Shuhet këngëtari i njohur italian, Lucio Dalla
Bota e muzikës është në zi për vdekjen e këngëtarit të njohur, Italian Luco Dalla. Kantautori nga Bolonnja pësoi një atak në zemër, ndërkohë që gjendej në Zvicër, për një sërë koncertesh. Mbushte 69 vjeç në 4 mars. Shfaqja e fundit e tij ka qenë në Sanremo ku dhe garoi përkrah Pierdavide Carone.
Mediat italiane bëjnë me dije se, Dalla mbrëmjen e djeshme ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se kish fjetur i qetë i lumtur dhe i gëzuar. Një mik i këngëtarit të njohur shprehet se kishte komunikuar mbrëmjen e së mërkurës me të dhe ishte në formë të shkëlqyer.
ABC
Do mbetet ne kujtesen e te gjitheve si nje kantautor i suksesshem me nje numer te madh albumesh muzikore. E paharruar do te mbetet kenga krijuar prej tij kushtuar tenorit te madh italian Caruso, e cila eshte kenduar nga disa kengetar te njohur si Luciano Pavarotti, Andrea Bocelli, Josh Groban duke shitur miliona kopje...
Krijoni Kontakt