Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 62
  1. #11
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Postime
    146
    Jo vetem perkrahje, por ne duhet te bejme qepaze Rumsfeldin qe nuk na jep arme te shkojme te luftojme.

    E kur te kthehemi ti kalojme persiper njehere asaj Greqickes.

    Pse kush jemi ne?!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dajaku : 17-03-2003 më 17:53

  2. #12
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    "AMERIKA NUK DO T'JU HARROJE"

    Kryeministri Fatos Nano mori dje nje leter nga Presidenti amerikan Xhorxh Bush, ne kuader te disa letra falenderimeve qe Presidenti amerikan u ka derguar vendeve qe e kane mbeshtetur Ameriken ne luften ndaj Irakut.

    "Ne nuk do t'i harrojme ata qe na kane dale ne krah", shkruan Bushi ne mesazhin drejtuar Nanos, duke lene te kuptohet se mbeshtetja per Shqiperine, nga ana e autoriteteve amerikane do te jete shume e madhe. "Ne kete moment historik dua t'Ju shpreh mirenjohjen e popullit amerikan per mbeshtetjen qe Ju dhe qeveria Juaj i ka dhene deri tani luftes globale kunder terrorizmit. Ne operacionin per nje liri te qendrueshme, Shqiperia coi trupa ne Afganistan ne mbeshtetje te ISAF dhe siguroi arme dhe municione p`r ushtrine kombetare afgane. Brenda vendit, qeveria juaj ka ndermarre veprime energjike per te ndeshkuar terroristet dhe mbeshtetesit e tyre financiare duke bashkepunuar ngushte me Shtetet e Bashkuara. Kontributet e Shqiperise jane te njohura dhe te vleresuara dhe ne nuk do t'i harrojme ata qe na kane dale ne krah", shkruan Presidenti amerikan Xhorxh Bush.

    Ai shprehet nder te tjera ne leter se do te duhet te perballojne nje sfide te rendesishme se shpejti, per shkak te kundervenies se Sadam Huseinit ndaj botes. "Ne e vleresojme lart gadishmerine e Shqiperise ne mbeshtetje te perpjekjeve te Koalicionit. Keto veprime evidentojne edhe me shume rolin e Shqiperise si nje kontribues i rendesishem i sigurise rajonale dhe globale", shkruan Bush.

    Me pas ai shprehet se Lidershipi konsiston ne perballimin e sfidave. "Bota po perballet me sfida te medha ne kete shekull te ri qe variojne nga armet e shkaterrimit ne mase e deri te terrorizmi, krimi i organizuar si dhe shtetet qe e mbeshtesin dhe e inkurajojne terrorizmin. Asnje vend nuk mund t'i luftoje keta armiq i vetem; suksesi varet nga bashkepunimi sa me i gjere i mundshem nderkombetar. Kjo eshte bindja dhe angazhimi im. Kontributi i Shqiperise ne kete perpjekje eshte mjaft i shquar, dhe une e vleresoj lart ate", perfundon letren e tij Presidenti amerikan Xhorxh Bush.


    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët e Bashkuar dhe Shqipëria e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #13
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    dodon!
    "Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët e Bashkuar dhe Shqipëria e Bashkuar"
    Per nje moment kujtova se e kish shkrujt Bushi kete pjese........

    Albo, mua nuk me intereson Nano si person pasi nuk e kam asgje. Mua me intereson qeveria e Nanos dhe Nano kryeminister dhe ky ne te kundert te Berishes edhe pse ka qene i padeshiruari i tyre po merr perkrahjan e USA, pasi di ti shfrytezoje momentet.
    Jua kam thene edhe njehere qe Nano eshte kryetari i PS (pidhave te somave) ndaj mendoj se do ishte nje kryeminister i mire po te qe i ri ne politik por ja qe si dhe Berisha ai eshte konsumuar. Ai ashtu si dhe Sala jane pjella te komunizmit. Amerikonet dhe europianet perendimore pjellat e komunizmit nuk i duan, ata kerkojne njerez te rinj. Eshte kjo arsyeja qe nuk i perkrahin.
    PAUCA SED MATURA

  4. #14
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    MariglenNora, mendoje për gjithë momentet atë sepse ajo vetëm e pashkruar është ende nga Bush.
    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët e Bashkuar dhe Shqipëria e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Mariglen, edhe Jazer Arafati eshte ende president i Palestines, ende Bushi del e flet ne mbrojtje te krijimit te nje shteti palestinez, por Arafatit nuk i ka shkelur ende kemba ne Washington, dhe nuk e ka pare ndonjehere fytyren e Bush nga afer. Me ke te ngjason Arafati ne Shqiperi? Arsyeja per kete eshte se Bush ecen mbi princip dhe nuk u shtrengon doren dot terroristave dhe komunisteve. Jaser Arafatin Bushi e izoloi ne ate shkalle qe i beri edhe palestinezet te kuptonin qe ka ardhur koha qe te dalin me nje lider te ri qe nuk punon per veten e tij por per te ardhmen e popullit palestinez. Nje kryeminister i ri doli ne skene ne parlamentin palestinez, ashtu si presidenti Mojsiu doli ne skene ne Shqiperi. Mojsiu ne me pak se 1 vit ka patur dy kontakte me presidentin Amerikan, Nano ka 12 vjet dhe ende nuk di ku bie Shtepia e Bardhe apo kush eshte president amerikan.

    Se cfare plane ka SHBA per Shqiperine, kete do ta mesosh pas perfundimit te krizes irakiane. Per momentin Shqiperia eshte ne "status-quo" sic eshte dhe gjithe rajoni, por jo per shume gjate.

    P.S Administrata e Bush ka shume elemente te "vjeter" te administrates se Ford, Regan dhe Bush i vjeter. Hiqe nga mendja qe Bush "mbeshtet te rinjte", ai mbeshtet ata njerez qe ashtu si ai ECIN NE PRINCIP dhe i MBROJNE KETO PRINCIPE. Prandaj miqte me te mire te tij ne Europe jane Toni Bler, Berlusconi, Aznar dhe jo Shirak e Shroder.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  6. #16
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Edhe unë mendoj se pas krizës irakene SHBA do të merret me Shqipërinë dhe Shqiptarët, kohë kur edhe do të shfaqen hapur planet e SHBA-së për Shqipërinë dhe Shqiptarët. Unë mendoj dhe ja shumë i bindur se një nga planet së bashku me ndihmat ekonomike që SHBA-ja ka përgatitur për Shqipërinë dhe Shqiptarët është bashkimi i Dardanisë me Shqipërinë.

    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët e Bashkuar dhe Shqipëria e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #17
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Ju hengert goja mjalt more djem!
    Po jane shume te bukura per te qene te verteta!

    Albo mos e krahaso Arafatin me Nanon (pasi kete deshe te thoshe) atij do ti afrohej me shume po ta krahasoje me Rrugoven.
    Arafati nuk ka kryer krime terroriste ne te kundert ndersa ka qene i izoluar nga Shiraku. Arafati ka fituar nje cmim Nobel (ne mos gaboj) prandaj mos ju beso shume se ca te thote CNN e te tjere. Mgja Arafati nuk eshte preokupimi im Preokupimi im eshte e mira e Shqiperise.

    ps. Bushi ka administraten e vjeter pasi sa ka ardhe ne pushtet ja filloi me lufte andej nga vendet arabe (lindja e mesme) dhe keta keshilltare qe ka rreth tij jane te gjithe te rregjur per keto zona qe ne kohen e Bushos baba.
    PAUCA SED MATURA

  8. #18
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    14-03-2003
    Vendndodhja
    Albanistan
    Postime
    146
    Pse ku ndryshon Palestina nga Shqipria??????????!!!!!!!!!

    Rrumepalle njera me keq neve.

    Vidh ndihma ato, vidh me keq ne.

    Anti-palestinez ato, anti-shqiptar ne.

    Banda ato, banda dhe ne.

    Te coptum ato, therrime-therrime ne.

    Rrote me rrote per varferi e hajdutlliqe.

    T'pushtum ato, t'pushtum dhe ne.

    Asgje kombetare ato, asgje kombetare dhe ne.

    Debila dhe gjumasha ato, ma debila e budallenj ne.

    Durojne ato, durojme dhe ne.



    Ku qenka ndryshimi???????????????

    Se neve rrafim gjoksin fort me pallen tone per trimri??

    Ky eshte ndryshimi????????????
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dajaku : 18-03-2003 më 21:31

  9. #19
    kerkuesi
    Anëtarësuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Dajak! Me pelqen vendndodhja jote. Mendoj se jemi me te vertet nje vend -stan vecase jo ne Azi por ne Evrope.
    PAUCA SED MATURA

  10. #20
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Nano u tregoi historine Frances dhe Gjermanise.....hahahaha.. ndersa Bushi citoi Nanon....)))

    fatosi, shoku i gaz demit del dhe i mban leksione historie Frances dhe Gjermanise...jo per Shqiperine....jo jo se per ate nuk e ven ujin ne zjarr....por per luften e dyte boterore.

    Eh mor maringlen ky eshte verpimi me tragjikomik i Fatosit.... ne mbeshtetje te luftes kane dale jo pak figura europiane te panjollosura si Nano...psh Aznari apo Blair,kryeministri i Danimarkes..vendet satelite te perjetshme si Polonia , Bullgaria, Rumania, Cekia etj.... por asnjeri prej ketyre kryeministrave te nderuar, asnjeri prej ketyre shteteve te fuqishme apo me te fuqishme se vendi jone nuk mori persiper te beje leksione historie... jo se nuk e njohin...jo se brigada e pare apo e dyte sulmuese ka shpenzuar apo ka lene me shume te vrare ne lufte se Anglia apo Polonia...por sepse pamvaresisht nga qendrimet ndryshe per problemin ne fjale...nuk deshirojne te hapin plage qe do cenonin mardheniet e tyre me Francen apo Gjermanine....dhe te jesh i bindur se kete nuk e bejne per shije personale por per interesa kombetare.

    Ndersa ne,vendi me i izoluar prej komunizmit, nje vend qe nuk jemi te zote te shtrojme nje cope rruge vete, qe deficitin e doganave na e mbushin te tjeret, qe kemi rreth 800 000 refugjate neper bote, pjesa derrmuese ne europe, qe cdo gje qe ka vlere deri me sot e kemi realizuar me ndihma nga jashte dhe ku BE mban peshen kryesore dhe sa per dijeni Gjermania brenda kesaj ndihme mban me shume se 60% te saj... ne , ne fakt jo ne por sharlatani ne fjale del dhe u mban leksione historie ne nje kohe kur ne pretendojme marreveshje stabilizim asocimi.

    Nano mund dhe duhet ta mbeshteste Ameriken si dhe me cfare te ishte e nevojshme por nuk kishte asnje aresye te peshtynte aty ku kemi ngrene pa pasur asnje lloj nevoje ta bente.... por kjo eshte karakteristike e tij....kjo eshte menyra me efikase per te shkelmuar interesat kombetare....por ta kesh te qarte se faturen do ta paguajme te gjithe....me aresyen e vetme se ky bastard eshte i gatshem te paguaje cdo cmim per te kredituar veten.

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  5. Debat mes anti liberalëve dhe liberalëve
    Nga liridashes në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •