Orku, nuk e di se nga ju ka lindur ideja se Shqiperia u vu ne krye te mbeshtetjes amerikane ne Europe, kur shtetet kryesore qe e kane mbeshtetur luften ne Europe jane:
1. Britania
2. Spanja
3. Italia
4. Polonia
5. Cekia
.....
pastaj vjen Shqiperia. Nese Nano shkruan nje artikull ne Boston Globe ose i liron hapesiren ajrore SHBA-se, kjo nuk do te thote qe Shqiperia eshte ne krye te perkrahjes, per arsyen e thjeshte se Shqiperia eshte nje shtet i vogel, pa peshe qe nuk figuron ne radaret diplomatike te vendeve Europiane apo Amerikane.
Kur Shirak doli perpara kamerva dhe i kercenoi vendet e Europes Qendrore dhe Lindore me fjalet "humbet nje rast qe te mbyllnit gojen", nuk iu pergjigj Fatos Nano por ministri i jashtem Cek me nje deklarate te forte per shtyp. Pra hiqeni nga mendja idene se Shqiperia na qenkerka kreu i koalicionit ne Europe.
Fatos Nano personalisht u mundua te hiqet me katolik se Papa i Romes ne kete rast, por mos harro se ministri i jashtem shqiptar "shprehte shqetesimin per luften" dhe kerkonte "zgjidhjen e konfliktit brenda mandatit te OKB-se". Pra kane egzistuar rruma te ndryshme brenda qeverise Nano dhe me shume se nje mbeshtetje e qeverise shqiptare kjo ka qene nje mbeshtetje Nanoiste per SHBA-ne, me shprese se kjo ndihme do te ndihmoje imazhin e tij ne Washington.
Pavaresisht nga kjo, une e mbeshtes qendrimin e Nanos dhe qeverise shqiptare pasi eshte qendrimi i drejte jo vetem per interesat e momentit por per fatet e kombit shqiptar. Per mua kjo eshte nje mundesi historike e krahasueshme me nderhyrjen amerikane ne 1999 ne Kosove.
Me shume se 2 here ti ke zene ne goje ndihmen e BE per Shqiperine qe sic ta zura ne goje me lart eshte e paperfillshme. Shqiperia nuk ben pjese ne planet e "Europes se Bashkuar" pasi BE nuk mbeshtet korridorin 8-te, planin amerikan te ideuar nga administrata e Klinton ne 1995. Urrat gjigande BE nuk po i nderton ne Shqiperi por ne portet greke. Ndihmat ekonimike qe ka dhene BE kane qene ne kuadrin e lemoshes pasi nuk egziston asnje projekt strategjik per ekonomine shqiptare nga BE.
BE ka nevoje per futjen fiktive te Shqiperise ne BE pasi BE e shikon Shqiperine si vend tranzit por jo terminal mallrash ne Europe. Per aq kohe sa mallrat europiane kalojne tranzit ne Shqiperi dhe nuk paguajne dogane, europianet jane te lumtur dhe shteti shqiptar humbet te ardhurat e buxhetit te tij nga taksimi ne dogana.
Pozita strategjike e Shqiperise nuk duhet nenvleftesuar nga ne shqiptaret ashtu sic nuk e nenvleresojne as italianet, as greket dhe as amerikanet.
Dy fjale per mbeshtetjen e luftes ne Irak
Orku, me lart ti mundohesh te besh dallimin midis mbeshtetjes se qeverive europiane dhe protestes se njerezve ne rruge. Po te sjell shembullin e Britanise. Nje jave perpara se lufta te fillonte ishin 1 milion njerez ne proteste ne rruget e Londres. 1 jave pasi lufta kish filluar, vetem 100 protestues arriten qe te dalin ne rruget e Londres te protestojne luften ne Irak. Ne SHBA, protestat kunder luftes tashme jane zevendesuar me protestat PRO luftes ne mbeshtetje te trupave amerikane. Organizatat dhe organizuesit e protestave tani nuk kane me objektiv te "ndalojne luften" por te mundohen te demtojne shanset e presidentit Bush te rizgjidhet president vitin e vjen. Kjo flet qarte per prapavijen ideologjike te ketyre protestave qe manipulojne deshiren e njereve per paqe per te arritur qellime te mbrapshta politike. Siguria kombetare amerikane nuk eshte e hapur per debat politik. 78% e amerikaneve mbeshtesin luften ne Irak, sipas sondazheve me te fundit ne media.
Aryseja perse temperatura e protestave ka rene tashme ne Europe lidhet me faktin se propaganda e mediave europiane u demtua ndjeshem nga veprimi i paprecent i Pentagonit per te perfshire reportet dhe gazetaret ne infrastrukturen e tyre ushtrake. Kjo ka bere qe gjithe bota te mos te mesoje me per luften nga Bush e Shirak, por nga gazetaret dhe kamerat ne fushen e betejes.
Morali i luftes del ne pritjen qe do ti beje populli i LIRE Irakien forcave aleate. Cdo fjale tjeter, eshte e tepert.
Krijoni Kontakt