Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu.
Fiilimmisht ju kisha lutur që ta lexoni deri në fund këtë që kam shkruar dhe ju lutem të kemi mirëkuptim, mbasi kjo temë nuk është qëllimkeq, por e kundërta, këtë temë e kam hapur dashtë All-llahu për "Hajr" për të gjithë ne.
Gjithashtu ju lutem edhe moderatorëve që çfardo ndërhyrje e çdokujt forumisti që nuk është i besimit Islam që të mos postojë në këtë temë.
All-llahu va shpërbleftë.
Vëllezër musliman ju dua për hir të All-llahut dhe do t'ju lutesha që në ratsëse keni frikë All-llahun dhe shrpesoj që po, të mos futeni në komunitetet tjera që të futni nxitje që ata t'ju shajnë dhe ofendojnë , mbasi ata nuk kan shprehje tjetër komunikime përveçse ajo që thonë ato ose përndryshe nuk pranohet.
Po ju o vëllezë të dashur, a nuk e keni kuptuar këtë?
Mos ma merni për keq, se ju këshilloj mbasi që ju dua.
Unë desha vetëm t'ju rikujtoj nji fjalë të All-llahut që na tregon në Kur'anin Famëlartë:
" Hiqu atyre që e marrin fenë (në vend që ta respektojnë) për lojë e dëfrim dhe i ka mashtruar jeta e kësaj bote. " ( En'am, 70 )
Pra ju vëllezër të dashur, a është Ai All-llahu s.v.t. që na këshillon për të mirën tonë që të mos rrimë me ata që tallen me fenë tonë?
Ju lutem përsëri, që të mos merni pjesë në vendet ku ju shajnë fenë tuaj edhe në rastëse qëllimi juaj është për të këshilluar ata, por kur e dimë se këshilla nuk bën dobi tek injorantët, atëherë është mirë që të largohemi prej tyre, sepse ata nuk duan ta kuptojnë të vërtetën, mbasi vetja e tyre ju duket GJENI dhe për ta nuk ekziston asgjë më superior se epshi i tyre.
Ata i marrin formulat e shejtanit për të kundërshtuar All-llahun dhe urdhërat e Tij.
Ju lutem përsëri o vëllezër të dashtur, që ti riktheheni fjalëve të Allahut dhe të Dërguarit e Tij Muhammedit s.a.v.s., kur na këshillon me fjalët e tij që nuk duhet të prezantojmë në vendet ku fyhet Feja.
Vëllezërit e mi në Islam, vazdhimish ju lutem që për të mirë tuaj, të vëllezërve tuaj, të mirën e Fesë suaj dhe për të mirën e të gjithëve forumistëve do të jetë më e mirë që ne si besimtarë sikurse është edhe rregullorja e këtij Komuniteti Musliman që do t'jua përsëris:
Komuniteti musliman Besimtarët myslimanë shqiptarë mblidhen në këtë forum për të diskutuar dhe ndarë me njëri-tjetrin mësimet fetare dhe eksperiencat e tyre të jetës.
Përmbajuni këtij rregulli, se metëvërtetë është në dobinë tuaj.
O vëllezërit e mij që ju dua për hir të All-llahut, më ndëgjoni të vetmen nji herë që
të kuptojmë të vërtetën se nuk bëhet daveti tekata shurdhërit dhe të verbërit.
Për këtë ju rikujtoj fjalën e Al-llahut:
" Ata janë të shurdhër, memecë e të verbër, prandaj nuk kthehen në rrugë të drejtë. " ( El-Bejare, 18 ),
pastaj na thotë:
" Shembulli i (i thirrësit të) atyre që nuk besuan është sikurse i atij (bariut) që u lëshon britmë atyre (bagëtive) që nuk dëgjojnë tjetër vetëm se britmë e zë (e nuk kuptojnë). Ata janë të shurdhër, memecë e të verbër, ata nuk kuptojnë. " ( El-Bekare, 171 ).
Ai i Gjithfuqishmi na pyet:
" Ka prej atyre që të shikojnë. Por, a mund të bësh ti që të ecin në rrugë të drejtë të verbërit, të cilët nuk shohin? " ( Junus, 43 ).
A doni më o vëllezër për ta kuptuar atë që jeni duke bërë?
Më tregoni, se argumente ka shumë dhe jam i sigurt që edhe ju i dini shumë mirë, por ja që nuk ju vijnë përmendësh, ja pra vëllau i juaj po jua rikujtoj se çfarë i ka thënë All-llahu të Dërguarit të Tij:
" Por, nëse refuzimi i tyre të është bërë brengë e madhe, ti kërkoje, nëse ke mundësi, ndonjë vrimë në tokë ose shkallë në qiell e t'u sjellësh atyre ndonjë argument (po ti s'mund ta bësh këtë). Të kishte dashur All-llahu i kishte tubuar në rrugë të drejtë; po ti mos u bën nga të padijshmit (dhe mos u brengos). " ( En'am 35 )
Se kjo këshillë ishte për të Dërguarin e Tij Muhammedin (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), e çka mendoni ju, se kush jemi ne në krahasim me të?
Ju kisha pyetur pa asnjë ofendimi, o ju vëllezër që në rastëse nuk ju mjaftojnë këto këshilla, jam në gjendje që me ndihmën e All-llahut t'ju mbush krejt forumin me këshilla të ngjajshme me këta që i solla mësipërt.
Ju kisha lutur që të jeni të sinqertë sikurse Ai Zoti i Botërave dëshiron, se a e keni kuptuar realitetin dhe me sinqeritetin e juaj ta dimostrojmë këtë në praktikë dhe ti themi vehtes: Mjaft ma më ka tradhtuar shejtani dhe ti kthehemi asaj që na mëson All-llahu dhe i Dërhuari i Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).
Çështja nuk është ashtu siç e kemi menduar ne, se ndoshta do të kthehet dikush nga ata në rrugën e drejtë, por ajë çështje nuk është ashtu, se ne nuk kemi atë aftësi pa ndihmën e All-llahut s.v.t. dhe për këtë e kemi cekur edhe më sipër me argumente të Kur'anit. Mbasi nuk qenka ashtu siç kemi menduar, atëherë nuk mbetet tjetër që të kthehemi tek fjala e All-llahut dhe të mos brengosemi për ata të shurdhërit.
Sikurse ka thënë i Gjithfuqishmi në Kur'an:
" Vetëm ata që kanë dëgjim të shëndoshë i përgjigjen (ftesës). Të vdekurit (ata që nuk dëgjojnë dhe nuk besojnë) All-llahu i ringjall, e pastaj te Ai kthehen (u jep atë që e meritojnë). " ( En'am, 36 ).
dhe All-llahu na thotë:
" Përkujtoni të mirat e All-llahut ndaj jush edhe atë që ua shpalli Kur'anin dhe dispozitat e sheriatit me të cilat ju udhëzon, dhe keni frikë All-llahun e dijeni se All-llahu është i gjithëdijshëm për çdo send. " ( El-Bekare, 231 )
" E nëse i besoni njëri-tjetrit, atij që i është besuar le ta zbatojë atë (amanetin) që i është besuar, dhe le ta ketë frikë All-llahun, Zotin e tij. Mos e fshehni dëshminë, sepse ai që e fsheh atë, ai është mëkatar me zemrën e vet, All-llahu di atë që veproni. " ( El-Bekare, 283 )
" Përkujtojeni dhuntinë e All-llahut që ua dha (fenë islame) dhe zotimin e Tij, të cilin e pat marrë prej jush kur thatë: "Dëgjuam e respektuam". Kini frikë All-llahun, pse All-llahu i di shumë mirë të fshehtat në gjoksa (në zemra). ( El-Maide, 7 )
Për herën e fundit në këtë postim ju lutem vëllezër të dashur, përgjigjuni edhe ju dhe thoni: " Dëgjuam e respektuam ", pasi e dimë shumë mirë që I vetëm është Ai All-llahu që di se çka fshehim në gjoksat tona.
Këshilla për vëllezërit e mi në Islam nga vëllau i juaj Ramazani.
Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu.
Krijoni Kontakt