-
Katër teatrot në Paris të vëllezërve kosovare, aktorëve Alil dhe Hazis Vardar
Kater Tetarot ne Paris te Vllezerve Kosovare Aktorve Alil dhe Hazis Vardar

-
-
Dy vëllezër Kosovare pushtojnë teatrot e Parisit
Janë vëllezër. Njëri aktor, tjetri menaxher i biznesit dhe regjisor. Si shumë shqiptarë të tjerë, edhe ata kanë pasur fatin të rriten jashtë trojeve shqiptare. Dy vëllezër, që tani identifikohen në gjithë Francën si Vëllezërit Vardarë, janë rritur në Belgjikë. Kanë jetuar atje së bashku me familjen. Nuk kanë pasur kapital dhe nuk janë rritur në ndonjë familje kapitaliste, por tani i kanë të gjitha.
Talenti dhe puna e tyre e pareshtur, dy vëllezërit shqiptarë, Alil dhe Aziz Vardar, i ka ngritur deri në atë shkallë sa ata tani kanë arritur kulmin e famës në botën artistike dhe atë të biznesit, pikërisht atje ku është djepi i kulturës dhe artit botëror, në Paris të Francës.
Pesë vite morëm të gjitha çmimet e festivaleve për aktorët më të mirë të teatrit Alili dhe Aziz Vardar janë ngritur në majat e toplistave në festivalet e skenave teatrale të Francës. Tashmë ata janë artistët më të njohur për këtë art, jo vetëm në Paris, por në gjithë Francën.
Talenti i lindur i Alilit, i shfaqur në skeçet teatrale, e ka bërë atë artistin më të famshëm të kësaj kohë në Paris. Ai qe pesë vjet rresht ka marrë të gjitha çmimet e festivaleve për aktorët më të mirë të teatrit.
Vëllai i tij, Azizi, derisa tregonte për çmimet që i ka marrë Alili, thotë se talenti i tij e ka ndryshuar jetën e familjes së tyre. Ndërsa Alili, i cili, pavarësisht famës dhe kapitalit, ka arritur ta ruajë modestinë, para se ta fillojë rrëfimin për historinë e jetës së tij, ka preferuar të tregojë një thënie që shumë herë ia ka përsëritur babai:
“Më i fortë se një shqiptar janë vetëm dy shqiptarë. Kështu thoshte babai im. Këtë thënie e përmend shpesh. Çdo ditë dhe sa më shumë që po kalojnë vitet po ndihem më tepër shqiptar”, thotë Alili, dhe tregon ndërkohë se deri vonë nuk e kishte këtë ndjenjë dhe gati sa kishte harruar të mendonte nga e ka prejardhjen.
Pronarë të teatrit‘Le Palace’ i dyti më i madhi në Paris
Ai tregon se kur kanë ardhur në Paris nuk kanë dëgjuar fjalë të mira për shqiptarët dhe kanë pasur barriera për ta zhvilluar biznesin e tyre. Këto pengesa, që atyre i janë bërë vetëm pse ishin shqiptarë, ai thotë se e kanë nxitur më shumë të mendojë për prejardhjen e tij.
“Kur kemi ardhur në Paris, ka pasur raste që as sallat e teatrove nuk na kanë lëshuar për të luajtur shfaqje. Edhe kështu kemi vazhduar punën dhe nuk jemi ndalur asnjëherë. Kemi blerë disa teatro të vegjël në Belgjikë.
Kemi punuar dhe kemi bërë një kapital. Sa para që kemi fituar nga shfaqjet, i kemi investuar në blerje të teatrove. Kështu, më pas, kemi ardhur në Paris dhe kemi arritur deri këtu ku jemi sot. Tani e kemi edhe këtë teatër, që quhet ‘Le Palace’, e që është teatri i dytë më i njohur në Paris”, tregon Alili. Ai thotë se kur e kanë blerë godinën që sot e kanë, teatrin me mbi 1 000 ulëse, kanë shkruar edhe gazetat amerikane.
“Kjo godinë para shumë vjetëve kishte qenë teatër i njohur në Paris, më pas ishte shndërruar në një diskotekë, që ka qenë aq e popullarizuar, saqë është frekuentuar nga yjet më të mëdhenj të Holliwudit. Madona, Michael Jackson dhe shumë të tjerë në këtë objekt kanë organizuar festa, kanë kënduar. Kur ne e kemi blerë këtë objekt, mediet në Amerikë kanë shkruar se dy vëllezër shqiptarë kanë blerë objektin më të njohur në Paris, aty ku janë argëtuar yjet e Holliwudit”, tregon Alili.
Alili: Talentin e zbulova në m oshën 20 vjeçare
Ai thotë se pasi kanë kaluar edhe këtë barrierë dhe kanë marrë në pronësi këtë teatër, kanë filluar të mbledhin rreth vetës shqiptarë të shumtë, të cilëve u ka dhënë vende pune dhe i kanë përkrahur për iniciativa të shumta, të cilat kanë pasur karakter të lobimit të shpalosjes së vlerave artistike të kombit shqiptar.
Ai thotë se në secilën intervistë që e jep për televizione dhe gazeta franceze, fillimisht prezantohet se është shqiptar, pastaj flet për botën artistike dhe biznesin e vet. Deri para kësaj kohe ai thotë se nuk kishte shoqëri shqiptare dhe nuk mendonte në mënyrën se si mendon sot.
Halili, që tashmë është figura më e popullarizuar në skeçet teatrale, thotë se talentin si artist e ka zbuluar në moshën 20-vjeçare.
“Kur e kam parë se po mund t’i mbaj me orë të tëra njerëzit duke qeshur, jam ndalur dhe kam menduar, që ka diçka të veçantë tek unë. Kuptova se nga ai talent mund të bëhem një profesionist i teatrit dhe kjo mund të ma ndryshojë jetën. Së pari kam filluar të luaj disa skeçe nëpër teatro të vegjël, pastaj fillova punën në një radio në Belgjikë.
Hyra edhe në televizionin më të shikuar në Belgjikë. Aty luaja skeçe humoristike. Kjo punë filloi të më sjellë të ardhura dhe kështu filloi historia ime si aktor. Tani kemi arritur deri këtu ku jemi”, thotë Alili, ndërsa shton se “Ana materiale nuk ka rendësi për ne.
E rëndësishme është kjo pjesa tjetër, që ne kemi arritur të bëjmë si shqiptarë këtu në Paris. Ndoshta nuk është modeste ta them, por kemi arritur ta ndryshojmë imazhin e shqiptarëve. Jo vetëm ne. Tani ka edhe shumë të tjerë. E kemi edhe Ambasadën e Kosovës në Paris. Po punojmë shumë për ta forcuar imazhin e shqiptarëve.
Pyetja e gazetarit që i shtyri të mendoj për prejardhjen e tij
Kujtoj një rast. Pas një shfaqjeje, që arriti të jetë shumë e shikuar, një gazetar më është drejtuar me një pyetje: se çka mendoj për bashkëkombësit shqiptarë që po udhëheqin bandat e prostitucionit dhe gjërave të tjera të këqija.
Më ka ardhur shumë inati, por nuk kisha çfarë të bëja. Nga ai çast mund të them se kam filluar të mendoj shumë më tepër për prejardhjen time. Tani ndihem mirë, sepse kemi arritur të organizohemi në Paris dhe ta ndryshojmë imazhin e shqiptarëve.
Teatri ‘Le Palace’ dhe shqiptarët që jetojnë këtu tani janë shumë më mirë të organizuar dhe po punojmë që të identifikohemi me vlera dhe gjëra të mira.
Unë dhe vëllai im së bashku me disa shqiptarë të tjerë kemi hapur një Shoqatë ‘Shtëpia e Shqiptarëve’. Aty po punojmë në një projekt, me të cilin do t’i ndihmojmë fëmijët e Kosovës për t’u shkolluar. Sinqerisht, gëzohemi shumë që jemi shqiptarë”, ka thënë Halili. (Ekonomisti)
http://www.zeri.info/artikulli/4/23/...rot-e-parisit/
-
-
-
-
Teatri i Vellezerve Kosovare ‘Le Palace’ i dyti më i madhi në Paris

Ndryshuar për herë të fundit nga Kosovar.Pr : 23-02-2012 më 15:03
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt