Shqiptari ia rrëmben të dashurën Leonardo Di Caprios
Armend Tërnava është një model nga Kosova, i cili përflitet se ia mori femrën aktorit të njohur Leonardo DiCaprio. Por, romanca me Selia Hansen i kushtoi atij me karrierë prej sportisti. La futbollin për modelim.
La futbollin për modën. Kjo vlen për modelin kosovar Armend Tërnava, i cili karrierën e tij e kishte filluar si futbollist, por më vonë e kishte ndryshuar mendjen për t’u bërë model. Madje për këtë la edhe klube të mëdha.
I lindur në Prishtinë, Armendi emigroi në Angli si i ri dhe qysh në moshë të re ishte bërë pjesë e akademisë së klubit futbollistik Chelsea. Pasi ishte aktivizuar me ekipin e rezervave në Chelsea, ai luajti dhe mbrojti ngjyrat edhe të disa klubeve të tjera angleze, si: Queens Park Rangers FC, Tottenham Hotspur FC U-21 dhe Chelsea FC U-21.
Por, gjithçka ndryshoi kur ai u bë pjesë e disa reklamave të firmave të njohura në Angli dhe botë. Ai ishte imazh i reklamave të Hugo Boss, një firmë kjo e njohur e linjës së modës, përderisa pos modelimit luajti edhe në një film të regjisorit James Gordon.
Ai ishte krah aktoreve të njohur si Carmen Electra dhe bukuroshes Pamela Andersen.
Por, shkas i përfoljeve më të mëdha në media u bënë kur u takua me Miss Norvegjia, Selia Hansen, e cila atëbotë ishte e dashura e Leonardo DiCaprios. Më vonë shkak për ndarjen e saj nga DiCaprio u tha se u bë pikërisht Armendi, i cili filloi një romancë më të./zhurnal/
http://rtv21.tv/home/?p=46037
Krijoni Kontakt