Mos te duket ēudi. Edhe te une ne Kruje kane filluar vjedhjet neper shtepi e madje edhe vjedhje ne rruge, duke ndaluar personat e duke i marre telefona apo leket qe kane me vete. Mos e nenvleresoni kaq shume gjendjen e renduar te ekonomise shqiptare.
Ne shpine time kemi pas lene gjithmone gjera ne oborr, nuk e kemi vrare ndonjehere mendjen qe dikush mund te hyj e te vjedhi; une kthehesha vetem ne shpi edhe ne erresire pa piken e problemit sepse nuk te ngacmonte njeri. Ndersa tani, qe na kane zbritur katundaret ne qytet, kane frike burrat te ecin naten vetem, e jo me te tjeret.
Para dy ditesh i kishin dale 3 persona nje burri te lagjes sime, me pistolete ne koke i kishin kerkuar gjithēka qe kishte me vlere.
La vita non si spiega, si VIVE!
Rritja e cmimeve dhe renia ekonomike i sjell keto.
Ja dhe nje lajm tjeter i ngjashem:
Shtohen grabitjet, fermerėt e Fierit: Jemi si mė 1997-n
2012-02-29
Edmond Hoxhaj
Gazeta Shqip
Tė gjithė kėrkojnė leje pėr armė gjahu qė tė mbrohen
Rikthehet realiteti i vitit 1997 pėr fermerėt e Rrethit tė Fierit dhe tė Lushnjės. Dy vitet e fundit, ata po pėrballen me grabitje tė herėpashershme tė kryera nga persona tė armatosur dhe tė maskuar. Terrori i kėtyre dy viteve ka bėrė qė edhe ata pak fermerė tė suksesshėm, tė cilėt e kanė pėrqendruar aktivitetin nė mbarėshtimin e gjedhėve dhe blegtorisė sė imėt tė ndihen tė pasigurt nė banesat e tyre. Nga njė vėzhgim i kryer nė terren nė disa prej fshatrave tė Rrethit tė Fierit, ku blegtorė tė suksesshėm kanė ngritur bizneset e tyre, konstatohen shifra tė frikshme tė grabitjeve tė kryera me armė. Por, edhe pse kjo situatė ėshtė bėrė e padurueshme pėr ta, duket se diēka i detyron tė mos identifikohen.
Tė detyruar tė mbrohemi vetė
Vėzhgimi i gazetės nis pikėrisht nė banesėn e Rrapi Toskės, nė fshatin Suk tė Rrethit tė Fierit, ku pak ditė mė parė, mbeti i vrarė 55-vjeēari Muharrem Muskaj, i cili tentoi tė vidhte disa gjedhė nė stallėn e fqinjit tė tij. Banesa dykatėshe ngjyrė e verdhė ndodhet nė mes tė fushės dhe brenda rrethimit tė saj ndodhet stalla, ku Rrapi mban gjedhėt. Pėr shkak tė vjedhjeve dhe tentativave tė shumta tė grabitjeve, ai ka pasur tė punėsuar gjithmonė si roje tė afėrm dhe familjarė tė tij. Sapo mbėrrijmė pranė banesės, takohemi me vėllain e Rrapit, i cili e vė nė dijeni pėr ardhjen tonė, ndėrsa dy qen tė mėdhenj stani lehin tė egėrsuar. Pasi mėson se njė reporter i gazetės Shqip ndodhet aty, menjėherė Rrapi fton qė tė futemi nė banesė. Ashtu si e ka zakon ēdo shqiptar, bashkėshortja e tij, kryen qerasjen, ndėrsa Rrapi, njė burrė rreth tė 50-ave, nuk pret, por shprehet: Vetėm kjo tė mos kishte ndodhur, se ia ēoja vetė tek shtėpia 30 viēa. Unė e kisha krushk dhe ne hanim bukė tek shtėpia e njėri-tjetrit. Nuk mendoja se do tė vinte kjo ditė, kur biznesi dhe jeta ime dhe e familjarėve tė mi, tė cenohej prej tij. Mė tej ai tregon se prej vitesh tentojnė shpesh ti vjedhin gjedhėt. Unė merrem me import-eksport tė gjedhėve dhe kėshtu nė stallėn time ka raste qė gjenden deri nė 100 viēa apo lopė. Ka pasur raste qė edhe mė kanė vjedhur nga njė apo nga dy viēa. Por, kėto dy vitet e fundit vjedhjet janė shtuar shumė. Tė paktėn dy ose tre herė nė muaj tentojnė tė vjedhin nė stallėn time. Vitin e fundit mė kanė helmuar 10 qen race. Njė e kisha blerė nė Maqedoni 700 euro. U hedhin mish me helm brenda oborrit. Kėshtu, qė gjatė njė viti nė stallėn time ka rreth 30 tentativa pėr vjedhje, ku nė disa raste hajdutėt kanė arritur tė marrin ndonjė viē. Por nė tė njėjtėn kohė ne na kėrcėnohet edhe jeta jonė. Kjo, pasi grabitėsit vijnė tė armatosur dhe tė maskuar, thotė ai, duke shtuar se beson se hajdutėt janė banorė tė zonės. Por ata vijnė tė maskuar dhe nuk arrijmė ti zbulojmė se cilėt janė. Edhe pse kemi dyshimet tona, pa i parė smund tė etiketojmė asnjė, tregon i zoti i shtėpisė. Sakaq ai sqaron se arma e gjahut me tė cilėn u qėllua pėr vdekje 55-vjeēari Muharrem Muskaj ka qenė me leje, ndonėse policia ka ngritur pėr autorin edhe akuzėn e prodhimit dhe mbajtjes pa leje tė armėve tė gjuetisė sportive. Me aq sa di unė, gati gjithė banorėt e fshatit Suk, por edhe tė zonave pėrreth, ku banesat janė tė ndėrtuara larg njėra-tjetrės, kanė siguruar leje pėr pėrdorimin e armėve tė gjahut. Ėshtė e detyrueshme qė secili tė ketė njė armė nė shtėpi dhe me leje mund tė mbahet vetėm arma e gjahut. Kėto dy vitet e fundit, pasiguria ėshtė rritur mjaft dhe ne do pėrpiqemi tė mbrojmė jetėt dhe bizneset tona, pasi duhet tė mbijetojmė, ka thėnė Rrapi Toska.
Do ta mėsoj gruan tė pėrdorė armėn
Njė tjetėr banor i fshatit Suk tė Poshtėm tė Rrethit tė Fierit, ka pranuar tė flasė pėr gazetėn pėr shtimin e rasteve tė grabitjeve me armė nga persona tė maskuar. Myqerem Sakaj, 57 vjeē, ka shprehur shqetėsimin pėr grabitjen e banesave dhe tė fermave tė zonės ku banon. Ai shprehet se para pak muajsh, kur ai sė bashku me djalin ndodheshin nė Greqi ku punojnė si emigrantė, disa persona kanė hyrė nė banesė dhe kanė vjedhur orendi me vlerė qė kanė gjetur. Hajdutėt qė mendoj se janė banorė tė zonės, kanė hyrė nė banesė kur gruaja ka shkuar tė shesė qumėshtin. Duke qenė se nė shtėpi unė kam vetėm gruan, pasi me djalin pjesėn mė tė madhe tė vitit e kaloj nė emigrim, ndėrsa vajzat i kam tė martuara, hajdutėt kanė pėrfituar dhe kanė hyrė nė banesė. Para se tė largohem jashtė shtetit pėr tė punuar, do tė nxjerr njė leje pėr pėrdorim arme gjahu dhe do ta mėsoj gruan tė bėjė qitje. Kėshtu ajo mund tė mbrohet. Kanė ardhur ditė tė kėqija, ke frikė tė jetosh edhe nė shtėpinė tėnde. Ska mė shtet, shteti nuk na siguron dot qetėsinė. Jemi tė detyruar tė mbrohemi vetė, ėshtė shprehur 57-vjeēari Sakaj. Ai shton se vitet e fundit grabitjet me armė dhe nga persona tė maskuar janė shtuar shumė nė fshatin ku ai jeton si dhe nė zonat pėrreth. Sakaj pohon se kjo vjen pėr shkak se banorėt e kėtyre zonave disponojnė ferma bagėtish dhe se nuk ėshtė arritur ende qė tė zbulohen grabitėsit prej policisė.
Policia fsheh rastet
Njė grabitje me armė nga dy persona tė maskuar ka ndodhur mbrėmjen e sė hėnės nė fshatin Strum tė Rrethit tė Fierit. Grabitėsit kanė sulmuar njė dyqan nė anė tė rrugės nacionale, nė periferi tė fshatit Strum. Kur autorėt kanė mbėrritur nė dyqan, rreth orės 20:00 tė 27 shkurtit, aty ėshtė ndodhur vetėm djali 17-vjeēar i pronarit tė lokalit, Behar Bomit, 17-vjeēari M.Bomi. Djali, i kėrcėnuar me njė pushkė, u ka thėnė grabitėsve se nuk kishte para nė kasėn e banakut. Pasi ata kanė kontrolluar dhe kanė parė qė aty kishte vetėm pak tė holla, kanė marrė vetėm disa pako ēamēakėz qė ndodheshin nė vitrinė. Djali ka telefonuar prindėrit, tė cilėt kanė lajmėruar policinė, qė ka mbėrritur nė vendngjarje. Pėr tė folur, duke u identifikuar me foto pėr gazetėn Shqip, 17-vjeēari merr leje nė telefon nga i ati, por ky i fundit nuk e autorizon pėr njė gjė tė tillė. Ndėrkohė, ai shprehet se autorėt kishin njė armė qė i ngjante si karabinė, por qė nuk kishte qytė. Ai pohon se nuk i kishte kundėrshtuar grabitėsit, duke u thėnė se mund tė merrnin ētė donin. Sipas 17-vjeēarit, ky veprim mendon se i ka shpėtuar jetėn.
Burime zyrtare tė Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut tė Fierit e kanė mohuar kėtė ngjarje, edhe pse pjesa mė e madhe e banorėve tė fshatit Strum, Suk dhe tė qytetit Roskovec dinin gjithēka kishte ndodhur. Edhe pse policia ka shkuar nė vendngjarje dhe ka nisur hetimet, nuk ka pasur asnjė komunikim pėr mediat pėr kėtė ngjarje.
Rritja e cmimeve dhe renia ekonomike i sjell keto.
Me vjen keq por ata qe i shikon gjerat ceket jeni ju!
Rritja e cmimeve dhe renia ekonomike nuk eshte problem i Tiranes... ESHTE PROBLEM GLOBAL!
Zgjohuni pak ti dhe ata qe mendojne si ti. Polarizimi i shoqerise eshte tendence qe nuk ka mundesi te ndalet. ESHTE RENDI KAPITALIST QE DOEMOS DO TE COJE NE PERFUNDIM TE TILLE. E vrisni ndonjehere mendjen c'ndodh e c'do te ndodhe ne te ardhmen? Superkorporatat do te behen gjithmone e me te pushtetshme. Te vegjlit gjithmone e me te vegjel. Te pasurit do te jene gjithmone e me te paket (dhe me te pasur) dhe te varfrit gjithmone e me te shumte (e me te varfer). Shtresa e mesme do te goditet vazhdimisht e do te zhduket. nje dite te bukur te pasurit do te jetojne si mbreterit ne lagje qytetesh posacerisht te blinduara me "oborrtaret" e tyre... ndersa e gjithe pjesa tjeter jashte do te jete ghetto!!! KJO ESHTE TENDENCE...PRIRJE... ESHTE E PANDALSHME DHE E PASHMANGSHME!
Zgjidhja do te vije ose jo, mund te jete e dhunshme ose jo. Por kete askush nuk mund ta parashikoje. Rishperndarja e asaj qe quhet "kamje" do te ndodhe ndoshta nje dite, po si, ku , kur, ne c'menyre jane gjera te veshtira per tu hamendesuar keshtu mos merrni mundimin te na beni profetet. Kete desha te thosha!
Sa per ato lajmet... me thuaj ne cilat nga shtetet me te zhvilluara te botes nuk ndodhin gjera analoge. Jo vetem tani por edhe me pare! Nese nuk e kuptoni kaq me mire mos flisni fare.
Ca do besh per naften ti or lum miku me gjithe Riten? Do fillosh te rekomadosh bicikletat... patina... shetitje? Perderisa njerezit e perdorin ende veturen dmth qe e kane mundesine. Nafta eshte burim i fundem e cmimi do shkoje kacafiu... dihet! Ca ka ketu per shkence? Shkembimi energjitik do ndodhe ngadale e kur ti vije koha. Burimet alternative te energjise do nisin te shfrytezohen te gjitha... qe nga dielli...era... edhe dallget e detit madje. Vetekuptohet... ajo qe them une eshte:
MJAFT ME TEMA ALLA YLLI BUFI "EDHE 6 DITE BUKE KA"
Shqiperia ende eshte large antaresimit n europe
Per deri sa ata nuk jane te pajtimit ps,pd dhe kjo po i kushton shqiptarev dhe shqiperis.
PS nuk e deshiron eu.
Po nese edhe keqyre njeri pas edhe epr integrime e ka kogja veshtir se pse,,ka shume me perkatsi tjter po falsin shqipe e mendojen ndryshe.
"Force-intruder"=bezdises i dhunshem, paske emer te goditur. Sa here te shikosh mesazhe te miat mos i lexo, keshtu e ke te zgjidhur problemin. Une i shkruaj mesazhet sepse ka nevoje per levizje shoqerore dhe politike per zgjidhjen e ketyre problemeve. Ti nuk ke informacion dhe nuk e di i cfare shkalle eshte problemi. Duhet te informohesh. Nqs. di gjuhe te huaj lexo. Nafte nuk eshte vetem ajo qe i hedh makines, eshte dhe rroba qe ke veshur (akriliku), ushqimi qe ha (pesticidet, pleherat kimike), objektet qe ke rreth vetes (plastika), mjekimet qe merr etj. Vetem 6 vjet pas pikut te naftes konvencionale jemi ne krize ekonomike dhe gjithe inteligjenca/media diskuton per zgjidhjet. Po diskutojne per zgjidhjet pa ditur shkakun.
Perpara se te kujdesem per look-un duhet te mendoj dhe investoj per te ardhmen e femijeve.
Perderisa rritja ekonomike e Shqiperise shkon pas Gjermanise, e ardhmja e Tiranes do te jete, ne mos si Berlini, si puna e Romes, Parizit, Londonit ...A ka te ardhme Tirana?
Moj Tirona e Ardhmeni-Pritshmenise,
ke ra n'dor te heqim salise,
dore e forte e sigurim-partise,
ne kurriz te Shqiperise,
gjithmon te fundit e euro-serise ...
Dakort jam me naften qe eshte nje faktor qe ka shkaktuar rritje cmimesh dhe krize globale e tha shume sakte dikush ketu.
Tirana sigurisht qe ka te ardhme pasi inteligjenca nuk mungon,pervoja nuk mungon.
Nuk duhet te te beje pesimist fakti qe ka shume te papune.
Shteti duhet te zbuse krizen,inflacionin duke rritur eksportet,si energji elektrike,minerale,uje te pijshem ne shishe/bidona plastike/kripe etj.
eshte e mundshme te realizohen marreveshje dhe pergjegjsia bie mbi kryeministrin qe duhet te beje negociata dhe fitoje marreveshje.Me fitimet nga exportet,mund te perballohen cmimet e larta te naftes dhe importeve si dhe mund te behet financim
per arsimim/kualifikim te pjeses se popullsise qe eshte e papune dhe qe ska kualifikim,ose ka kualifikim te dobet,duke u krijuar nga shteti programe speciale
kualifikimi ku shteti te financoje,dmth keto kurse te jene falas per te papunet.
Nga parlamenti duhet te dalin ligje qe te stimulojne hapjen e bizneseve te vogla
dhe krijohen lehtesira per marrje huash nga te papune qe ato te fillojne
me nje biznes te vogel dhe te dalin me vone ekonomikisht te pavarur.
Shume te papune kane ide per te nisur nje biznes por skane mjete financiare.
Shteti duhet te nderhyje dhe ndihmoje me hua dhe me asistence teknike qe keto biznese te rejame cdo kusht te kene sukses.Shteti ka shume interes ne kete mes pasi merr taksat nga bizneset dhe ulet papunesia,per pasoje situata ekonomike permiresohet.
A ka studim apo te dhena ne statistika nga shteti se si eshte situata arsimore e te papuneve dhe sa prej totalit kane nevoje per arsimim dhe duhen futur ne programe trajnimi?
Nqs shteti nuk nderhyn kjo shtrese injorante te papunesh do u ngelet barre per jete shtetit dhe taksa pagusve.Kush te fut ne pune ne sektorin privat apo shteteror,nqs je injorant,berryl,sdi te besh asgje.Njerez te tille jane automatikisht parazite qe jetojne me asistenca,forever.Te shikohet situata ekonomike (te ardhurat)e te papuneve dhe ato qe jane me shume shume pak te ardhura shteti tu jape trajnim falas.
Mundesirat per vete punesim sot jane shume te larta fale teknologjise dhe ideve.
Por duhet trajnim dhe perdoresh edhe kompjuterin per te nisur nje biznes.
Nuk eshte e thene te hapesh nje dyqan,nuk eshte e thene te marresh nje dyqan,magazine diku ne rruge me qera.Mund ta nisesh nje biznes nga kompjuteri.
Por qe ta nisesh kete biznes duhet tekesh njohuri qe i fiton me trajnim,si dhe ide,per te nisur dicka.Ja perse duhet qe keto te papune te trajnohen duke u financuar nga shteti falas.Kjo do lehtesoje barren nga shteti te paraziteve qe jetojne me asistenca,si dhe do largoje te papunet nga kafenete dhe mbaje ato bizi duke punuar per nje biznes te vetin.
Kjo vlen vecanerisht per shtresen e te papuneve qe kane ardhur nga fshatrat.Nqs je injorant ske te ardhme dihet ajo pune.I vetmi shans eshte arsimimi qe te jep mundesine
ti adoptohesh nivelit teknologjik/shkencor/ekonomik te sotem.Adoptimi nepermjet shkolles eshte kusht te mbijetosh.
Adopt or Die.Kjo eshte aksioma.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 01-03-2012 mė 00:22
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
Pavarėsisht luhatjeve nė periudha afatshkurtėra, ēmimi i naftės si nė Tiranė, ashtu edhe nė ēdo vend tjetėr tė botės do tė rritet pafundėsisht deri nė nivelin e ēmimit tė njė produkti tjetėr zėvendėsues, duke supozuar se ky i fundit do tė ketė output tė njėjtė me atė tė naftės.
Sado tė rriten ēmimet e produkteve bujqėsore tė tregėtuara nė Tiranė, do tė ketė patjetėr njerėz qė do t'i blejnė pėrsa kohė ka njė ekuilibėr nė treg kėrkesė/ofertė.
Kjo ėshtė A-ja e tregut tė lirė.
Spinaq ka me 120 lekė/kg te komshiu te hyrja e pallatit, ka me 100 te pazari i lagjes, ka me 80 te tregu i shumicės, ka me 60 nė tregun e qyteteve fqinjė, ka me 40 te parcela e fshatarit, mund ta mbjellėsh edhe vetė me 20.
Njė i papunė qė argėtohet lokaleve pėrpara TV, langaraq do tė ngelet tėrė jetėn pėr sa kohė ka atė mėndje, njerėz tė kėsaj kategorie janė pėrtacė e nuk ia vlen t'i punėsosh.
Papunėsi tė lartė ka nė ēdo qytet tė botės, punėsim tė sigurtė ka vetėm nė fshat, mund tė merresh me bujqėsi, blegtori etj. Papunėsia nė qytetet e mėdha rritet kur drejt tyre vėrshon forcė punėtore nga zonat rurale ose qytetet mė tė vogla e cila kėrkon vende pune nė njė treg pune tė mbingopur ose tė papėrshtatshėm.
Tirana pėr 10 vjet tė paktėn nuk do tė ketė tram, ndėrsa metro ndoshta pas 15.
Krijoni Kontakt