Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anëtarësuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322

    Berisha: Rama po bllokon reformat, s’do bëhet kurrë kryeministër





    TIRANË- Kryeminstri Sali Berisha gjatë mbledhjes së sotme të grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, akuzoi edhe njëherë liderin e opozitës se po bllokon punën për reformën zgjedhore dhe parlamentare.

    Sipas kreut të qeverisë, qëllimi i vetëm i bllokimit të këtyre reformave është pengimi i statusit të vendit kandidat për Shqipërinë. Duke iu referuar një citimi të Faik Konicës, Berisha tha se shprehjen “zoti e ruajtë Shqipërinë nga shqiptarët”, ai e ka pasur pikërisht për individë të tillë që bllokojnë vendin.

    “Ka frikë se marrim vlerësim pozitiv për statusin. Mua më vjen ndërmend një shprehje e Konicës, zoti e ruajtë Shqipërinë nga shqiptarët, ai ka pasur ndërmend individë të tillë dhe jo popullin shqiptar”, tha kryeministri.

    Bllokimin e reformës parlamentare, Berisha e lidhi me faktin se, Rama është i sigurt që shqiptarët nuk do ta votojnë asnjëherë si kryeminstër. Nisur nga kjo, sic tha Berisha, ai do të shkurtojë fjalën e kryeministrit në parlament duke e lënë 10 minuta.
    “Me urdhër të tij direkt janë bllokuar reformat e rregullores së parlamentit që në mbledhjen e parë. Ai lëshon ultimatume për tu kufizuar në 10 minuta fjala e kryeministrit të vendit, ndërkohë që cdo kushtetutë e cdo vendi demokratik i’a njeh kryeminstrit të drejtën e fjalës, në cdo kohë që ai do të flasë. Duke e perceptuat se shqiptarët nuk kanë ndërmend ta bëjnë kryeministër, mendoi se zgjidhja është t’i shkurtohet fjala kryeministrit, kjo është qesharake. Neni për të drejtën e fjalës së kryeministrit u vendos nga mazhoranca socialiste”, deklaroi Berisha më tej.

    Ndërsa duke folur për reformën zgjedhore, kreu i qeverisë e cilësoi të pavend kërkesën e opozitës për dënimin me 8 apo 7 vite burg të komisionerëve për një fletë votimi. Berisha tha më tej se, Rama do të dënojë me kërkesat e tij komisionerët që firmosën disfatën e tij në zgjedhje.

    "Nuk kanë paraqitur qoftë edhe një amendament që nuk është shqyrtuar për reformën zgjedhore. Në propozimet e tyre ka vetëm dënime. Si mund ta dënosh tjetrin për një fletë votimi me 8 vjet burg? Mund ta dënosh por jo 8 vjet burg. Nga kjo del se Rama e sheh këtë si akt urrejtje dhe mosbesimi ndaj atyre komisionerëve që në zbatim të ligjit firmosën disfatat e njëpasnjëshme të tij në zgjedhje, S’ta kanë fajin komisionerët, fajin kërkoje tek vetja”, tha kryeministri më tej.

    (ma.ar/BalkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-09-2009
    Postime
    176
    Rama ia arriti qellimit te tij tradhetar qe Serbia ta kaloj Shqiperine ne proceset e integrimit europian.

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    [QUOTE]Konitza: zoti e ruajtë Shqipërinë nga shqiptarët[/QUOTE]

    Konitza e kesh patur llafin per ata Shqiptare qe nderrojen zhaqetat dhe e lene Shqiperine ne vend-numero, nuku lene brezin e ri te drejtonje ...

    salijev, je nje kokerr sigurims-punisti e asgje me teper e asgje me pak!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •