Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1

    Indi - Braktis të shoqin natën e martesës, nuk kishte WC në shtëpi

    Braktis të shoqin natën e martesës, nuk kishte WC në shtëpi



    Një nuse në Indi e ka braktisur të shoqin që natën e parë të martesës, kur vuri re se shtëpia e tij nuk kishte tualet.

    Mund të duket si një ngjarje që nuk përbën lajm, por agjencia IANS ka gjetur rastin për të theksuar gjestin e nuses Anita Bai si një rebelim me domethënie të thellë sociale.

    Arratisja e nuses indiane ka zgjuar një lëvizje të vërtetë popullore në zonën e shtetit jugor Madhya Pradesh, ku edhe sot praktikohet zakoni mesjetar i kryerjes së nevojave personale në natyrë, një praktikë e ndjekur nga 660 milionë indianë e që ka pasur pasoja në higjenën publike dhe dinjitetin femëror.

    Duke refuzuar këtë praktikë mesjetare, Anita është kthyer në një heroinë kombëtare dhe personazh në mediat indiane.

    Një organizatë joqeveritare, Sulabh International, i ka dhënë asaj një çmim prej 500 mijë rupi (7700 euro), një shifër e madhe për mjerimin në fshatrat indiane.

    Asaj i është dorëzuar personalisht ky çmim në Nju Delhi nga Bindeshwar Pathak, një mjek që prej 40 vjetësh lufton për të instaluar kulturën e WC-së brenda në shtëpi, si një instrument efektiv për të parandaluar sëmundjet, por edhe për të mbrojtur dinjitetin e femrave.

    Gjesti i Anitës duket se nuk ka shërbyer vetëm për të sensibilizuar opinionin publik, por ka detyruar edhe dhëndrin të kërkojë një kredi për të ndërtuar një WC brenda shtëpisë, një “modë” e re që është ndjekur edhe nga shumë familje të tjera. / Përgatiti: Gazmira Ndoja

    shekulli

  2. #2
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anëtarësuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531
    Dhe ata jetuan të lumtur përgjithmonë....
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA


  3. #3
    life is a flower Maska e maryp
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Vendndodhja
    ne univers
    Postime
    3,897
    Shpresojme qe here tjeter para se te martohet te verifikoje nese ka wc shtepia
    NESSUNA VITA PUO' DIRSI COMPLETA SENZA UN PIZZICO DI FOLLIA (COELHO)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    popull i flliq, keta mbajne era qep nje ore larg
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  5. #5
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Me gjith këto të dhjera në natyrë dhe prap vuajn për bukë, nuk arijnë dot rendimente të larta në grurë??

  6. #6
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    por ka detyruar edhe dhëndrin të kërkojë një kredi për të ndërtuar një WC brenda shtëpisë
    Kjo eshte dashuri e vertet
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Po se mori nji qenef me qera gjersa ta ndertonte nji jakllak (taolet)bashkohor.
    Dashuri pa qener spska ne Indi

  8. #8
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    Citim Postuar më parë nga Endless Lexo Postimin
    popull i flliq, keta mbajne era qep nje ore larg
    Qepe ku ta gjesh se edhe durohet; me sakte do ishte qe mbajne ere shurre lope.
    Moderator, e di vet ti...

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776
    Citim Postuar më parë nga Izadora Lexo Postimin
    Kjo eshte dashuri e vertet
    per

    Hahaha " per dashurine ndertoj WC..."


    Gjej vazhdimin Iza......
    AUTOCHTHONOUS

  10. #10
    Omelsin me krip Maska e Busy Girl
    Anëtarësuar
    04-02-2012
    Vendndodhja
    Here and there I'm everywhere
    Postime
    4,491
    hahahha ca spo na degjojne veshet
    "Mundohu te jesh i lumtur me ato qe ke dikush tjeter buzeqesh edhe pse ska asgje"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •