Vanesa Krasniqi ka hy e para në "Top 10"për DSDS

Bahri Rashica



Të shtunën,televizioni gjerman RTL ,dha për shikuesit e vet spektaklin "Deutschland sucht den superstar"(Gjermania kërkon superyllin)për vitin 2012.Krahasuar me edicionet e kaluara si paraqitjet e kandidatëve para jurisë,pastaj nga bregdeti i Maldiveve,këtë të shtunë 16-të kandidatët kënduan"Live"para publikut në sallë.Edhe paraqitja e shqiptares Vanesa Krasniqit ishte jashtzakonisht e mirë,për këtë dha mendimin e saj edhe përfaqësusja e jurisë Natalie . Pra juria në përbërjeieter Bohlen,Natalie Horler dhe Bruce Darnell arritën në "Top 16"-shen e kandidatëve pas një pune të mundimshme.Nga 16-të kandidatët ,gjashtë prej tyre duhet të largoheshin nga spektakli dhe pas mesnate filluan emocionet e tyre në sallë përpara familjarëve dhe pjesës tjetër të publikut.Moderatori i emisionit Marco Schreyl pas votimit që u bë filloi ti merr kandidatët një për një,e para Vanesa Krasniqi e cila pa asnjë vrejtje ka hy në "Top 10"dhe është ngjitur në binën e fituesve,më pas edhe nëntë kandidatët tjerë.Tani e tutje kandidatët i pret sfida për të arritur deri në finalen e spektaklit që duhet të mbahet në fund të prillit apo fillim të majit.Vlenë të theksohet se në Maldive kishte udhëtuar edhe Dardana Sokoli,por,ajo s'mundi të hy në mbrëmjen e së shtunës.

bota sot

http://botasot.info/def.php?category=16&id=156817