Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516

    Njësia speciale e Kosovës, ROSU KA ARRESTUAR GJASHTË POLICË TË MPB TË SERBISË

    Njësia speciale e Kosovës, ROSU KA ARRESTUAR GJASHTË POLICË TË MPB TË SERBISË



    Njësia speciale e Kosovës, ROSU
    Nga Express 25 Shkurt 2012 13:38

    Pas informatave të marruara kohë me parë se strukturat e organizuara ilegale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë janë duke kryer veprimtari kriminale në Kosovë, Policia e Kosovës ka zhvilluar hetimet preliminare, hetime të cilat kanë rezultuar me dyshimin e bazuar se ky grup personash ka kryer veprat penale “Sulm kundër rendit juridik të Kosovës dhe pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”.

    Në një komunikatë të lëshuar nga Policia e Kosovës, të shtunën në orët e hershme të mëngjesit, Drejtoria për hetimin e krimeve të renda e asistuar nga njësitet speciale të PK-së, kanë zbatuar urdhëresën e Gjykatës së Qarkut të Gjilanit për bastisje në shtatë lokacione, me qellim të sigurimit të provave materiale, me ç’ rast janë ndaluar gjashtë persona të dyshuar.

    Personat e ndaluar gjatë këtij operacioni janë:

    1. Z. Deniq

    2. M. Dimitrieviq

    3. T. Deniq

    4. N. Trajkoviq

    5. D. Stojkoviq

    6. G. Matrapazoviq.

    Gjithashtu gjatë këtij operacioni policor janë konfiskuar në cilësi të provave materiale armë të llojeve të ndryshme, telefona, kompjuterë, uniforma të policisë sebe dhe kartela identifikuese të lëshuara nga Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.(Kosovapress)

  2. #2
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Shoket e Albin Doncicit :d
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Shoket e Albin Doncicit :d
    Bonu me serioz bile ti o Vlla se eshte bo mos me shkru ma fare hiq ne kete forum .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Nje loj e hashimit per ta humb vemendjen e kapitullimit para serbis,pra hashimit po i luhatet karrika nga vet njerzit e tij dhe hajt ta bej nje show me plaka serbe

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    ky eshte nje skenar qobanesh qe regjisor ka hajnin analfabet hashim polarin!
    javen ardhshme qe te gjithe do i liron se ai nuk i mban ne burg ustallaret e vet!

    keso skenaresh sa per te cvendos vemendjen nga tradhetia qe i beri kosoves ka prodhuar shume here hashim polari ! cberi e shtetesine e kosoves i pranoi kushtet e serbise dhe futi serbine ne be!

    asnje serb ne lufte kunder shqiptarve nuk ka qene me i sukseshem se cuni i polarit te brojes dhe me plot te drejt mund te thuhet se ky eshte heroi me i madh serb !

  6. #6
    Kjo eshte vetem nje farse, vetem nje genjeshter e rradhes se Hashim Thacit, ja kinse ende jemi Shtet i Pavarur dhe Sovran, dhe me ket gje deshiron ti mbulon te gjitha ato koncesione qe i ka pranuar ne dem te vendit dhe te popullit. Shtrohet pyetja pse nuk jane arrestuar me heret keta gjashte police te Mupit te Serbise, por pikerisht tani kur Kosoves me ane te fustones ia hoqen Emrin Republike dhe e kthyen ne 1244 Kosovo UNMIK. Problemi nuk eshte tek ROSU, apo tek Policia e Kosoves, por problemi numer nje pikerisht jane nje pjese e nderkombetarve te cilet se bashku me keta pushtetar te shantazhuar, te korruptuar e servil - vjedhin cdo pasuri te Vendit dhe Popullit, si dhe bejne koncesione me te demshme dhe kunder interesit te popullit, vetem e vetem te qendrojne ne Pushtet.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-09-2011
    Postime
    516
    shifni keta patriotat me shenja te flamurit kombetar neper gjoksa qe i mbajn
    sa shum ju paskan dhimt shkiet
    edhe keta merre me mend po i vajtoin
    vajtoni he kurr mos u gezofshi

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Deri te hanen ata lirohen si zakonisht,kjo eshte nje show medial e hiq me shume une keshtu besoi sepse u mesuam me tani askush me nuk i beson kesaj qeverie perveq ndonje qurani qe kush ti fishkellon ben qkurdhullullu

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e getomental
    Anëtarësuar
    18-04-2008
    Vendndodhja
    Shkup-Dardani-Shqipri.
    Postime
    251
    valla hiqe mire spasket ba se i paskit zane,se thaci ka me ju susependu prej pune
    Adresa jon ne boten e Liris esht: Besa Shqiptare.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga Pika-Kufi.1-31 Lexo Postimin
    shifni keta patriotat me shenja te flamurit kombetar neper gjoksa qe i mbajn
    sa shum ju paskan dhimt shkiet
    edhe keta merre me mend po i vajtoin
    vajtoni he kurr mos u gezofshi






    Daçiq: Arrestimet, provokim i Prishtinës, i mundshëm reciprociteti


    Publikuar: 25.02.2012 - 17:13

    Beograd, 25 shkurt – Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq ka konfirmuar se te Gjilani janë arrestuar 4 pjesëtarë të MUP-it të Serbisë dhe një person tjetër, duke shtuar se bëhet fjalë për provokim të Prishtinës. Ai nëpërmjet agjencisë serbe Tanjug ka paralajmëruar “masa reciprociteti”, nëse situata nuk sqarohet brenda 48 orësh.

    Daçiq për Tanujg ka saktësuar se punëtorët e arrestuar të MUP-it jetojnë te Gjilani, ndërsa punojnë në Vranjë, ndërsa në kontekst të reciprocitetit ai ka përmendur pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët jetojnë në Rashkë, Nish dhe Vranjë, ndërsa kanë marrë pjesë, sipas tij, në aksionet së marrjes së ‘kalimeve administrative”.

    Daçiq ka përkujtuar se më 1999, në bazë të Rezolutës 1244 dhe Marrëveshjes së Kumanovës, drejtoritë e policisë serbe janë zhvendosur nga Kosova. Kësisoj, psh, tha ai, Drejtoria e policisë së Gjilanit gjendet në Vranjë.
    E njëjta situatë është edhe në Policinë e Kosovës, thotë Daçiq dhe shton se në PK ka serbë të cilët udhëtojnë nga Rashka, Nishi dhe Vranja për të punuar në Policinë e Kosovës, dhe disa nga ta kanë marrë pjesë në marrjen e kalimeve kufitare, tha ministri serb.
    Aksioni i ROSU-s, për Daçiqin nënkupton edhe një provokim të Qeverisë së Prishtinës, e cila mund të destabilizojë krejt atë që është arritur me marrëveshjet në Bruksel.
    “Është e dukshme që udhëheqjes së Prishtinës nuk i pëlqen kur arrihen marrëveshjet, sidomos tash kur marrëveshjet janë të kundërta me ato që ata deklarojnë dhe kur shihet qartë se Kosova do të përfaqësohet në mënyrë asimetrike në trupat rajonale, në raport me pjesëmarrësit e tjerë, me shenjën e qartë të Rezolutës 1244”, është shprehur ai.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •