krasniqi: Vetëvendosje në krizë të identitetit
autori: Lajmi.net në politikë 14:10, 5 korrik, 2014
milazim krasniqi
lëvizja vetëvendosje rrezikon ta humbë kredibilitetin e vet para anëtarësisë dhe opinionit të gjerë me lëvizjet e saj joparimore, vlerëson milazim krasniqi. Ai thotë se vetëvendosje të jetë humbësja më e madhe në fund të procesit të formimit të qeverisë.
Ai në një shkrim në facebook, thotë se vetëvendosje do të dëmtohet edhe nëse bëhet pjesë e qeverisë .
“lëvizja vetëvendosje, do të jetë humbësja më e madhe në fund të procesit të formimit të qeverisë së re të kosovës. Lëvizjet e saj joparimore të deritashme dhe ato që pritet të ndodhin, e kanë hutuar anëtarësinë dhe simpatizantët e saj, që në të shihnin një forcë politike homogjene, të vendosur për ta zbatuar programin e saj pa asnjë kalkulim politikanesk”.
“por, që nga 10 qershori e këndej, lëvizja “vetëvendosje!” është bërë kampion i kalkulimeve politikaneske, i ndryshimit të qëndrimeve dhe të programit politik. (edhe ndryshimi radikal i qëndrimit ndaj partive opozitare, ldk e aak dhe liderëve të tyre, është kalkulim politikanesk dhe zhvendosje nga qëndrimet parimore.)”
“në këtë lojë joparimore, vv tashmë ka shkuar thellë, sa që edhe po të dëshironte nuk mund të kthehet në pozitat e mëhershme politike. Prandaj, ajo do të humb një pjesë të kredibilitetit të vet në sytë e anëtarësisë, simpatizantëve dhe të opinionit publik”.
“kjo është e pashmangshme, edhe nëse bëhet pjesë e qeverisë e edhe nëse nuk bëhet.
“1. Nëse bëhet pjesë e qeverisë, do ta humb imazhin e një lëvizjeje idealiste që e ka në program bashkimin kombëtar, që është antiserbe dhe që lufton kundër korrupsionit.
Mjafton të mbahet në vëmendje vetëm se çfarë është thënë deri dje për ish kryetarin e komunës së prishtinës, liderin e ldk-së, për të kuptuar një gjë: Ose deri dje kanë shpifur ndaj tij, ose tash po përpiqen ta lëpijnë atë që e kanë pështyrë”.
“2. Nëse nuk bëhet pjesë e qeverisë, po e përkrahë një qeveri të pakicës, vv do të duket në rolin e atij që ia mban qiriun dikujt tjetër. Në atë rast do të zbulohet se nuk guxon të marrë përgjegjësi dhe do të perceptohet pak a shumë si një ldk në miniaturë, e kjo mund ta demobilizojë pjesën më militante të elektoratit të saj”.
“3. Ndërsa, nëse tash tërhiqet nga angazhimi për ta formuar qeverinë me partitë opozitare ldk-aak- nisma, do të duket si një shërbëtore e pdk-së”.
“por, edhe nga këto versione të këqija për vetë vv, do të dalë një e mirë. Vv do të dalë nga transi ideologjik e do të bëhet subjekt politik si gjithë të tjerat në këtë vend, pra, parti politike kalkuluese, pa parime, pa program, hakmarrëse dhe e obsesionuar pas pushtetit. Kështu do ta lirojë anëtarësinë dhe opinionin publik nga presioni i mashtrimit se gjoja vv është ndryshe nga partitë e tjera. Kësisoj, humbja e kredibilitetit të saj moral e politik, do të jetë një fitore e opinionit publik, i cili do të çlirohet nga presioni i propagandës së saj “misionariste””, ka shkruar milazim kraniqi në facebook.
Krijoni Kontakt