-
Nënshtrimi ndaj vullnetit të Perëndisë
Nënshtrimi ndaj vullnetit të Perëndisë
Homeli për 7 janarin - mbledhja e Shën Joan Pagëzorit
“U bëftë vullneti yt si në qiell ashtu edhe mbi dhé” (Matth. 6.10)
I bekuar është Shën Joan Pagëzori, sepse e përmbushi Ungjillin përpara Ungjillit! U nis për në shkretëtirë, dhe iu dha tërësisht vullnetit të Zotit si në trup ashtu edhe në frymë. Dhe vullneti i Zotit u plotësua në trupin e tij mbi tokë siç u plotësua në frymën e tij në qiell. As uria, as egërsirat nuk e kërcënuan trupin e tij gjatë viteve që kaloi në shkretëtirë, as edhe dëshpërimi nuk e cenoi frymën e tij kur ishte në vetmi, as krenaria kur pati vizione qiellore. Nuk kërkoi as ushqim, as njohje nga njerëzit. Perëndia i dha atë çka ishte e nevojshme, sepse e kishte braktisur veten në duart e Perëndisë. Nuk i drejtoi ai nga vetja hapat e tij drejt shkretëtirës, edhe kur ishte jashtë saj. Jeta e tij drejtohej nga një timonier i padukshëm, pasi kur erdhi koha të braktiste shkretëtirën dhe të shkonte të takonte Zotin, u shkrua: “Fjala e Perëndisë iu drejtua Joanit” (Lluk. 3 :2).
Joani foli për lidhjen që ai kishte me fuqitë qiellore me thjeshtësinë e një fëmije të pafajshëm: “Dhe nuk E njihja, por Ai që më dërgoi të pagëzoj me ujë, Ai më tha: “Ai mbi të cilin do të shikosh Frymën të zbresë dhe të ndalojë, është Ai që pagëzon me Frymën e Shenjtë”.” Kështu, dhembshurisht dhe thjeshtësisht ai fliste për gjëra qiellore! Dhe megjithatë sa i ashpër ishte, si një luan, kur iu fliste njerëzve të parregullt si Herodit apo Herodianës!
Qengji dhe luani jetojnë bashkë tek ai. Qielli është po kaq pranë tij sa nëna fëmijës, dhe vullneti i Perëndisë është kaq i qartë dhe pranë tij, sa engjëjt në qiej. O Zot i urtë, drejto jetën tonë mëkatare që është në shkretëtirën e kësaj bote drejt përmbushjes së vullnetit tënd, ashti si Ti e drejtove Shën Joan Pagëzorin.
Ty të përket lavdia dhe nderimi përjetë.
Nga Shën Nikolla Velimiroviç
Përktheu Eleni Pani
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt