Close
Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 62
  1. #51
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22
    Orku te mbeshtesesh qendrimin luften ne Irak nuk do te thote te godasesh Europen. "Goditje" e konsiderojne vetem qeverite franceze dhe gjermane qe jane qeveri te ekstremit te majte komuniste. Keto vende mundohen te ndertojne Europen e Bashkuar sipas modelit komunist rus, ku vende te vogla si Shqiperia i konsiderojne "satelite" qe detyrimisht duhet te vijne rrotur tyre.

    Gafe per mua eshte te konsiderosh 'Europe' Francen dhe Gjermanine. Europe eshte edhe Italia, Britania, Spanja, Portugalia dhe 18 shtete te tjera ne Europen Lindore qe mbeshtesin luften ne Irak. Pra ka me shume shtete europiane qe e mbeshtesin luften se sa ato qe jane kunder.

    Shqiperia me qendrimin e saj ne Irak vetem sa perdor voten e saj ne maredheniet nderkombetare qe buron nga sovraniteti i vendit. Gabimi nuk eshte i qeverise shqiptare por i mbetjeve komuniste ne mes te Europes qe ende vazhdojne me ideologjine komuniste te "botes pa kufij".

    Kapitalizmi: 'Secili per vete, Zoti per te gjithe!'
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  2. #52
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    O Orku shqiptarët si puna e juve me fiksime që sa herë bëjnë diçka mendojnë se mos e godita dikë apo kë godita dhe gjithmonë gjejnë të goditur pa pasur fare, mendoj se duhet të lirohen nga këto fiksime sepse ju bëjnë keq jo vetëm juve personalisht por edhe gjithë kombin.

    Përshëndetje dhe mirëkuptim të gjithëve
    Rrofshin Shqiptarët (Arbëreshët, Ilirët) e Bashkuar dhe
    Shqipëria (Arbëria, Iliria) e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #53
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Alvit

    Ne kontekstin e simatise tende per fqinjet veriore dhe jugore eshte e kuptueshme paaftesia per te bere dallim midis nje vendi qe dhunonte hapesiren tone ajrore nga aeroplane qe leshonin fletushka per vorio epirin...apo grupet terroriste qe vrisnin ushtaret shqiptare dhe zhdukeshin ne territoret greke pa nam e nishan....apo poshtrimeve sistematike te patrioteve tane qe ne momentin kur iu shkel kemba ne ish token shqiptare e deri ne momentin kur dalin prej saj me emra te tjere...nuk po shkoj me larg se kaq se besoj se camet jane shume larg per te te prekur ndjenjat....dhe nje vendi i cili ka mbajtur peshen kryesore te ndihmave ne Shqiperi sic eshte Gjermania.

    Albo

    Franca dhe Gjermania jane europe po aq sa Spanja Anglia apo Italia...biles edhe ca me shume ...kjo per aresye historike (Spanja ishte deri vone diktature, Italia ishte shtet i mundur nga lufta), gjeografike (Anglia deri vone ka qene thuajse krejt e paangazhuar ne institucionet Europiane dhe eshte pare si shtet ishullor jashte kontinentit...plus shume aresye te tjera) por edhe ekonomike (France-Gjermani jane kontribuesit me te medhenj te BE).....per sa me lart te pakten si fillim boshti i BE ka qene ai Franko-Gjerman.....sidoqofte sot gjerat po ndryshojne.

    Kjo me lart sa per nje ide ne lidhje me gafat.

    Askush nuk te tha se me mbeshtetjen e luftes Shqiperia doli jashte Europes apo kunder vullnetit te saj....ajo qe kam thene dhe jam plotesisht i bindur eshte se Shqiperia mund te rreshtohej denjesisht aty ku u rreshtua dhe i takonte te rreshtohej por jo duke goditur apo cilesuar vende te tjera Europiane (pra Europe), ne nje kohe kur kete nuk e beri asnje nga mbeshtetesit e tjere te kesaj lufte..

    Uroj te mos me thuash edhe ti qe fatosi ndjeu me shume per ameriken se te tjeret prandaj nuk duroi dot te mbante perbrenda ate qe i thoshte shpirti......sepse po i njejti ne 98 deklaronte se Kosoven nuk do ta clironin Rambot amerikane.

    Se fundi Franca nuk eshte qeveri komuniste e ekstremit te majte por pushteti i perket te djathtes se qendres ne cdo nivel, sikunder nuk ishte as Shrederi per aq kohe sa nuk ishte kunder luftes (te kujtoj se Bushi ka pasur mardhenie mjaft te mira me Shrederin deri para kesaj krize). Kur jep konkluzione te tilla nuk duhet te harrosh se ne europe mbi 80% e opinionit eshte kundra luftes dhe nuk besoj se keta i perkasin te gjithe ekstremit te majte perkundrazi pikerisht aty ku te djathtet Aznar dhe Berluskoni jane ne pushtet opinioni kunder luftes njeh majat perkatesisht me 90 dhe 75% kundra saj.


    Dodon

    Fiksimet jane te shumllojshme....une po te kisha fiksimet qe me atribon ti duhej te kisha zgjedhur rrugen me te lehte.... me fjale te tjera tenden.

  4. #54
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Unë nuk e di Orku për çfarë rrugë flitni nëse mund ta sqaroni do të kishit bërë mirë dhe do të merrni edhe përgjigjen, kurse sa për goditjen nuk keni aspak të drejtë, sepse nuk është aspak goditje kjo për asnjë vend bote e as Francën e Gjermaninë, bile ato duhet të jenë të kënaqura dhe vlerësojnë poashtu sikur SHBA-ja angazhimin (edhe fizik se jo vetëm moral) edhe të shqiptarëve në zgjidhjen e krizave ndërkombëtare.

    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarëve (Arbëreshët, Ilirët) e Bashkuar dhe
    Shqiptarët (Arbëria, Iliria) e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #55
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Rrofshin Shqiptarët (Arbëreshët, Ilirët) e Bashkuar dhe
    Shqipëria (Arbëria, Iliria) e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #56
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Juve Orku nuk e pëlqeni mënyrën se si Nano u shpreh, dhe e bëni këtë gjë tragjike e që nuk është aspak ashtu si thoni juve. Por për mua dhe të gjithë kjo nuk është aspak as tragjike e ska asgjë të keqe për askë në atë deklaratë as për Francën e as për Gjermaninë. Kurse sa për punën e idealit, nëse mendoni ashtu e keni gabim sepse unë dua komunizmin dhe as që kam dashur ndonjëherë, dhe ta keshë parasysh që nuk ka ma komunizëm tek shqiptarët.
    Alvi faleminderit për respektin që ke për veriorët, por ka ardhur koha mendoj që tu ikim lokalizmave sepse ato vetëm na kanë përçarë në të kaluarën dhe skemi pasur e skemi asnjë interes nga to. Neve jemi njësoj sikur Preshevari, Prishtinasi, Shkupjani, Ulqinaku, Shkodransi, Tiransi, Vlonjati, Janinsi etj etj

    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët (Arbëreshët, Ilirët) dhe
    Shqipëria (Arbëria, Iliria) e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #57
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet në Bllog
    22
    Orku,

    1. 25% e popullsise franceze jane komuniste ne bindje ose simpatizojne qeverite e ekstremit te majte. Qeveria franceze nuk eshte e djathte por e majte, vetem Shirak, president i vendit i perket te djathtes. Hidhi nje sy historise se viteve te luftes se ftohte se ku e rreshtoi veten Franca. Edhe byroja komuniste shqiptare, te vetmin vend perendimor qe vizitonin pa teklif ishte Franca!

    Persa i perket asaj qe ti thua se te shqeteson agresiviteti i mbeshtetjes shqiptare per qendrimin amerikan, une perseri mendoj se nuk ka vend per shqetesim sepse:

    1. Shqiperia nuk ka se cfare humbet, por shume ka se cfare mund te fitoje. Nuk eshte se Franca dhe Gjermania po financojne rindertimin e Shqiperise, perkundrazi interesi dhe ndihma e tyre ne Shqiperi eshte minimale krahasur me mundesite e tyre, krahasuar edhe me ndihmen qe u japin vendeve te tjera ne rajon.

    2. Mbeshtetja pa rezerva dhe pa kurrfare interesi imediat per amerikanet, ne nje kohe kur Turqia e kushtezonte ndihmen me miliarda $ dhe shteti grek ishte kunder luftes, dergon sinjalin e qarte ne Washington se Shqiperia eshte nje vend mik i SHBA-se. Miqte dhe armiqte njihen pikerisht ne momente te veshtira.

    Ato qe jane te diskutueshme jane motivet e Fatos Nanos, i cili kujton se mbeshtetja pa rezerva per amerikanet do te konvertohet se shpejti ne mbeshtetje te qeverise se tij. Kesaj i thone te enderrosh me sy hapur pasi Fatos Nano eshte i skeduar ne Washington. SHBA do tia ktheje mbeshtetjen popullit shqiptar ne forma te ndryshme sic eshte mbeshtetja per statusin final te Kosoves dhe lufta ndaj trafiqeve qe kane zaptuar jeten ekonomike dhe politike te vendit.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  8. #58
    i/e regjistruar Maska e Shën Albani
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Qeveria shqiptare ka bere mire qe rreshtohet ne anen amerikane.

    Nese behemi kunder luftes, si qeveri mendoj, atehere per ne e interpretojne ndryshe per shkak te Islamit. Te paret jane serbet dhe grekt qe do te thojne se shqiptaret iu bashkangjiten karavanit fundamnetalist.

    Ardhemira e Shqiepersie eshte Evropa, garancia eshte Amerika. Me lindjen nuk kemi pasur kurre raporte miqesore, e duhet te kemi vetem aty ku kemi interes, perndryshe shume prej tyre kane perkrahur Milloshevicin!

    Shqiptaret ne pergjithesi perfitojne nga miqesia amerikane...

  9. #59
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Nuk e di se kush dhe per cfare aresye ka hequr nje mesazh timin nga kjo faqe....cilatdoqofshin aresyet te drejta apo te padrejta une mendoj se kam te drejte te informohem per levizjet dhe aresyet e tyre..

  10. #60
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Albo

    Se sa perqind e popullsise franceze jane komuniste nuk e di por ta thashe edhe me pare qe nuk eshte vetem kombi francez kunder luftes por edhe ai spanjoll apo italian qeverite e te cileve jane te djathta dhe mbeshtesin luften.
    Qeveria e Frances qe prej zgjedhjeve parlamentare te zhvilluara ne qershor te 2002 te cilat u fituan prej se djathtes, eshte e djathte dhe kryeminister eshte ish senatori i djathte Rafarin.

    Nese mendon se Shqiperia nuk ka se cfare humbet e ke shume gabim...se pari vendi yne ka marre ndihma me shume se asnje vend tjeter i lindjes ne raport me frymen e popullsise pikerisht nga BE ku pjesa me e madhe e ketyre ndihmave perballohej financiarisht nga Gjermania.....sot keto ndihma jane prere dhe aresyeja kryesore eshte rreshkitja e vendit drejt korrupsionit dhe krimit te organizuar si dhe mosrespektimi i shtetit ligjor.

    Por edhe sikur te jete e vertete ajo qe thua ti per te ardhmen (ne fakt nuk eshte sepse ne synojme anetaresim ne BE) te pakten per nje mirenjohje ndaj se shkuares nuk duhet te mbanim kete qendrim fyes dhe te panevojshem te cilin nuk e mori persiper asnje vend tjeter.

    Amerika mund ta merrte dhe vleresonte njelloj kete mbeshtetje pa qene e nevojshme te hidhej balte mbi shtete te tjera (aq me teper kur kemi parasysh se kush jane)....Anglia ishte dirigjentja e gjithe mbeshtetjes europiane ndja luftes dhe nuk mori persiper rolin qesharak te Shqiperise qe akuzonte Francen dhe Gjermanine se kishin harruar historine. Nese nuk je dakort me llogjiken time atehere te pyes nuk te ben pershtypje se askush tjeter vec nesh nuk beri dicka te tille ???? Une jam plotesisht dakort qe miqte njihen ne momente te veshtira prandaj nuk jam kunder mbeshtetjes...por miqesia nuk ka perse te tregohet duke dhene prova qe nuk i kerkon askush dhe qe ofendojne padrejtesisht dhe pa aresye apo nevoje vende qe na kane ndihmuar.

    Alban

    Une nuk jam kunder mbeshtetjes se dhene nga Shqiperia.

    Me vendet e lindjes(perjashto Turqine) nuk kemi patur as mardhenie armiqsore sepse as nuk na kane copetuar as nuk na kane pushtuar.

    Me perjashtim te Irakut (ndoshta sepse nuk e di te sigurt) te gjitha votat e tjera te vendeve arabe ne OKB kane mbeshtetur rezolutat pro Kosoves...dhe ne luften per clirimin e Kosoves, Arabia Saudite ka qene nje nder financueset me te medhaja te asaj lufte.

Faqja 6 prej 7 FillimFillim ... 4567 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •