Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Joakim Martiniani

    JOAKIM MARTINIANI

    1.1 Tė dhėna biografike

    Joakim Martiniani lindi aty nga mesi i tetorit tė vitit 1875 nė Voskopojė. Nė qytetin e tij tė lindjes, i cili nuk e kishte mė shkėlqimin dhe krenarinė e dikurshme, pas shkatėrrimit pothuajse tė plotė tė tij nė vitin 1769, si dhe pas disa reprezaljeve dhe plaē- kitjeve tė njėpasnjėshme tė mėpasshme, me pasojė largimin e detyrueshėm nė mėnyrė tė pakthyeshme pothuajse tė gjithė popullsisė, kryen arsimin fillor dhe tė mesėm. Nė moshė tepėr tė re shkon nė Konstandinopojė, ku studion nė Shkollėn e Madhe tė Genit dhe me pėrfundimin e studimeve kėtu regjistrohet nė shkollėn teologjike tė Halkit, tė cilėn e mbaron nė vitin 1898.

    Pėr pothuajse pesė vjet punoi si profesor nė Gjimnazin e Andrinopojės, si dhe nė shkollėn e Vashave Zappio nė Andrinopojė (Kentriko Zappio Parthenagogeio).

    Nė mars tė vitit 1903 Patriarku Ekumenik Joakimi i III -tė , e fton nė Konstandinopojė me qėllim qė ta hirotonisė dhe ta dėrgojė nė Durrės, pėr tė ofruar shėrbimet e tij nė kėtė zonė kishtare. Duket se patriarku e ka parė Martinianin si mė tė pėrshtatshmin pėr atė zonė, pėrveē cilėsive dhe vlerave qė mbartte edhe pėr arsye se ai vinte nga Shqipėria, njihte doket dhe zakonet, temperamentin e popullit, si edhe gjuhėn e vendit. Kėshtu mė 4 prill tė vitit 1903 hirotoniset dhjak nė kishėn patriarkale tė Shėn Gjergjit. Vajtja e Joakimit nė Durrės nuk u realizua pėr shkak tė pasigurisė qė ekzistonte nė vend nė atė kohė...

    1.2 Angazhimi dhe Kontributi i tij nė Shqipėri

    Mė 4 korrik tė vitit 1911 Sinodi i Patriarkanės Ekumenike e zgjodhi Joakimin mitropolit tė Beratit. Hirotonia e tij u krye nė datėn 10 korrik tė vitit 1911. Ardhja e tij si mitropolit nė Berat, korrespondoi me njė periudhė tė vėshtirė e tė mbarsur me kontradiktat e luftėrave Ballkanike dhe asaj Botėrore. Nė zonėn e Beratit nė kėtė kohė qė nga shkurti i vitit 1910, forcat ushtarake tė xhonturqve nėn drejtimin e Mahmut Turgut Pashės pėrpiqeshin tė shtypnin ēdo rezistencė dhe synonin me dhunė mobilizimin e tė rinjve nė ushtrinė turke. Nė kėtė periudhė amullie forcat sporadike tė bejlerėve tė zonės plaēkitnin nė mėnyrė sistematike zona tė tėra, duke mbjellė tmerr e terror. Pavarė- sisht kėsaj situate mitropoliti Joakim, u pėrpoq me tė gjitha forcat tė kultivonte nė popull arsimin, dijen dhe njohuritė praktike me karakter teknik pėr njė standard mė tė lartė jetese. Kėshtu me iniciativėn dhe fondet e mbledhura prej tij, gjimnazi i paplotė i Beratit u kthye nė njė gjimnaz tė plotė, madje nė tė u ngrit edhe seksioni tregtar i kėsaj shkolle, shkollat fillore tė Vlorės, Fierit dhe Libofshės u kthyen nė gjysmė gjimnaze, me seksione bujqėsore nė secilėn prej tyre. Nė tė shtatėdhjetė e katėr komunat e eparkisė (zonės) sė tij organizoi nė secilėn prej tyre shkolla fillore, ndėrkohė qė pėr tė plotėsuar nevojat e zonės sė tij me klerikė nė manastirin e Shėn Marisė, nė Ardenicė ngriti njė shkollė hiratike, ku jepeshin edhe mėsime tė karakterit bujqėsor e blegtoral, ndėrsa nė Vlorė ngre njė shtypshkronjė, dhe nxjerr njė gazetė javore pėr kultivimin shpirtėror e kulturor tė popullit.

    Gjithashtu ai bėn njė inventarizim tė pasurive tė paluajtshme tė manastireve pėr miradministrimin e tė ardhurave, tė cilat sė bashku me ndihmat qė mblidhte i vinte nė dispozicion tė arsimimit dhe pėrmirėsimit tė kushteve tė jetesės kryesisht tė fshatarėve myzeqarė. Gjithashtu nė mitropolinė e Beratit ai ndėrtoi njė bibliotekė tė pasur, e cila u shpėrdorua dhe u dogj mė 14 shtator tė vitit 1913, kur mitropolia nė fjalė u plaēkit nga grupe mercenarėsh tė ardhur nga Veriu. Nė kėtė periudhė rrėmuje e anarkie tė mbarsur me shumė kontradikta Joakim Martiniani, mitropolit i Beratit, si rezultat i denoncimit tė reprezaljeve dhe shpėrnguljeve nė masė tė popullatės vendėse, tė kryera nga ushtritė e huaja, internohet mė 15 maj 1916 nė Korfuz sė bashku me kryetarin e bashkisė sė Beratit Xhemil bej Vlorėn. Nga internimi kthehet nė Berat nė shkurt tė vitit 1919. Gjatė intervalit kohor 1911-1920 ai angazhohet edhe nė ngritjen e shumė ndėrtesave kishtare. Kėshtu rindėrton mitropolinė e Beratit, restauron mitropolinė e Vlorės, ngre nga themelet nė Vlorė njė gjimnaz tepėr tė hijshėm pėr vajza, shumė tė nevojshėm pėr komunitetin, restauron kishėn mitropolitane kėtu, si dhe meremeton manastirin e Zvėrnecit. Nė prill tė vitit 1920 shkon nė Korfuz pėr arsye familjare, nga ku nuk i mundėsohet mė qė tė kthehet nė atdheun e tij. Kėshtu detyrohet tė shkojė nė Konstandinopojė.


    1.3 Kontributi i J. Martinianit nė dobi tė Pavarėsisė sė Kishės Orthodhokse nė Shqipėri

    Nė fund tė shtatorit tė vitit 1922 Patriakana Ekumenike, duke qenė nė dijeni tė kėrkesės sė Kishės Shqiptare pėr Autoqefali, si dhe tė ardhjes nė Konstandinopojė tė njė delegacioni nga Shqipėria pėr tė parashtruar kėtė kėrkesė, caktoi njė Kėshill tė pėrbėrė nga kryepriftė- rinj, tė cilėt do tė studionin gjendjen e Kishės sė Shqipėrisė dhe do tė bėnin njė relacion, nė mėnyrė qė tė ishin tė argumentuara mendimet dhe konceptet nė lidhje me kėtė ēėshtje. Anėtar i kėtij Kėshilli tė Patriarkanės u caktua edhe Joakimi, i cili punoi pėr t’u arritur kjo gjė. Kėshtu mė 11 shkurt tė vitit 1923 Sinodi i Patriarkanės vendosi qė t’i japė Kishės Orthodhokse tė Shqipėrisė tė drejtėn pėr vetadministrim dhe tė pėrgatitė planin e marrėveshjes midis Patriarkanės dhe Kishės Orthodhokse tė Shqipėrisė, si dhe statutin. Nga njė telegram qė Joakimi i dėrgon mitropolitit tė atėhershėm tė Korēės, Jerotheut, kuptohet angazhimi serioz dhe preokupimi i tij pėr arritjen e kėsaj marrėveshjeje. Kėshtu ai shkruan: “Konstandinopojė, 24 shkurt 1923. Mitropolit Jerotheut, Korēė. I gjithė Sinodi sot u mor me ēėshtjen shqiptare, e mbrojta nė mėnyrė tė pėrsėritur pėr njė kohė tė gjatė, marrėveshja u arrit, dėshira e zjarrtė e mėmėdheut tė vuajtur, kėshilli tė vijė sa mė shpejt. Mitropoliti i Beratit Joakim”.

    Delegacioni shqiptar mbėrriti nė Konstandinopojė nė mes tė prillit tė vitit 1923, bisedoi me Patriarkanėn pėr sa i pėrket mėnyrės sė zgjidhjes sė problemit kishtar tė Shqipėrisė, por nuk e pranoi propozimin e saj pėr vetadministrim, duke ngulur kėmbė pėr Autoqefali (pavarėsi tė plotė). Mė 12 maj 1923, delegacioni shqiptar largohet nga Konstandinopoja. Po atė ditė Sinodi i Patriarkanės vendos qė tė tėrheqė nga Shqipėria Jerotheun dhe tė dėrgojė si eksark tė saj Joakimin. Atėherė Joakimi propozon qė nė vend tė tij tė shkojė mitropoliti i Miresė Filotheos. Siē duket ai nguronte pasi nuk kishte besim se do tė mundte tė arrinte tė siguronte marrėveshjen midis Kishės Orthodhokse Shqiptare dhe Patriarkanės, duke vendosur njėkohėsisht se tashmė do tė jetonte pėrfundimisht larg atdheut tė tij.Pėr kėtė arsye dėrgon dy letra mė 14 dhe 15 nėntor 1923, prej tė cilave njėrėn ia adreson atė Vasil Markos dhe tjetrėn episkopit tė Militupolit Jerotheut, ku iu lutet qė tė merreshin sendet e tij nga Berati dhe t’ia dėrgonin mė pas nė Konstandinopojė.

    1.4 Emėrimi i Joakim Martinianit si kryeprift nė mitropolitė e Greqisė

    Nė Konstandinopojė Joakimi u bė anėtar i Sinodit tė Shenjtė tė Patriarkanės Ekumenike. Me traktatin e Lozanės, krijohet njė situatė e re, por si konseguencė e saj ishte edhe ndalimi pėr tė marrė pjesė nė Sinodin e Patriarkanės Ekumenike i kryepriftėrinjve tė zonave kishtare jashtė kufijve tė shtetit turk. Atėherė sė bashku me shumė kryepriftėrinj edhe Joakimi i Beratit largohet nga Sinodi i Shenjtė. Gjithashtu sė bashku me tė largohen dhe dy kryepriftėrinj tė tjerė qė mbanin titujt e mitropolive brenda shtetit shqiptar, Mitropoliti i Durrėsit Jakovi dhe Mitropoliti i Korēės Joakimi. Siē kuptohet, jeta e kėtyre hierarkėve u vėshtirėsua mjaft, pasi as nė Sinodin e Patriarkanės Ekumenike nuk mund tė qėndronin dhe as nė mitropolitė e tyre nė Shqipėri nuk mund tė ktheheshin. Nė nėntor tė vitit 1923, pėr ēėshtjen kishtare tė Shqipėrisė, u ringrit njė Kėshill prej tre kryepriftėrinjsh, ku u caktua edhe Joakimi i Beratit, por kjo ēėshtje mbeti pezull pėr njė kohė tė gjatė.

    Mė 9 tetor tė vitit 1924 Joakimi u zgjodh Mitropolit i Paramithisė, ndėrkohė qė nuk reshti asnjėherė sė interesuari pėr gjendjen kishtare nė Shqipėri. Mė 25 janar 1925 i drejtohet Patriarkanės me njė relacion ku i kėrkon qė pėr zgjidhjen sa mė tė shpejtė tė problemit kishtar me Shqipėrinė nė vend tė Jerotheut tė dėrgohej si eksark ndonjė tjetėr. Me zgjidhjen e kėtij problemi dhe me vendosjen e gjendjes kishtare nė baza kanonike, Joakimi shpresonte qė tė kthehej nė Shqipėri pėr tė shėrbyer si kryeprift. Por kjo gjė nuk u realizua kurrė. Mė 3 shtator tė vitit 1925 Joakimi emėrohet Mitropolit i Nea Pellagonisė, Ptolemaidhės. Nė kėtė mitropoli ai qėndroi 10 vjet. Kur nė vitin 1926 Mitropoliti i Trapezundės Hrisanthos erdhi nė Tiranė si eksark (i dėrguar) i Patriarkanės, pėr t’u marrė vesh me qeverinė shqiptare pėr zgjidhjen e problemit kishtar, nė marrėveshjen qė u firmos nga ana shqiptare prej ministrit tė jashtėm Hysen bej Vrionit, emri i Joakimit pėrmendej si kandidatura mė e mundshme pėr njė nga tri mitropolitė e mbetura vakante, ajo e Tiranės, Durrėsit dhe e Gjirokastrės, ndėrkohė qė nė mitropolitė e Korēės dhe tė Beratit do tė vendoseshin pėrkatėsisht Jerotheu i sipėrpėrmendur dhe Kristofor Kissi, Mitropolit i Sinadhės, ish - anėtar i Sinodit tė Patriarkanės Ekumenike tė Konstandinopojės.

    Nė vitin 1928, qeveria shqiptare vendosi qė ta zgjidhte problemin kishtar, pa marrė mendimin e Patriarkanės. Kėshtu kemi thirrjen e Kongresit Kishtar, i cili e fton edhe Mitropolitin tashmė tė Ptolemaidhės, qė nėse donte mund tė vinte dhe tė merrte pjesė nė formacionin e ri kishtar. Por Joakimi nuk pranoi kėtė ftesė, pasi e kontestonte kėtė Kongres nga mėnyra se si u zhvillua. Mė 5 shtator tė vitit 1935, Joakimi u emėrua Mitropolit i Ksanthit. Mė 5 dhjetor tė vitit 1942 u emėrua Mitropolit i Pulanisė dhe Kilkisit dhe mė 12 dhjetor tė vitit 1945 riemėrohet pėrsėri Mitropolit i Ksanthit. Nė Ksanthi ai ndėrron jetė mė 11 dhjetor tė vitit 1953. Nė testamentin e tij, bibliotekėn e tij tė pasur si dhe njė shumė tė hollash i la pėr mitropolinė e Korēės dhe manastirin e “Shėn Prodhromit” nė Voskopojė, por kjo dėshirė e tij nuk u plotėsua asnjėherė.

    1.5 Kontributi i J. Martinianit nė fushėn e Ballkanologjisė dhe Historisė, veprimtaria e tij botuese

    Joakim Martiniani ka qenė njė figurė tepėr karizmatike. Ai ishte i pajisur me dhunti e intelekt tė veēantė. Njohės i shumė gjuhėve evropiane dhe me njė kulturė tė admirueshme, ai ushtroi edhe njė veprimtari tė vlefshme botuese. Pavarėsisht kushteve tė pazakonta politike dhe shoqėrore ku ai jetoi e punoi, si dhe ndėrrimit tė vazhdueshėm tė ambienteve ku ai ushtroi aktivitetin e tij, Mitropoliti Joakim la pas disa vepra me vlerė tė madhe nė fushėn e filologjisė, albanologjisė, ballkanistikės dhe historisė. Dy veprat kryesore tė tij janė Simvolai eis tin Istoria tis Moskopoleos , H I e ra Moni tou Timiou Prodhromou kata ton en auti kodhika 1630-1857 (Kontribute nė Historinė e Voskopojės, Manastiri i Shenjtė i Shėn Prodhromit sipas Kodikut tė tij 1630 -1857), Athinė 1939 dhe Moskopolis 1330-1930, Voskopoja 1330-1930, Selanik 1940.

    Vepra mbi kodikun e Manastirit tė Shėn Prodhromit nė Voskopojė, jep njė informacion tė pasur pėr sa i pėrket historisė sė manastirit dhe qytetit nė fjalė. Nėpėrmjet transkriptimit dhe komentimit tė kėtij kodiku, njihemi me ngjarjet kryesore historike e shoqėrore nė kuadrin e disa shekujve jo vetėm tė Voskopojės, por edhe tė zonės pėrreth, nga ku marrim njė informacion tė konsiderueshėm edhe pėr mitropolinė dhe qytetin e Korēės. Gjithashtu prej kėtu marrim njė informacion tė plotė pėr sa i pėrket figurave kryesore tė kėtij qyteti, kontributeve tė tyre nė tė mirė tė komunitetit, si dhe tė lidhjeve tregtare e kulturore tė Voskopojės me vende tė ndryshme tė Evropės, tė dhėna tė rėndėsishme jepen kėtu edhe pėr Justinianėn e Parė Kryepiskopatėn e Ohrit, qė nga gjeneza e saj rreth viteve 530 deri nė shkatėrrimin e plotė nga turqit, nė vitin 1767, dy vjet para shkatėrrimit tė qytetit tė famshėm tė Voskopojės. Nga tė dhėnat e kėtij Kodiku njihemi edhe me shkaktarėt e shkatėrrimit tė parė tė kėtij qyteti, si dhe me pėrjetimin e kėsaj fatkeqėsie nga popullata e mbetur.
    Ndėrkohė qė libri i dytė pėr Voskopojėn, ruan vlera tė veēanta pėr vetė faktin se studimi i historisė dhe kulturės sė kėtij qyteti pėrfshin njė hark prej pothuajse gjashtė shekujsh. Pėr nga mėnyra e trajtimit tė bėn pėrshtypje dashuria dhe nostalgjia e shkrimtarit pėr atdheun e tij. Parathėnia e kėtij libri ėshtė njė punim i vėrtetė shkencor me vlera shumė tė mėdha, kėtu autori flet pėr zonėn nė fjalė nė aspektin historik qysh para mijėvjeēarit tė parė deri nė periudhėn e mesjetės sė vonė, duke cituar autorėt mė nė zė qė i janė referuar qė nė lashtėsi zonės ku shtrihet Voskopoja dhe Korēa, ai flet pėr popullatat, ndikimet, luftėrat dhe qytetėrimet, duke cituar autorė e studiues seriozė si Abel Otto, Arnaudoff M, Diehl Charles, Anastasiou G., Fallme-rayer J. etj.

    Pėr nga pikėpamja kompozicionale kjo vepėr voluminoze me rreth 400 faqe, ndahet nė 24 kapituj, ku nė secilin prej tyre trajtohen tema tė ndryshme, duke filluar qė nga themelimi i Voskopojės, popullatave nė tė, zhvillimeve urbane sociale e kulturore, figurave tė shquara nė dimensione evropiane dhe botėrore qė nxori ky vend, kultivimit tė veēantė tė artit, kulturės dhe arsimit kėtu, objekteve tė kultit dhe shtypshkronjės, botimeve nė tė dhe rėndėsisė sė madhe qė pati Akademia e Voskopojės nė kultivimin e gjuhėve ballkanike dhe nė emancipimin e zonės.

    Nė mėnyrė tė veēantė autori flet pėr marrėdhėniet e Voskopojės me qendrat mė tė pėrparuara tė Evrpės Perėndimore e Qendrore, me ngulimet e voskopojarėve dhe kontributet e tyre nė kėto qendra etj., pa harruar tė japė tė dhėna tė sakta pėr gjeopolitikėn e periudhave nė fjalė pėr qėndrimet e Voskopojės dhe aleancat e saj tė heshtura kundėr Turqisė, siē janė p.sh. lidhjet dhe ndihma e madhe me tė holla qė ky qytet i jep Katerinės sė Rusisė nė luftėrat e saj kundėr ushtrive turke etj. Nė mėnyrė tė detajuar me tė dhėna tė plota dhe elementė burimorė tė mirėqėmtuar, autori pėrshkruan shkatėrrimet e njėpasnjėshme tė Voskopojės qė nga ai fatal i shtatorit tė vitit 1769 deri tek ai i fundit i vitit 1916. Pėr nga tė dhėnat dhe risitė qė sjell ky libėr pėrbėn ndoshta njė nga monografitė mė tė mira dhe mė tė plota pėr qytetin dhe fenomenin Voskopojė ndėr dhjetėra e dhjetėra libra tė shkruar pėr tė nga autorė tė ndryshėm nė kohė dhe vende tė ndryshme. Veē tė tjerash ky punim shquhet pėr bibliografinė tejet tė pasur dhe tė pėrzgjedhur, e cila flet pėr njė punė tė kujdesshme tė autorit nė fjalė.

    Pėrveē kėtyre librave imzot Joakimi ka shkruar dhe disa vepra tė tjera si O Kastorias Dhionisios Mandoukas (1648-1741) (Mitropoliti i Kosturit Dionis Mandukas 1648-1741). Nė kėtė vepėr flitet pėr njė figurė shumė tė madhe iluministe me orgjinė voskopojare, i cili e ushtroi aktivitetin e tij si mitropolit i qytetit tė Kosturit, pėr Dionis Mandukėn dhe veprėn kishtare pedagogjike e filologjike tė tij etj.

    Ndėrkohė vepra e tij, e cila nuk e ka parė ende dritėn e botimit, ėshtė tepėr interesante dhe me vlera tė veēanta. Nga tė dhėnat e nxjerra mėsojmė se ai ka lėnė shumė studime tė rėndėsishme tė pabotuara, prej tė cilave pėrmendim: 1. Berati dhe juridiksioni shpirtėror i kėtij vendi, Apolonia, Nimfeon, Aulona, Kanina, Orikumi, Amantia, Gllavenica, Sason (Sazani). 2. Korrigjime dhe tė dhėna tė tjera nė monografinė e Gleizerit pėr Kryepiskopatėn Autoqefale tė Ohrit. dhe 3. Krishterimi nė Shqipėri.

    Ėshtė pėr tė ardhur keq qė figura tė tilla si ajo e Imzot Joakimit pėr vetė kushtet dhe rrethanat e kohės kur jetuan, nuk patėn mundėsinė qė tė qėndronin dhe tė punonin gjatė gjithė kohės nė vendin e tyre pėr tė kontribuar ashtu siē dėshironin. Gjithsesi kontributi i tij mbetet tepėr i ēmuar si nė aspektin religjioz e arsimor, ashtu edhe nė atė shkencor edhe pėr Shqipėrinė.

    Marrė nga revista “Kėrkim”, nr. 6
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 26-02-2012 mė 16:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •