të komunave përreth po ju kushton me jetë!

    23 qershor 2012
    Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra Malishevë

    http://a8.sphotos.ak.fbcdn.net/hphot...11991065_n.jpg

    http://a4.sphotos.ak.fbcdn.net/hphot...93184104_n.jpg

    http://a7.sphotos.ak.fbcdn.net/hphot...20829496_n.jpg
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

Faqja 12 prej 107 FillimFillim ... 210111213142262 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •