Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Sjellja e dyfishtë e shqiptarëve

    SJELLJA E DYFISHTË E SHQIPTARËVE
    2012-02-28
    Artan Mullaj

    Gazeta Shqip

    1 - Infrastrukturë e butë, njerëz të ashpër

    Zona ku banoj, në lindje të Tiranës, është e paasfaltuar dhe e pasistemuar nga pikëpamja urbane. Është një reliev qyteti ku durimi, si një virtyt, nuk mjafton për t’u ambientuar me pasojat që sjellin problemet me ashpërsinë e tyre. Përveç durimit nevojitet edhe shpresë. Shpresë se dhembshuria e bashkisë apo e qeverisë do ta ndriçojë këtë zonë me dritën e saj shpirtçjerëse… Netëve mungon ndriçimi në rrugët e pista, si për të kujtuar epokën e elektrifikimit të vështirë qyshkur, apo llamburitjen e bllokut në qendër, si një vegim thellë perëndimit. Mbrëmjeve digjen plehrat shumëjavore të familjeve dembele që kanë zbarkuar dhe pushtuar periferinë gjatë tranzicionit. Ato paguajnë shtrenjtë injorancën me shëndetin e fëmijëve të tyre dhe banorëve të tjerë, ndërsa tymi helmues i mbeturinave pushton me furi vullkani një nga një banesat gjatë errësirës. Mbrëmjeve, njerëzit mbyllin dyert dhe dritaret në shtëpitë e tyre, për të bërë paqe me fatin dhe fatalitetin, sepse nuk dinë dhe nuk kanë ku të ankohen për ndotjen e rrezikshme të natës. Asnjë llambë nuk ndriçon rrugën kryesore me gropa dhe plehra dhe asgjë nuk e nxjerr në dritë mallkimin e saj elektoral për politikanët që shfaqen në këtë zonë vetëm gjatë fushatave elektorale. Ata shfaqen bardhoshë, kodoshë dhe plot siguri në vetvete, njëlloj si paraardhësit e tyre. Njëlloj zbresin nga fuoristradat dhe se kanë për gjë të ecin mes pluhurit apo baltës me këpucët lustrafin dhe këmishat e bardha, sa herë që ju premtojnë fshatarëve të shndërruar me ngut kryeqytetas, asfaltim, ndriçim dhe sistemim. Njëlloj avullojnë parfum të shtrenjtë nga poret e trupit, por indi aromatik i banorëve të rinj të Tiranës çoroditet për shkak se aroma “noi-velout” e tyre që kushton 500 euro përzihet me erën e padurueshme të ujërave të zeza. Këto ujëra zbresin nga kodra në drejtim të malit të Dajtit, ku mes të tjerave, ndodhet vila kështjellore e Presidentit të Republikës. Ujërat shtohen nëpër degëzime, derisa krijojnë një përrua ujëzi që ndan zonën, si lumi i Senës - Parisin, në dy pjesë.

    Realitet i ashpër me njerëz të ashpër, të ardhur në Tiranë nga zona të ashpra, që kanë vazhdimisht këpucë të ndotura me baltë dhe kanë fëmijë që luajnë në hapësirat e rrugës përgjatë përroit plot me materie fekale, që notojnë drejt lumit të Lanës, - ky mund të jetë titulli i kësaj tabloje aspak të gëzueshme.

    Duke ecur si fekalet drejt qendrës, megjithatë, infrastruktura e humb gradualisht ashpërsinë dhe fillon e përmirësohet. Rrugët janë asfaltuar dhe ndriçuar njëfarësoj. Gratë veshin taka të larta, kanë fytyra burrërore, megjithëse ndihen mirë me manikyrët që përdorin dhe minifundet e shumëmoshshme (për çdo moshë). Burrat lexojnë gazetën në mëngjes ose pinë raki me fasule pllaqi, si rojtarët e pyjeve të shkatërruara të Sherës në Vithkuq. Por ndërsa duke shkuar drejt qendrës ambienti “zbutet”, të njëjtën gjë nuk mund të thuash edhe për njerëzit. Vështirë të krijosh një ide se ç’statistikë gjeografike kanë tradhtia dhe dashuritë, ndërsa treguesi lëviz mbi Tiranë. Ku dashurohet më shumë? Ku tradhtohet më shumë, në ç’zonë, në ç’komunitet, në ç’fis. Ku ka mbeturina më shumë. Ku tradhtohen burrat më shumë dhe ku, në ç’vend, në ç’kohë, dhunohen gratë më shumë. Shkurt, ka zhurmë si kudo, ka jetë, ka histori, dashuri, tradhti, dhunime, vrasje dhe vetëvrasje, të gjitha të shpërndara në mënyrë kaotike, pavarësisht infrastrukturës, ujërave të zeza apo ngjyra e pushtetit vendor. Dashuria dhe krimi nuk kanë atdhe. Dashurohen ose jo, vriten ose jo, dhunohen ose jo, njerëzit në Tiranë janë të ashpër njëlloj, pavarësisht ku jetojnë. Janë njëlloj të çuditshëm. Asfaltimi i rrugëve, dritat, reklamat, disa pemë të mbjella, grumbullimi i plehrave në kosha, pabet, trotuaret me pllakaqe si zemër dhe shumëkatëshet e reja, duket se nuk kanë ndikuar aspak në sjelljen civile të njerëzve, në kulturën e tyre.
    2 - Gjallesa që shkelin veten në shpinë

    Kur je i ashpër, je dhe i fortë! Je një krijesë që ka energjinë e mjaftueshme për të shpërfillur normalitetin, ligjet e jetës, ligjet e krijimit. I ashpri sfidon, shkatërron, mohon edhe vret. Këto janë veprime dhe vendime gjallesash, të cilat kanë zhvendosur normalitetin për të krijuar një normalitet të ri ku sundon paradoksi dhe mosarsyeja. Ne përfaqësohemi prej tyre. Ne vetëbombardohemi me lajme të zeza të një realiteti primitive, të cilin vetë ne e krijojmë. Kronika të kobshme dominojnë lajmet e ditës në vend. Burri vret gruan në sy të fëmijëve, për xhelozi ose edhe për para. Jo rrallë vëllai vret vëllanë, me thikë, me sëpatë, me gërshërë, për një pëllëmbë tokë ose për hiçmosgjë. Ati vret të birin, vëllai motrën, të gjitha krime brenda familjes. Në Shqipëri, këto janë aq të shpeshta dhe aq të pazakonta, sa mund të diskutohen si një rekord i rrallë për në librin “Guinnens”.

    Dhe kur ndodh rëndom brenda familjes, krimi i zakonshëm në rrugë mbetet të jetë një rutinë. Të rinj me pistoleta në brez vrasin njëri-tjetrin për parakalim makinash. Për vështrime të shtrembëta. Për karshillëqe dhe “të pështyme tinëz” në rrugë. Rrugëve ndesh cuba të armatosur që me pak vëmendje i dallon kur të duash. Fryjnë gjoksin dhe kanë mësuar të shohin vëngër, a thua janë version shqiptar i Al Kapones. Të frymëzuar nga filmat, por edhe nga realiteti shqiptar, që jo rrallë konkurron Hollivudin për nga fantazia e krimit, këta janë si çarqe të ngrehur, gati për sherr, gati për luftë, gati për zjarr. Çdo natë në periferinë e Tiranës, në rrugë, në lokale, në salla bilardosh, grinden, shahen, theren, shqyhen madje edhe vriten, me një shkujdesje të frikshme.
    3 – Këndes në rrugë, pula në qymez

    Megjithatë, që kemi sidomos rini “të fortë” dhe “të ashpër” në të gjitha hapësirat e qyteteve tona, në rrugë, në institucione, në kinema dhe lokale, atje ku ngjan primitive, do mund të ishte edhe e dobishme. Do mund të ishte e dobishme nëse po këta njerëz gjaknxehtë, me koeficient të lartë egoizmi dhe sedër të tejme ballkanike, që hakmerren, vriten e priten për hiçmosgjë, të ishin njëlloj të ashpër edhe me padrejtësitë që iu bëhen përditë nga qeveria e tyre. Këta trima në limitet e fantazisë, që matin jetën e njeriut me "qafa pulash të therura", pësojnë metamorfozë kur është puna për të bashkuar vullnetet e tyre përballë sundimit koherent të pushtetit. Është një surprizë meditimi i epërm fakti se shqiptarët rezultojnë njerëzit më të urtë, më të butë dhe më kokulur në Ballkan. Nuk ankohen për padrejtësitë që iu bëhen dhe nuk protestojnë. Nuk e kanë sensin e kolektivitetit dhe ju është shuar instinkti i kundërshtisë civile. P.sh, ata që ngulin pa drojë thikën në mishin e motrave, vëllezërve apo bashkëqytetarëve të tyre, nuk pipëtijnë fare nëse votat e tyre vidhen apo mungon uji dhe energjia në verë. Kur siguracionet e makinave trefishohen brenda ditës, qime floku nuk lëviz në kokat e tyre nervoze. Kur Kryetarja e Parlamentit shpërdoron pa hesap paratë e shqiptarëve për të bredhur botën e tërë, ose për makina luksoze, në vend që t’ju hipë gjaku në kokë, flasin për sport ose diskutojnë Menekshenë dhe telenovelat. Kur fëmijët e tyre mësojnë në shkolla pa ngrohje, kur ilaçet mungojnë në spitale, kur karburantet shkatërrojnë makinat dhe atmosferën, kur kasat fiskale kushtojnë trefish dhe katërfish më shumë se në vendet e tjera, i lexojnë të gjitha këto në gazeta, por askush nuk ka vullnet të protestojë meqë drejtësia mungon.

    Dhe janë në çdo rast, po këta njerëz, po këta qytetarë të ashpërsisë së përditshme.

    Burrëria e shkuar dëm nëpër salla bilardosh mungon tërësisht përballë sundimit shtetëror. Kalorësit e rrugës me shpata dhe përkrenare shndërrohen në ca krijesa më të urta e më veshëvarura se gomarët që kullosin luadheve Devoll. Si trima legjendash që janë, e humbin sakaq aftësinë për të organizuar dhe disiplinuar egërsinë që kanë. Përballë pushtetit janë “gurë të vegjël që rrokullisen kollaj”. I vjedhin përditë, i helmosin përditë, ata vetë, prindërit dhe fëmijët e tyre, i mashtrojnë dhe i poshtërojnë përditë, nganjëherë edhe i vrasin, por kokën nuk e ngrenë.

    Përse ndodh ky dyzim, ky transformim personaliteti kolektiv? Diku mund të supozohet se “të fortët” e rrugës sot janë militantët besnikë të njërës parti politike apo tjetrës dhe prandaj këta nuk reagojnë kur pala e tyre është në pushtet. Kurse të urtët në rrugë, shpatull-rënët, aq më shumë janë të urtë me qeverinë, e cila në çdo rast “e zë lepurin me qere”. Gjithsesi, asgjë nuk mund ta justifikojë sjelljen civile të njerëzve në Shqipëri. Sjellja e dyfishtë, dyzimi, ashpërsia ndaj vetes dhe ambientit nga njëra anë dhe butësia ndaj pushtetit, nga ana tjetër, në njëfarë mënyre, vërteton me sa duket atë fjalën e hershme se sado trim që të jetë, “çdo popull meriton qeverinë që ka!”.

  2. #2
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    jane mesuar me gjendjen ku jetojne e si ben me pershtypje .... nuk arrijne te shohin mizerabilitetin , jane ne mohim .. si nje mjet mbijetues

  3. #3
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anëtarësuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531
    Citim Postuar më parë nga Enii Lexo Postimin
    jane mesuar me gjendjen ku jetojne e si ben me pershtypje .... nuk arrijne te shohin mizerabilitetin , jane ne mohim .. si nje mjet mbijetues
    Më fal, po ti nuk je shqiptare ?
    Pastaj ç'e keni kët mënyrë që futni të gjithë me një thes.
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Etna Etna
    Anëtarësuar
    22-06-2011
    Postime
    2,265
    Me duket sikur cdo gje hiperbolizohet ne kete artikull
    I like it when you smile, but I love it when I'm the reason. :)

  5. #5
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anëtarësuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531
    Citim Postuar më parë nga Etna Etna Lexo Postimin
    Me duket sikur cdo gje hiperbolizohet ne kete artikull
    Nuk të duket jo , ashtu është.
    Gazeta Shqip , Mero Bazet e Co, do shkruanin kët artikull shumë më ndryshe nqs në qeveri nuk do ishte Sali Berisha.
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    SJELLJA E DYFISHTË E SHQIPTARËVE
    2012-02-28
    Artan Mullaj

    Gazeta Shqip

    1 - Infrastrukturë e butë, njerëz të ashpër

    Zona ku banoj, në lindje të Tiranës, është e paasfaltuar dhe e pasistemuar nga pikëpamja urbane. Është një reliev qyteti ku durimi, si një virtyt, nuk mjafton për t’u ambientuar me pasojat që sjellin problemet me ashpërsinë e tyre. Përveç durimit nevojitet edhe shpresë. Shpresë se dhembshuria e bashkisë apo e qeverisë do ta ndriçojë këtë zonë me dritën e saj shpirtçjerëse… Netëve mungon ndriçimi në rrugët e pista, si për të kujtuar epokën e elektrifikimit të vështirë qyshkur, apo llamburitjen e bllokut në qendër, si një vegim thellë perëndimit. Mbrëmjeve digjen plehrat shumëjavore të familjeve dembele që kanë zbarkuar dhe pushtuar periferinë gjatë tranzicionit. Ato paguajnë shtrenjtë injorancën me shëndetin e fëmijëve të tyre dhe banorëve të tjerë, ndërsa tymi helmues i mbeturinave pushton me furi vullkani një nga një banesat gjatë errësirës. Mbrëmjeve, njerëzit mbyllin dyert dhe dritaret në shtëpitë e tyre, për të bërë paqe me fatin dhe fatalitetin, sepse nuk dinë dhe nuk kanë ku të ankohen për ndotjen e rrezikshme të natës. Asnjë llambë nuk ndriçon rrugën kryesore me gropa dhe plehra dhe asgjë nuk e nxjerr në dritë mallkimin e saj elektoral për politikanët që shfaqen në këtë zonë vetëm gjatë fushatave elektorale. Ata shfaqen bardhoshë, kodoshë dhe plot siguri në vetvete, njëlloj si paraardhësit e tyre. Njëlloj zbresin nga fuoristradat dhe se kanë për gjë të ecin mes pluhurit apo baltës me këpucët lustrafin dhe këmishat e bardha, sa herë që ju premtojnë fshatarëve të shndërruar me ngut kryeqytetas, asfaltim, ndriçim dhe sistemim. Njëlloj avullojnë parfum të shtrenjtë nga poret e trupit, por indi aromatik i banorëve të rinj të Tiranës çoroditet për shkak se aroma “noi-velout” e tyre që kushton 500 euro përzihet me erën e padurueshme të ujërave të zeza. Këto ujëra zbresin nga kodra në drejtim të malit të Dajtit, ku mes të tjerave, ndodhet vila kështjellore e Presidentit të Republikës. Ujërat shtohen nëpër degëzime, derisa krijojnë një përrua ujëzi që ndan zonën, si lumi i Senës - Parisin, në dy pjesë.

    Realitet i ashpër me njerëz të ashpër, të ardhur në Tiranë nga zona të ashpra, që kanë vazhdimisht këpucë të ndotura me baltë dhe kanë fëmijë që luajnë në hapësirat e rrugës përgjatë përroit plot me materie fekale, që notojnë drejt lumit të Lanës, - ky mund të jetë titulli i kësaj tabloje aspak të gëzueshme.

    Duke ecur si fekalet drejt qendrës, megjithatë, infrastruktura e humb gradualisht ashpërsinë dhe fillon e përmirësohet. Rrugët janë asfaltuar dhe ndriçuar njëfarësoj. Gratë veshin taka të larta, kanë fytyra burrërore, megjithëse ndihen mirë me manikyrët që përdorin dhe minifundet e shumëmoshshme (për çdo moshë). Burrat lexojnë gazetën në mëngjes ose pinë raki me fasule pllaqi, si rojtarët e pyjeve të shkatërruara të Sherës në Vithkuq. Por ndërsa duke shkuar drejt qendrës ambienti “zbutet”, të njëjtën gjë nuk mund të thuash edhe për njerëzit. Vështirë të krijosh një ide se ç’statistikë gjeografike kanë tradhtia dhe dashuritë, ndërsa treguesi lëviz mbi Tiranë. Ku dashurohet më shumë? Ku tradhtohet më shumë, në ç’zonë, në ç’komunitet, në ç’fis. Ku ka mbeturina më shumë. Ku tradhtohen burrat më shumë dhe ku, në ç’vend, në ç’kohë, dhunohen gratë më shumë. Shkurt, ka zhurmë si kudo, ka jetë, ka histori, dashuri, tradhti, dhunime, vrasje dhe vetëvrasje, të gjitha të shpërndara në mënyrë kaotike, pavarësisht infrastrukturës, ujërave të zeza apo ngjyra e pushtetit vendor. Dashuria dhe krimi nuk kanë atdhe. Dashurohen ose jo, vriten ose jo, dhunohen ose jo, njerëzit në Tiranë janë të ashpër njëlloj, pavarësisht ku jetojnë. Janë njëlloj të çuditshëm. Asfaltimi i rrugëve, dritat, reklamat, disa pemë të mbjella, grumbullimi i plehrave në kosha, pabet, trotuaret me pllakaqe si zemër dhe shumëkatëshet e reja, duket se nuk kanë ndikuar aspak në sjelljen civile të njerëzve, në kulturën e tyre.
    2 - Gjallesa që shkelin veten në shpinë

    Kur je i ashpër, je dhe i fortë! Je një krijesë që ka energjinë e mjaftueshme për të shpërfillur normalitetin, ligjet e jetës, ligjet e krijimit. I ashpri sfidon, shkatërron, mohon edhe vret. Këto janë veprime dhe vendime gjallesash, të cilat kanë zhvendosur normalitetin për të krijuar një normalitet të ri ku sundon paradoksi dhe mosarsyeja. Ne përfaqësohemi prej tyre. Ne vetëbombardohemi me lajme të zeza të një realiteti primitive, të cilin vetë ne e krijojmë. Kronika të kobshme dominojnë lajmet e ditës në vend. Burri vret gruan në sy të fëmijëve, për xhelozi ose edhe për para. Jo rrallë vëllai vret vëllanë, me thikë, me sëpatë, me gërshërë, për një pëllëmbë tokë ose për hiçmosgjë. Ati vret të birin, vëllai motrën, të gjitha krime brenda familjes. Në Shqipëri, këto janë aq të shpeshta dhe aq të pazakonta, sa mund të diskutohen si një rekord i rrallë për në librin “Guinnens”.

    Dhe kur ndodh rëndom brenda familjes, krimi i zakonshëm në rrugë mbetet të jetë një rutinë. Të rinj me pistoleta në brez vrasin njëri-tjetrin për parakalim makinash. Për vështrime të shtrembëta. Për karshillëqe dhe “të pështyme tinëz” në rrugë. Rrugëve ndesh cuba të armatosur që me pak vëmendje i dallon kur të duash. Fryjnë gjoksin dhe kanë mësuar të shohin vëngër, a thua janë version shqiptar i Al Kapones. Të frymëzuar nga filmat, por edhe nga realiteti shqiptar, që jo rrallë konkurron Hollivudin për nga fantazia e krimit, këta janë si çarqe të ngrehur, gati për sherr, gati për luftë, gati për zjarr. Çdo natë në periferinë e Tiranës, në rrugë, në lokale, në salla bilardosh, grinden, shahen, theren, shqyhen madje edhe vriten, me një shkujdesje të frikshme.
    3 – Këndes në rrugë, pula në qymez

    Megjithatë, që kemi sidomos rini “të fortë” dhe “të ashpër” në të gjitha hapësirat e qyteteve tona, në rrugë, në institucione, në kinema dhe lokale, atje ku ngjan primitive, do mund të ishte edhe e dobishme. Do mund të ishte e dobishme nëse po këta njerëz gjaknxehtë, me koeficient të lartë egoizmi dhe sedër të tejme ballkanike, që hakmerren, vriten e priten për hiçmosgjë, të ishin njëlloj të ashpër edhe me padrejtësitë që iu bëhen përditë nga qeveria e tyre. Këta trima në limitet e fantazisë, që matin jetën e njeriut me "qafa pulash të therura", pësojnë metamorfozë kur është puna për të bashkuar vullnetet e tyre përballë sundimit koherent të pushtetit. Është një surprizë meditimi i epërm fakti se shqiptarët rezultojnë njerëzit më të urtë, më të butë dhe më kokulur në Ballkan. Nuk ankohen për padrejtësitë që iu bëhen dhe nuk protestojnë. Nuk e kanë sensin e kolektivitetit dhe ju është shuar instinkti i kundërshtisë civile. P.sh, ata që ngulin pa drojë thikën në mishin e motrave, vëllezërve apo bashkëqytetarëve të tyre, nuk pipëtijnë fare nëse votat e tyre vidhen apo mungon uji dhe energjia në verë. Kur siguracionet e makinave trefishohen brenda ditës, qime floku nuk lëviz në kokat e tyre nervoze. Kur Kryetarja e Parlamentit shpërdoron pa hesap paratë e shqiptarëve për të bredhur botën e tërë, ose për makina luksoze, në vend që t’ju hipë gjaku në kokë, flasin për sport ose diskutojnë Menekshenë dhe telenovelat. Kur fëmijët e tyre mësojnë në shkolla pa ngrohje, kur ilaçet mungojnë në spitale, kur karburantet shkatërrojnë makinat dhe atmosferën, kur kasat fiskale kushtojnë trefish dhe katërfish më shumë se në vendet e tjera, i lexojnë të gjitha këto në gazeta, por askush nuk ka vullnet të protestojë meqë drejtësia mungon.

    Dhe janë në çdo rast, po këta njerëz, po këta qytetarë të ashpërsisë së përditshme.

    Burrëria e shkuar dëm nëpër salla bilardosh mungon tërësisht përballë sundimit shtetëror. Kalorësit e rrugës me shpata dhe përkrenare shndërrohen në ca krijesa më të urta e më veshëvarura se gomarët që kullosin luadheve Devoll. Si trima legjendash që janë, e humbin sakaq aftësinë për të organizuar dhe disiplinuar egërsinë që kanë. Përballë pushtetit janë “gurë të vegjël që rrokullisen kollaj”. I vjedhin përditë, i helmosin përditë, ata vetë, prindërit dhe fëmijët e tyre, i mashtrojnë dhe i poshtërojnë përditë, nganjëherë edhe i vrasin, por kokën nuk e ngrenë.

    Përse ndodh ky dyzim, ky transformim personaliteti kolektiv? Diku mund të supozohet se “të fortët” e rrugës sot janë militantët besnikë të njërës parti politike apo tjetrës dhe prandaj këta nuk reagojnë kur pala e tyre është në pushtet. Kurse të urtët në rrugë, shpatull-rënët, aq më shumë janë të urtë me qeverinë, e cila në çdo rast “e zë lepurin me qere”. Gjithsesi, asgjë nuk mund ta justifikojë sjelljen civile të njerëzve në Shqipëri. Sjellja e dyfishtë, dyzimi, ashpërsia ndaj vetes dhe ambientit nga njëra anë dhe butësia ndaj pushtetit, nga ana tjetër, në njëfarë mënyre, vërteton me sa duket atë fjalën e hershme se sado trim që të jetë, “çdo popull meriton qeverinë që ka!”.
    se kultura qytetare mungon

    po ashtu kultura per zbatimin e ligjit
    kultura per ta vlersuar voten si qytetare
    dhe jo per tia dhene kujtdo per nje thes miell

  7. #7

    Me pelqejne te tilla shkrime qe e nxjerrin te verteten lakuriq sic eshte.

    20 vitet e fundit te gjithe epitetet e bukura qe i ishin mveshur shqiptareve une i barazova me XERO. Cdo gje per Shqiptaret paska qen shkruar fallso. Nuk ka se si te shpjegohet ndryshe qe brenda 20 viteve te shperfytyrohet ne te tille menyre nje komb qe ne libra mbahej i madh.

    Vrasjet, Prostitutat, Droga, Vjedhjet, Korrupsioni etj jane brenda keti populli ( " Civil, Paqedashes, Demokrat, Bujar, Trim etj " )

    Imagjino sa palloshe qe kenaqin vajzat shqiptare ne Perendim, sa Droge, Vrasje, Vjedhje jane kryer. Ne fund te fundit ne nuk i lem gje mangut edhe brenda familjes, pse te mos na i bej qeveria neve apo Popujt e tjere.

    Mu kujtua filmi me Vlashin

    Far e keqe phu
    Revolution 1848

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2003
    Postime
    1,550
    Artikulli rreh goxha ne ekstremizem por konceptin siperfaqsor e ka te sakte.
    Ne si popull duhet te ndergjegjsohemi goxha.

    I jam ri-kthyer forumit pas nje shkeputje goxha te gjate, verej qe c'do artikull qe ka te bej me problematiken shqiptare mundoheni ta politizoni menjhere.

    Harrojini partite, se shihni qe na kane lene 20 vjet ne zhavor, po xhirojm aq shume sa po groposemi ne te!
    Ndryshuar për herë të fundit nga white_snake : 28-02-2012 më 11:57

  9. #9
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    SJELLJA E DYFISHTË E SHQIPTARËVE
    2012-02-28
    Artan Mullaj

    Gazeta Shqip

    1 - Infrastrukturë e butë, njerëz të ashpër

    Zona ku banoj, në lindje të Tiranës, është e paasfaltuar dhe e pasistemuar nga pikëpamja urbane. Është një reliev qyteti ku durimi, si një virtyt, nuk mjafton për t’u ambientuar me pasojat që sjellin problemet me ashpërsinë e tyre. Përveç durimit nevojitet edhe shpresë. Shpresë se dhembshuria e bashkisë apo e qeverisë do ta ndriçojë këtë zonë me dritën e saj shpirtçjerëse… Netëve mungon ndriçimi në rrugët e pista, si për të kujtuar epokën e elektrifikimit të vështirë qyshkur, apo llamburitjen e bllokut në qendër, si një vegim thellë perëndimit. Mbrëmjeve digjen plehrat shumëjavore të familjeve dembele që kanë zbarkuar dhe pushtuar periferinë gjatë tranzicionit. Ato paguajnë shtrenjtë injorancën me shëndetin e fëmijëve të tyre dhe banorëve të tjerë, ndërsa tymi helmues i mbeturinave pushton me furi vullkani një nga një banesat gjatë errësirës. Mbrëmjeve, njerëzit mbyllin dyert dhe dritaret në shtëpitë e tyre, për të bërë paqe me fatin dhe fatalitetin, sepse nuk dinë dhe nuk kanë ku të ankohen për ndotjen e rrezikshme të natës. Asnjë llambë nuk ndriçon rrugën kryesore me gropa dhe plehra dhe asgjë nuk e nxjerr në dritë mallkimin e saj elektoral për politikanët që shfaqen në këtë zonë vetëm gjatë fushatave elektorale. Ata shfaqen bardhoshë, kodoshë dhe plot siguri në vetvete, njëlloj si paraardhësit e tyre. Njëlloj zbresin nga fuoristradat dhe se kanë për gjë të ecin mes pluhurit apo baltës me këpucët lustrafin dhe këmishat e bardha, sa herë që ju premtojnë fshatarëve të shndërruar me ngut kryeqytetas, asfaltim, ndriçim dhe sistemim. Njëlloj avullojnë parfum të shtrenjtë nga poret e trupit, por indi aromatik i banorëve të rinj të Tiranës çoroditet për shkak se aroma “noi-velout” e tyre që kushton 500 euro përzihet me erën e padurueshme të ujërave të zeza. Këto ujëra zbresin nga kodra në drejtim të malit të Dajtit, ku mes të tjerave, ndodhet vila kështjellore e Presidentit të Republikës. Ujërat shtohen nëpër degëzime, derisa krijojnë një përrua ujëzi që ndan zonën, si lumi i Senës - Parisin, në dy pjesë.

    Realitet i ashpër me njerëz të ashpër, të ardhur në Tiranë nga zona të ashpra, që kanë vazhdimisht këpucë të ndotura me baltë dhe kanë fëmijë që luajnë në hapësirat e rrugës përgjatë përroit plot me materie fekale, që notojnë drejt lumit të Lanës, - ky mund të jetë titulli i kësaj tabloje aspak të gëzueshme.

    Duke ecur si fekalet drejt qendrës, megjithatë, infrastruktura e humb gradualisht ashpërsinë dhe fillon e përmirësohet. Rrugët janë asfaltuar dhe ndriçuar njëfarësoj. Gratë veshin taka të larta, kanë fytyra burrërore, megjithëse ndihen mirë me manikyrët që përdorin dhe minifundet e shumëmoshshme (për çdo moshë). Burrat lexojnë gazetën në mëngjes ose pinë raki me fasule pllaqi, si rojtarët e pyjeve të shkatërruara të Sherës në Vithkuq. Por ndërsa duke shkuar drejt qendrës ambienti “zbutet”, të njëjtën gjë nuk mund të thuash edhe për njerëzit. Vështirë të krijosh një ide se ç’statistikë gjeografike kanë tradhtia dhe dashuritë, ndërsa treguesi lëviz mbi Tiranë. Ku dashurohet më shumë? Ku tradhtohet më shumë, në ç’zonë, në ç’komunitet, në ç’fis. Ku ka mbeturina më shumë. Ku tradhtohen burrat më shumë dhe ku, në ç’vend, në ç’kohë, dhunohen gratë më shumë. Shkurt, ka zhurmë si kudo, ka jetë, ka histori, dashuri, tradhti, dhunime, vrasje dhe vetëvrasje, të gjitha të shpërndara në mënyrë kaotike, pavarësisht infrastrukturës, ujërave të zeza apo ngjyra e pushtetit vendor. Dashuria dhe krimi nuk kanë atdhe. Dashurohen ose jo, vriten ose jo, dhunohen ose jo, njerëzit në Tiranë janë të ashpër njëlloj, pavarësisht ku jetojnë. Janë njëlloj të çuditshëm. Asfaltimi i rrugëve, dritat, reklamat, disa pemë të mbjella, grumbullimi i plehrave në kosha, pabet, trotuaret me pllakaqe si zemër dhe shumëkatëshet e reja, duket se nuk kanë ndikuar aspak në sjelljen civile të njerëzve, në kulturën e tyre.
    2 - Gjallesa që shkelin veten në shpinë

    Kur je i ashpër, je dhe i fortë! Je një krijesë që ka energjinë e mjaftueshme për të shpërfillur normalitetin, ligjet e jetës, ligjet e krijimit. I ashpri sfidon, shkatërron, mohon edhe vret. Këto janë veprime dhe vendime gjallesash, të cilat kanë zhvendosur normalitetin për të krijuar një normalitet të ri ku sundon paradoksi dhe mosarsyeja. Ne përfaqësohemi prej tyre. Ne vetëbombardohemi me lajme të zeza të një realiteti primitive, të cilin vetë ne e krijojmë. Kronika të kobshme dominojnë lajmet e ditës në vend. Burri vret gruan në sy të fëmijëve, për xhelozi ose edhe për para. Jo rrallë vëllai vret vëllanë, me thikë, me sëpatë, me gërshërë, për një pëllëmbë tokë ose për hiçmosgjë. Ati vret të birin, vëllai motrën, të gjitha krime brenda familjes. Në Shqipëri, këto janë aq të shpeshta dhe aq të pazakonta, sa mund të diskutohen si një rekord i rrallë për në librin “Guinnens”.

    Dhe kur ndodh rëndom brenda familjes, krimi i zakonshëm në rrugë mbetet të jetë një rutinë. Të rinj me pistoleta në brez vrasin njëri-tjetrin për parakalim makinash. Për vështrime të shtrembëta. Për karshillëqe dhe “të pështyme tinëz” në rrugë. Rrugëve ndesh cuba të armatosur që me pak vëmendje i dallon kur të duash. Fryjnë gjoksin dhe kanë mësuar të shohin vëngër, a thua janë version shqiptar i Al Kapones. Të frymëzuar nga filmat, por edhe nga realiteti shqiptar, që jo rrallë konkurron Hollivudin për nga fantazia e krimit, këta janë si çarqe të ngrehur, gati për sherr, gati për luftë, gati për zjarr. Çdo natë në periferinë e Tiranës, në rrugë, në lokale, në salla bilardosh, grinden, shahen, theren, shqyhen madje edhe vriten, me një shkujdesje të frikshme.
    3 – Këndes në rrugë, pula në qymez

    Megjithatë, që kemi sidomos rini “të fortë” dhe “të ashpër” në të gjitha hapësirat e qyteteve tona, në rrugë, në institucione, në kinema dhe lokale, atje ku ngjan primitive, do mund të ishte edhe e dobishme. Do mund të ishte e dobishme nëse po këta njerëz gjaknxehtë, me koeficient të lartë egoizmi dhe sedër të tejme ballkanike, që hakmerren, vriten e priten për hiçmosgjë, të ishin njëlloj të ashpër edhe me padrejtësitë që iu bëhen përditë nga qeveria e tyre. Këta trima në limitet e fantazisë, që matin jetën e njeriut me "qafa pulash të therura", pësojnë metamorfozë kur është puna për të bashkuar vullnetet e tyre përballë sundimit koherent të pushtetit. Është një surprizë meditimi i epërm fakti se shqiptarët rezultojnë njerëzit më të urtë, më të butë dhe më kokulur në Ballkan. Nuk ankohen për padrejtësitë që iu bëhen dhe nuk protestojnë. Nuk e kanë sensin e kolektivitetit dhe ju është shuar instinkti i kundërshtisë civile. P.sh, ata që ngulin pa drojë thikën në mishin e motrave, vëllezërve apo bashkëqytetarëve të tyre, nuk pipëtijnë fare nëse votat e tyre vidhen apo mungon uji dhe energjia në verë. Kur siguracionet e makinave trefishohen brenda ditës, qime floku nuk lëviz në kokat e tyre nervoze. Kur Kryetarja e Parlamentit shpërdoron pa hesap paratë e shqiptarëve për të bredhur botën e tërë, ose për makina luksoze, në vend që t’ju hipë gjaku në kokë, flasin për sport ose diskutojnë Menekshenë dhe telenovelat. Kur fëmijët e tyre mësojnë në shkolla pa ngrohje, kur ilaçet mungojnë në spitale, kur karburantet shkatërrojnë makinat dhe atmosferën, kur kasat fiskale kushtojnë trefish dhe katërfish më shumë se në vendet e tjera, i lexojnë të gjitha këto në gazeta, por askush nuk ka vullnet të protestojë meqë drejtësia mungon.

    Dhe janë në çdo rast, po këta njerëz, po këta qytetarë të ashpërsisë së përditshme.

    Burrëria e shkuar dëm nëpër salla bilardosh mungon tërësisht përballë sundimit shtetëror. Kalorësit e rrugës me shpata dhe përkrenare shndërrohen në ca krijesa më të urta e më veshëvarura se gomarët që kullosin luadheve Devoll. Si trima legjendash që janë, e humbin sakaq aftësinë për të organizuar dhe disiplinuar egërsinë që kanë. Përballë pushtetit janë “gurë të vegjël që rrokullisen kollaj”. I vjedhin përditë, i helmosin përditë, ata vetë, prindërit dhe fëmijët e tyre, i mashtrojnë dhe i poshtërojnë përditë, nganjëherë edhe i vrasin, por kokën nuk e ngrenë.

    Përse ndodh ky dyzim, ky transformim personaliteti kolektiv? Diku mund të supozohet se “të fortët” e rrugës sot janë militantët besnikë të njërës parti politike apo tjetrës dhe prandaj këta nuk reagojnë kur pala e tyre është në pushtet. Kurse të urtët në rrugë, shpatull-rënët, aq më shumë janë të urtë me qeverinë, e cila në çdo rast “e zë lepurin me qere”. Gjithsesi, asgjë nuk mund ta justifikojë sjelljen civile të njerëzve në Shqipëri. Sjellja e dyfishtë, dyzimi, ashpërsia ndaj vetes dhe ambientit nga njëra anë dhe butësia ndaj pushtetit, nga ana tjetër, në njëfarë mënyre, vërteton me sa duket atë fjalën e hershme se sado trim që të jetë, “çdo popull meriton qeverinë që ka!”.

    Mbas shkaterimit te komunizmit ne Shqiperi ,dhe mbarimit te luftes ne vitin 1999 ne Kosove, per fate te keqe shqipetaret kane investuare vetem per nje kriminalizim kolektiv te popullit tone . Tranzicioni shqipetaret e ka kapur pa pregaditur si popull ne pergjithesi .Politika ,ekonomia , dhe institucionet e korruptuara ,sjellin kriminalizim kolektiv te nje populli .

    Po qe se ja bene nje pyetje c'do shqipetari,c'do moshe per jeten dhe ketanqesine e tyre ne jete asnjehere nuk do ta marresh nje pergjigje pozitive , vetem ankesa ankesa , edhe pse ne realitet nuk ju mungon asgje . C'ka don te thote kjo ? Fatekeqesishte shqipetaret jane kriminalizuare,traumatizuare dhe kohen e fundit frigohen ehe nga e mira, dhe na e keqja nuk munde ta bejne dallimin.

    Me nje fjale shqiptarizmit i ka hy publiku ne stadion , dhe c'do kushi mundohet individualishte ta shpetoje veten .

    Kurre publiku nje shteti i hyne ne stadion ,ajo situate eshte me e keqe se lufta .

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-01-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    10
    Citim Postuar më parë nga [PaRTiZoNi] Lexo Postimin
    Më fal, po ti nuk je shqiptare ?
    Pastaj ç'e keni kët mënyrë që futni të gjithë me një thes.
    O Partizan i leshit! Kam kaq dite qe lexoj budallalleqet e tua saqe nuk mund te te mos dergoja nje mesazh.Largohu nga forumi sepse je injoranti me i madh qe kam njohur qe di te shkruaj ne kompjuter.Nuk e di çfare moshe ke,por me dukesh si nje burgaxhi i vogel qe ben seks per here te pare.Forumi nuk eshte hapur per legena si puna jote,por eshte hapur per njerez qe duan te ndihmojne njeri-tjetrin.N.se nuk ke mundesi te japesh nje mendim pozitiv per anetaret e Forumit, ik dhe ngel me barre ne ndonje shoqate tjeter.Te siguroj qe nukdo merrem me legena si puna jote.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •