-
Rrethprerja e Jisu Krishtit - Për një aleancë të re me Perëndinë
Për një aleancë të re me Perëndinë
Tetë ditë pas lindjes së Shpëtimtarit, prindërit e tij e çuan për ta rrethprerë (Lluk. 2.21), sipas urdhrit që Perëndia i dha Abrahamit, kur i premtoi se do të lidhnin një aleancë të përjetshme me të dhe gjithë pasardhjen e tij: “Dhe ja aleanca që do të vendoset mes Meje dhe jush: d.m.th. pasardhja jote (...) kur do të mbushin tetë ditë, gjithë meshkujt do të rrethpriten nga brezi në brez” (Gjen. 17.10-12). Ai që nga dashuria pranoi të vishte natyrën njerëzore që e krijoi, e tendosi dhembshurinë e tij, aq sa dhe e mbajti vetë këtë gjendje të rënë e të prishur. Me prerjen e kësaj pjese të lëkurës së vdekur, simbol i vdekshmërisë së njerëzve mëkatarë, i Pastri, i Pamë- katshmi, pranoi të pajtohej si Perë- ndi dhe Dhënës i Ligjit. Me ardhjen e tij në tokë, i nënshtrohet përulësisht Ligjit, duke treguar kështu se figurat e errëta gjejnë në të përmbushjen e tyre. Disa pika gjaku që derdhi në këtë ditë ishin preludi i Gjakut që shpejt do të derdhej mbi Kryq për të larë mëkatet e botës dhe për të na çliruar nga nëma; prandaj dhe rrethprerja e Zotit është në fakt misteri i plotë i Shpengimit tonë që kremtojmë.
Sot, me rrethprerjen e Adamit të dytë, merr fund rrethprerja në mish e Dhiatës së Vjetër, dhe e Reja, e cila shënohet nga një rrethprerje shpirtërore, inagurohet me gjakun e tij. Pagëzimi i krishterë përbën këtë rrethprerje të vërtetë shpirtë- rore, këtë shenjë të pjesëmarrjes në popullin e ri, jo më me prerjen e një pjese të mishit të vdekur, por me çlirimin nga vetë vdekja nëpërmjet kungimit në vdekjen dhe në Ngjalljen jetëbërëse të Zotit. Për këtë arsye, shën Pavli dhe apostujt iu kundërvunë me energji atyre që donin t’i bindnin të kthyerit që vinin nga paganizmi që të rrethpriteshin (shih Vep. 15.5-30; I Kor. 7.18-19; Gal. 5.2,6; 6.15). “Në të cilin dhe u rrethpretë me rrethprerje që s’bëhet me dorë, duke zhveshur trupin e mëkatit të mishit me anë të rrethprerjes së Krishtit, duke u varrosur bashkë me atë në pagëzim, në të cilin edhe u ngjallët së bashku me anë të besimit të veprimit të Perëndisë, i cili e ngjalli atë prej të vdekurve” (Kol. 2.11-12) “Sepse në Jisu Krishtin as rrethprerja nuk ka ndonjë fuqi, as rrethprerja, po besimi që vepron me anë dashurie” (Gal. 5.6). Duke i vënë një kufi rregullave të Dhiatës së Vjetër me rrethprerjen e vet, Krishti na thërret në rrethprerjen e zemrës, në përtëritjen shpirtërore, të cilën e kishte shpallur tashmë me profetët e tij (Jer. 4.4; Rom. 2.25-29).
Gjithashtu përmes profecisë Perëndia i kishte urdhëruar Abrahamit të praktikonte rrethprerjen e mishit pas shtatë ditëve të para të jetës së fëmijës, simbol i tërësisë së zhvillimit të kohës (shih javën e krijimit, Gjeneza 1). Ditën e tetë figuronte pra kalimi përtej kohës së kë- saj bote të vdekshme drejt jetës së përjetshme, që na u hap me Ngjalljen e Zotit të “tetën” ditë të javës, e cila gjithashtu është e para dhe e vetmja ditë e jetës pa fund dhe pa ndryshim. Duke qenë i rrethprerë ditën e tetë pas lindjes, Krishti na lajmëron Ngjalljen dhe çlirimin përfundimtar.
Në përputhje me zakonin, i dhanë po këtë ditë edhe emrin që engjëlli i Perëndisë i kishte dëftuar Josifit (Matth. 1.21; Lluk. 1.31): JISU, d.m.th. Shpëtimtar. Me këtë emër të vetëm u zbulua edhe misioni i tij mbi tokë, prandaj Perëndia i përjetshëm dhe Krijuesi u bë njeri. Emri JISU përmbledh dhe shpjegon gjithë misterin e Shpëtimit tonë; më shumë se një emër konvencional, ai e bën mistikisht prezent vetë Personin e Shpëtimtarit, në tërë fuqinë e tij triumfuese. “Prandaj edhe Perëndia e mbilartësoi dhe i fali emër që është mbi çdo emër, që në emrin e Jisuit të përkulet çdo gju i atyre që janë në qiejt e mbi dhé e nën dhé, dhe çdo gjuhë të rrëfejë se Jisu Krishti është Zot, për lavdi të Perëndisë Atë” (Fil. 2.9-11). Ashtu siç e tregojnë e d h e s h emb u j t e p a n umë r t n ë Shkrimin e Shenjtë (shih Vep. 3.6; 4.7,10,30; 10.43; 16.18; 19.13 etj.) dhe në jetët e shenjtorëve, kur Emri i Jisuit kërkohet me besë kryhen mrekulli, demonët dhe forcat e vdekjes arratisen, sikur të digjen me zjarrin e Hyjnisë së tij, ashtu si thotë edhe premtimi: “Dhe çdo gjë që do kërkoni në emrin tim do ta bëj...” (Joan 14.13). Prandaj dhe të krishterët orthodhoksë, dëshmitarë të këtij Emri që buron Jetë (Joan 20.31), duhet të bëjnë gjithçka në emrin e Jisuit: “Çfarëdo që të thoni a të bëni, qoftë përherë në emrin e Zotit Jisu, duke lavdëruar përmes tij Atin” (Gal. 3.17). Duke përsëritur pa pushim në çdo rrethanë dhe në çdo frymëmarrje lutjen e shenjtë: “Zot Jisu Krisht, ki më- shirë për mua mëkatarin!”, vetë Personi i Zotit tonë do të banojë në mendimet tona, do të na frymëzojë sjelljen, do të na pastrojë nga pasionet dhe duke gjetur pak nga pak një banesë të qëndrueshme në zemrën tonë, do të bëjë të shkëlqejë te ne Drita hyjnore e Fytyrës së Tij. Kujtimi i rrethprerjes, ditën e tetë pas Lindjes, është pra festa e Emrit të Jisuit dhe e lutjes që na buron Hirin e Shpirtit të Tij të Shenjtë.
Përgatiti Eleni Pani
-
-
nje amerikan me ka thene se kultur a e krishter ka te beje me kulturen shqipetare .
sepse per te pajtuar dy pale ne mes te shqipetareve i duhet gjithmone nje ndermjetesues.
Edhe pajtimi ne mes te zotit dhe njeriut i duhet nje ndermjetesues e ne kete rast eshet Krishti
Pra krishterimi ka te beje drejtperdrejt te beje me kulture shqipetare dhe aj amerika eshte protestent dhe ka emrin JEFRY
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt