
Postuar mė parė nga
Albo
Perse shteti nuk duhet te financoje apo kontrolloje ndertimin e nje objekti fetar?
Qe eshte e ndaluar nga Kushtetuta, e bera te qarte me lart. Por duhet te kuptoni edhe pse eshte e ndaluar nga Kushtetuta. Arsyeja per kete eshte e dyfishte:
a) Ruajtja e panesise se shtetit kur vjen fjala tek komunitetet fetare.
b) Ruajtja e harmonise fetare ne vend mes komuniteteve fetare e qytetareve te besimeve te ndryshme.
Shteti shqiptar nuk mund te zgjedhi qe te mbaje me hater apo ndihmoje nje komunitet te caktuar fetar. Kete ia ndalon kushtetuta, por po ta bente kete gje, do te prishte edhe raportet e veta me komunitetet e tjera fetare ne vend, do te humbiste edhe respektin e gjithe qytetareve qe u perkisnin besimeve te tjera. Qe do te thote, bektashijte, orthodhokset, katoliket, ateistet e kompani do te ankoheshin me te drejte, se perse shteti shqiptar nderton xhami e jo teqe, kisha etj. Ashtu si kreret e ketyre komunitete fetare nuk do ta shihnin shtetin si partner, por do ta shihnin me nje sy te forte mosbesimi.
Problemi tjeter eshte humbja e respektit mes komuniteteve fetare. Kreret e bektashijve, orthodhokseve, katolikeve, do te ftoheshin ne maredheniet e tyre reciproke me kreret e muslimaneve. Arsyeja? Shteti i favorizoi ata ne kurriz te komuniteteve te tjera. Dhe jo vetem kaq, por duke qene se shteti nuk ka para te veta por mbledh taksa nga gjithe qytetaret e vendit, parate per ndertimin e xhamise do te dilnin nga taksat edhe te qytetareve qe nuk i perksinin atij besimi: taksat e bektashijve, orthodhokseve, katolikeve. Kjo do te krijonte nje tjeter problem ne raportet e qytetarit me shtetin.
Kjo eshte arsyeja qe Kushtetuta ia ndalon me ligj shtetit qe te favorizoje apo perfaqesoje nje komunitet te caktuar fetar. Kjo eshte arsyeja qe shteti shqiptar, kur nxjerr ligje i nxjerr keto ligje per te gjitha komunitetet njesoj, kur mban takime i fton po te gjitha komunitetet fetare ne vend. Kjo eshte garancia e vetme qe kemi per ruajtjen e paqes e mirekuptimin ne raportet shtet-komunitete fetare, komunitet fetare mes njeri-tjetrin, shtet-individ.
Albo
Krijoni Kontakt