Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Pjesa e gjashte.

    Kemi arritur keshtu ne pjesen e gjashte te kesaj teme. Konkretisht le te ndalemi tek "elementet" e perjudhes se dyte.
    Ashtu sic e kam thene edhe me siper, perjudha e dyte e djalit plangprishes, fillon me BASHKIMIN e tij me Atin. "Elementi" i dyte ne kete perjudhe eshte: PASTIRMI dhe SHENJTERIMI i besimtarit te krishtere, pasi ai ka erdhur para Krishtit dhe kryqit te Krishtit, pasi ai ka bere PRANIMIN e te qenit Mekatar si dhe ka kryer PENDESEN e plote te Perendise dhe keshtu eshte BASHKUAR me Atin e tij Perendi.
    Ati pasi e PRANOI dhe e FALI birin e tij te HUMBUR ne Mekat, ai e FUTI ate ne SHTEPI. Pasi e futi birin e tij ne shtepi, ai e shpalli ate dite nje dite FESTE dhe GEZIMI. Ne kete pike dua te ndalem pak. "PRANIMI dhe FUTJA" qe Ati i beri birit te tij te dashur ne SHTEPI , eshte DOREZIMI i plote qe besimtari i krishtere ben ne dore te Perendise, ky eshte momenti i ardhjes se besimtarit kristjan plotesisht ne PAQE me Perendine. Qysh ketu fillon JETA me Perendine ku i krishteri pasi ka rilindur ne Krishtin JEzus, ecen perkrah tij si nje BIR i bindur duke bere dhe plotesuar VULLNETIN e Perendise. Tashme per kete te besimtar te krishter nuk ka me KTHIM PRAPA, ketu nuk ka me HUMBJE te SHPETIMIT pasi ky i krishtere tani eshte ne dore te Perendise duke ECER me Perendine si i SHPTUAR . Ky i krishtere e ka perfunduar rrugen drejt MARJES se shpetimit, ai e ka mare shpetinin konkretisht duke u Bashkuar me Krishtin , duke u Rilindur ne KRishtin, Duke u Ribiresuar ne Krishtin, si dhe duke HYRE ne FAMILJEN e Perendise si nje Bir i vertete i Atit Perendi. Ka plot te krishtere qe nuk e kane te qarte kete FAKT fondamental qe ndodh ne jeten e besimtarit kristjan. Motra Abigaili ne nje vend shkruan per motren e saj se, motra e saj dikur besonte tek Krishti dhe ishte e shpetuar, ndersa sot motra e saj eshte larguar nga besimi dhe keshtu ajo e ka humbur shpetimin. Nese e kini ndjekur me kujdes kete FAKT fondamental qe ndodh ne jeten e besimtarit te krishtere, te cilin Jezusi naj tregon me ane te shembelltyres se djalitplangprishes, Jezusi na tregon se perjudha e pare ne te cilen ECI djali plangprishes, karakterizohej nga kater gjera te cilat jane :
    1-SHPETIM ka vetem tek Ati.
    2- VENDIMI per KTHIM dretj Atit.
    3- KTHIMI konkret ne prani te Atit.
    4- PRANIMI dhe PENDESA i gjunjezuar para Atit. Nese nje i krishtere nuk i ka Perjetuar te kater keto gjera ne ecjen e tij drejt Perendise, ai nuk mund te kete mare SHPETIMIN. Kete gje JEzusi naj konkretizon tek Djali plangprishes. Fill pas ketyre "keter gjerave" , me ne fund Djali palngprishes arrit te HYJE ne SHTEPI. "Hyrja ne shtepi" per besimtarin e krishtere do te thote: Te qenit i shpetuar plotesisht, ku askush nuk do te mund te te ndaje dhe te te rrembeje me nga dora e Krishtit Gjon:10. Qysh ne kete moment i krishteri ecen se bashku me Perendine, nen Udheheqjen e Frymes dhe Fjales se Perendise si i SHPETUAR. Pra emri i ketij te krishteri eshte SHENUAR ne librin e jetes. Jezusi ju tha Apostujve se, per ju eshte me mire qe te Gezoheni qe emrat tuaja jane SHENUAR ne librin e jetes. Ky eshte momenti FINAL i Besimtarit te Shpetuar, qe nga ky cast ky besimtar nuk ecen me VETEM , ai eshte nen KUJDESIN dhe MBROJTEN e Perendise . Kete gje mund ta faktoni konkretisht ne jeten tuaj. Qysh ne momentin qe FEMIJA vjen ne jete, ai eshte nen kujdesin dhe MBROJTEJN PRINDERORE. Nuk mundet FEMIJA te mbroje VETEVETEN, e vetmja gje qe ai duhet te beje (pasi te jete rritur )eshte : ti bindet dhe te zbatoje porosite e Prindit te vet. Nese ai femije nuk ecen DREJT, do te ndeshkohet prej prindit te tij, por gjithsesi ndeshkimi nuk ka per qellim HUMBJEN e birit, por FITMIN e tij dhe te ecurit e tij simbas vullentit te prindit. Keshtu eshte edhe nje i krishtere ne mardhenie me Perendine. Eshte pikerisht FRYMA e Perendise qe u dergua prej Atit, ne menyre qe te KUJDESET dhe ta ruaj te krishterin deri ne momentin e hyrjes se tij ne DASMEN e Qingjit. Bibla kete KUJDESJE dhe RUAJTE qe Fryma i ben Besimtarit te RILINDUR ne Krisht e quan: KAPARI dhe Vulosja ne Fryme. Pali tek 2Korinth: 1:21-22. Konkretisht thote:
    " Edhe Ai qe na FORCON neve bashke me ju ne Krishtin, e qe na VAJOSI eshte Perendia, i cili edhe ne VULOSI edhe na dha KAPARIN e Frymes ne zemrat tona."
    Mos e haroni kete varg shume themeltar mbi SHPETIMIN e te Krishterit. Kapari tregon SIGURINE e PLOTE qe ne kemi per te HYRE ne dasmen e Dhendrit. Pese virgjereshat e Mencura, e kishin te KAPAROSUR Hyrjen perpara se ato te vinin drejt dhendrit, pasi kishin VAJOSJEN ne Kandilet e tyre. Te njejten gje ju deshmon edhe Pali korinthasve: Ju kini VAJOSJEN qe garanton KAPARIN e Frymes( dmth. udheheqjen, kujdesjen dhe mbrojtejn deri ne fund). Keto gjera i krishteri i mer PASI ka perfunduar Perjudhen e pare , ecejn e tij drejt Perendise dhe marjes se Shpetimit. Po keshtu motra Abigaili deshmon se, motra e saj e kishte mare sheptimin. Une personalsht nuk shoh ate qe sheh Perendia dhe keshut nuk mund ta gjykoj kursesi deshmine e motres sone Abigail, por per nje gje jam i sigurt se: nese i krishteri kthehet plotesisht ne PRANI te Atit te tij te dashur duke e perfunduar perjudhen e tij te pare, ai tashme eshte ne dore te Perendise dhe per te nuk ka me kthim me PRAPA , ne plangprishje dhe mekat( dmth. ne vdekej te perjethshem ). Me lejoni qe ta argumentoj kete fakt perseri tek djali plangprishes, dhe konretisht tek "elemetni i dyte i kesaj perjudhe.
    Pasi Ati e FUTI birin e tij te HUMBUR ne shtepi, ai urdheroi te gjithe sherbetort e tij qe ti sherbenin birit te tij duke e shpallur ate dite nje dite feste dhe gezimi. Ai urdheroi qe te behej nje DARKE e madhe , por perpara se biri te HYNTE dhe te merte pjese ne kete FESTE , atij i duhej qe te PASTROHEJ dhe te SHENJTEROHEJ. Ky eshte momenti ku i krishteri pasi ka PRANUAR mekatin, pasi ka kryer plotesisht aktin e PENDESES si dhe ka bere RFIMIN per SHPETIM (rom:10:9-10.) , ai RILIND ne Krishitn JEzus, me ane te Frymes dhe Ujit. Keshtu ai tashme eshte nje i rilindur i pastruar dhe i shenjteruar pepara Perendise. E gjitha kjo u arrit ne saj te VEPRES qe Krishti beri ne kryq. Qysh nga ky moment ai eshte PJESTAR i FESTES qe Ati Perendi shtron ne Qiellore per cdo BIR te KTHYER me Pendese drjet tij. Po keshtu duhet thene se ky eshte momenti kur Ati i SHPALL birit te tij: BIRENRIENe, te cilin ai e kishte HUMBUR ne plangprishje nen mekat. Ja se si tha ai per Birn e tij te dhashur: Luka:15:24.
    Sepse ky biri im kishte VDEKUR dhe u KTHYE ne jete, kishte HUMBUR dhe u GJET perseri.."
    Kete deshi Ati e ben per Birin e tij , pasi ai i kishte VESHUR birit te tij " VESHJEN MBRETERORE".
    Mendoni se i krishteri pasi ta kete veshur kete VESHJE, do te mund ta heqe ate perseri dhe te veshe RROBAT e mekatiti? Kjo pyetje eshte shume themelore dhe vendimater per te kuptuar SHPETIMIN dhe mundesine e HUBJES apo jo te tij. Shikoni djalin plangprishes: Ati i VESHI atij kete "RROBE" pasi ai ishte KTHYER konkretisht tek Ati i tj, pasi i kreu plotesisht dhe perfundoi ploteisht Perjudhen e pare e cila finalizohet me BASHKIMIN e birit me Atin si dhe pasi biri HYRI konkretisht ne SHTEPI te Atit. Pra ketu kemi te bejme me nje VEPER konkrete te BESIMIT per SHPETIM, qe i krishteri kryen drejt Paqes dhe Shpetimit te Perendise.
    "Sillni kostumin , kepucet dhe Unazen per djalin tim , pohoi Ati.
    Por kush eshte kjo"VESHJE " qe Perendia i jep te Krishterit?
    Vazhdon.

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Pjesa e shtate.

    Jam pak i vonuar , por me falni se kam pasur probleme me internetin.
    "Veshja e Re".
    Kjo "Veshe" perbehet nga tri elemente perberes te cilat jane: "Kostumi", " Kepucet " dhe "Unaza". "Kostumi simbolizon Jeten e re ne Krisht, ndersa "Unaza" simbolizon Beslidhje e re me Krishtin, dhe kepucet simbolizojne Udhen e Ungjillit ne te cilen do te ece ky i krishtere.
    Ky i krishtere tani eshte plotesisht ne dore te Perendise, PASTRIMI dhe SHENJTERIMI i tij, te cilin JEzusi naj paraqet me "Veshjen e re" qe Ati i veshi birit te tij te SHPETUAR, fillon me PASTRIMIN nga mekati me ane te GJAKUT te Krishtit ne kryq, dhe vazhdon me SHENTJERIMIN qe kryhet nepermjet Fjales dhe Frymes se Perendise. HYRJA e Djalit Plangprishes ne Shtepi eshte njekohesisht : SHPETIMI dhe RILINDJA ne Krisht per te krishterin, te cilen Pali e quan KRIJESA e RE ne Krisht.
    Le te shohim "LEMENTIN e trete:
    Elemetni i trete tek Djali Plangprishes eshte: RINGJALLJA e tij prej se VDEKURISH , te cilen Ati e deklaroi solemnisht para te gjitheve. JA se si deshmoi Ati per birin e tij:
    Luk:15:24.
    " Sepse ky biri im kishte VDEKUR dhe u kthye ne JETE , kishte HUMBUR dhe u GJET perseri.."
    Ky deklarom i Atit per birin, eshte momenti final i te gjithe ECJES ne BESIM qe i krishteri ben drejt BASHKIMIT me Perendine. AI me ne fund e ka perjetuar konkretisht VDEJKJEN dhe RINGJALLJEN , te cilat u kryen me ane te Krishtit ne kryq ( pagezimi i vertete Romak: 6:). Ai vdiq se bashku me Krishtin dhe u ringjall se bashku me Krishtin dhe keshtu ai tani eshte nje krijese e re e krijuar simbas Krishtit Jezus ne nje karakter me te. Kjo krijese e re ne Krisht , ecen ne OPOZITE me krijesen e vjeter ( ate te MISHIT), te cilen duhet ta udheheqe deri ne fund te jetes tokesore. Sa me shume qe rritet dhe forcohet krijesa e re ne Krisht , aq me teper dobesohet krijesa e vjeter ne mishin dhe vullnetin e saj. 2Korinth:4:16.
    Eshte e rendesishme qe te shihet se, Ati e ben deshmine mbi RINGJLLAJEN e birt te tij prej VDEKJES, pasi i ka VESHUR atij VESHJEN e re. Ky fakt na tregon se, nuk ka shpetim pa u RILINDUR, pa VDEKUR dhe u RINGJALLUR me pare me Krishtin Jezus, pa perjetuar KRYQIN e Krishtit me me ane te Krishtit. Keto fjale te Atit thene per birin e tij, jane SIGURIA me e madhe dhe me FONDAMENTALE per cdo te krishtere. Djali plangprishes , pasi e veshi "Veshjen e re", ai morir VULOSJEN per jeten e perjetshme, e cila permbildhet ne fjalet e Atit: " Sepse ky biri im kishte VDEKUR dhe u kthye ne JETE." Ai tashme eshte i RUAJTUR prej Perendise, ne cdo hap te jetes se tij, syte a Atit Perendi jane mbi te.
    Vazhdon.

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Pjesa e tete.

    Ne kete pjese dua te ndalem konkretisht tek letra e Efesianeve, ku apostulli Pal na jep nje zbulese teper te rendesishme , ne lidhje me shpetimin.
    Tek Efes:2:8-10. Pali na jep nje TREGIM te QARETE mbi SHPETIMIN e besimtiarit te krishtere. Pali i ndan ne menyre fare te qarte te dyja PERJUDHAT e SHPETIMIT , ne te cilat ecen besimtari i krishtere. Le ti lexojme keto vargje dhe te shohim konkretisht se si Pali i paraqet te dy Perjudhat e shpetimit.
    Pali thote:
    ( simbas origjin. Grek)
    " Sepse me HIR jemi te SHPETUAR, me ane te BESES ( ne Krishtin), edhe kjo nuk eshte prej jush, por eshte DHURATA e Perendise. Jo prej PUNERASH qe te mos mburet askush..."
    Ne keto vargje Pali na rrefen dhe na zbulon konkretisht Perjudhen e pare ne te cilen ecen i krishteri. Ai na tregon se, "ECJA" qe i krishteri ben drejt Perendise per te marre SHPETIMIN, e cila eshte dhe perjudha e pare, nuk vjen si rezultat i ndonje VEPRE apo PUNE me ane te se ciles i krishteri ta MERITOJE SHPETIMIN e Perendise. Pra Pali tregon se , Shpetimi eshte vecse DHURATE e Perendise, dhe marja e kesaj dhurate eshte vetem rruga e BESIMIT tek Krishti. Si e konkretizon kete fakt JEzusi tek Djali plangprishes? Djali plangprishes nuk e MERRITONTE aspak SHPETIMIN dhe bekimin e Atit te tij, gjithmone duke u nisur nga veprat apo punet e tij. Ai ne " Cdo gje" ishte vecse nje FAJTOR. Duke arritur ne kete konkluzion si dhe duke e pranuar plotesisht FAJIN e tij, Djali u nis drejt Atit te tij per te kerkuar FALJE dhe per te bere PENDESE nga RRUGA e tij MEAKTARE. E gjithe kjo rruge KTHIMI qe ne thelb te saj permban PENDESEN dhe rrugen e KTHIMIT nga MEAKTI, tregon qarte se cdo SHPETIM dhe BEKIM qe Ati do ti jepte birit te tij, ishte frut jo i asaj cka djali kishte bere, por i asaj cka Ati kishte pregatitur per birin e tij te dashur , te ciln ai ( biri) do te mund ta MERTE ate vetem nese KTHEHEJ me PENDESE duke e PRANUAR FAJIN, si dhe duke ERDHUR PREZENT para Atit te tij te dashur. Jezusi ketu tregon plotesisht ate qe Pali ne shpreh tek Efes:2:8-10.
    Une e kam shpjeguar plotesisht Perjudhen e Pare ne te cilen ecen i krishteri per te MARE DHURATEN e SHPETIMIT , por kete ndalese tek Efesianet e bera sepse dua qe te kuptohet drejt prej cdo besimtari te krishtere, se, SHPETIMI nuk eshte REZULTAT i punrave, aftesive dhe zotesive njerezore, por eshte Dashurija plot HIR qe Ati PErendi ka per bijte e vet, te cilet KTHEHEN me PENDESE drjet TIj , dhe kete MIRESI Perendia e dha per ne me ane te Krishtit, qe kushdo qe do te besoje ne te , te mos humbase por te kete Jete te perjeteshme. Po keshtu kete ndalese e bera edhe per faktin tjeter, se: shume te krishtere predikojne se SHPETIMIN mund ta HUMBE i Krishteri i cili i LARGOHET Perendise. Por cfare na tregon Pali tek vargu i 10-te?
    Ai thote:
    " Sepse jemi krijese e ATIJ , krijuar ne JEzus Krishtin per PUNERA te mira , te cilat i beri gati Perendia qysh me parpara , qe ne te ECEIM ne to."
    Kjo deshmi e Palit permban thelbin e plote te mesimit per te cilin ne jemi duke folur. Qe nga Vargjet: 8-9, Pali na tregoi mbi MENYREN e marjes se SHPETIMIT prej besimtarit te krishtere, e cila eshte dhe perjudha e pare. Ndersa tani ne vargun e 10-te ai na tregon thelbin e perjudhes se dyte, ne ate te besimtarit te SHPETUAR. Tashme ky BESIMTAR i cili e ka perfunduar Perjudhen e pare drejt BASHKIMIT me Perendine (dhe kjo finalizohet me marjen e SHPETIMIT), fillon te ECE dhe te beje VERPRAT e Perendise , te cilat Perendia i ka pergatitur qysh me perpara per kete besimtar te SHPETUAR. Shume njerez gabohen ne kete perfundim qe apostulli Pal na nxjer tek letra drejtuar efesianeve. Ata nuk arijne te kuptojne dhe te mesojne se , VEPRAT qe kryen nji i krishtere i SHPETUAR, jane VEPRA te cilat Perendia i ka pergatitur me perpara se ai ( i krishteri) te vinte ne SHPETIM dhe Paqe me Perendine. Ky FAKT i Palit na nxjer ne perfundimin se , NUk mund te besh VEPREN e Perendise, pa qene Bir i Perendise, pa qene i SHPETUAR, pa qene ne Paqe dhe BASHKIM me Perendine. Ky eshte dhe perfundimi i Perjudhes se dyte, ku besimtari i krishtere tashme ecen jo me per te mare SHPETIMIN , (pasi ate e mori nepermjet Beses tek Krishti), por qe ecen si i SHPETUAR duke bere vepren e Perendise.
    Mendoni se nje besimtari i tille mund ta HUMBASE Shpetimin? Nqs, ai ka erdhur plotesisht ne dore te Perendise, e cial do te thote te jesh i SHPETUAR, per kete besimtar nuk ka me KTHIM prapa, nuk ka me BRAKTISJE prej dores se Atit Perendi.
    Konkluzioni.
    Perfundimisht mund te them se: Ai qe eshte KTHYER me PENDESE tek Ati Perendi , e ka mare DHURATEN e Perendise, jeten e perjetshme . Tashme ai ka HYRE ne mbreteri te Perendise dhe eshte nje "ENE" e zgjedhur ne dore te Perendise, per te MBAJTUR emrin e Perendise, si dhe per te bere vullentin e Perendise. Vepr:9:15.
    Perfundimisht them:
    Fuqia shpenguese e Perendise qe e ngriti Krishtin nga vdekja na ngjalli shperiterisht. Kjo prodhon vepra te mira tek ne , te cilat ne realitet jane veprat e Perendise dhe jo tonat. Keshtu pra: ne kurre nuk mund ta fitojem favorin e Perendise me ane veprash te mira . Me ane te BESIMIt , FAVORI i Perendise eshte mbi jetet tona, per shkak te punes PERFUNDUESE qe KRishti kreu ne kryq .
    Dotrinat qe mbeshtetin SHPETIMIN nepermejt VERPAVE te mira , kane ndjekes te pasigurt. Ata qe jane ndjekes dhe pranues te ketyre lloj DOKTIRNAVe, kurre nuk jane te SIGURT nese kane bere mjaft per te kenaqur Perendine. Ata qe PUSHOJNE se besuari ne PUNET e tyre si nje menyre per te fituar favorin e Perendise, i japim mundesi Perendise qe te shtrije FAVORIN e tij mbi ta, nepermejt VERPES perfundimtare qe Krishti beri ne kryq. Ja se si thote Pali tek Romak:4:4-8.
    (Orgj. Grek.)
    Dhe atij qe PUNON paga nuk i numurohet HIR por detyrim. Por atij qe nuk PUNON dhe i BESON atij ( Perendise) qe nxjer te DREJTE te SHTREMBRIN ( nepermejt vepres se perfunduar te Krishtit ne kryq) , BESA e atij numurohet DREJTESI.
    Sikunder dhe Davidi e quan te lumtur ate njeri , te cilit Perendia i numuron DREJTESI pa PUNERA ( me ane te bese ne Krishtitn), duke thene: Lum ata, te cileve ju FALEN paudhesite dhe ju MBULUAN FAJET ( mekatet). Luma ai njeri te cilit Zoti nuk do tja numuroje MAKATIN."
    Zti Krisht ju bekofte.
    Ps.
    Jam i interesuar te di , nese ky shkrim ka qene per dike i vlejtur . Por edhe nese ka dicka per te diskutuar apo qe nuk eshte dakort , gjithmone eshte i mirpritur ne emer te Krishtit.
    Deshmuesi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 06-04-2003 mė 20:18

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Ta bėjmė vuajtjen kryq pėr shpėtimin tonė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-10-2007, 02:36
  2. Perse i krishteri shkon ne kishe?
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 01-03-2003, 20:47
  3. " Dhjete virgjereshat".
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 13-02-2003, 02:17
  4. I krishteri dhe Krishti.
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-09-2002, 17:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •