Tirane- "SHBA,ka shprehur gatishmerine te bashkpunoje ne projektin e rikthimit te hapesirave te gjelbera jo vetem pergjate Lanes,po dhe per te gjitha ato rruge te reja qe kerkojne peme te reja."

Me keto fjale ka hapur konferencen per shtyp,kryetari i bashkise se Tiranes Edi Rama.Pas takimit me perfaqesuesin e Fondacionit te Kombeve te Bashkuara zotin Bardhyl Tirana,ata kane dale para mediave per te shpalosur projektin ne lidhje me hapesirat e gjelberta."I jemi drejtuar miqve ne nje numer te madh qytetesh te cilet kane shprehur gatishmmerine per te ndihmuar ne kete projekt,sapo jane marre kontributet e para"-keshtu eshte shprehur Rama

Pastaj Rama ka prezantuar përfaqësuesin e Fondacionit të OKB-së zotin Bardhyl Tirana, i cili luan rolin e koordinatorit për të bërë të mundur ecurinë e projektit në fjalë. Në këtë projekt do të përfshihet edhe Komiteti Shqiptar Amerikan. Sipas Ramës transformimet që po ndodhin dhe domosdoshmëria e rehabilitimit të sipërfaqeve të gjelbërta, jo vetëm kanë tërhequr vemendjen në mbarë opinionin shqiptar por ky projekt po ndikon në rritjen e cilësisë të jetës së qytetit.

Më pas fjalën e mori përfaqësuesi i fondacionit zoti Tirana, i cili pasi shprehu keqardhjen se nuk mund të fliste dot shqip, shprehu falenderimet e tij për zotin Rama dhe stafin e tij për mirkpritjen. Pas 8 vitesh ai shpreh entusiazmin për Tiranën si një qytet që rrezaton energji pozitive për të gjithë ata që e shohin atë. Puna që kryebashkiaku ka bërë është mëse e njohur në SHBA. Sipas zotit Tirana ka pasur disa shkrime sidomos ne NEW JORK TAIMS gazete mese e njohur, qe tregojne historine e sukseshme te punes se Rames, per te gjithe ata qe jetojne ne Amerike. Duke perfaqesuar nje fondacion teper te njohur,i cili njihet dhe si personi qe ka kontribuar ne themelimin e CNN. Në emër të fondacionit zoti Tirana mbështeti iniciativën e Ramës dhe shprehu gatishmërinë për të kërkuar mbështetjen e Qeverisë Amerikane. Ai është takuar me ambasadorin e SHBA dhe pritet një takim i dytë në lidhje me këtë projekt. Po punohet për të mundësuar financimet nga fondacione të tjera nga diaspora shqiptare dhe fondet që do të mblidhen do të operohen nga zyra e OKB-së në Tiranë, e cila do të monitorohet po nga kjo zyrë. Sipas zotit Tirana, kjo është hera e parë që i jepet mbështetje një projekti të tillë dhe ai shprehu sigurinë për suksesin e këtij projekti, i cili do të avancojë dhe në vende të tjera. Pyetjes së bërë zotit Rama, nëse ka një fond në lidhje me këtë projekt, kryebashkiaku iu përgjigj se nuk ka një fond konkret, por po bëhen hapa mjaft të rëndësishme rreth krijimit të këtij fondi. E rëndësishme sipas tij është se kanë filluar të punojnë konkretisht për një fazë të parë të këtij projekti dhe në bazë të suksesit do të operohet me fazat e tjera. Ky fondacion ka financuar më tepër se 200 projekte me rreth 451 milion dollarë në të gjithë globin.

Pergatiti faqen:

Blerina Moka

Përshëndetje
Rrofshin Shqiptarët e Bashkuar dhe Shqipëria e Bashkuar