Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 61
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-08-2009
    Postime
    193
    e degjeneruat kete forum, cfar beni keshtu?

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Marita Lexo Postimin
    Kur po e merr Serbia qe vrau e preu imagjino se sa keq eshte puna ketu te ne
    Serbise ia kane dhuruar BE dhe Qeveria e Kosoves permes revidimit te Republikes.
    Serbia trajtohet nga evropianet si shume me e rendesishme se Shqiperia. Dhe, per shkak te rolit qe ka apo qe i lejohet, Serbise BE-ja nuk i parashtron kushte qe ne rrethanat e brendshme dhe te jashtme politike do te ishin te pazbatueshme per Serbine.
    Shqiperia ka rendesi mjaft te vogel per BE-ne.
    Rendesia e saj bie edhe me teper kur Kosova apo shqipetaret ne Maqedoni etj. nuk i koordinojne politikat me Shqiperine, por mundohen secili per vete te bejne "marreveshje" kryesisht te pafavorshme me BE dhe vende fqinje, vetem per interesa te pushteteve aktuale, politikaneve te caktuar dhe, sepse dikush apo shumkush nga qeverite dhe shtetet e huaja eshte kunder stabilizimit dhe forcimit te shqipetareve ne Ballkan...

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-09-2009
    Postime
    176
    Tradhetia e Rames eshte e qarte, qellimin e tij tradhetar qe do te thote ndalja e Shqiperise ne proceset integruese evropjane deri sa Serbija ta kaloj ate ,e kam denoncuar ne kete forum qe para dy vitash,dhe ia arriti qe ta realizoj.
    Kam shprese qe do te vije koha qe ta paguaj tradhetine.

  4. #54
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    "Because the regime is captive to its own lies, it must falsify everything. It falsifies the past. It falsifies the present, and it falsifies the future. It falsifies statistics. It pretends not to possess an omnipotent and unprincipled police apparatus. It pretends to respect human rights. It pretends to prosecute no one. It pretends to fear nothing. It pretends to pretend nothing." Vaclav Havel

  5. #55
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga Deni_Boy Lexo Postimin



    TIRANE-Kryeministri Sali Berisha dha sot pasdite një konferencë për shtyp ku pranoi tu përgjigjej interesit të gazetarëve për cështje te nxehta apo te shumedebatueshme kohet e fundit sic jane zgjedhja e Presidentit, largimet nga grupi i PD, reformat me opoziten, ekonomia, integrimi, ndryshime te mundshme ne qeveri.

    Integrimi
    Kreu i qeverisë sërish akuzoi opozitën për vendimet negative të Brukselit për dhënien e statusit, vend kandidat për BE për Shqipërinë. Sipas Berishës bllokimi i reformave nga ana e opozitës që u bë dy vite radhazi vijon dhe tani në mënyrë të përsëritur.
    “Edi Rama denoncoi bllokimin, ndërkohë që ishte ai që bllokoi reformat. Këtë javë diskutohet në BE rreth integrimti të Shqipërisë. Në Shqipëri raportohet se reformat janë bllokuar. Nuk shoh asnjë zgjidhje tjetër vec zgjedhjeve të 2013, statusi kandidat për vitin 2012 është i bllokuar. Shpresë mbetet viti 2013”.

    Presidenti
    Interesimit sesi do të bëhet zgjedhja e Presidentit të Republikës, Berisha iu përgjigj se cdo lloj kandidature nga PS është e mirëpritur, porse zgjedhja do të bëhet vetëm konform Kushtetutës. Berisha nuk beri te ditur emrin e perzgjedhur nga mazhoranca.
    “Ne jemi të hapur të diskutojmë me të gjithë faktorët parlamentarë kandidaturat, apo kandidaturën për president republike, por në cdo rrethanë, ne vetëm i vendosim ti japim vendit një president në përputhje me Kushtëtutën e Shqipërisë.

    “Propozimi yne do jetë kandidat i mazhorancës, sikundër z Rama, është i lirë dhe i ftuar të paraqesë kandidatin e tij dhe nuk ka asnjë pengesë me firma të deputetëve të paraqesë 1 ose 2 kandidatë sipas dëshirës së tij. Ky nuk do jetë proces konfrontues. Nuk di ndonjë njeri, në kryesinë e PD nuk di ndonjërin që thuash se ky nuk ka kapacitetet për të qenë president i Republikës, vlerësimet janë individuale”, tha kryeministri.

    Sipas Berishës, Kushtetuta nuk ndryshohet.
    “Do të ishte qesharake, jo serioze që ne të zëvendësonim kushtetën me forma të tjera të paparashikuara. Periudha në të cilën ne presidentin e zgjidhnim me 3/5 morri fund në vitin 2008 me një marrëveshje për ndryshimin e kushtetutës së
    Arsyetimi i atij ndryshimi është jashtëzakonisht solid, relacioni që shoqëron atë ndryshim fakton se qëllimi më madhor është të parandalohet një krizë institucionale, është parandalimi i futjes së shqipërisë në jnë elektroshok zgjedhor njëvjeçar. Vendi nga i cili u mor ky model kushtetuta ishte kushtetuta greke, një kushtetutë shumë e mirë përveç këtij neni. për këtë nen u bënë zgjedhjet e parakohshme dhe ndodhi ajo që ndohi në Greqi”.

    Edhe pse u pyet më insitim për kandidaturën që po përgatti për President, Berisha tha se emri do dalë sipas afatit që cakton Kushtetuta.
    “S’mund të nxitohemi të nxjerrim emrin e presidentit të ri, kur Topi ka ende disa muaj në detyrë. Në respekt të institucionit të presidencës, emri për presidentin e ardhshëm do të diskutohet në kohën kur përcakton Kushtetuta.”

    Oketa
    Lidhur me largimin e Gazmend Oketës nga grupi i PD, Berisha theksoi se nuk i mban mëri për këtë vendim. Kryeministri theksoi se Oketa i kujton largimin e Namik Dokles nga PD.
    “Oketa ka bërë zgjedhje tjetër, unë nuk i mbaj mëri. Keqardhje kam se hyri si përfaqësues i një brezi të ri dhe u largua si një Namik Dokle nga PD. Kuvendi dhe muret e tij kanë memorie. Ndodhi në vitin 1991 që kurban për Ramiz Alinë, Dokle pranoi të marrë vetëm votën e tij. Në vitin 2012, kurban për Bamir Topin Oketa të marrë votën e tij. Këtë Oketa nuk duhet t’ia bënte vetes së tij”, deklaroi kreu i qeverisë.

    Sipas Berishes, shkaqet e divorcit duhen kerkuar tjeterkund.
    “Në memorien time Oketa, si deputet apo edhe kur ishte ministër, nuk ka ngritur kurrë probleme në mbledhjet e grupit. Të besoj unë se ish ministri i mbrojtjes ishte frikacak, kjo nuk më vjen për shtat me problematikën. Deputeti Oketa ka marrë pjesë rregullisht në mbledhje deri në tetor dhe nuk ka ngritur ndonjëherë asnjë problem mes kolegëve. Shkaqet e këtij divorci duhet t’i kërkojmë tjetërkund”, tha kryeministri.

    Ndryshmet në qeveri?
    I pyetur nëse do të kryente ndryshime në qeveri nëse LSI ia kërkonte këtë, kryeminsitri tha: “LSI është në qeveri me marrëveshje. Jam i detyruar të respektuar vullnetin e saj në përputhje me përmasat e marrëveshjes”

    Reforma Parlamentare
    Shefi i qeverisë i cilësoi sërish të papranueshme propozimet e opozitës për rregulloren e Kuvendit, që lidhen me limitimin e kohës së fjalimit të kryeministrit dhe rikthimin në fillim të seancës 60 minutëshit të lirë.
    Sipas Berishës, Rama e di që nuk mund të bëhet kurrë kryeministër dhe për këtë arsye kërkon të bllokojë sërish punën e parlamentit.

    “Rama harroi që kryeministri në Shqipëri dhe në çdo vend është ai qe udhëheq fushatën elektorale dhe që jep llogari periodike intensive para kombit të vet dhe qytetarëve për problemet. Rama e shikon që më parë mund të gjejë një eskimez në shkretëtirë se sa të bëhet kryeministër dhe kërkon që 60 minutëshi që kaloi në fund dhe u lavdërua në raportet ndërkombëtare, kërkon të rikthehet në fillim që të bllokojë parlamentin.”- u shpreh kryeministri Berisha.

    Parti e re brenda së djathtës
    I pyetur në lidhje me mundësinë e rrjedhjes së votave të së djathtës, pas krijimit të partisë së re. Berisha u përgjigj “Nga ata që votuan për Edi Ramën? Edhe vëllai i Bamir Topit ka votuar për mua. Shko merre në telefon Flamurin dhe pyete po nuk të tha që ka votuar për mua.” Ndërkohë Berisha e quajti sërish 'Aleanca faqezi', lëvizjen e drejtuar nga ish-nënkryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu.

    21 Janari
    Kryeministri Sali Berisha bëri të ditur sot se cdo ditë botohen gënjeshtra rreth hetimeve të 21 Janarit, ndërsa akuzoi prokurorinë se shkel hetimet duke nxjerrë të dhëna nga dosjet e hetimit.
    "Prokuroria nxjerr cdo ditë me politikë apo me para fakte të reja për 21 janarin".

    Pagat, gazifikimi, energjia
    Kryeministri Sali Berisha theksoi sot se rritja e pagave dhe pensioneve do të bëhet në 1 korrik. Ai shtoi se reforma e pensioneve kërkon konsensus.

    Sa i përket energjisë, Berisha theksoi se qeveria është e gatshme të bëjë ndryshime në buxhetin e shtetit. "Jemi të gatshëm të ndryshojmë buxhetin për energjinë. Do të bëjmë të pamundurën që vendit të mos i kthehen ndërprerjet e energjisë".
    Më tej, kryeministri theksoi se projekti më madhor i mandatit që vjen është gazifikimi i Shqipërisë, “ç’ka do të thotë ndryshim cilësor në jetën e familjeve shqiptare”.

    Berisha: Kosova më mirë pa fusnotë, por ky eshte realiteti!
    Kreu i qeverisë shqiptare vlerësoi sot se Kosova e pranoi fusnotën për arsye madhore, sic është integrimi i vendit në BE dhe jo për të zgjidhur marrdhëniet bilaterale me Serbinë.
    “U bë një kompromis nga të dy palët, Serbia hoqi dorë nga Rezoluta 1244, kurse Kosova pranoi fusnotën, Kosova pranoi të mos citohej direkt deklarata e pavarësisë, por të citohet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare. Absolutisht e njëjta gjë, madje e cituar nga Gjykata në një farë mënyre citohet dhe pavarësia e Kosovës.

    Fusnota ishte e domosdoshme për Kosovën se 5 vendet të BE nuk e kanë njohur ende Kosovën. dhe se pa votat e këtyre 5 vendeve ndalen hapat e Kosovës drejt BE. Pra, nuk është për Serbinë dhe marrdhëniet me Serbinë, këtu ka dicka më madhore, ka të bëjë me perspektivën europiane të Kosovës për në BE. Unë e kuptoj se më e mira do ishte të mos kishte asnjë fusnotë dhe Kosova të njihej nga gjitha vendet e Be, por realiteti është ky që është”.

    (d.b/er.nu/BalkanWeb)

    Sali Berishes ,per fate te keqe nuk i ka mbetur nje "grame " mende ne koke . Shqiperia , Kosova ,dhe nje pjese e Maqedonise ku jetojne shqipetaret , te fundit ose asnjhere nuk do te pranohen ne BE .

    BE , nuk ka ndermende te merret me ju kastraveca politikane te shemtuare.

    Dy pisa ne Shqiperi qe s'munde te gjejne nje gjuhe te perbashket ,sai perket prioritetit kombetare .

    Dy pisa ne Kosove qe s'munde te gjejne gjuhe te perbashket sai perket prioritetit kombetare .

    Dy pisa ne Maqedoni qe s'munde te gjejne gjuhe te perbashket sai perket prioritetit nacional .

    Gjashte pisa e fares se keqe politike pjelllen 600,000 pisa kunder gjithe shqiptarise .

    Pakica e pasur e korruptuare deri ne fyte dominon mby popullaten shumice qe i ka kapluare skamja .

    Nje muhalle ne Berlin dhe Londer i ka tre milion banore , dhe kane mundesi te jetojne ne harmoni me njeri tjetrin , kurse ne Shqiperi , Kosove, e Maqedoni, jeni duke bere zhurme sikur te ishin 100,milion banore .

    Tre milion banore e kame fjalen ne gjithe Shqiperine Kosoven dhe Maqedonine , popullate aktive qe ka mbetur ne keto rrethina shqipetare ,sepse pjesa qeter e kombit ka emigruare ne vendet e huaja .Faktikishte te gjithe emigranett shqipetare qe punojne dhe jetojne me leje qenderimi ne vendet e BE , jane banore te BE .

    Shqipetare mos haroni se kundershtaret e BE , jane vete politikanet shqipefolesat , sepse BE ka disa rreulla qe nuk pergjigjen per kriminelet e korruptuare politikane shqipetare , dhe per kete arsye popullata shqipetare do te mbetet jashte BE , edhe per shume vjete .
    Po qe se politkanet tane nje dite do te jene ne familjen evropiane ,ata simbas rregullave duhet te behen te varfur, sepse aktualishte politikanet shqipefolesa jane shume me te pasur se sa nje politikane i Brukselit . C'ka i duhet BE , Rames e Sali Berishes ??? C'ka i duhet BE Hashim Thacit ?? Cka i duhet BE , Menduh Thacit e Ali Ahmetit ???
    Keto pisa politikane duhet ta kene nje popull qe i merre valixhet ne shpine per emigrim dhe kerkon nje jete me te mire ne vendet e huaja, dhe per vete te kene me shume hapesire per korrupcion krime tradheti etj.etj.

    Po te jete e kunderta te ja vendosim valixhen ne shpine Sali Berishes , Rames ,Menduh Thacit Hashim Thacit e Ali Ahmetit ,per te emigruare dhe te maltretohen neper rruget dhe kufijte e evropes , ai atehere do ta kuptoje se c'ka don te thote te jeshe shqipetare me udheheqesi loparesh .
    Ndryshuar për herë të fundit nga TetovaMas : 09-03-2012 më 00:15

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Berisha: As këtë vit nuk e marrim statusin kandidat, na pengon Rama
    Keta kundershtaret e Saliut dhe PD-se,po mendojne se ne EU do integrohen vetem antaret e PD-se.

    Jo ore debilla,ne EU do integrohen te gjithe shqiptaret,mirepo dyert do jene te mbyllura derisa ka ende shqiptare qe mbeshtesin diktaturat dhe sistemet staliniste qe sot jane te fshehur nen ombrellen e PS-se,bile edhe kryesojne PS-ne.

    Koha sheron plaget,keshtuqe edhe shqiptaret duhet te presin derisa te nderrohen gjeneratat,te cilave ende ne gjak ju rrjedhe nostalgjia enveriste.

  7. #57
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Keta kundershtaret e Saliut dhe PD-se,po mendojne se ne EU do integrohen vetem antaret e PD-se.

    Jo ore debilla,ne EU do integrohen te gjithe shqiptaret,mirepo dyert do jene te mbyllura derisa ka ende shqiptare qe mbeshtesin diktaturat dhe sistemet staliniste qe sot jane te fshehur nen ombrellen e PS-se,bile edhe kryesojne PS-ne.

    Koha sheron plaget,keshtuqe edhe shqiptaret duhet te presin derisa te nderrohen gjeneratat,te cilave ende ne gjak ju rrjedhe nostalgjia enveriste.
    mos fol marrezira edhe ti, sikur e gjete se cfare te thuash me citate te salijevit ...

    per europen nuk ka parametra komuniste apo pseudo komuniste, apo nuk e paske mesuar kete gje kaq elementare?

    keto jane vetem pallavrat e te pa afteve ...

    (vijon)

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Bisedë e hapur me ambasadorin Arvizu


    Amik Kasoruho

    Pak a shumë ne të dy kemi ardhur në Shqipëri në të njëjtën kohë. Edhe pse nga dy vende dhe situata të ndryshme: Ju nga SHBA, vendi për demokracinë e të cilit, vetëm pse e dëshiruan, u burgosën apo u pushkatuan me qindra e mijëra shqiptarë; unë nga Italia, vendi që shqiptarët e ëndërruan përmes pamjeve të vjedhura të stacioneve televizive, gjatë diktaturës; Ju me detyrën e ambasadorit. Unë si një qytetar i lirë që u ktheva në vendin tim.

    I kisha ikur këtij vendi pikërisht kur Ramiz Alia dhe partia e tij fituan zgjedhjet në vitin 1991, duke zhgënjyer këtë vend, ashtu si mua, edhe ata mijëra shqiptarë që besuan tek ëndrra demokratike.

    Jam kthyer në Shqipëri në moshën kur njeriu shikon qartë, ndjen thellë dhe gjërat kalojnë përmes paqes, arsyetimit të qetë dhe dëshirës për mirëkuptim. Logjika e kësaj moshe është e ftohtë e nuk ndikohet lehtë nga ankthe politike, nga zjarrmi militantësh, apo nga anime të skajshme mendimesh për çdo gjë që ndodh në këtë vend.

    Prandaj po Ju shkruaj Juve, sepse kam dalluar mendimin e qetë, të kthjellët, të paqtë që përcillni nëpër biseda, intervista dhe në çdo rast kur ju pyesin për këtë vend.

    E çmoj gjykimin tuaj, sinqerisht zoti Ambasador.

    Do të dëshiroja shumë që në këtë letër të përcillja mendime që kanë të bëjnë me kulturën, letërsinë, librat e shkrimtarëve shqiptarë, amerikanë dhe kujtdo kulture tjetër, sepse librat më kanë ndihmuar të mos rrëzohem në jetë. Por mendoj se edhe këto mendime janë pjesë e kulturës demokratike.

    Shqipëria që sot, hera-herës ju duket e befasishme, hera-herës me shumë probleme të pazgjidhura, ndër të cilat korrupsioni, mëria midis palëve politike, obstruksionizmi në parlamentin shqiptar, bojkotimet e stërzgjatura, mbajtja peng e ligjeve për një interpretim partiak të pavend dhe të dëmshëm- në thelbin e saj është Shqipëria që synon Europën, që i afrohet dhe mendoj se e meriton vendin në BE.

    Shqipëria është ai vend, ku për shkak të diktaturës komuniste gjysmëshekullore u mbajtën gjallë metodat se si të manipulohen turmat, si të hidhen kundër njëri-tjetrit, derisa e gjithë ndërgjegjja kolektive të përshkohej nga urrejtja për atë që mendon ndryshe.

    Kjo metodë tipike komuniste nuk është zhdukur, pavarësisht se ai sistem u shemb, dhe jo tani afër, por njëzetë e një vjet më parë. Nuk është e lehtë të hiqen mendësitë që mbajtën atë lloj diktature në këmbë.

    Kur kam parë në 21 janar, si një turmë përdhoste institucionin, godiste policët, fyente shtetin, kam kuptuar pse i fitoi Ramiz Alia zgjedhjet në vitin 1991. Dhe kam ndjerë frikën se do fitonte sërish, edhe në atë fillimjanari 2011, kur ushqehej urrejtja nga një parti që mua më duket se pretendon të jetë moderne dhe europiane, por që në disa raste më ka zhgënjyer.

    Ashtu si pata parandjenjën edhe kur isha 17 vjeç, se pamjet që më shihnin sytë nëpër rrugët e Tiranës të mbushura me gjyqe në mes të shesheve, me turma që bërtisnin plot histerizëm për njerëz të pafajshëm - Të varen në litar! Kriminelët në litar!- më bindnin që Shqipëria nuk po rilindte, por po fundosej, ashtu e pata parandjenjën se Partia Socialiste po e fundoste Shqipërinë me sjelljen e saj të egër, përçarëse dhe mohuese ndaj çdo gjëje që është bërë dhe po bën qeveria demokratike.

    Njësoj si atëherë kur isha 17 vjeç, nuk e pranoj dhunën e turmës së shtyrë e të mbrujtur me egërsi, por kuptoj se po aq e egër është dhuna që po ushtrohet mediatikisht, shpesh dhe kudo duke mohuar edhe të mirat që duken në dritën e diellit.

    Me dhunë mund të vrasësh vetëm atë që urren, por nuk vret urrejtjen. Që ka korrupsion, nuk besoj se gjen njeri të thotë të kundërtën, por nuk gjej njeri të thotë (veç opozitës) se Partia Demokratike dhe qeveria e penguan ligjin për Gjykatën Administrative. E pra, ishte edhe ky një mur që do ishte ngritur për të penguar korrupsionin. Ne e dimë të gjithë se ligjet me 3/5-ta janë përdorur si shkak sherri për të mbajtur të gjallë fjalën “krizë”, po aq sa e dimë mirë se këto ligje i mban opozita si asin nën mëngë, për të penguar integrimin e Shqipërisë në BE.

    Duke i kaluar njohjet dhe vlerësimin e ngjarjeve në Shqipëri përmes filtrit të eksperiencës së një jete të gjatë dhe të vështirë, e kam ndierë, sado herë kur diskutohej që Shqipëria të ishte pjesë e strukturave europiane, se Partia Socialiste do të bënte të pamundurën që kjo të mos ndodhte. Duke më kujtuar edhe një herë fjalën e urtë se “Atë që të bën yti, nuk ta bën as hasmi”.

    Sot jam kthyer, në moshë të skajme, por me dëshirën që të shoh vendin tim, si një dritare nga ku vështron qartë dhe ballëlart Europën. Përvoja e jetës, kultura që kam marrë, librat që kam përkthyer, ato që kam shkruar, më bëjnë të mendoj se Shqipëria nuk e meriton rrugën nën një dritë të zbehtë; Shqipëria po përparon, po zhvillohet, po ecën. Por ne të gjithë duhet të kujtojmë maksimën latine që thotë se Roma nuk u ndërtua në një ditë. Ajo ka nevojë për kurajë, ajo ka nevojë për fjalën e mirë, edhe tuajën, zoti Ambasador, siç nuk keni ngurruar ta thoni.

    Më pyesin shpesh në jam i majtë apo i djathtë, në jam me Berishën apo me Ramën. U jam përgjigjur: as i majtë, as i djathtë, unë jam antikomunist dhe mbi të gjitha, jam shqiptar. Dhe në vijim u kam kujtuar një shprehje të Martin Luter Kingut “ Kemi mësuar të fluturojmë si zogj, të notojmë si peshq, por nuk kemi mësuar të jetojmë si vëllezër.”

    Dhe ndoshta ky është problemi i Shqipërisë sot.

  9. #59
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2009
    Postime
    389
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Keta kundershtaret e Saliut dhe PD-se,po mendojne se ne EU do integrohen vetem antaret e PD-se.

    Jo ore debilla,ne EU do integrohen te gjithe shqiptaret,mirepo dyert do jene te mbyllura derisa ka ende shqiptare qe mbeshtesin diktaturat dhe sistemet staliniste qe sot jane te fshehur nen ombrellen e PS-se,bile edhe kryesojne PS-ne.

    Koha sheron plaget,keshtuqe edhe shqiptaret duhet te presin derisa te nderrohen gjeneratat,te cilave ende ne gjak ju rrjedhe nostalgjia enveriste.
    Ore fatlum,po kujt po i pelcet per idiotin Berisha dhe per Kalbesiren qe quhet PD apo PS,qe te dy RAMA-BERISHA PD-PS duhet te ikin nje ore e me pare se Jane kalbesirat me te medha te ketij KOMBI,por ti me duket se je rritur me frymen e xhaxhi SALIUT dhe ta ka bere mendjen MARMALLATE

  10. #60
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    vertet per shqiperin dhe shqipetaret prioritet eshte antaresimi ne BE ,d m th gjithcka eshte me rregull vetem kjo na mungon

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •