Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Përvjetori i Besëlidhjes së Lezhës përcan politikën

    LEZHE - Sot Shqipëria shënoi përvjetorin e 568-të të Besëlidhjes së Lezhës, ngjarje që shënon mbledhjen për herë të parë në një Kuvend të prijësve shqiptarë me qëllim bashkimin e tyre kundër perandorisë osmane që po përparonte në pushtimin e trojeve shqiptare.

    Ceremonia me rastin e kësaj ngjarjeje historike u zhvillua në Lezhë, por mes krerëve të shtetit mungoi Presidenti i Republikës dhe përfaqësues të opozitës, ndërsa ishin të ftuar përfaqësi nga Kosova, Maqedonia, nga vendi kryeparlamentarja Jozefina Topalli, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Luzim Basha, ministra të kabinetit, ndërsa fjalën përshëndetëse e mbajti kryeministri Sali Berisha. Mosprezenca në ceremoni e Presidentit Topi u shpjegua në një njoftim shtypi nga zyra për shtyp e Presidencës, ku shpjegohet se kreu i shtetit mohoi ftesën në Lezhë, sepse Protokolli i Shtetit i mohoi të drejtën e fjalës përshëndetëse.

    Në ceremoninë me moton “Dita e Besëlidhjes”, e mori fjalën i pari kryetari i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tusha, i cili theksoi se kjo datë jeton e gjallë në të gjithë mendjet e shqiptarëve. Më pas përshëndeti këtë ditë të rëndësishme për të gjithë shqiptarët edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.
    Te pranishem ne ceremoni, ishin, kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, dhe zv/kryeministri Hajredin Kuçi. Në program ishte parashikuar ardhja e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, por ne ceremoni i pranishëm nga Kosova ishte Kuçi dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës. Nga Maqedonia, te pranishem perfaqesues te partive shqiptare, Menduh Thaci e Sulejman Ymeraj.

    Besëlidhja e Lezhës, Berisha: Me Skënderbeun fitoi dhe Kosova
    Në fjalën e tij me rastin e kësaj date historike, kryeministri Sali Berisha ngriti lart figurën e Gjergj Kastriot, Skënderbeu, Hero Kombëtar. Berisha theksoi se vizioni për liri i Skënderbeut udhëhoqi shqiptarët ndër shekuj duke fituar luftra njëra pas tjetrës, mes tyre dhe clirimin i Kosovës.

    “Shqiptarë në këtë vend lidhën besën e kështu vijuan në shekuj, ia dolën dhe u bashkuan në fund të dhjetëvjecarit të shekullit që kaloi për clirimin e Kosovës dhe Kosova është e lirë. Sot ne bashkohemi me gjithë trevat si qytetarët të lirë, në këto troje. Por, ne nderojmë sot veprën më madhore të prijësit tonë legjendar, Skënderbeu. Burri që qëndroi me trimërinë më të madhe ndaj superfuqisë më të madhe të kohës ka frymëzuar shqiptarët, ka sakfrikuar liritë dhe cështjet e tyre. Idealet qe frymëzuan Skënderbeun, frymëzuan shqiptarët. Me parimin e shenjte "një komb një qëndrim" shqiptarët ja dolën të shpallin pavarësine e Kosovës”. U dha zemër Skenderbeu, organizuan kryengritjen më të madhe të Kosovës, u frymëzuan nga Skënderbeu dhe trimëria e tij dhe renditën vendin në koalicionin fitimtar, dhe kjo se është i pavdekshëm Skënderbeu në zemrat e tyre”.

    Sipas Berishës me Besëlidhjen e Lezhës, shqiptarët krijuan shtetin e tyre. "Nderim më thellë për këtë ditë që shënon një nga ditët më të vecanta për të cilën Skënderbeu dhe fisnikët shqiptarë 568 vjet më parë vendosën këtu në këtë qytet të krijojnë shtetin e tyre, të bashkoheshin së bashku për të kontrolluar fuqinë më të madh të kohës që ky shtet fshiu nga harta shtete dhe perandori të tjera. Shqiptarët qëndresë me dekada duke u bërë frymëzim për popujt e tjerë”.

    Te pranishmit vendosen me pas kurora me lule ne memorialin e Beselidhjes se Lezhes, ndersa kryeministri me pas mbolli nje peme ulliri ne shenje jetegjatesie.
    Me pas një trupë artistike nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit interpretoi një program artistik të larmishëm me nota patriotike. Mësohet se ndër pjesët që u interpretuan janë: "Himni i flamurit" me tekst të Gjergj Fishtës e muzikë të Lec Kurtit; nga opera "Gjergj Kastrioti - Skënderbeu" interpretohet aria e Skënderbeut "Lirinë s'ua solla unë" nga Erlind Zeraliu dhe aria e Donikës nga Eriona Gjyzeli, si edhe koralja "Po na thërret atdheu o burra"; fragment nga muzika e filmit "Skënderbeu" të Çesk Zadesë e koralja e Pjetër Gacit, "Gryka e Kaçanikut".

    Presidenca: Topi nuk pranoi ftesën se i mohuan fjalimin në Lezhë
    Presidenca ka reaguar ashpër sot ndaj mosprezencës së Kreut të Shtetit në ceremoninë për përkujtimin e Besëlidhjes së Lezhës. Presidenca shpjegon se Presidenti kishte një ftesë për në ceremoni, por me kusht që të mos mbante asnjë të drejtë fjale, por të ishte thjesht prezencë formale.
    “Drejtoria e Informimit Publik e Institucionit të Presidentit të Republikës sqaron se: “Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi ka marrë ftesën zyrtare nga Bashkia Lezhë për të marrë pjesë në ceremonitë zyrtare në përkujtim të 568-vjetorit të Kuvendit të Lezhës. Në përputhje me legjislacionin, praktikat dhe rregullat protokollare të shtetit shqiptar më datë 1 mars 2012, Presidenti i ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij dhe fjalën përshëndetëse Drejtorisë së Protokollit të Shtetit, e cila gjithashtu është shprehur dakord me këtë praktikë. Në prag të ceremonisë, më datë 2 mars 2012, Kabineti i Presidentit të Republikës ka marrë një njoftim të dytë nga Protokolli i Shtetit, sipas të cilit Presidentit i mohohet e drejta e fjalës dhe e përshëndetjes në këtë ceremoni”.
    Sipas kësaj drejtorie, ky akt është jo vetëm i padenjë, por dhe shkelje e rëndë e normave të Protokollit të Shtetit.
    “Duke e konsideruar këtë akt përjashtues, si sjellje të padenjë zyrtare, si shkelje flagrante e normave të Protokollit të Shtetit, si mungesë respekti për institucionet e shtetit, për qytetarët e Lezhës si dhe për ngjarjen historike të cilën përkujtojmë sot, Presidenti nuk mund të bëhej pjesë formale e prezencës në këtë ceremoni”.

    Sipas Presidentit në këto rrethana, Presidenti e gjykoi të nevojshme që në përvjetorin e 568-të të Kuvendit të Lezhës dhe të nisjes së festimeve zyrtare për 100-vjetorin e shtetit shqiptar, të komunikonte me qytetarët e Lezhës dhe të gjithë Shqipërisë me mesazhin e cituar në një mesazh video, ku u lexua fjalimi që do të lexohej sot në Lezhë.
    "Duke nderuar sot Kuvendin e Lezhës, madhështinë dhe aktet historike të prijësave shqiptarë, Skënderbeun dhe veprën e tij të pavdekshme, kemi detyrimin që sot në Lezhën e bekuar nga Zoti, të shohim së bashku nga e ardhmja, për një bashkim energjish dhe forcash në interes të qytetarëve dhe të vendit. Asnjë më shumë nuk mund të na frymëzojë sa simbolika e Besëlidhjës së Lezhës që politika dhe institucionet e saj vendimmarrëse, - ta përdorin mandatin e tyre me modesti dhe fisnikëri, me përulje dhe përgjegjshmëri; - si një detyrim moral, politik, institucional dhe atdhetar para qytetarëve, vendit dhe interesave madhore të tij", tha Topi nder te tjera ne mesazhin me rastin e 568-vjetorit te Kuvendit te Lezhes.

    balkanweb
    Lumi ka ujin e paster ne burim

    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Nuk ishte shakira a?
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Aleanca Kuq e Zi rrethon Berishën në Lezhë

    Nga Lezha, Aleanca Kuq e Zi i kërkon qeverisë të ndalë nismën për të dhënë monumentet tona me qera

    Qindra mbështetës dhe aktivistë të Aleancës Kuq e Zi u mblodhën mesditën e të premtes në sheshin ku qëndron monumenti i Besëlidhjes së Parë Shqiptare në qytetin e Lezhës. Edhe pse mitingu i tyre ishte ndaluar, sërish të rinjtë dolën në shesh duke sfiduar haptazi kryeministrin Sali Berisha, i cili kishte mbledhur disa nëpunës të shtetit dhe të bashkisë në takimin e tij.

    Nën moton “Asgjë nuk kemi trashëguar nga prindërit tanë, çdo gjë ua kemi marrë borxh fëmijëve tanë dhe gjeneratave që do të vijë” përfaqësues të Aleancës Kuq e Zi folën për ruajtjen e trashëgimisë historike dhe kulturore, e cila është shenja me e mire esenciale e një demokracie autentike. Ata thanë se që nga viti 2005 në kontinentin evropian është përjashtuar mundësia e dhënies me qera të monumenteve të kulturës. Për më tepër, në Shqipëri pas disa kohësh pronësie, objekti historik mund të kalojë në pronësi të qeramarrësit.

    Duke folur në këtë takim, profesor Myslym Pashaj tha se duhet të bëhet unifikimi i kulturës, historisë dhe monumenteve të kulturës.

    “Aleanca Kuq e Zi ka angazhuar një ekip profesionistësh për të analizuar të gjitha monumentet e kulturës në vend dhe nxjerrjen në pah të problematikave dhe politikave vizionare për trajtimin e tyre,” deklaroi Myslym Pashaj.

    Përfaqësuesi koordinativ për Aleancën Kuq e Zi në rrethin e Lezhës, avokat Julian Kola, tha: “Këta politikane na kanë ndarë, përçarë dhe copëtuar ndër vite, dhe sot vijnë në Lezhe pa u hyrë gjemb në këmbë dhe na flasin për ditën historike të Besëlidhjes së Parë në Lezhë. Ky është turp, dhe jo vetëm kaq”.

    Lideri i lëvizjes Aleanca Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, u shpreh: “Ne nuk duhet të lejomë që ata që shitën detin dhe që po tentojnë të shesin shtetësinë shqiptare nuk duhet dhe nuk mund t’i lejojmë që të bëjnë pazare me historinë tonë, historinë e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë. Në këtë dite të shënuar, larg retorikës dhe klisheve politike, ne i kërkojmë qeverisë shqiptare të tërhiqet nga vendimi i turpshëm për dhënien me qira dhe emfiteozë të monumenteve historike, qindra dhe mijëra vjeçare në Shqipëri.”

    “Shteti ka dështuar përfundimisht dhe sot s’ka asnjë raport nga Ministria e Kulturës se çfarë ndodh me Lekurësin e Tavos të certifikuar nga Meta, apo Petrelën që është kthyer në një ekspozitor jo vlerash historike, por pulash të pjekura. Torra veneciane është e mundur të shihet vetëm nëse porosit birrë, në të kundërt të flakin jashtë privatet e Apollon Baçes. Lezha është shembulli më i ri i privatizimit modern alla Bumçi ku privati merr me qira që s’e paguan kurrë dhe e jep me qira kompanive celulare për të vendosur antena!? Vetëm në Shqiperi drejtori i monumenteve bërtet të shiten kalatë(!?) duke kujtuar hamburgerin që paska ngrënë në Pompei. Zhdukja e dëshmive historike nuk është gjë tjetër veçse përpjekja e radhës për të fshirë identitetin kombëtar në emër të përfitimeve personale”, përfundoi fjalën e tij Kreshnik Spahiu.

    gazetatema

    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-09-2011
    Postime
    329
    Citim Postuar më parë nga daniel00 Lexo Postimin

    Edhe kto nuk gjeten moment tjeter por vetem kete rast te bejne publike zerin e tyre ne fushen politike?
    Te pa ftyre!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Citim Postuar më parë nga JacobGold Lexo Postimin
    Edhe kto nuk gjeten moment tjeter por vetem kete rast te bejne publike zerin e tyre ne fushen politike?
    Te pa ftyre!
    Shih kush flet , pate ndonje gje per te thene per mesazhin , apo deshe me tregu qe je militant servil i pd ?!

