Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anėtarėsuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Abuzimi me kafshet

    Kjo ka te beje me kafshet edhe mbase disa nuk do donin ose do ishte me mire mos ta lexonin.

    Nuk e di per tani por me perpara mbaj mende qe po te bisedoje tema qe kane te bejne me mbrojtjen dhe respektin e kafsheve.. qe e ralle mos te te tallnin.. "hajde more se qene eshte, duron dhe pa uje dhe pa buke".. kjo ishte nje shprehje klasike qe me kujtohet.

    Njeriu e ka brenda te miren dhe te keqen, eshte i afte dhe i lire te zgjedhi c'fare personi ai deshiron te jete. Kur respekton kafshet pasqyrohet ajo qe nje person ka zgjedhur te jete. Eshte thjeshte nje gje e brendshme, e cila nis nga njeriu vete, jo nga jashte. Te duash kafshet nuk eshte se je i dobet, i cuditshem e nuk e di ca tjeter mund te mendohet.. thelbi eshte tek fakti se dikush zgjedh te jetoj me dashuri ne vetvete, dhe pastaj e shpreh ate edhe jasht tije.

    Thash me siper per Shqiperine, por per fat te keqe gjerat jashte shqiperise nuk jan me mire, kafshet helmoen me qellime, mbahen te lidhura shkurte, torturohen, lihen rrugeve ose i vrasin makinat.

    Nuk do e zgjase me thjesht po beje te njojtura (ose po i kujtoje) disa tema.

    - (Ne Shqiptaret nuk e kemi zakone te blejme sidomos ne keto kohe, por thjesht e bej te ditur) Kur blen nje qen nga nje dyqan ben te pasur te zotin edhe furnizusit, ata prodhojne (si fabrik) kelyshe me menyre aq katile sa qe nuk imagjinohet, akoma me keqe edhe nga pularit.. kerkoni fjalen "puppy mills" per kuriozitet!

    -(Per kete gjithmon me kundershtojne.. por eshte thjesht opinioni im) Kafshet e egra edhe zogjte per mua nuk kan vende ne shtepi por ne natyre.

    -Te thuash sa e bukur eshte nje kafshe ne kuti qelqi ne vitrinen e dyqanit qe e shete eshte per mua e pa pershkrueshme, ne ate caste je i pa afte te kuptosh se ajo kafshe e sa po lindur eshte shpeshe e shokuar, dhe kalon nje tortur large ambientit te duhur (larg nenes edhe kelyshve te tjere). Personalisht me vjen turp ti shikoje.

    -Sa per cilesine e mishit qe hame (mbushur me hormone, ilace, e gjera toksike) fajin e kane vete klientet. Nje cilesi me e mire mishi lidhet direkt me shendetin tone, pastaj edhe kafshet do riteshin ne menyre me te mire.. jo si keto turpet e sotme me pula 50-ditshe.


    [Me rastin ca po ndoxh ne jeten tone sote besoje se njerezit duhet te kuptojne se nuk do i shpetoje as nje njeri e as nje parti.. por vet ata veten e tyre! ]

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Jam dakort me ato qe ke shkruar.
    Eshte zgjedhja qe ben nje individ si ta trajtoje kafshen.
    Ne Shqiperi mungojne ligje per ti mbrojtur qente macet
    dhe kafshe te tjera shtepiake nga keq trajtimi
    dhe abuzimet.Trajtimi i keq i kafsheve duhet te denohet me gjoba te renda
    dhe te vihen perpara detyrimit ligjor dhe jo deshires qe ti trajtojne mire kafshet.
    gjithashtu duhette kete ligj qe ti detyroje te gjithe pronaret e ketyre kafsheve
    te kontrollojne dhe vaksinojne kafshet te veterineri,perndryshe mund te kete pasoja
    per perhapje epidemish te rrezikshme per banoret.
    Pularite dhe ambjentet ku rriten kafshe per therje perdorin ushqim te kontrolluar
    per pasterti.nje pule qe rritet per 50 dite ne pulari nuk ka ate shije me nje pule
    te rritur ne oborr,por pulat e pularise jane me te sigurta per konsum,pasi ushqimi
    eshte i kontrolluar per pasterti,keto pula kontrollohen nga veterineri,perpara se te theren.Pulave ne pulari u injektohen antibiotike per ti mbrojtur nga infeksionet.Pasi ato jane verifikuar si te shendetshme i dergohen industrise se paketimit
    ku pulat i nenshtrohen nje kontrolli, lahen me uje presion te larte i nenshtrohen trajtimit me avull te nxehte per ti sterilizuar.Ambjentet e procesimit jane ultra te pastra dhe i nenshtrohen kontrollit nga teknike,veterinere dhe inspektore per tu siguruar qe cdo gje eshte ne rregull dhe sipas standarteve.
    Pulat qe rriten ne natyre,ne oborre shtepiash qe ushqehen me copa buke ose ushqehen duke kerkuar ushqim dhe sorollatur.Kane mish me shije te mire,por nuk jane te sigurta per ngrenie.Keto pula mund te kene semundje,nuk jane kontrolluar ndonjehere nga veterineri,pulat mund te jene te semura pasi jane ushqyer me ushqim qe perdoret nga njerezit,ushqim i gatuar,ose industrial qe i semur pulat.
    Pulat e industrise mund te mos kene aq shije,por shija e tyre mund te rregullohet
    duke i hedhur ne gatim mishit,kuba te vegjel proteinik ngjyre kafe.Proteina e shtuar
    e rregullon shijen.Kam degjuar qe ne restorante dhe fast food si mcdonals/burger king/boston market etj pules se pjekur para se ti dergohet klientit,ja fusin me inxheksion nje shiringe me leng proteinik,dhe ky lengu proteine i jep shume shije te mire pules se pjekur.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    Nuk mund te kesh dashuri per kafshet kur te mungon dashuria si fillim per njerzit qe te rrethojne. Shqiptaret ne pergjithsi jane egoiste dhe nuk e pranojne ndryshimin dhe kritiken. Do kalojne brez e breza dhe ndoshta do lindi ne rracen tone ndjesia e te qenit i dashur, i bute dhe ndihmues per njerzit dhe krijesat qe na rrethojne
    Revolution 1848

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anėtarėsuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    Faleminderit per komunikimin!

    te kontrollojne dhe vaksinojne kafshet te veterineri,perndryshe mund te kete pasoja per perhapje epidemish te rrezikshme per banoret.
    Jam dakord per vaksinim nuk behet fjale.. sa per epidemit edhe semundjet duhet njerezit te kene menyra shume te gabuara, mos te lahen e mos te kujdesen fare.

    Pularite dhe ambjentet ku rriten kafshe per therje perdorin ushqim te kontrolluar per pasterti.nje pule qe rritet per 50 dite ne pulari nuk ka ate shije me nje pule te rritur ne oborr,por pulat e pularise jane me te sigurta per konsum,pasi ushqimi eshte i kontrolluar per pasterti,keto pula kontrollohen nga veterineri,perpara se te theren.Pulave ne pulari u injektohen antibiotike per ti mbrojtur nga infeksionet.Pasi ato jane verifikuar si te shendetshme i dergohen industrise se paketimit ku pulat i nenshtrohen nje kontrolli, lahen me uje presion te larte i nenshtrohen trajtimit me avull te nxehte per ti sterilizuar.Ambjentet e procesimit jane ultra te pastra dhe i nenshtrohen kontrollit nga teknike,veterinere dhe inspektore per tu siguruar qe cdo gje eshte ne rregull dhe sipas standarteve. Pulat qe rriten ne natyre,ne oborre shtepiash qe ushqehen me copa buke ose ushqehen duke kerkuar ushqim dhe sorollatur.Kane mish me shije te mire,por nuk jane te sigurta per ngrenie.
    Kerkoj falje qe postimi eshte i madhe, jam perpjekur vertete ta zvogeloje, por rendesia e ceshtjes qe preket besoje se ja vlen.

    Mbase bej gabim por me duket se ke pak shqetesim per semundjet edhe mikrobet. Besimi im eshte se masa hygjenike normale qe nuk arrijne ne extrem (tek sterilizimi me nje fjale) ne kombinim me mbrojtejen qe na jep natyra jane te mjaftueshme. Deshira per sterilizim shpesh tregon se ne te vertete pasqyrohet nje gje tjeter e karakterit tone, mbase.. por mund te kem edhe gabim.

    Pula e shtepise qe ritet ashtu sic ritet eshte e sigurte ka tregur jeta, por kur njeriu prish dicka ne balancen e ambientit ose nuk zbaton praktika bazore per pastertin ka treguar historia se gjerat shkojne keq, si per shembull kur ne europe vrisnin macet dhe filluan minjte te shtohen dhe u hap shum semundja bubonic plague (ndjes.. nuk di si quhet Shqip).

    Nuk eshte problemi jone sote pastertia, vet gatimi i mire dhe larja e duarveve etj mjaftojne. Kemi plot dituri, mbushr esht interneti, per hygjeniken.

    Nuk eshte problemi jone i madhe shija, nuk peson gje nga shija.

    Problemi i madh sot eshte demi kolosal qe ben ushqimi i fabrikuar bashk me mishrat e c'do gje tjeter. Shiko spitalet si u mbushen me njerez me semundjen e "keqe" sic e themi Shqip. Shiko njerezit si u zgjaten brenda pak vitesh (e mir eshte te jesh i gjate, por...), kur duhen qindra vite te ndodhi nje ndryshim i vogel ne brezin e njeriut.

    Lendet toksike mund te ngelen ne dhjame per vite, kishte raste kur nenat kalonin nepermjet qumshtit demet e ilacit ddt (per agrikultur) tek femija, sado qe ddt u ndalua para 30 ose me teper vitesh. E kush te siguron se ilacet e sotme per agricultur jan te sigurta, e kunderta besoje.. po ankohen te gjtihe fermieret se po zhduken bletet ne planet!

    Sa per pulat ato shpesh jetojne 50 dite mbi glasat e tyre, nuk kan as nje centimeter per te levizur, jan si zobi, te kallin daten ti shikosh (kerko ne intenet..), ju digjen kembet nga aciditeti i urines edhe ne supermarket shpesh e heqin ate pjes qe mos ta kuptoje klienti (klienti qe mer vesh, se te tjeret..).

    Per veten time nuk pranoj ti ha sa kam mundesi te zgjedh dicka tjeter, dhe kjo jo vetem per arsye shendeti.

    Antibiotikat, gjelparat e gjith ato turperat e tjera jan teper te demtueshme per njeriun.

    Eshte naive te flasim per qeveri e per inspektore, e vetmja gje qe ju intereson atyre eshte sterilizimi dhe shendeti publik sot (jo neser) sepse nuk duan te rrezokojne. Nuk behet fjale qe kudo qeveria sot eshte thjesht nje biznes kolosal, shum i zgjuar dhe efektiv. Per fat akoma me te keq, tegjitha bizneset lokale po behen internacionale, edhe qeverite lokale po u japin vendin ne prapaskne qeveris globale qe po vjen. Po e le kete mos te largohemi nga tema (Arrow theorem, nobel 1972 -pak a shum nuk ka demokraci-).

    Vet fakti se antibiotikat rezultojne qe mikrobet te behen me te forta eshte teper shqetesues.

    E kuptoj qe ky postim po del i madhe edhe kerkoje ndjes prape, por besoj se jane gjera qe duhet te degjohen.

    E fundit, sa shume edhe perse jane te rrezikshme pulat e pularise, vicat, snaket, sallamet, perimet e ne pergjithsi ushqimet e fabrikuara-perpunuara eshte dicka qe dikush duhet te interesohet vete!

    Sigurisht nuk do rim pa ngrene, por kur ke nje mundesi me te mire, pse mos te shmangesh ushqimin e keq.. gjysmen e fajit e kane zakonet e keqija dhe pa ditirua e klienteve.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Hanny
    Anėtarėsuar
    28-10-2010
    Vendndodhja
    qitu..
    Postime
    349
    shkoni n'YT dhe do gjeni sa doni video te psikopatave shqiptare qe praktikojn luften mes qenve, bile ndihen edhe krenar per ket...m'ka kap ni trishtim kur i kom pa qe nuk di qa me thon!! fatmirsisht nuk jan gjith kshtu po injoranca e bon t'veten...s'kan rrespekt per krijesat njerzore psikot, s'kom qysh pretendoj te ken rrespekt per kafshet...
    MOS MA TESH, QAQ DI ME T'THON

  6. #6
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Ka edhe persona qe i duan kafshet, si ky ne video.


    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  7. #7




    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 19-04-2012 mė 15:48

  8. #8

  9. #9
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Nder kafshet me te abuzuara ne Shqiperi jane shqiponjat. Shqipot qe na mburren me shqiponjen, dhe e kane per simbol, nuk ngurrojne ta kapin, t'ia vrasin zogjte, t'ia presin krahet e ta fusin ne nje kafaz ku do te jetoje derisa te vdese per pune muajsh..

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anėtarėsuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219

    Angry

    Faleminderit Edvin ty dhe te tjereve qe shkruan informacion ose ate qe kane ne mendje.

    Nuk e kisha degjuar ndonje here kete! Eshte me te vertete deshperuese, dhe te mbush me merzitje! Shum rralle perdor bold, ma lejoni kete here:

    Qe te besh keq tek kafsha duhet ti besh keq vetes nje here,
    duhet te vrasesh nje here brenda vetes ate zerin qe te kujton se je njeri!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •