
Postuar më parë nga
Uriel
Duke parë lëvizjet e fundit në skenën politike shqiptare, ku pjesa më pikante ishte dalja në dritë e lëvizjes ''Aleanca Kuq e Zi'' si parti politike, lëvizje deri diku e pritshme, pavarësisht se në fillim pretendohej për jo-politizimin e saj, lindin natyrshëm disa pyetje që mund të shkaktojnë një diskutim konstruktiv:
- Si e shikoni metamorfozën e Kreshnik Spahiut? E shfrytëzoi ai elementin patriotik si trampolinë për politikën shqiptare?
- Çfarë ndryshimesh mund të sjellë kjo parti? Do jenë këto ndryshime rrënjësore, apo do kemi një dështim të Kreshnik Spahiut, të ngjashëm me shndërrimin e dikurshëm të dështuar të Erion Veliajt, nga ''Mjaft'' në ''G 99''?
Nëse marrim të mirëqënë hipotetikisht suksesin e saj, kur kjo parti e sapoformuar korr një rezultat të kënaqshëm në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, binomi tradicional i politikës shqiptare PD-PS do të humbasë monopolin përballë një kundërshtari, që deri tani nuk përfaqësohet nga asnjë figurë ish-komuniste në brëndësi të saj. Edhe nëse kësaj partie sipas thashethemeve të fundit politike, mund ti bashkohet presidenti aktual Bamir Topi, i cili ka deklaruar tashmë që nuk do të kandidojë për një mandat të dytë presidencial, mbetet ende brënda kornizës së një figure të pastër nga regjimi diktatorial i së kaluarës. Karakteristika rrënjësore e kësaj force politike mbetet perspektiva për ti ofruar elektoratit shqiptar risira dhe mundësira të reja zgjedhjeje, larg militantizmave dhe figurave të vjetra politike. Për të dalur në përfundim: Do të jetë e aftë ''Aleanca Kuq e Zi'' për të nxjerrë jashtë loje hijet dhe fantzmat politike të së shkuarës?
Krijoni Kontakt