Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 62
  1. #31
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Harmonies për këto që shkruani e kemi të hapur themën 'Çështja Çame kërkon zgjidhje' tek forumi çështja kombëtare, dhe mendoj se kontributi juaj atje do të ishte shumë i mirëpritur dhe me vlerë.

    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët e Bashkuar dhe Shqipëria e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  2. #32
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Postuar më parë nga dodoni
    Kurse ato deklarimet e tua përcmuese kombëtare janë më se të dëmshme si puna e 'ja kemi shtrirë dorën' dhe të pallogjike fare.Neve jemi duke bashkëpunuar me të gjithë dhe do të bashkëpunojmë me të gjithë, por as nuk do tia shtrijmë dorën askujt
    Ke te drejte te kerkosh apo te shtrish doren nuk eshte krenari por eshte shume here me dinjitoze se te harrosh apo mohosh qe e ke bere.

    Ajo pjesa tjeter qe nuk shtrijme doren kurre dhe se i kemi ndihmuar dhe bashkepunuar....eshte versioni modern i tipit luftojme me forcat tona....se per cfare kemi ndihmuar ne francen apo gjermanine kete vetem ti e di.

    Nese ty nuk te duket fyese qe nje vend i vogel u adreson kritika vendeve qe e kane ndihmuar pa pasur asnje aresye ta beje kete gje atehere vazhdo te mendosh ashtu sic te pelqen ty.

  3. #33
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    harmonies koncepti yt per mrinjohjen eshte shume i sakte vjen nga zemra....atij qe nuk i vjen per ndihmen qe ka kerkuar dhe ka marre dmth qe eshte mosmirnjohes.

    nese nuk je ne thelb te bisedes po te kujtoj se une nuk po kerkoj qe qeveri te mbaje qendrimi e frances apo gjermanise por e konsideroj sharlatanizem kritikat e panevojshme ndaj tyre...shume vende e kane mbeshtetur luften askush nuk ka bere deklarata te tilla.

  4. #34
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Orku, atëherë ashtu siç thoni juve edhe Franca e Gjermania në kohën e luftërave botërore i paskan shtrirë dorën Amerikës, por kjo nuk është e vërtetë sepse nuk ka qenë shtrirje dore, por ka qenë ndihmë amerikane në kohë krizash europiane. E edhe Shqipëria dhe shqiptarët i kanë dhënë gjithë njerëzimit prandaj meritojnë edhe të marrin, dhe kjo nuk konsiderohet shtrirje dore e asnjërës palë.
    Dhe poashtu unë e ceka shumë mirë se kemi pasur ndihmë dhe jemi duke pasur ndihmë (duke anashkaluar copëtimin e qëllimshëm nga vet ato shtete që ju jeni duke i mbrojtur Orku, të para njëqind vitesh që na bëri edhe për ndihma nga ana e tyre, por këto tani janë të shkuara dhe të harruara dhe me rëndësi është që tani kanë ndryshuar qëndrim edhe këto vende), por kjo nuk do të thotë shtrirje dore.
    Kurse sa për kritika, unë nuk shoh asnjë kritike në deklaratat e kryeministrit shqiptar hiç fare, ai e shpreh mbështetjen e tij luftës duke u bazuar jo vetëm në ndihmën amerikane dhënë shqiptarëve si një komb europian por edhe gjithë Europës, dhe nuk ka asgjë kritike fare këtu.