    Ok u be apeli , erdhe ne forum dhe shkrove dy rreshta , mua mu duk reale analiza qe bene ne lidhje me monumentet kulturore dhe historike shqiptare .
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  6. #6
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga JacobGold Lexo Postimin
    Edhe kto nuk gjeten moment tjeter por vetem kete rast te bejne publike zerin e tyre ne fushen politike?
    Te pa ftyre!
    200 kuqalosha i kish mledh spahija

  7. #7
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    shum po doni me i ngatrru kto leshna ... sikur nuk e dini se nuk ka ma punist se salijevi! Fjala nuk asht per kuqalosha apo bardhosha, por kujt i sherbejn, interesat e kujt mbrojne e i sherbejne.

    ne rastin konkret, salijevi i sherben athines plot perkushtim, kurse keta kuq-e-zi ende nuk po merret vesh!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Qashtu eshte o dujs.
    Salia gzohet pi grekut e serbit.
    Uroi me gjith zemer sukesin e madh te skuptines qe u kualifiku para nesh ne BE.
    Ky Spahiu spo meret vesh po se paku eshte i vetmi qe po ja rreshton te berat proserbe e progreke Salise e per kete meriton pike.
    Seshte 5 pordh 6 grosh si opozita qe mezi i thote me ndrojtje Sali e ke fajin ti.
    Dhe mcifet mas gaxhoit.
    Ky Spahiu ballas te pakten deri tani nuk mcifet mas gaxhoit.
    Te ky kam i fije shprese une ishalla mledh ca trima me vete e ja plas me dhune diktatures se per partine e Topit as kam nai iluzion qe do beje pune se do dali nje parti bythpambukesh qe si bene dot gje Saliut kur qene brenda.
    Ja e perzune sot presidentin e se lan me fol me Lezhe, iku si miu ne presidence e llapi qe aty.
    Spahiu priti sirane e ja plasi ne mes te lezhes.
    Albania Uber Alles

  9. #9
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Si nuk i dhan raste njihere te dalin sebashku politikanat tane! S'paku ne festat Kombetare mos te hahen si ujqit! Politikanet tane aqe burreni kan,sa edhe eren, murranin e perdorin per ineteresa tyne!
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Simbolika e besëlidhjes se Lezhës, është përkujtuar duke sjelle një atmosfere te kundërt. Veç mungesës se kreut te shtetit, nuk u vu re as prania e opozitareve, ndërkohë qe kryeministri i Kosovës Thaçi ndryshe nga ç'ishte paralajmëruar nuk ishte vete i pranishëm por u përfaqësua nga zëvendësi i tij. Para përshëndetjes, ku vlerësoi figurën e Skënderbeut dhe rendin e bashkimit te shqiptareve, Kryeministri Berisha ngriti flamurin pranë obeliskut ku ndodhet monumenti i Besëlidhjes se bashku me kryetarin e Bashkise se Lezhës. Ceremonia është shoqëruar me incidente. Ne pallatin e kulturës janë fikur dritat për minuta te tera, duke vonuar nisjen e koncertit e duke lënë ne errësirë edhe pjesëmarrësit. E ndera kryeministri dhe te ftuarit e tjerë ndodheshin ne pallatin e kulturës, sheshit besëlidhja i janë drejtuar qindra anëtarë te Aleancës Kuq e Zi. Ata kane ecur për afro 1 km ne këmbë, pasi policia kishte bllokuar lëvizjen e makinave ne qytet për shkak te aktiviteteve. Kreu i kësaj lëvizje Kreshnik Spahiu sulmoi kryeministrin, qe sipas tij ne vend te bashkimit, zgjodhi te bënte besëprerin këtë dite. "Kjo klase, - tha Spahiu, - ka harruar flamurin e duke u interesuar vetëm për karriget, po tenton te shesë edhe monumentet e shtetit".
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •