Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 43 prej 43
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2005
    Postime
    360
    Ne kuadrin e 100 vjetorit te Shpalljes se Pamvarsise se Shqiperise nga pushtimi turk-osman (1479- 1912)

    “Kushtet” e Kalifit Omar ibn al-Khattàb per kristjant dhe hebrejt ne token e tyre te pushtuar nga arabt eshte zbatuar edhe per kristjanet shqiptar te pushtuar nga turqit.

    1- Nuk do te ndertojme ne qytetet tona dhe ne afersi te tyne as monastire,
    2- as Kisha,
    3- as kuvende,
    4- as dhoma per priftrijt tonë
    5- dhe as nuk do ti riparojme,as diten e as naten,ato Kisha qe po na rrenohen,
    6- apo ato,qe jane ne afersi te lagjeve musulmane.
    7- Neve nuk do te strehojme,ne Kishat tona apo ne shtepite tona,asnji te huaj,
    8- Dhe as do te ia mshehim muslimanve.
    9- Nuk do te çfaqim publikisht besimin tone,
    10- Dhe as nuk do te kethejme ne besimin tone asnjeri.
    11- Nuk do te pengojme asnji nga farefisi i jone te kethehet ne besimin islam,po qe se deshiron,
    12- Neve do te tregojme respekt per muslimant,
    13- Dhe do te ngrihemi nga vendi jone dhe do te ua lirojme,po qe se ato done te ulen ne vendin tone.
    14- Nuk do te vishemi si muslimanet,as do tu ngjasim nga kapelat,nga çallmat,nga kepucet,dhe nga menyra e flokve.
    15- Nuk do te flasim si mulimant,
    16- Dhe nuk do te perdorim titujt e nderit te tyre.
    17- Nuk do te hypim ne asnji shale kafshe,
    18- Dhe nuk do te mbajme ne brez shpata,nuk do te mbajme me vehte asnji armë,dhe as do ti trasportojme na vete personalisht.
    19- Nuk do te bejme vula ne gjuhen arabe,
    20- Nuk do te shesim pije alkolike,
    21- Nuk do ti çfaqim publikisht neper rruga apo neper tregjet e muslimanve as kryqat tone,as librat tone,
    22- Neve do tu bijme shume lehte kumbonave te Kishave tona,
    23- Neve nuk do ta ngrejme zerin gjate sherbimeve tona fetare as ne Kishat tona e as ne prani te musulmanve,
    24- Dhe as do ta ngrejme zerin kur varrosim ndonji nga te vdekurit tone.
    25- Nuk do te perdorim drita kandili ne asnji rruge te banueme nga musulmant ose ne tregjet e tyne,
    26- Nuk do te varrosim te vdekunit tone ne afersi te musulmanve,
    27- Nuk do te marrim skllav te cilet jane te caktuem per musulmant,
    28- Nuk do te ndertojme shtepi banimi ma te nalta se ato te musulmanve.

    Keto “Kushte” jane edhe sot ne fuqi ne boten islame si Arabi Saudite etj,ku muslimanve u ndalohet lenja e besimit islam dhe ku minorancave fetare te ndryshme nga islami u ndalohet ndertimi i kulteve fetare dhe ushtrimi publikisht i besimit te tyre. Mosrespektimi i tyne denohet me burgosje ose edhe me vdekje nepermjet gjuejtjes me gur ne stadjume.
    “Kushte” te ngjashme jane imponuar edhe kristjanve shqiptare gjate pese shekujve pushtimi turk-osman, qe i detyruen te ketheheshin me dhune ne besimin islam.

    "Sa shum kan ba turqit per ne"
    Ndryshuar për herë të fundit nga detiad : 16-03-2012 më 11:11

  2. #42
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808
    Citim Postuar më parë nga keq zeza Lexo Postimin
    Ok yllbardh se paske nje emer shume te mire, me trego pra ti mu pse vetem gjuha shqipe ishte e ndaluar te mesohej ne ballkan prej ottomaneve?
    Dhe ta them me shum bindje se mos te ishin turqit ne sot do ti kishim tokat ilire, per eshte mire te lexosh me shum se te leshojsh pordha.
    Pse a? Paj na jena kanë ma të privilegjuarit nga otomanët sa që ata na i dhanë edhe frenat e tanë perandorisë së dorë. Na jemi kanë rojtarët e perandorisë, ku ashtë paraqit nevoja na kemi vra edhe kall dhe nëse kjo nevojë ashtë paraqit edhe n'tokat tona na s'kemi pritu hiq edhe aty kemi vra edhe kall. Por kur perandorisë iu banë ma shumë armiq se sa miq atyre iu dashtë me ikë por ata prapë se prapë mendonin për neve dhe na dha mundësinë me shkue në Stamoll.
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2005
    Postime
    360
    A duhet te thirret turku popull vlla apo ma mire ti themi popull mik.

    Një gjë e madhe na lidh vërtet me Turqinë dhe kjo lidhje është pushtimi gati 500-vjeçar. Por, pushtimi mund të merret si histori e përbashkët, aq sa është e tillë një marrëdhënie përdhunimi. Pushtimi osman (sot lavdia neo-otomane është tema më e preferuar e ministrit të Jashtëm Davatoglu), ishte fakti historik më i tmerrshëm, më i rëndë që u ka ndodhur shqiptarëve përgjatë gjithë historisë së tyre. Është shenjë e mirë që shqiptarët nuk mbajnë mëri për këtë fakt, sa ç’është e keqe që e harrojnë atë. Skolareske duket të përsërisësh disa të vërteta të thjeshta, por kur ato harrohen duhen kujtuar. Pushtimi osman ka qenë i përgjakshëm dhe asimilues, e mjafton të kujtojmë periudhën më moderne të jetës në viset shqiptare. Nuk është rastësi që fqinjëve tanë grekë e serbë u lejoheshin shkollat amtare pa kufizim dhe të vetmit që përndiqeshin si heretikë, kur donin të mësonin dhe shkruanin gjuhën e tyre, ishin shqiptarët. Vetëm në vitin 1887 lejohet e para shkollë shqipe me “ferman”, drejtori i së cilës vritet dhe shkolla mbyllet. Rilindësit shqiptarë, pa dallim feje, u përndoqën dhe u persekutuan si askush tjetër në Perandori. Lidhja e Prizrenit u tradhtua nga Turqia dhe tokat shqiptare u trajtuan si mall shkëmbimi. Patrioti Dervish Hima u rrah e torturua publikisht në Shkodër nga xhonturqit vetëm se në gji mbante flamurin kombëtar. Kur malësorët shqiptarë luftonin në Deçiç për pavarësinë e këtij vendi, Turqia, në grahmat e fundit, përçante shqiptarët, duke kundërvënë muhamedanët me të krishterët. Trojet shqiptare u copëtuan pas Luftës Ballkanike falë edhe keqpërdorimit të imazhit të shqiptarëve nga Perandoria Osmane si mbështetës të saj. Sikur kjo të mos mjaftonte, në kohën kur Shqipëria bëhej anëtare e Lidhjes së Kombeve, Turqia e re kërkonte që shteti shqiptar të paguante një pjesë të borxheve osmane, ndonëse prej tyre kishim mbetur shteti më primitiv i Europës. Turqia osmane është sjellë më arsyeshëm me grekët dhe serbët, e ata për asnjë moment nuk e thërrasin “popull vëlla”. Lind pyetja: A ka ndonjë rast tjetër të ngjashëm kur i pushtuari thërret “vëlla” pushtuesin? Druajmë që jo. Nuk e bëjnë indianët me anglezët, ndonëse prej tyre trashëguan disa të mira. As algjerianët me francezët, as vendet e Amerikës Latine me spanjollët dhe portugezët e kështu me radhë. Modeli më tolerant e bashkëpunues ndërmjet popujve të një perandorie ishte ai i perandorisë dualiste Austro-Hungareze, e cila nuk e frenonte në përgjithësi identitetin dhe kulturat kombëtarë, e as të drejtat politike të përfaqësimit të popujve që e përbënin. Ishte një monarki paternaliste thotë Cvajgu. Sot, asnjëri prej këtyre popujve nuk shfaq nostalgji për atë periudhë e as nuk e ndien dhe as nuk e quan vetën vëlla me ndonjërin prej këtyre popujve komponentë të ish-Monarkisë Hasburge. Këtë terminologji, për hir të së vërtetës, nuk e gjenim as në Mbretërinë e Zogut, e interesuar për të forcuar karakterin nacionalist të regjimit të tij, e as në regjimin izolacionist të Enver Hoxhës, që përskuqej nga patetika kombëtariste. Ajo u shfaq menjëherë në fillim të vitit 1991. Përzgjedhja e “vëllait” bën përshtypje. Politikanët shqiptarë këtë term familjar e përdorin vetëm për popullin turk dhe kurrë për popujt e tjerë. P.sh., kulturalisht dhe si mentalitet jemi më afër me grekët apo italianët, por kurrë nuk kemi dëgjuar të përdoret termi popull “vëlla” grek dhe popull “vëlla” italian, madje as për popullin e SHBA-ve, i cili sot duket si protektori dhe miku më i madh i interesave shqiptare. Natyrisht, shumë mirë që nuk e përdorin dhe as këta popuj nuk do të pëlqenin të kishin vëllezër të paqenë. Fakti shndërrohet në problem kur këtë gjë e bëjmë veç për turqit. Do të ishte më e ndershme të thuhet që terma të tillë janë veshja emocionale e tezave të hedhura, të cilat periudhën e pushtim otoman e shohin bashkëjetesë dhe histori të përbashkët. Kurse disa të tjerë, më entuziastë, e shohin si periudhë prosperiteti e realizimi të individualiteteve shqiptare, apo si koha e modernizimit të kadastrave (edhe çështja e kadastrave kërkon diskutim nën parimin kujt ia morën tokën turqit dhe kujt ia dhanë).
    Në këtë 100-vjetor pavarësie, në shenjë nderimi për aktin sublim me panagjerikë kujtojmë etërit e pavarësisë, të cilët i bie që na paskëshin ndarë nga vëllezërit!Fatkeqësisht, konstatojmë se strukturat otomane edhe pas një shekulli pavarësi gjejnë bahçe ku lulëzojnë si “forma mentis”. Së paku duhet pyetur populli shqiptar nëse është dakord për këtë qark të shkurtër gjenetik me anketim apo referendum, dhe pastaj nëse e marrin miratimin, le ta përdorin. Me parimet e Frojdit, disa politikanë shqiptarë e konsiderojnë pushtimin otoman “histori dashurie” dhe popullin tonë “produkt” të saj!!! Le ta thonë. Në rastin më të mirë, pohime të tipit “popull vëlla” demonstrojnë inferioritet, servilizëm, gjendje mendore prej të pushtuari, megjithëse duket pak për të përligjur një gjë kaq antishqiptare. Naimi i madh nga Stambolli vjershëronte “dielli lind andej nga perëndon”, duke na përcaktuar qartë ideologjinë kombëtare. Dialektika integruese sot i thërret shqiptarët në kohën e ardhme të historisë së Naimit, si qytetarë me të drejta e liri, dhe jo si “vëllezër” të përdhunuar nga pushtimi.
    Marr nga nje shkrim i Agron Gjekmarkaj.

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •