Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Natyre e turbulluar... Maska e Robbery
    Anėtarėsuar
    03-11-2007
    Vendndodhja
    Firenze
    Postime
    1,449

    Arrow Andi Kananaj – Kriza tek dera

    Sigurisht jo tek dera jonė. Shqipėria ėshtė nė krizė permanente. Tė besosh qė Shqipėria do tė ndjejė krizėn ėshtė si tė bindėsh veten qė njė i sėmurė me kancer nė pankreas shqetėsohet se ka alergji nga kungulli nė supė, ose nga sardelet e Lezhės. Njė njeri fatkeq nė atė pikė, nuk do ta vrasė veten nėse horoskopi nuk i garanton fat karrierė dhe aq me keq nuk beson se viti i qenit pas 10 vitesh do t’i sjellė fat nė fushėn e erotikės. Kriza jo vetėm qė nuk na prek, por pėr fat tė keq dhe perceptimi qė kemi pėr tė ėshtė nė drejtim tė gabuar. Nėse njė shqiptar normal me kohė pėr tė humbur diku nga qendra e qytetit, pyetet papritur nga njė tv lokal sesi e vlerėson krizėn nė Spanjė, ai qesh nėpėr dhėmbė sikur do tė thotė: Ē’krizė mo? Shqiptari ndihet i ofenduar pėr pyetjen e beftė, por dhe mjaftueshėm inteligjent pėr tė besuar se nė Europė nuk ka krizė: Europa ėshtė Europė dhe kriza e tyre ėshtė superprodhimi. Me pak fjalė njė evropiani i bie nė hise tė hajė mė shumė se mė parė pėr tė eliminuar tepricat. Ky ėshtė perceptimi. Kriza e njė europiani do tė thotė, ndoshta mė pak buzėkuq, pėr pak javė; jo pėrgjithmonė. Pastaj mė tė rėnė sipari, fillohet dhe njė herė jeta e bukur. Jeta e bukur e njė evropiani do tė ishte temė tjetėr diskutimi, sesi perceptohet, por nė kohė krize nuk ėshtė momenti pėr temėn nė fjalė.

    Kriza greke na prek mė pak emocionalisht, se grekėt janė armiq, me apo pa krizė. Sikur tė vinin dhe njė herė tė kėrkonin bukė si nė kohė tė kolonelėve, do ish’ hata. Por dhe kriza greke, duket si krizė ēokollatash nė mendjet tona mosbesuese.

    Irlanda, Portugalia, Italia, Anglia, s’mund tė jenė nė rrezik kolapsi, se nėse do tė ish’ e vėrtetė, do jetė i parekuperueshėm “fiksimi” i ri i shqiptarėve se kapitalizmi ėshtė i pėrjetshėm.

    Kėto vende, nėse na duan sado pak, duhet tė dalin nga kriza me urgjencė qė ne tė dimė se ēfarė tė besojmė. Nuk ėshtė mė faji ynė qė jemi tė tronditur. Ndoshta pėr besimin te zoti nuk patėm konsistencė, por tek komunizmi nė fillim, dhe tek kapitalizmi mė pas nuk ka dyshim. Njė herė e njė kohė dhe Pali Miska fliste pėr komunizmin, pa lexuar as librin me aforizma tė Marksit, e mė pas Sudja ishte fillimisht Wall Street, e mė pas” muri i qarjeve” aspak ēifute tė 97.

    Ne jemi nė krizė dhe krahasuar me krizėn tonė, Europa duket sikur s’ka krizė. Duket sikur ankimet e saj na marrin skenėn. Ne jemi tė sėmurėt me krizė kronike, ju jeni nė demokraci permanente. Europa qė nuk ėshtė e pasur ėshtė Europė qė nuk ekziston. Kjo qė po na ndodh ėshtė si hutimi i studentėve tė teologjisė, kur Papa i shenjtė pranon se Zoti ka vdekur. Niēe nė atė qė tha- tha Papa- kishte tė drejtė. Niēe vdiq dhe vetė-tha pėrsėri papa; kėshtu qė nuk mund tė besojmė as tek ai-thanė studentėt.

    Me padijeninė tonė jemi dashuruar me fantazmėn e Europės. Ajo, e vėrteta e disa viteve mė parė, u mor peng nga vetja e saj. Propaganda se sistemi kapitalist ėshtė i fundmi i historisė e ēoi atje ku shkodranėt tė mallkojnė me takt (citim i mėsueses sė matematikės klasa e V): tė hyftė vetja nė qejf, kaq do tė mjaftonte. Ndoshta punėtorit grek nuk i shkoi nė mend tė ishte kaq mendjemadh; po elitave tė ekonomisė, me daljen nga skena tė komunizmit ju hap rruga pėr neoliberalizmin e pastėr. Hoqėn bashkė me maskat ēdo mbrojtje sociale, duke bėrė qė askush mos kishte mundėsi tė blinte, aq sa krahasimisht u ofruan bankat. Mbas uljes sė rrogave, kush mund t’i paguante mė kreditė?! Po nėse ngelesh pa njė punė? Ndoshta elitave tė financave iu ngrit mendja se mund tė blinin vetė ēdo gjė qė do tė donin tė shisnin. Elitat nuk ja dolėn mesa duket.

    Sot nė Spanjė ka 12 milionė banorė tė rinj tė varfėrisė. Caritas-i spanjoll po shpėrndan ushqim ēdo ditė nė vendin katolik. Sado qė Krishti shumėfishoi bukėn dhe peshqit, kaq ish-nėpunės tė uritur janė tepėr. 12 milion-fishimi nuk do tė ishte mrekulli, por goditje nėn rrip pėr industrinė e petullave dhe makaronave firmato.

    Europa, nėse nuk ndodh njė mrekulli, do tė ngelet nė krizė, duke pakėsuar kėsisoj mundėsinė qė mrekullia e imagjinuar tė largohet si iluzion. Fėmijėt grekė kanė filluar tė kenė uri dhe kjo mė mėrzit njėlloj.

    …

    Dėshtimi i Europės nuk ėshtė vetėm nė planin ekonomik, por dhe politik. Kjo ėshtė frika mė e madhe. Europa sot ėshtė nė proces demontimi de facto tė parimeve themelore qė dikur e udhėhiqnin, e qė po zėvendėsohen me parime tė improvizuara qė i pėrgjigjen tashmė ekskluzivisht logjikės financiaro-ekonomike. Vetė kriza ekonomike ka bėrė qė kjo situatė tė jetė nė favorin e “tregtarėve” tė cilėt nė emėr tė njė tė njė ekonomie mė stabėl po marrin gjithnjė e mė shumė territor nga ai tė drejtave dhe lirive tė qytetarėve. Pozicionimi i ri i Europės ka shmangur qytetarėt, tė cilėt po i qeveris me” teknikė” tė zgjedhur me votėn demokratike tė boss-ėve tė ekonomisė. Administrimi i ri i jetėve europiane ka si synim vetėm pasurimin e njė kategorie, qė dhe tani ėshtė kaq e pasur sa nuk kuptohet sensi i pasurimit tė mėtejshėm. Teknikėt qė po drejtojnė janė ata qė teknikisht kėshilluan dhe qeveritė derisa kriza mb’rriti nė kėtė derexhe. Me anėn e teknikėve po na propozohet njė model i njėjtė i zhvillimi, por sigurisht i paketuar ndryshe.

    Kriza nė rastin grek dhe italian ėshtė treguese e qartė se si legjitimimi financiar i ėshtė mbivendosur atij politik-elektoral, duke dėshmuar kėsisoj mbivendosjen e tregut ndaj shtetasve nė pėrcaktimin e politikės.

    Tronditja pėr kėtė histori tė re(po jo dhe aq), duket se po i prek njerėzit nė vendet e kontinentit tė vjetėr. Tronditja, jona si shqiptarė kur tė kuptojmė se kemi marrė pėrsėri trenin pėr nė ferr, besoj se do tė jetė e konsiderueshme. Gjendja e transit psikologjik dhe mediatik ėshtė mė mirė tė na kalojė herėt sesa vonė, e kėsisoj tė kuptojmė se sistemi dhe kėtė herė ka dėshtuar. Nekrodashuria pėr modelin e vjetėr mundet vetėm tė na vonojė nė garėn e humbur ngaherė me popujt e tjerė, qė duket se janė mė intuitivė se ne nė ēėshtje shteti dhe qeverisje.

    Sistemi i ri, duam apo s’duam, do apo s’do Henri Ēili (neo-liberalėt) do tė jetė mė njerėzor, pėrndryshe orėt, sado qė tė jenė ato, i ka tė numėruara.
    https://www.behance.net/robberysk1100

  2. #2
    Ngele tu mashtru! Shkova hapa deren, nuk ishte!

  3. #3
    Natyre e turbulluar... Maska e Robbery
    Anėtarėsuar
    03-11-2007
    Vendndodhja
    Firenze
    Postime
    1,449
    Po jo te dera jone praaaaaaaaaaa......
    https://www.behance.net/robberysk1100

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •