Autoritetet ruse deklaruan se kanë arrestuar një “terrorist” me lidhje britanike i cili kishte synuar të merrte pjesë në atentatin për vrasjen e kryeministrit Vladimir Putin. Televizionet në Rusi kanë treguar fotot e personit i cili gjysmë i zhveshur duket i gjakosur në kokë dhe fytyrë. Adam Osmayev quhet çeçeni i cili është arrestuar nga forcat speciale ruse në portin e Odessas. Ndërsa ndodhet i ulur në gjunjë dhe i gjakosur ai thotë se “qëllimi ynë ishte të shkonim në Moskë dhe të vrisnim kryeministrin Putin….Afati ynë ishte pas zgjedhjeve presidenciale në Rusi”. Në kompjuterin e Osmayev siç thuhet nga policia ruse u gjet edhe një foto në të cilën Putin shfaqet duke hypur në makinën e tij.
Krijoni Kontakt