ja ky esht krimineli
Familja e policit vrasės braktisė Gostivarin
02.03.2012, ora 09:46
Familja e policit vrasės ka braktisur Gostivarin pėr shkak tė frikės sė tyre dhe pasigurisė, bėn tė ditur televizioni 24 orė. Polici Jakim Trifunovski gjendet nė paraburgim nė burgun e Shutkės pasi qė ndaj tij u shqiptua akuza e ngritur pėr vrasjen e dy tė rinjve shqiptar nė Gostivar, pas njė zėnke banale pėr parkimin e makinave, raporton Ina.
-------------------------------------------------------------------------------------------------------
Shkup, protestuesit kėrkojnė dorėheqjen e Jankullovskės
Published or updated- 02/03/2012 17:29:00
Madhėsia:
Edhe sot vazhduan protestat kundėr vrasjes sė dy tė rinjve shqiptarė 26 vjeēarit Besnik Shehapi dhe 30 vjeēarit Imran Mehmeti nga polici Jakim Trifunovski. Kėrkesa e protestuesve, ashtu sikurse njė ditė mė parė ishte dorėheqja e Ministres sė Brendshme Gordana Jankullovska dhe zėdhėnėsit tė saj Ivo Kotevski. Megjithatė ndryshe nga protestat e djeshme, protestuesit shqiptarė sot nuk deshėn t’i bashkoheshin ‘Lėvizjes kundėr brutalitetit policor’, pjesėtarė tė sė cilės janė qytetarė tė tė gjitha nacionaliteteve dhe pėrkatėsive fetare. Protestat filluan nga Ēairi ndėrsa pėrfunduan nė sheshin Skėnderbeu.
“Apeloj nė emėr tė nėnave shqiptare, motrave shqiptare, Jankullovska dhe Kotevski tė japin dorėheqje, Bajrami tė mos rijė nė fotelje. Apeloj te parlamenti i Maqedonisė, ta dinė se ne jemi tu vuajt, ato tė mos rinė nėpėr karrige, neve po na i rrahin fėmijėt, po na vriten djemtė, motrat deri ku mė”.
Vrasja e shqiptarėve,Gruevski:Respekt mes etnive
SHKUP- Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski ka shprehur ngushellime per vrasjen e dy shqiptareve ne Gostivar, duke apelaur per respekt mes komuniteteve.
“Rasti nė Gostivar ėshtė ngjarje tragjike pėr tre familje, por edhe nė pėrgjithėsi pėr mbarė shtetin. Tė gjithė ne ishim tė tendosur nga ajo qė ndodhi. Mė vjen keq pėr gjithė kėtė qė ka ndodhur dhe shpreh ngushėllime deri te familjet e tė vrarėve”, tha Gruevski.
Deklarata eshte bere gjate dorėzimit te pensioneve speciale tė dyzet artistėve tė Maqedonisė. Sipas Gruevskit, komunitetet etnike nė Maqedoni duhet tė respektojnė njėri-tjetrin nė mėnyrė tė ndėrsjellė.
“Jeta e njeriut, shtoi ai ka ēmim tė lartė dhe kjo duhet tė respektohet, ndėrsa tė gjithė ne duhet tė investojmė nė respektin e ndėrsjellė edhe si njerėz, ndrėsa gjithashtu edhe si komunitete tė ndryshme etnike dhe fetare”.
panorama
Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar
-Ngushllime per familjet e djemve te vrare dhe gjithe shqiptareve!Eshte e kuptueshme dhembja,hidherimi i te gjitheve!Eshte e kuptueshme revolta dhe pezmi i te gjitheve,andaj i perkrahi protestat qe po behen.Pres qe polici vrases te denohet sipas ligjit,qe te jet shembull per te ardhmen.I keshilloj organizuesit dhe pjesmarresit e demonstratave te sillen ne menyre dinjitoze,pa zhurme te medha dhe provokacione,ne menyre qe shqiptaret te perfitojne nga kjo tragjedi,sa i perkete te drejtave kombtare.
-Ne anen tjeter,sidomos te rinjet shqiptar,te permbahen nga agresiviteti dhe dhuna e panevojshme.Nuk do te permiresohet gjendja e popullit ne kete menyre.Shqiptaret duhet te permbahen nga provokimet ndaj policeve,se ata jane te armatosen dhe kane perkrahjen e shtetit qe i sherbejne.Kjo eshte gjithkund ne bote keshtu!
-
Polici-vrasės, vandal dhe tmerr i zonės
Dėshmitė e profesor Vangjel Stefanovskit (Sllav),
Autori i vrasjes sė dyfishtė, Jakim Trifunovski, njihej nga vendasit si njė njeri i dhunshėm, i papėrgjegjshėm, qė sillej si i forti i zonės. Ai ka qenė protagonist i shumė incidenteve tė ndodhura, ku ka rrahur dhe kėrcėnuar me armė shumė banorė, thonė pėr KOD, dėshmitarė dhe viktima tė incidenteve tė dhunshme tė ndodhura vite mė parė. Duke qenė se asnjėherė nuk ka marrė dėnimin e merituar, ata dyshojnė se nė mbrojtje tė tij janė funksionarė tė lartė tė policisė dhe gjykatės. Tek drejtėsia nuk besojnė as familjarėt, tė cilėt janė tė bindur se edhe kėtė herė, polici Trifunovski nuk do tė vuajė pėr krimin e radhės......
http://www.koha.mk/aktuale/12229.html
http://www.lajmishqip.com/wp-content...ki_ahmeti_.jpg
POSHTĖ SUNDUESI RROFTĖ VASALI !
Shkruan : Kim MEHMETI
Shqiptarėt e Maqedonisė janė tė durueshėm dhe popull mirėnjohės. Ata edhe tė mirėn edhe tė keqen e vuajnė nė vetvete. Andaj edhe protestat e tyre ngjajnė nė revoltė-vajtim, janė tė qeta, ashtu siē u ka hije atyre qė e duan vetveten por nuk e dėmtojnė tjetrin. Dhe mirė ėshtė qė shqiptarėt e kėtushėm ua kanė marrė dorėn protestave tė qeta, qė nuk u shkaktojnė telashe policėve, qoftė kur shprehin revoltėn kundėr provokimeve tė Gruevskit, si me rastin e Enciklopedisė pėrbuzėse ndaj shqiptarėve, qoftė kur policia ekzekuton shqiptarėt pa ua dhėnė atyre mundėsinė tė dalin pėrpara gjykatės qė ajo tua peshojė fajėsinė, siē ndodhi dikur nė afėrsi tė fshatit Radushė, ku u ekzekutuan katėr shqiptarė, apo siē ndodhi para ca ditėve, kur polici maqedonas vrau dy tė rinj tė Gostivarit. Por, sa mė shumė ata protestojnė, aq mė shumė tė shtohet bindja se revolta e tyre nuk lexohet drejtė, se ajo askujt nuk i prishė punė. Apo ke bindjen se ndodh e kundėrta: pas ēdo proteste tė shqiptarėve, Gruesvki bėhet gjithnjė e mė i fortė dhe mė i pėlqyer te zgjedhėsit e vet, e vasalėt shqiptarė nė qeverinė e tij (duke u bėrė mė tė pabesueshėm pėr popullin) bėhen gjithnjė e mė tė varur e mė besnik ndaj sunduesit.Qė nga paskonflikti i vitit 2001, shqiptarėt e Maqedonisė kryesisht kanė organizuar dy lloj protestash tė qeta dhe demokratike: o tė organizuara nga OJQ-tė e partisė shqiptare nė pushtet, sa pėr ta zbutur pakėnaqėsinė e popullit, o nga organizatat e pavarura tė partisė opozitare, sa pėr ta mbuluar tė kaluarėn e tyre vasale nė qeverinė e Gruevskit. Me ēka, shqiptarėt e Maqedonisė dėshmuan se dinė ta shprehin revoltėn kundėr sunduesit maqedonas antishqiptarė, por duke u kujdesur tė mos i lėndojnė vasalėt shqiptarė. Apo thėnė edhe mė qartė: pa marr parasysh pėrmbajtjes sė parullave qė brohoriten nėpėr protestat e shqiptarėve tė kėtushėm, nga jehona e tyre dėgjohet vetėm thirrja: Poshtė sunduesi Rroftė vasali! Parullė qė shpjegon se ky popull, duke pasur frikė nga e keqja konkrete qė mund tia bėjnė tė zgjedhurit e tij, e shajnė sunduesin qė tė mbushet me mend vasali.Tė rinjtė shqiptarė bėjnė mirė qė protestojnė paqėsisht, duke dėshmuar se nuk janė tė dhunshėm, por tė urtė e tė kujdesshėm qė tė mos provokojnė askėnd. Ata mirė bėnė qė me dinjitet protestuan edhe kundėr vrasjes makabre tė dy shqiptarėve tė Gostivarit nga ana e njė polici, tė cilit zėdhėnėsi i MPB-sė dhe mediat maqedonase, u munduan ti ndėrtojnė alibi ende pa arritur vrasėsi nė stacionin policorė. Por mbase edhe kjo protestė do ketė domethėnien e gjitha tė deritanishmeve tė organizuara nga shqiptarėt e Maqedonisė: do e bėjnė Gruevskin edhe mė tė pėlqyer te qarqet nacionaliste maqedonase, e tenderokratėt shqiptarė edhe mė tė vlefshėm pėr sunduesin. Me ēka pala maqedonase edhe mė shumė do besojė se ky popull, sė bashku me revoltėn e vet, njėsoj si deri dje, nuk lufton pėr tė pasur shtet, por pėr ti mbetur besnik partisė.
Shqiptarėt e Maqedonisė paqėsisht, duke mos shkelur asnjė lule nėpėr parqet e qyteteve ku protestojnė, kanė treguar hapur se nuk e duan e nuk i besojnė Gruevskit dhe qeverisė sė tij. Por, ata nė asnjė protestė nuk kanė treguar se ēfarė mendojnė pėr pozitėn vasale tė pėrfaqėsuesve tė tyre ndaj sunduesve maqedonas. Andaj mbase ėshtė dashur qysh dje, e jo sot, ata tė organizonin njė protestė ku nuk do i drejtohen sunduesit, por vasalit, ku do thonė se pėr ta ėshtė e vdekur Maqedonia qė i takon vetėm njė etniteti, se nėse nė vendbanimet maqedonase nuk ka asnjė polic shqiptarė, atėherė ēkėrkon polici maqedonas nėpėr vendbanimet shqiptare, tė thonė se ata nuk e duan kėtė Maqedoni qė i ngjanė njė lope tė cilėn e ushqejnė tė gjithė, por e mjelė vetėm Gruevski.Nuk ka dyshim se ėshtė mirė qė shqiptarėt e Maqedonisė e kanė kuptuar se duhet tė protestojnė qetėsisht dhe me urtėsi, se mund ta hanė plumbin e tė mbeten vetėm me keqardhjen e pushtetarėve shqiptarė dhe me revoltėn e partive opozitare shqiptare. Pra mirė ėshtė qė shqiptarėt e kėtushėm e kanė kuptuar se ata nuk i takojnė shtetit por pushtetit, se pėr ata nuk vlen ligji, por libreza partiake, por mbase ka ardhur koha kur ata do duhet tė tregohen aq tė pjekur sa tė dinė ta ndajnė tė keqen qė u vie nga sllavėt antishqiptarė nga ajo qė u ndodh shkaku i tenderokratėve shqiptarė nėpėr institucionet mė tė larta shtetėrore. Thjeshtė, shqiptarėt e Maqedonisė mė nė fund duhet ta kuptojnė se nuk ka qeveri mamaje maqedonase qė mund tė financojė enciklopedi antishqiptare, apo qė do u jep bileta treni falas tifozėve maqedonas pėr tė shkuar nė Beograd qė nga atje tė shajnė e ofendojnė shqiptarėt, po qe se nė qeveri nuk do kishte shqiptarė injorant dhe inferiore, tė cilėt injorancėn dhe inferioritetin e vet pėrballė palės maqedonase, na e shesin si urtėsi shtetėformuese dhe tolerancė frytdhėnėse Pra, mė nė fund, shqiptarėt e Maqedonisė do duhet ta pranojnė se, o atyre u shkon pėr shtati tė shajnė sunduesin sa herė qė janė tė mllefosur me vasalin, o e njohin vetėm veprimin e deridjeshėm politik kur populli i shėrbente partisė e jo partia popullit.Ditėn kur shqiptarėt e Maqedonisė do e kuptojnė se shumė tė kėqija u vijnė edhe shkaku i injorancės dhe inferioritetit tė pėrfaqėsuesve tė tyre shtetėror, ata do e shohin edhe njė tė vėrtet tė dhembshme: pas ēdo proteste tė tyre, Gruevski ka dalė edhe mė i bindur se shqiptarėt shpejt revoltohen, por edhe mė ngutshėm harrojnė, se ata shpejtė provokohen kur ua ekzekuton ndonjė bashkėkombės pa gjykim, por prapė ia japin votėn atij qė u ofron njė thes me miell dhe njė shportė me premtime. Aq mė shumė, Gruevski e ka kuptuar se shqiptarėt vrullshėm dalin nė protesta kundėr tij, se ata nėpėr ēajtore i shajnė liderėt e tyre partiak, por publikisht as qė mund ta hapin gojėn tė kritikojnė injorancėn politike tė pushtetarėve shqiptarė. Dhe duke qenė tė kėtillė, shqiptarėt e Maqedonisė ia dolėn tė mėsojnė si organizohen protesta paqėsore e demokratike pėr tė shprehur revoltėn kundėr Gruevskit, pora assesi nuk ia dolėn ti detyrojnė pėrfaqėsuesit e vet tė mos guxojnė tė bėjnė koalicione qeveritare me ata qė nuk i donė populli. Dhe mbase nuk ia dolėn kėsaj ngaqė ata lehtė dhe zėshėm brohorisin parulla kundėr Gruevskit, por assesi tė dalin e tė thonė: nuk duam universitet qė janė bė degė partish, qė prodhojnė tė shkolluar e tė paditur, nuk duam liderė partiak qė injorancėn e inferioritetin e kanė ngritur nė shkallėn e urtėsisė politike, kėrkojmė pėrgjegjėsi nga at qė na i vodhėn votat pėr ta bėrė Gjorgjin president tė shtetit, nuk duam pėrfaqėsues shqiptarė qė i shėrbejnė Gruevskit vetėm sa pėr ta mbuluar ai antishqiptarinė e tij, nuk duam Maqedoninė qė ndėrton tė kaluarėn maqedonase dhe e varrosė tė ardhmen tonė . Me ēka shqiptarėt e Maqedonisė do dėshmonin se pėrpos protestave paqėsore kundėr qeverisė sė Gruevskit, ata dinė tė shprehin edhe revoltėn kundėr tė zgjedhurve tė vet. Pra shqiptarėt e Maqedonisė do dėshmonin se e kanė kuptuar se antishqiptarizmit i sunduesve maqedonas ka mbulesė jorganin e ngrohtė tė vasalizmit tė partive shqiptare.
POSHTĖ SUNDUESI RROFTĖ VASALI !
Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri
tani nxjerrin arsyetime mediat sllavomaqedonase kurse polici i vrau dy te rinjte per shkaqe kurse ata kishin qene trafikant droge nje rrene e kulluar
Ah Kim, Kim ..
Ti e di qe populli yne budall nxjerr 99% Super-gomere dhe 1% Titan dhe ky eshte realisht problemi. Po nejse, ne llogjiken e shkrimit tend do thosha qe ne mentalitetin e po atij populli je dhe ti kur i quan "Vasale" (Goxha titull legal) e jo "Kerrmaxhinj" ashtu sic e meritojne te quhen.
What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence
Ahh as "Kermaxhinj" nuk i perkufizon si duhet por "Psikopeter dhe Pedofila" eshte me se e sakt.
Krijoni Kontakt