    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët e Bashkuar dhe Shqipëria e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #35
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    o dodon hitoria ashtu eshte po kete do beje mire ta kujtoje edhe atehere kur kekoje ndihma.... apo kur kerkon marreveshje stabilizim asocimi, ne rastin e gjermanise ishin shume aresyet qe cuan ne ndihmen ne fjale kurse ne fajin per varferine tone nuk na e pati askush pervec sistemit tone....edhe mufkat se ne i paskemi ndihmuar po deshe na i kurse...ta thashe edhe njehere te kerkosh nuk eshte krenari por te harrosh eshte shume me keq...une nuk po mbroj ketu francen apo gjermanine por po them qe detyrimet tona nuk kishte pse i permbushnim duke fyer te tjeret......po ta perseris nese per ty nuk eshte fyerje ti apelosh jo ne pergjithesi por konkretisht pa pasur asnje nevoje atehere nuk ja vlen ta diskutojme me tej kete pike..... por po te kujtoj se vendet kandidate per ne BE qe nenshkruan deklaraten pro luftes (dhe ne deklarate nuk permendej asgje pervec mbeshtetjes) paten perplasje te forta me Francen pse kishin mbajtur nje qendrim te tille...nese as kjo nuk te mjafton po te pyes perse askush tjeter ne europe nuk ka permendur dicka te ngjashme ???

    Po deshe mos me thuaj qe ja ndjeu zemra vetem fatos trimit.

  6. #36
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Orku, historia është histori dhe do ta kujtojmë gjithmonë, sepse edhe nuk mund ta zhbëjmë, as në rastin kur kërkojmë ndihmë e as në rastin kur na kërkohet ndihmë.
    Sikur në rastin e Gjermanisë ashtu edhe në rastin e Shqipërisë ishin të shumta arsyet.
    Kurse sa për që i kemi ndihmuar këtë nuk mund ta mohoni dot, me aq sa kemi pasur mundësi gjithmonë, sa njerëz i kemi dhën këtyre ne janë të panumërt.
    Të kërkosh është njëlloj sikur të të kërkohet, dhe nuk do të thotë shtrirje dore aspak. Dhe poashtu askush nuk është duke u bërë mosmirënjohës për të mirat që na janë bërë sikur që edhe ata janë mirënjohës për të mirat që kanë marrë nga ana e jonë.
    Dhe më e rëndësishme askush nuk është duke e fyer askënd përveç Francës që do tia marrë pavarësinë në marrjen e vendimeve disa vendeve europiane, dhe deklarata e kryeministrit Shqiptar Nano ishte vetëm arsyetim i mbështetjes dhe ndihmës që Shqipëria i ofroj për luftën në Irak, duke kujtuar dhe duke qenë mirënjohës për të mirat që shqiptarët kanë pasur nga amerikanët dhe të mirat që gjithë europianët kanë pasur nga amerikanët.
    Dhe në fund ata europianë (që në këtë rast ishte shqiptari jonë Nano) kujtojnë të mirën amerikane bërë europianëve janë më mirënjohës se të tjerët.
    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët e Bashkuar dhe Shqipëria e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #37
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    <> nano eshte me mirnjohes se te tjeret....njeriu qe therret babe ate qe shkaterroi breza vetem pse e permenden ameriken...hahaha

    serish nuk mu pergjigje meqense qenka normale pse ishte ky i vetmi qe i beri thirrje frances dhe gjermanise te mos harronin luften.

  8. #38
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Përgjigjen e morrët qindra herë deri tani
    Sepse është më mirënjohës se të tjerët ndaj ndihmës amerikane bërë Europës dhe Europianëve.

    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët e Bashkuar dhe Shqipëria e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #39
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    nano eshte me mirnjohesi.....hahahaha....no comment

  10. #40
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Maredheniet Shqiperi - SHBA jane shume te mira ne planin shoqeror, por bashkepunimi eshte i vaket ne shume fusha, vecanerisht ate ekonomike dhe ushtarake. Kjo per shume arsye qe lidhen me gjendjen ne Shqiperi, por ajo qe eshte arsyeja me kryesore eshte se amerikanet nuk shohin tek qeveria Nano nje partner te pershtatshem per rimekembjen e Shqiperise dhe mbare rajonit. Arsyet:

    - Jane ish-komuniste ne pushtet ne Shqiperi nderkohe qe administrata Bush e filloi atje ku e la i ati.
    - Qeveritaret shqiptare jane te implikuar dhe drejtojne trafiqe dhe krimin e organizuar.
    - Korrupsioni ne administraten shqiptare eshte ne nje shkalle te krahasueshme me ate te vendeve te botes se trete, vendeve afrikane.
    - Shqiperia nuk luan kurrfare roli ne politikat rajonale dhe eshte nen ndikimin direkt te fqinjeve. Me pak fjale, Shqiperia nuk ka as nje politike te jashtme koherente.

    Ballkani i viteve 90

    1. Qe te ndertosh nje "Ballkan te Ri" duhet te shkaterrosh "Ballkanin e Vjeter". Shkaterrimi zgjati plot 10 vjet dhe ne syte e mbare botes krijesa artificiale me emrin Jugosllavi u shperbe me lufte.

    2. Perpara se te promovosh reformat demokratike, duhet te garantosh sigurine e rajonit. Siguria e rajonit sigurohet me dislokim trupash amerikane ne Kosove, Maqedoni e Bosnje.

    3. Perpara se te financosh reformat demokratike ne shoqerite Ballkanike duhet te sjellesh ne pushtet njerez te pershtatshem qe: a) jane pro-amerikane ne menyre konseguente b) jane lider me integritet dhe mbeshtetje te palekundur ne elektorat c) kane vullnetin politik per tu shkuar deri ne fund reformave duke u gthyer ne garante te procesit per Perendimoret. Keto jane pikat dhe principet qe amerikanet zgjedhin per te sponsorizuar parti ose lider politike ne pushtet.

    4. Vetem pasi qeveria e nje vendi jep rezultate pozitive ne rrugen e reformave demokrate dhe ploteson me se miri adresimin e problemeve qe ngrehin institucionet nderkombetare, vetem atehere Perendimoret do te hapin kuletat e tyre per te financuar projekte te medha me rendesi strategjike jo vetem per Shqiperine por per mbare rajonin.

    Mos kujtoni se vendimet e departamentit te shtetit amerikan jane krejtesisht personale dhe te ngritura nga interesat e momentit. Perkundrazi, egzistojne objektiva dhe projektplane me rendesi gjeo-strategjike qe shtrihen jo ne muaj por ne vite dhe dekada. Objektivave per amerikanet ne Ballkan jane:

    a) Shuarrja e vatres konfliktuale Ballkanike qe cenon sigurine e mbare Europes dhe botes. Kete objektiv amerikanet e kane permbushur me sukses gjate viteve 90.

    b) Adresimi dhe zgjidhja afatgjate e gjithe pretendimeve territoriale qe shtetet ballkanike kane ndaj njeri-tjetrit. Amerikanet u servirin Ballkanasve integrimin dhe investimet ekonomike ne shkembim te moderimit te qendrimeve te tyre nacionaliste karakteristike ballkanike.

    c) Investimi politik per vendet e rajonit ne menyre qe te promovohet siguria e mbare rajonit duke promovuar reformat demokratike ne shtetet tranzitore ish-komuniste ballkanike. Ne kete kuader, Amerikanet do te vazhdojne te kushtezojne ndihmen per integrimet ne NATO dhe BE me suksesin e reformave demokratike ne vend.

    d) Investimi afatgjate i interesave ekonomike amerikane ne Ballkan qe eshte me nje rendesi teper te madhe gjeo-strategjike. Ballkani eshte ura qe lidh Europen Perendimore me Europen Lindore dhe ne epoken e Europes se Bashkuar, prezenca amerikane ne Ballkan u garanton amerikaneve prezencen e interesave te saj ne Europen e se nesermes.

    Shqiperia dhe Ballkani jane ne perfundim te fazes se dyte te procesit, dhe pas perfundimit ne Irak pritet te filloje faza e trete e procesit qe une zura ne goje me lart.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •